Kamata nga pikëvështrimi Kur'anor

Kresha

A pretty face can never trick me
Me emrin e All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

SEJJID KUTUB

K A M A T A(në pikëvështrimin Kur’anor )



Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë, nga Ai ndihmë dhe falje kërkojmë. I kërkojmë ndihmë nga të këqijat e shpirtit dhe veprave tona. Atë që Ai e udhëzon, askush s’mund ta shmangë dhe atë që Ai e humb, për te nuk ka udhëzues. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, i cili nuk ka shok, dhe dëshmojmë se Muhammedi (alejhis-selam) është rob dhe i dërguar i Tij.

Të nderuar lexues.

Para juve është web faqja në gjuhën shqipe "Kamata në pikëvështrimin Kur’anor" të dijetarit të shquar islam, Sejjid Kutub rahimehull-llah.

Autori në këtë libër në mënyrë të qartë e elaboron problemin e kamatës e cila paraqet një ves të shëmtuar dhe mallkuar.

Sistemi kamator si fenomen, i pranishëm edhe në të kaluarën edhe sot, ka bërë një shtrirje pothuajse në tërë rruzullin tokësor. Për fat të keq nga kjo sëmundje nuk janë imun as pjestarët e besimit islam, të cilët me apo pa vetëdije janë kapur në kurthën e këtij sistemi të mallkuar.

Kjo po manifestohet edhe në trevat tona në përmasa të gjëra.

Situata e tillë alarmante thjesht na obligoi që ta botojmë këtë libër i cili shpresojmë se do të bie në duar të vërteta dhe do të kontribojë për kuptimin e drejtë të punës kamatore dhe pasojave të saj.

Shpresojmë se ky libër do të kthjellë mendjet e turbulluara, do ti zbutë zemrat e ngurtësuara dhe do të ngjallë ndjenjat e vdekura të disa njerëzve …

Lusim All-llahun e Plotëfuqishëm që ta largojë sistemin e mallkuar kamator nga mesi ynë dhe të na udhëzojë kah sistemi që preferon Feja e jonë e pastër.
"PREJ SURES "BEKARE"

"Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e tyre e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim".

"Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. Këtë ngase ata thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata!", e All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit) ata janë banues të zjarrit, ku do të mbeten përgjithmonë. All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëpremë e mëkatar".

"S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje".

"O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë nga ajo që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj, askë nuk e dëmtoni as vetë nuk dëmtoheni. Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje deri sa të vijë në një çlirim. E t’ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo, nëse e dini është shumë më mirë për ju. Dhe ruajuni një ditë kur do të ktheheni tek All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar dhe atyre nuk u bëhet padrejtë".
(Bekare, 274 - 281)


Një fytyrë tjetër përballë lëmoshës (sadakë apo zekatë qoftë) që programi i saj u prezentua në ligjeratën e kaluar….fytyra e vrenjtur dhe e ligë, kamata!

Sadaka është dhënie dhe bujari, pastrim dhe adhurim, ndihmë reciproke dhe solidaritet. Kurse kamata është shtrëngim dhe koprraci, njollim dhe ndytësirë, egoizëm dhe vetjakësi.

Sadaka është shkëputje e pasurisë pa kompenzim e kthim, kurse kamata është kthim i borxhit me një shtesë haram, e shkëputur nga mundi i borxhliut ose mishi i tij. Nga mundi i tij, nëse me pasurinë që e mori borxh ka punuar dhe ka fituar si rezultat i punës dhe aktivitetit të tij. Kurse nga mishi i tij, nëse nuk ka fituar ose ka humbur, ose e ka marrë atë pasuri për ta shpenzuar për vete dhe familjen e tij e nuk ka fituar asgjë.

Që këtu, kamata është fytyra tjetër, përballë sadakës… fytyra e vrenjtur dhe e ligë!

Pikërisht për këtë arsye konteksti Kur’anor e prezentoi fill pas prezentimit të fytyrës së mirë, bujare, të pastër, të bukur e të dashur! E prezentoi në shfaqjen e atypëratyshme që të shpalojë çfarë ka në veprimin e kamatës të keqe e gërdi, duke e tharë zemrën dhe duke i sjellë kobin shoqërisë, duke bërë kërdi në tokë dhe duke i asgjësuar njerëzit.

