Këshillim, jo paragjykim!

Kosovari

Koha
Këshillim, jo paragjykim!

Këshillimi në vepra të mira dhe ndalimi nga e keqja është obligim për thirrësit në Islam.

I Lartësuari Allah thotë në Kuran: "Ti (Muhamed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit". (El Nahl, 125).
Në përmbushje të urdhrit hyjnor, dijetarët, thirrësit dhe studiuesit islamë u drejtohen audiencës dhe individëve me këshilla sipas rastit dhe nevojës. Megjithatë, sot vihet re një tendencë nervozizmi ndaj këshillës dhe mospranim i fjalës së mirë. Shpesh është e vështirë për dijetarët dhe profesionistët të japin këshilla në ditët e sotme.
Kur mundohesh të këshillosh dikë, shumica e njerëzve thonë: “Mos më gjyko!"
Nëse i thua dikujt: "Ti nuk duhet të shkosh në klubet e natës dhe duhet të largohesh nga pija dhe imoraliteti!" Ai përgjigjet: "Hej mjaft! Kush je ti që më gjykon mua?"
Nëse i drejtohesh një motre me këshillën: "E nderuar motër, duhet që të mbulosh flokët dhe të vishesh në mënyrë të pëlqyer në Islam", ose "Vëlla i nderuar, nuk duhet të ecësh rrugëve me gjysmën e fundkurrizit të ekspozuar jashtë!" Përgjigjja për këto këshilla të thjeshta është: "Mjaft më paragjykove! Kush je ti? Çka të duket vetja të më mësosh mua?"
Në fakt kjo kategori njerëzish nuk duan të kuptojnë se ky nuk është gjykim, por këshillim. Mos përdorni termin: "Mos më gjyko!"
për t'iu shmangur këshillimit. Këto përgjigje i dëgjojmë sa herë që përpiqemi të këshillojmë dikë në të mirë. Për hir të së vërtetës, askush nuk ju gjykon për veprimet tuaja, pasi gjykuesi i vetëm për këdo dhe për çfarëdo lloj veprimi është vetëm Allahu, Krijuesi i gjithësisë.

I nderuar vëlla! E nderuara motër!
Këshillimi nuk është paragjykim për sjelljen apo veprimet tuaja, por udhëzim në të mirë, në rrugën që ka urdhëruar Allahu. Në fakt nuk janë thirrësit në fe që ju gjykojnë, por është fundi i kurrizit tuaj i ekspozuar nga pantallonat e ulura poshtë, dekolteja e hapur në gjoksin tuaj, sjelljet dhe veprimet jo të denja shoqërore dhe morale etj., ato që ju gjykojnë ju.
Nëse dikush ju këshillon në punë të mira kjo nuk do të thotë se ai ka ligësi në zemër dhe është qëllimkeq ndaj teje, përkundrazi. Profesionistët ju flasin për të mirën tuaj. Më kujtohet intervista e një prej sportistëve më të mirë në botë, të cilit emrin nuk ia di por, fjalët e tij më kanë mbetur në memorie. I pyetur se cilët janë shokët e tu më të mirë, ai u përgjigj:
"Shokët e mi më të mirë janë dijetarët, pasi ata më përkujtojnë detyrat dhe përgjegjësitë e mia ndaj Zotit dhe njerëzve. Ata më përkujtojnë çfarë është e lejuar dhe e ndaluar (hallall dhe haram) si dhe faktin se kur trupi im të futet në varr, nuk do të jenë me mua as shokët, as arritjet e mia në fushat e sportit. Asgjë prej sukseseve të mia të dunjasë nuk do të më shërbejë në varr, përveç punëve të regjistruara në librin e veprave të mia".
Ka njerëz, si ky sportist, që i vlerësojnë dijetarët dhe profesionistët për faktin se u kujtojnë se çfarë është e mirë dhe çfarë jo, si dhe faktin se gjithkush do të jetë vetëm dhe pa ndihmën e familjes dhe shoqërisë kur të gjykohet para Zotit.
A mendon dikush: "Kush jam unë? Çfarë kam për të ofruar në varr kur të mbetem vetëm dhe të pyetem për veprat e mia?"
Për të arritur t'i bëjmë vetes pyetje të këtilla nevojitet një nivel i lartë besimi, që kërkon pastërtinë e shpirtit dhe të zemrës, të cilat i kërkojmë nga Allahu dhe vetëm nga Ai. Koha sot është e vështirë, sepse njerëzit nuk e kuptojnë se kur profesionistët i këshillojnë të pastrojnë zemrën dhe të ndryshojnë sjellje ata nuk i gjykojnë, përkundrazi i ndihmojnë me fjalë të mira dhe kurajoze për t'u përmirësuar në të mirë të vetes dhe shoqërisë.
Prandaj njerëzit nuk duhet të reagojnë në mënyrë negative. "Mos më gjyko!" është një shprehje që përdoret shumë për të mbuluar gabimet e vogla dhe të mëdha, për të shpëtuar nga dënimi kur kryen një vrasje, kur bën një mëkat, me qëllim që gabimtarilmëkatari të jetë i lirë të vazhdojë të kryejë të njëjtat mëkate.
Zoti thotë në Kuran: "Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në humbje të sigurtë. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm". (El Asr, 1-3)