Nuk ka çështje prej çështjeve të xhahilijetit që Islami synoi asgjësimin e saj e që arriti në atë shkallë të kritikës dhe urrejtjes sa arriti në kritikën dhe urrejtjen ndaj kamatës.

Kërcënimi në fjalë e kuptim nuk ka arritur atë shkallë të kërcënimit siç u shpreh në çështjen e kamatës - në këto dhe ajete tjera në raste të ndryshme - e për këtë urtësia e përsosur i takon All-llahut. Kamata në xhahilijet kishte efektet e saja të këqija e shkatërrimtare. Megjithatë, këto pikëpamje të deformuara e të shëmtuara të shfaqura nga fytyra e saj e ngrysur, që të gjitha këto nuk kishin dalur në pah në shoqërinë xhahilite siç vërehen sot dhe siç janë shpalosur në botën aktuale. Puçërrat dhe lungat në këtë fytyrë nuk ishin të përhapura , siç janë përhapur sot në shoqërinë tonë të re. Kjo antipropagandë tërbuese dhe e haptë e këtyre ajeteve ndaj këtij sistemi të mallkuar, në fokusin e gjendjes trishtuese të jetës njerëzore,sot, bëhet e qartë dhe zbulohet urtësia e saj shumë më tepër se që ka qenë e zbuluar në xhahilijetin e asaj kohe. Nga e gjithë kjo që e përmendëm, sot mund ta arrijë ta kuptojë - ai që dëshiron ta gjurmojë urtësinë e All-llahut, madhështinë e kësaj feje, përsosurinë e kësaj metodologjie dhe përpikërinë e këtij sistemi - atë që nuk arritën ta kuptojnë ata që u ballafaquan me këto tekste Kur’anore për herë të parë. Ai sot para vetes, nga situata e krijuar në botë, ka fakte që çdo fjalë e vërtetojnë gjallë, drejtpërdrejt dhe realisht.

Njerëzimit të mashtruar e të humbur i cili han kamatën dhe u jep të tjerëve të hanë prej saj, i shoqërohen telashe ruajtëse e rrënuese për shkak të sistemit kamator, dhe atë në moralin, fenë, shëndetin dhe ekonominë e tij. Njerëzimi, në të vërtetë, goditet me luftë prej All-llahut që do t’i nënshtrohet hakmarrjes dhe dënimit, individualisht dhe kolektivisht, në grupe e popuj gjersa njerëzimi nuk merr mësim dhe nuk vjen në vete!

Përderisa konteksti Kur’anor në mësimin e kaluar e prezentonte rregulloren e sadakasë, ai në të vërtetë prezentonte një shtyllë prej shtyllave të sistemit shoqëror dhe ekonomik në të cilin All-llahu synon që të ngritet shoqëria muslimane dhe dëshiron që njerëzimi ta përjetojë atë që përmban ajo e që është mëshirë, përballë sistemit tjetër i cili ngritet mbi bazën kamatore e që është i dëmshëm, i egër dhe i praptë.

Këtu bëhet fjalë për dy sisteme që i qëndrojnë karshi njëri - tjetrit: Sistemi islam dhe sistemi kamator! Këta dy nuk përputhen në asnjë koncept, nuk pajtohen në asnjë bazë e as në asnjë konkluzë. اdonjëri prej tyre bazohet në një koncept për jetën, synimet dhe qëllimet që e kundërshton tjetrin plotësisht dhe përfundon me një rezultat që në jetën e njerëzve ndryshon nga tjetri tërësisht. Pikërisht për këtë u shfaq kjo antipropagandë e tmerrshme dhe ky kërcënim i llahtarshëm!

Islami sistemin e tij ekonomik, madje edhe tërë sistemin e jetës, e vendos mbi një koncept të veçantë, i cili përfaqëson të vërtetën reale në këtë ekzistencë.

Ai e vendos mbi bazën se All-llahu - lavdi pastë - është Krijuesi i kësaj gjithësie, Krijues i tokës, Krijues i njeriut, ngaqë Ai, çdo qenieje ia dha ekzistencën e vet.