Vëllezër e Motra!
Kur thirrësit në Islam ju këshillojnë nuk do të thotë se ata nuk ju duan. Vërtet ata nuk i aprovojnë sjelljet tuaja të pahijshme të cilat bien në kundërshtim me urdhrat e Allahut, por ata ju duan dhe kjo është arsyeja që ju këshillojnë të ndaloni punët e papëlqyera, që të fitoni dashurinë dhe mëshirën e Zotit dhe të jeni prej të fituare në Ditën e Gjykimit.
Pranojeni fjalën e tyre me zemër të hapur dhe dëshirën për ndryshim në të mirë, sepse ajo është këshillim dhe jo paragjykim!​

Myzejen Myftari
 
E sa bagazh duhet me ken thirres mar vllai jem,shum her njerzit e thjesht ja fusin kot me zellin qe kan me ftu ose me keshillu njerez ne islam.Shum her i largojn se i afrojn ,pranej shum her nqs ste pyet kush asht ma mir me hesht.
 
E sa bagazh duhet me ken thirres mar vllai jem,shum her njerzit e thjesht ja fusin kot me zellin qe kan me ftu ose me keshillu njerez ne islam.Shum her i largojn se i afrojn ,pranej shum her nqs ste pyet kush asht ma mir me hesht.
Tema eshte per keshillim, dhe jo per kriteret per te qene thirres me diplome ne ndonje xhami apo institucion!
 
Tema eshte per keshillim, dhe jo per kriteret per te qene thirres me diplome ne ndonje xhami apo institucion!
Po pra kuptova thirres si ti,pa dasht me te ofendu.
 
Jo ti vet po pyet, vetevetes po i pergjigjesh. Ti as veten sbesoj qe je ka e kupton!!
Zoti te ndimofte!
Une marak peshqi me nxan sjam, se ta kisha bo naj muhabet🤣
A besa ti je vetem per me hanger pshesha.
 

Këshillë dhe udhëzim​


Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)​

Për këdo që posedon mendje të shëndoshë, nuk ka pikë dyshimi se popujt doemos duhet të kenë një udhëzues i cili i udhëzon dhe ua tregon rrugën e drejtë. Ummeti islam është më i veçanti ndër të gjithë sa i përket urdhërimit për të mirë dhe pengimit të së mbrapshtës. Është obligim mbi çdo mysliman, sipas mundësive dhe kompetencave të tij, që skajshmërisht të përpiqet në këshillimin dhe udhëzimin e njerëzve, në mënyrë që të shfajësojë përgjegjësinë që ka përsipër dhe përmes tij të udhëzohen të tjerët.​

Allahu i Madhëruar thotë: “Përkujto, se vërtet përkujtimi u bën dobi besimtarëve!” (Edh-Dharijjat: 55). Pa dyshim se çdo besimtar, bile çdo njeri, ka nevojë shumë të madhe që të përkujtohet për të drejtën e Allahut dhe të drejtën e robërve të Tij dhe të nxitet për zbatimin e tyre. Ai, gjithashtu, ka nevojë shumë të madhe për këshillimin e ndërsjellë për të vërtetën dhe durimin (qëndrueshmërinë) në të. Allahu i Patëmeta në shumë vargje të Librit të Tij të qartë tregon për cilësitë e fitimtarëve dhe veprat e tyre të lavdishme, si dhe për cilësitë e të humburve dhe moralet e tyre të ulëta (të qortueshme).​