Poashtu All-llahu - lavdi pastë - i cili është Pronar i çdo ekzistence, madje Ai është Krijues i tyre, llojin njerëzor e bëri përfaqësues në tokë dhe i dha mundësinë që t’i shfrytëzojë të mirat natyrore, fuqitë dhe energjitë të cilat i akumuloi në të, por me kusht dhe kontratë nga Ai. Ai këtë pronësi të gjerë nuk ia la njeriut që të krijojë anarki e të veprojë në të çka të dojë, por e bëri përfaqësues në sferë të kufijve të njohur. E bëri përfaqësues në të me kusht që ta vendosë përfaqësinë (hilafetin) në pajtim me sistemin e All-llahut, sipas legjislacionit (sheriatit) të Tij dhe atë që ai përmban siç janë aktet, veprimet, marrëveshjet, morali, ibadetet etj. Nëse të gjitha këto janë në pajtim me kontratën, ato janë të vlefshme dhe të zbatueshme, e nëse bien ndesh me kushtet e kontratës, janë të pavlefshme dhe të pazbatueshme.

Nëse dikush i zbaton me fuqi e tirani, në atë rast ajo është dhunë dhe armiqësi të cilën nuk e pranon All-llahu e as besimtarët që e besuan All-llahun. Qeverisja në tokë - siç edhe është në tërë gjithësinë - i takon vetëm All-llahut. Njerëzit, qeverisësi dhe i qeverituri, të gjithë pushtetin e tyre e mbështesin në zbatimin e sheriatit të All-llahut dhe metodologjisë së Tij. Ata, në përgjithësi, nuk duhet të dalin nga ky sistem ngase, janë zëvendës të përfaqësuar në tokë, me kusht dhe kontratë, e nuk janë pronarë, krijues të asaj që e kanë në duart e tyre prej rizkut.

Prej pikave të kësaj kontrate është që të vendoset solidariteti midis besimtarëve në All-llahun, në mënyrë që të jenë të dashur për njëri - tjetrin dhe që të kenë dobi nga rizku i All-llahut, të cilin ua ka dhënë në bazë të këtij solidariteti, e jo në bazë të pronësisë kolektive, absolute, siç pretendon marksizmi, por në bazë të pronësisë parimore personale. Atij që All-llahu i jep me bollëk, ndan nga bollëku i tij për atë që rizku i është kufizuar, por duke i ngarkuar që të gjithë të punojnë, secili sipas fuqisë, përgatitjes (profesionale) dhe asaj që All-llahu ia bën të lehtë. Asnjëri prej tyre nuk është ngarkesë për vëllain e tij apo për kolektivitetin derisa është i aftë dhe i fuqishëm, siç edhe thamë më parë. Ai e bëri zekatin detyrim (farz) në pasuri, me një sasi të caktuar kurse sadakanë vepër vullnetare me sasi të pacaktuar.

Islami i kushtëzoi ata që t’i përmbahen maturisë dhe shfrytëzimit me masë e t’i largohen shpenzimit të tepërt dhe shkapërderdhjes, atëherë kur nga rizku i All-llahut, të cilin Ai ua ka dhënë, konsumojnë dhe kur nga të mirat të cilat ua ka lejuar All-llahu kënaqen. Andaj edhe nevojat e tyre shpenzuese të pasurisë dhe të të mirave tjera përkufizohen në kufijtë e shfrytëzimit me masë, kurse teprica e rizkut (furnizimit) i eksponohet detyrimit me zekatë dhe sadakasë vullnetare, e në veçanti kur besimtari është i porositur ta kultivojë pasurinë e tij.

Ai u kushtëzoi atyre, që në zhvillimin e kapitalit të tyre t’i përdorin ato mjete përmes të cilave nuk dëmtohen të tjerët ose për shkak të atyre mjeteve të mos krijohet gjymtim apo asgjësim i procesit të punës (rizkut) tek njerëzit. Qarkullimi i pasurisë sipas Islamit insistohet të jetë në rrethin më të gjërë të mundshëm:

"Që ajo të mos qarkullojë ndërmjet pasanikëve tuaj" (Hashr, 7).

Ai ua bëri obligim pastërtinë në nijjet dhe veprim, dëlirësinë në mjete dhe qëllime. Ai i detyroi t’u përmbahen disa parimeve kur kemi të bëjmë me zhvillimin e kapitalit, e nuk u’a lejoi t’i përdorim disa mënyra përmes të cilave dëmtohet ndërgjegjja e individit dhe morali i tij, ose dëmtohet jeta kolektive dhe qenia e saj.

Gjithë këtë Islami e vendosi mbi bazën e konceptit të përfaqësuar në të vërtetën reale të kësaj ekzistence dhe në bazë të kontratës për përfaqësim, e cila do t’i qeverisë të gjitha aktivitetet e njeriut, të cilit i është besuar ky përfaqësim në këtë pronësi të gjerë.
 