Prej këtyre vargjeve më përmbledhëset janë ato të kaptinës El Asr, ku Allahu thotë: “Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” (El Asr: 1-3).​

Në këtë kaptinë të shkurtër e madhështore, Allahu i udhëzon robërit e Tij në atë se shkaqet e fitimit kufizohen në katër cilësi:​

1) Besimi.​

2) Vepra e mirë.​

3) Këshillimi i ndërsjellë për të vërtetën.​

4) Këshillimi i ndërsjellë për durimin.​

Andaj, kush i plotëson këto katër nivele (pozita), do të fitojë me fitimin më të madh, do të meritojë nderimin nga Zoti i tij dhe (do të meritojë) triumfin me kënaqësinë e përhershme në Ditën e Kiametit. Ndërsa, kushdo që ua kthen shpinën këtyre virtyteve dhe nuk cilësohet me to, do të kthehet me humbjen më të madhe dhe do të përfundojë në zjarrin djegës, në Shtëpinë e poshtërimit. Allahu i Lartësuar në librin e Tij fisnik i sqaron cilësitë e fitimtarëve dhe llojet e tyre, duke i përsëritur në shumë vende të Kuranit, ashtu që kërkuesi i shpëtimit t’i dijë ato, të cilësohet me to dhe (pastaj) të thërrasë drejt tyre. Gjithashtu, në shumë vargje tjera, Ai i sqaron cilësitë e të humburve, në mënyrë që besimtari t’i dijë dhe të largohet prej tyre.​

Kushdo që përsiat mbi librin e Allahut dhe e shpeshton leximin e tij, do t’i dijë hollësisht cilësitë e fitimtarëve dhe ato të të humburve, ashtu siç edhe tregon për këtë Allahu i Patëmeta në shumë prej vargjeve të Kuranit, disa prej të cilave u cekën më lart. Prej atyre vargjeve janë dhe këto: “Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve që bëjnë vepra të mira se ata do të kenë shpërblim të madh.” (El Isra: 9). “Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed) për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët.” (Sad: 29). “Ky Libër që kemi shpallur, është i bekuar, prandaj ndiqeni dhe druhuni kundërshtimit, në mënyrë që të mëshiroheni.” (El En’am: 155).​

Është saktësuar nga Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) të ketë thënë: “Më i miri prej jush është ai, që e mëson Kuranin dhe pastaj ua mëson atë të tjerëve”. Ai (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), gjatë hutbes së tij në haxhin e lamtumirës, ditën e Arafatit, përpara turmës së njerëzve tha: “Po ju lë në mesin tuaj diç që, nëse kapeni fort pas tij, kurrë nuk do të devijoni: Librin e Allahut”.​

Në vargjet e lartcekura, Allahu i Patëmeta qartëson se Ai e zbriti Kuranin, në mënyrë që robërit të përsiatin mbi të, të përkujtohen përmes tij, ta ndjekin atë dhe nëpërmjet tij të udhëzohen drejt shkaqeve të lumturisë, të krenarisë e të shpëtimit në dynja dhe në Ahiret.​

Gjithashtu, Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) e udhëzoi ummetin e tij që ta mësojnë Kuranin dhe t’ua mësojnë atë të tjerëve. Ai sqaroi se njerëzit më të mirë janë ithtarët e Kuranit, të cilët e mësojnë atë, pastaj ua mësojnë të tjerëve duke vepruar me të, duke e pasuar atë, duke u ndalur tek kufijtë e tij dhe duke e marrë atë për gjyqtar. Ai (alejhissalatu ues-selam), në tubimin madhështor të ditës së Arafatit, u sqaroi njerëzve se ata kurrë nuk të devijojnë, përderisa janë të kapur për librin e Allahut dhe ecin sipas mësimeve të tij.​

Pasi që selefët (gjeneratat e para) e këtij ummeti ecnin sipas mësimeve të Kuranit dhe jetëshkrimit të të Dërguarit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), Allahu i bëri krenarë, e ngriti lart pozitën e tyre dhe u dha pushtet e autoritet në Tokë. E tërë kjo ishte përmbushje (realizim) e premtimit të Allahut dhënë në fjalën e Tij:​

“Allahu u ka premtuar atyre prej jush që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe do t’ua sigurojë fuqinë për të zbatuar e përmbushur fenë e tyre, të cilën Ai e ka zgjedhur për ta (Islamin), dhe padyshim që frikën do t’ua shndërrojë në siguri, (me kusht që) këta besimtarë të më adhurojnë vetëm Mua dhe të mos më shoqërojnë asgjë…” (En- Nur: 55).​

“O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun (çështjen e Tij), edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” (Muhammed: 7).​

“… nuk ka dyshim se Allahu, gjithsesi, do të ndihmojë këdo që e ndihmon Atë. Allahu vërtet është i Fortë dhe i Plotfuqishëm. Ata të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zeqatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.” (El Haxhxh: 40-41).​

Andaj, o myslimanë, përsiatni mbi librin e Zotit tuaj dhe shpeshtojeni leximin e tij. Zbatojini urdhrat që janë në të dhe shmanguni nga ndalimet e tij. Mësojini moralet dhe veprat që Kurani i ka lavdëruar; nxitoni drejt tyre dhe cilësohuni me to. Dijini moralet dhe veprat që Kurani i ka qortuar dhe i ka kërcënuar ithtarët e tyre; kini kujdes nga to dhe shmanguni prej tyre. Këshillojeni njëri-tjetrin me një gjë të tillë dhe duroni (këmbëngulni) në të, derisa ta takoni Zotin tuaj, dhe me këtë të meritoni nderin e të triumfoni me shpëtim, me lumturi e me krenari në dynja dhe në Ahiret.​

Prej obligimeve më të rëndësishme për myslimanët është kujdesi ndaj sunetit të të Dërguarit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), mësimi i tij dhe ecja rrugës së ndriçuar nga ai. Sepse ai është shpallja e dytë, është shpjegues i Kuranit dhe orientues drejt kuptimeve të tij, që ka mundësi të jenë të fshehta (paqarta), siç edhe thotë Allahu i Patëmeta në librin e Tij fisnik:​

“…ty (o Muhamed) të zbritëm Përkujtesën (Kuranin/sunetin), me qëllim që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur dhe që ata të mendojnë.” (En-Nahl: 44).​

“…Ne ta zbritëm ty (Muhamed) Librin si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për myslimanët.” (En-Nahl: 89).​

“Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (El Ahzab: 21).​

“… çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse vërtet Allahu dënon ashpër.” (El Hashr: 7).​

“… le të kenë mendjen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij (Muhamedit), që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.” (En-Nur: 63).​

Janë tepër të shumta vargjet të cilat aludojnë në domosdoshmërinë e pasimit të të Dërguarit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), përnderimin e sunetit të tij dhe të kapurit për të. Ato vargje, gjithashtu, tërheqin vëmendjen që të mos kundërshtohet suneti apo të merret nëpër këmbë. Këto i di ai që përsiat mbi Kuranin fisnik dhe i mëson mirë hadithet e sakta, të ardhura nga i Dërguari (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem). Nuk ka përmirësim për robërit, as lumturi, as krenari, as nderim, as shpëtim në këtë botë dhe në tjetrën, veçse nëpërmjet pasimit të Kuranit fisnik dhe sunetit të të Dërguarit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), përnderimit të tyre, këshillimit të ndërsjellë për to, në të gjitha gjendjet, e pastaj durimit në këtë. Allahu i Lartësuar thotë:​

“O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë!” (El Enfal: 24).​

“Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira që ka bërë.” (En-Nahl: 97).​

“… Krenaria i përket Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.” (El Munafikun: 8).​

Në këto vargje fisnike, Allahu i Patëmeta i orientoi robërit në atë se jeta e mirë, rehatia, gjetja e prehjes dhe krenaria e plotë, i përkasin vetëm atij që i përgjigjet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, e pastaj qëndron paluhatshëm në të, si në fjalë, ashtu edhe në vepra.​