Që këtu, kamata është proces i cili që në fillim bie ndesh me themelet e konceptit hyjnor në çdo aspekt, sistem i cili ngritet mbi një koncept tjetër. Ky është koncept i cili nuk shikon në All-llahun,lavdi pastë dhe i lartësuar qoftë. Andaj edhe në të (sistemin kamator) nuk ka kujdes për parimet, synimet dhe virtytet të cilat All-llahu dëshiron t’i kenë njerëzit dhe ta vendosin jetën e tyre mbi to.

Ky sistem paraprakisht është vendosur mbi bazën se, nuk duhet të ketë kurrfarë raporti midis vullnetit të All-llahut dhe jetës së njerëzve. Njeriu, sipas tyre, para së gjithash, është zotëri i tokës, i çliruar nga kontrata me All-llahun dhe jo i detyruar për t’i respektuar urdhërat e All-llahut!

Njeriu si individ është i lirë për t’i zgjedh mjetet e përfitimit të kapitalit dhe mënyrat se si do ta zhvillojë atë. Ai po ashtu është i lirë ta shfrytëzojë si të dojë, jo i detyruar në asgjë për t’iu përmbajt kontratës së All-llahut dhe kushtit të Tij dhe i çliruar të shikojë në interesin e të tjerëve. Që këtu për këtë sistem nuk ka rëndësi nëse dëmtohen miliona njerëz, kur në buxhetin dhe xhiron e tyre fusin sa të munden prej të hollave. Ligjet pozitive (të cilat janë fryt i mendjes njerëzore që në shumicën e rasteve i eksponohen gabimit e pastaj ndryshimit, sh.p.) ndonjëherë ndërhyjnë për t’ia kufizuar lirinë e tij, pjesërisht, për shembull, t’ia përkufizojnë përqindjen e kamatës ose për t’i penguar disa lloje tradhtish, vjedhjesh, grabitjesh dhe dëmtimesh. Megjithatë kjo ndërhyrje kthehet në parimet në të cilat njerëzit i kanë ambientuar ndërgjegjet e tyre dhe në atë që pasionet e tyre i udhëheqin, e jo në ndonjë parim stabil të detyrueshëm nga pushteti hyjnor!

Po ashtu ky sistem ngritet mbi bazën e një koncepti të gabueshëm me efekte rrënuese. Kjo, ngase synimi parësor te këta për ekzistencën njerëzore është përfitimi i kapitalit - në çfarëdo mënyre - dhe e shfrytëzojnë sipas tekeve që ai i synon! Andaj edhe njeriu i tillë jep mund të pakufishëm (në fakt e torturon vetveten, sh.p.) për të tubuar kapital dhe për t’u kënaqur me të, ai në këtë rrugë shkel çdo parim dhe çdo interes të të tjerëve!

Më në fund krijohet një sistem që e rrënon njerëzinë përfundimisht dhe ia rëndon jetën individualisht dhe kolektivisht shteteve dhe popujve në interes të një grushti të vogël të kamatëmarrësve të cilët njerëzinë do ta shkatërrojnë moralisht, shpirtërisht dhe emocionalisht. Në këtë mënyrë në qarkullimin e kapitalit do të krijohet një zbrazëti, e poashtu edhe në zhvillimin e drejtë ekonomik.Më në fund do të përfundojë - ashtu siç përfundon aktualisht në botë - me koncentrimin e pushtetit të vërtetë dhe ndikimit veprues për tërë njerëzimin, në duar të disa njerëzve që janë prej krijesave më të poshtëra që i ka falë Zoti dhe prej keqbërësve më të ligë. Ata janë grup njerëzish që nuk përkujdesen për ndonjë betim apo premtim që u’a kanë dhënë njerëzive tjerë e as nuk çajnë kokën për ndonjë kontratë apo marrëveshje. Ata janë të atillë që në të njëjtën mënyrë i fusin në borxh njerëzit si individë, i fusin në borxh edhe shtetet me popuj - brenda dhe jashtë vendit të tyre - në mënyrë që përfitimet e njëmendta nga angazhimi i tërë njerëzisë, me forcë, djersë e gjak njeriu, të kthehet në formë të interesit kamator te ta, e që për to ata nuk dhanë kurrfarë mundi!