Ndërsa, sa i përket atij që ia kthen shpinën librit të Allahut dhe sunetit të të Dërguarit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) dhe angazhohet me diç tjetër përveç tyre, ai vazhdimisht do të jetë në dënim, mjerim, gajle, vuajtje dhe jetë të rëndë, edhe nëse e posedon dynjanë dhe çdo gjë gjendet në të. Pastaj, do të zhvendoset në atë që është më e rëndë dhe më e tmerrshme: dënimi i Zjarrit – Allahu na ruajt prej tij -!, ashtu siç thotë më i Larti:​

“Asgjë tjetër nuk pengon që t’u pranohet ndihmesa e tyre përveç asaj se ata janë njerëz që nuk besojnë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, namazit i afrohen vetëm në mënyrë të ngathët dhe nuk shpenzojnë (nga pasuria), veçse në mënyrë përbuzëse. Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t’i ndëshkojë ata në këtë jetë e kështu t’u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë.” (Et-Teubeh: 54-55).​

“… pastaj, nëse ju vjen (o njerëz) udhëzim nga ana Ime, kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerim. Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar (rëndë) dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër.” (Ta Ha: 123-124).​

“Dhe, Ne do të bëjmë që të shijojnë një dënim më të lehtë në këtë jetë, para dënimit më të madh në jetën e përtejme, me qëllim që të kthehen në rrugën e drejtë.” (Es-Sexhdeh: 21).​

“Vërtet që El Ebrar (besimtarët e vërtetë, të drejtë e të përkushtuar) do të jenë në kënaqësi (në Xhenet). Dhe vërtet që El Fuxhxhar (të ligjtë, mosbesimtarët, mëkatarët, keqbërësit) do të jenë në Zjarrin flakërues.” (El Infitar: 13- 14).​

Disa prej komentuesve të Kuranit thanë: “Ky varg përfshin gjendjet e el ebrarëve dhe të el fuxhxharëve në këtë botë dhe në tjetrën. Besimtari është në kënaqësi në dynjanë, në varrin dhe në jetën e tij të pastajme, sado që të goditet gjatë jetës me fatkeqësi të llojllojshme, si: varfëria, sëmundja e të ngjashme me to. Ndërsa keqbërësi është në zjarr flakërues në dynjanë, në varrin dhe në jetën e tij të pastajme, sado që të arrijë nga kënaqësitë e kësaj bote.”​

Kjo nuk është për asgjë tjetër përveçse (për faktin që) kënaqësia reale është kënaqësia e zemrës, rehatia dhe prehja e saj. Pra, besimtari, për shkak të besimit të tij në Allahun, mbështetjes në Të, vetëmjaftueshmërisë së tij me Të, kryerjes së drejtës së Tij dhe dëshmisë për vërtetësinë e premtimit të Tij, ka zemër të qetë, kraharor të hapur dhe ndërgjegje tërehatshme.​

Ndërsa keqbërësi, për shkak të zemrës së sëmurë, injorancës, dyshimit, shmangies nga Allahu dhe shpërndarjes së zemrës në kërkesat e kësaj jete dhe epshet e saj, është në dënim, ankth (rrëmujë) dhe molisje të vazhdueshme. Mirëpo, dehja nga dëshirat dhe epshet i verbon zemrat nga mendimi për një gjë të tillë dhe ndjesia e saj.​

Andaj, o myslimanë, kini vëmendjen për atë që jeni krijuar, që është adhurimi i Allahut dhe bindja ndaj Tij. Mësoni për këtë dhe qëndroni paluhatshëm në të, derisa ta takoni Zotin tuaj të Madhërishëm e kështu të triumfoni me kënaqësinë e përhershme dhe të shpëtoni nga ndëshkimi i zjarrit djegës.​

Allahu i Lartësuar thotë:​

“Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar. Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni. Dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.” (Fussilet: 30-32).​

“Pa dyshim, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu!” dhe pastaj qëndrojnë në rrugën e drejtë, nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar e as për t’u pikëlluar (kur t’u vijë vdekja). Ata do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si​

shpërblim për atë që kanë punuar.” (El Ahkaf: 13-14).​

E lusim Allahun që të na bëjë ne dhe ju prej tyre dhe të na mbrojë nga të këqijat e vetvetes dhe të veprave tona! Pa dyshim, Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! Salati dhe selami qofshin për robin dhe të Dërguarin e Tij Muhamedin, për familjen e tij dhe për mbarë shokët e tij!​

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top