Ata jo vetëm që e zotërojnë kapitalin, por ata zotërojnë edhe ndikimin. Meqë ata përgjithësisht nuk kanë parim, virtyt, koncept fetar, moral e praktik, madje meqë ata tallen me çështjen se ata këtë ndikim të fuqishëm të cilin e zotërojnë e shfrytëzojnë për krijimin e situatave, opinioneve dhe projekteve të cilat ua mundësojnë ta shtojnë shfrytëzimin dhe nuk do të bëhen pengesë në rrugën e grykësisë së tyre dhe qëllimeve të tyre mjeruese. Mënyra më e afërt për ata është zhvlerësimi i virtytit njerëzor dhe zhytja e tij në një moçal kundërmues nga kënaqësitë dhe pasionet që i ofrojnë, në atë moçal ku shumica e njerëzve e japin paranë e fundit që e posedojnë, ngaqë paratë bien në kurthat dhe rrjetat grabitëse! Kjo arrihet së bashku me dirigjimin e rrjedhave të ekonomisë botërore në pajtim me interesat e tyre të caktuara, dhe atë pa marrë parasysh se sa do të ndikojë në krizat periodike të njohura në botën e ekonomisë, si dhe në devijimin e prodhimit industrial dhe ekonomik në tërësi në ato sfera ku ekziston interesi kolektiv njerëzor e të kthehet në interes të investituesve kamatëmarrës te të cilët tubohet rrjeti i kapitalit botëror!

Katastrofa e cila u arrit në botën e sotme - e që me këtë pasqyrë të shëmtuar nuk ishte në xhahilijjet - është ajo se ata kamatëmarrës (fajdexhi) të cilët në të kaluarën përfaqësoheshin në formë individësh ose shtëpish financiare, e që sot përfaqësohen në formë të themeluesve të bankave bashkëkohore përmes pushtetit me ndikim të madh dhe frikues që e posedojnë brenda mekanizmave të pushtetit botëror dhe jashtë tyre dhe përmes mjeteve të orientimit dhe informimit të cilat i kanë në dorë anekënd këtij nënqielli siç janë revistat, librat, universitetet, profesorët, stacionet radiodifuzive, kinematografitë etj, arritën që të formojnë një opinion të përgjithshëm në mesin e popullatës së gjorë të cilës këta kamatëmarrës ia brejnë eshtrat dhe mishin, ua pijnë djersën dhe gjakun nën çatinë e sistemit të kamatës. Ky opinion i përgjithshëm i është nënshtruar bindjes së ndyrë e helmuese se kamata është sistem i natyrshëm logjik dhe bazë e shëndoshë, e se ndonjë bazë tjetër nuk ekziston për zhvillimin ekonomik dhe se prej fryteve dhe mirësive të këtij sistemi është ky përparim civilizues në perëndim, dhe kinse ata të cilët dëshirojnë ta rrënojnë janë një grup fantazuesish - pa bazë praktike - dhe në të vërtetë teoria e tyre mbështetet thjeshtë në një teori morale dhe shëmbëlltyrë imagjinuese e që nuk kanë kurrfarë mbështetje në realitet, dhe se po qe se u lejohet të ndërhyjnë në këtë sistem ata do të jenë bartës të rrënimit të tërë sistemit ekonomik! Deri aty shkohet sa që ata të cilët e kritikojnë sistemin kamator në këtë aspekt i ekspozohen talljes nga njerëz të cilët pikërisht janë viktima mjeruese të po këtij sistemi. Ata janë viktima të vetë fatit të tyre, të ekonomisë botërore të cilën e imponojnë bandat e kamatëmarrësve botërorë e që rrjedhë në rrjedha jonormale e çrregulluese, t’u eksponohen destabilizimeve të organizuara qarkulluese dhe që të devijojnë nga binarët të cilët do të ishin kthetrat e ujqve me numër të vogël.
 
Sistemi kamator është sistem i nënçmuar sipas vështrimit klasik ekonomik. Ky sistem arriti deri në atë shkallë të negativitetit, saqë për efektet e tij negative tërhoqën vërejtjen edhe disa profesorë të ekonomisë perëndimore të cilët janë formuar nën hijen e tij, e që mendjet dhe kultura e tyre kanë pirë nga ky helm të cilin e lëshojnë bandat e megakapitalit në të gjitha degët e kulturës, konceptit dhe moralit. Në ballë të këtyre profesorëve të cilët e nënçmojnë këtë sistem në fushën e ekonomisë klasike është edhe dr. Shaht (gjerman) i cili ishte ish-drejtor i bankës gjermane "Rajh". Në mesin e fjalëve të cilat i tha gjatë një ligjërate të mbajtur në vitin 1953 në Damask, tha edhe atë se përmes një llogarie matematikore (të pafund) vërehet qartë se i gjithë kapitali në tokë sillet në duar të një numri të vogël të kamatëmarrësve, meqenëse huadhënësi i eksponohet fitimit por edhe humbjes. Që këtu, i tërë kapitali - me anë të llogarisë matematikore - në fund patjetër kthehet te ai i cili vazhdimisht fiton! Kjo teori tani për tani në udhën e saj realizohet plotësisht. Në fakt, pjesën dërrmuese të kapitalit botëror e zotërojnë disa mija njerëz, ndërsa të gjithë zotëruesit dhe pronarët e fabrikave të cilët huazojnë nga bankat, por edhe punëtorët dhe të tjerët, në të vërtet nuk janë asgjë tjetër pos punëtorë krahu të cilët punojnë në llogari të pronarëve të kapitalit dhe që frytin e mundit të tyre e përvetësojnë për vete këta mijëra njerëz!

Nuk është vetëm kjo që e përmendëm deri më tani i gjithë kobi që e sjell kamata …Në të vërtetë, vendosja e sistemit ekonomik mbi themelet e kamatës bëri që raporti ndërmjet pronarëve të kapitalit dhe punëtorëve në tregti dhe industri të jetë raport i bixhozit dhe grindjes së përhershme. Kamatëmarrësi angazhohet që të arrijë interes (kamatë) sa më të madhe. Ai kështu e ngrit kapitalin e tij përderisa shtohet nevoja e domosdoshme e tregtisë dhe industrisë tek ai dhe kështu ai e ngren çmimin e interesit. Ai vazhdon duke ngritur çmimin e interesit (lexo: përqindjen e kamatës, sh.p.) përderisa ta vërejë se vepruesit në tregti dhe industri nuk kanë kurrfarë dobie në shfrytëzimin e këtij kapitali, ngase rritja e tij krahas pagesave të kamatës nuk lejon që t’u mbetet asgjë. Në këtë rast kapitali i përdorur në ato fusha në të cilat punojnë miliona njerëz rrudhet, fabrikat e ngushtojnë rrethin e prodhimit të tyre, punëtorët mbeten pa punë kështu që fuqia blerëse zvogëlohet. Kur çështja arrinë në këtë pozitë, e kamatëmarrësit shohin se kërkesa për kapital (lexo: kredi, sh.p.) është pakësuar apo pezulluar, kthehen dhe e ulin përqindjen e kamatës detyrimisht. Ata të cilët merren me tregti dhe industri i kthehen rishtazi po të njëjtit sistem kurse procesit të jetës i kthehet prosperiteti. Kështu periodikisht krijohen krizat ekonomike botërore e në anën tjetër, njerëzit sillen rreth tyre po sikur të ishin kafshë!

Pastaj të gjithë konsumatorët realizojnë tatim të drejtpërdrejtë për kamatëmarrësit. Pronarët e fabrikave dhe tregtarët nuk e paguajnë kamatën e mjeteve të cilat i marrin borxh me kamatë përpos prej xhepave të konsumatorëve. Ata i rrisin çmimet e artikujve konsumues dhe barrën e kamatës ua shpërndajnë njerëzve që në fund të hyjë në xhepat e kamatëmarrësve. Ndërsa për borxhet të cilat i huazojnë shtetet nga buxhetet botërore për të realizuar meremetime dhe projekte ndërtimore, pikërisht banorët e tyre janë ata të cilët e lajnë kamatën ndaj buxheteve kamatore, ngaqë shtetet në fjalë detyrohen që të shtojnë tatime të ndryshme përmes të cilave do t’i paguajnë borxhet dhe kamatat e tyre. Në këtë mënyrë, çdo person merr pjesë në pagimin e kësaj hiseje ndaj kamatëmarrësve në fund të këtij procesi. Megjithatë, rrallëherë çështja mbaron me kaq, andaj ndodh që vetëm invazioni (kolonializimi dhe eksploatimi) të shënojë fundin e borxheve … Kështu shpërthejnë luftërat për shkak të kolonializimit!
 
Ne këtu, brenda hijeve të Kur’anit, nuk do ta thellojmë hulumtimin për t’i zbuluar të gjitha të metat e sistemit kamator meqë kjo është një fushë që kërkon studim të veçantë 2 . Ne do të mjaftojmë me aq që të kalojmë në një përshkrim të përgjithshëm për ata që dëshirojnë të jenë muslimanë për një grumbull të vërtetash themelore, kur kemi të bëjmë me urrejtjen e Islamit ndaj sistemit të mallkuar kamator.

E vërteta e parë: është ajo se ata duhet të jenë të bindur në mendjet e tyre se nuk ka Islam aty ku është i vendosur sistemi kamator. اdo gjë që do ta thoshin ata që japin fetva (vendime fetare) nga hoxhallarët ose të tjerët jashtë kësaj që u tha, është dexhxhallim dhe mashtrim. Themeli i konceptit islam - siç shpjeguam - bie ndesh drejtpërsëdrejti me sistemin kamator dhe pasojat e tij praktike në jetën e njerëzve, koncepteve dhe virtyteve të tyre.

E vërteta e dytë: është se sistemi kamator është mollë sherri për njerëzimin - jo vetëm në besim moral dhe koncept - por gjithashtu edhe në thelb të jetës ekonomike dhe praktike. Ai është sistemi më i kobshëm i cili shkatërron lumturinë njerëzore, bllokon zhvillimin e ekuilibruar njerëzor, përkundër lulëzimit të dukshëm mashtrues i cili duket se është ndihmë prej këtij sistemi për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik!

E vërteta e tretë: është se sistemi moral dhe ai praktik në Islam janë të ndërlidhur plotësisht, dhe se njeriu në të gjitha lëvizjet e tij është i ndërlidhur me kontratën e përfaqësimit dhe kushtet e tij, dhe se ai është i futur në sprovë në çdo aktivitet të cilin e ndërmerr gjatë jetës së tij dhe do të merret në llogari në jetën tjetër të tij. Pra, këta dy bashkërisht e përbëjnë aktivitetin e njeriut dhe që të dy janë ibadet për të cilin do të shpërblehet nëse vepron drejt dhe mëkat për të cilin do të dënohet nëse vepron padrejtësisht. Prandaj themi se ekonomia e suksesshme islame nuk mund të ngritet pa moral, ndërsa morali nuk është veprim vullnetar ku ekziston mundësia të lirohemi nga ai e pastaj të arrijmë rezultate në jetën praktike.

E vërteta e katërt: është se bashkëpunimi kamator doemos do ta degjenerojë ndërgjegjen e individit, moralin dhe ndjenjën e tij me vëllain e tij në bashkësi, do ta prishë edhe jetën e bashkësisë njerëzore dhe kompaktësinë e saj duke nxitë shpirtligësinë, lakminë, egoizmin, dredhinë dhe tradhtinë në forma të përgjithshme. Kurse në kohën e sotme kamata konsiderohen si një nga faktorët e parë për orientimin e kapitalit në sferat më të liga të investimit, në mënyrë që kapitali i huazuar me kamatë të sjellë fitim të sigurt, ta lajë interesin kamator dhe që të mbetet diçka edhe për huamarrësin. Andaj edhe kamata është nxitëse e drejtpërdrejtë për investimin e kapitalit në filmat e ndytë, revistat pa hije, diskoklubet, baret, vallëzimet e zhveshura dhe të gjitha bizneset dhe drejtimet të cilat e degjenerojnë moralin njerëzor në tërësi. Kapitali i huazuar me kamatë nuk zgjon interesin e huamarrësve të investojnë në projekte të dobishme për njerëzimin, por preokupimi i tyre është të investojnë aty ku më së shumti kanë fitim pa shikuar fare se ky fitim vjen nga nxitja e pasioneve më të ulëta dhe devijimeve të shëmtuara. Kjo është panorama e sotme anekënd botës, kurse shkaku kryesor është bashkëpunimi kamator!

E vërteta e pestë: është se Islami është sistem i përsosur. Ai kur e ndaloi bashkëpunimin kamator, të gjitha institucionet e tij i ngriti mbi bazën e pavarësisë së nevojës për të, kurse aspektet e jetës sociale i organizoi në atë mënyrë që të eliminohej nevoja për këtë lloj bashkëpunimi duke mos ndikuar negativisht në kontinuitetin e zhvillimit ekonomik, social dhe human.

E vërteta e gjashtë: është se Islami, kur i jipet mundësia ta organizojë jetën në pajtim me konceptin dhe metodologjinë e tij të veçantë, nuk ka nevojë që me ndërprerjen e bashkëpunimit kamator t’i pushojë edhe institucionet dhe mekanizmat e nevojshëm për zhvillimin e jetës bashkëkohore ekonomike në mënyrë të natyrshme dhe të shëndoshë, por ai vetëm do ta pastrojë prej ndotjes nga kamata dhe fëlliqësira e saj e pastaj e lë të veprojë në bazë të themeleve tjera të shëndosha, e ku në ballë të këtyre institucioneve dhe mekanizmave do të ishin shtëpitë financuese, kompanitë dhe format tjera të ekonomisë bashkëkohore.

E vërteta e shtatë:
e cila është më e rëndësishme është bindja e domosdoshme e atij që dëshiron të jetë musliman, se është e pamundur në aspekt të besimit që All-llahu ta ndalojë një gjë pa të cilën nuk mund të vendoset jeta njerëzore e as të përparojë. Po ashtu është e pamundur në aspekt të besimit që një gjë që është e ndytë, në të njëjtën kohë të jetë e pazëvendësueshme për vendosjen e jetës dhe përparimin e saj. All-llahu, lavdi pastë, është Ai i cili krijoi këtë jetë dhe Ai është që e bëri përfaqësues njeriun në tokë. ثshtë Ai që urdhëroi zhvillimin dhe përparimin e saj dhe është Ai që me vullnetin e Tij e krijoi jetën dhe e harmonizoi sipas dëshirës së Tij. Pra, është e pamundur që në konceptin e muslimanit të ekzistojë se në gjërat të cilat i ka ndaluar All-llahu ka diçka që pa to nuk vendoset jeta njerëzore e as që mund të përparojë, dhe se ekziston gjë e ndytë e që është e pazëvendësueshme për vendosjen e jetës dhe përparimin e saj. Ky është koncept i gabuar dhe propagandë e ndytë helmuese e zullumqarëve e cila impononte tek brezat idenë se kamata është e domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe kulturor, se sistemi kamator është pikërisht sistem natyror. Ata e përcillnin këtë koncept mashtrues në burimet e kulturës së përgjithshme dhe në burimet e njohurive njerëzore në Lindje dhe Perëndim të tokës, pastaj përmes vendosjes së jetës bashkëkohore mbi këtë themel, praktikisht me anë të angazhimeve të fondeve investuese (lexo: kredituese, sh.p.) dhe kamatëmarrësve, dhe përmes vështirësisë për ta përfytyruar vendosjen e saj mbi ndonjë bazë tjetër. Kjo vështirësi së pari krijohet nga mosbesimi dhe së dyti krijohet nga dobësia e të menduarit dhe paaftësia e tij për t’u çliruar nga ky pretendim, për të cilin kamatëmarrësit u angazhuan që ta përcjellin dhe vendosin krahas fuqisë që kanë për orientim, pasurisë që kanë për ndikim brenda qeverive botërore dhe posedimit të mjeteve të përgjithshme dhe të veçanta të informimit.

E vërteta e tetë: është se deklarimi i kamatëmarrësve se është e pamundur vendosja e ekonomisë botërore sot dhe nesër mbi ndonjë bazë tjetër jashtë bazës kamatore, nuk është asgjë tjetër pos trillim ose më mirë të themi gënjeshtër shumë e madhe e cila ekziston dhe jeton ngase mjetet të cilat i përdorin pronarët e interesit për mbetjen gjallë të saj, janë vërtet mjete kolosale! Por kur nijjeti të jetë serioz dhe të merrë hap vendimtar njerëzimi - ose të jetë këmbëngulës ummeti musliman - që t’ia kthejë vetes lirinë nga grushti i bandave botërore që praktikojnë kamatën dhe kur të dëshiron që vetes t’i sigurojë mirësinë, lumturinë dhe bereqetin, duke zotëruar moral të mirë dhe shoqëri të pastër, fusha është e hapur për vendosjen e sistemit të drejtë të cilin All-llahu ia dëshiroi njerëzimit, i cili u zbatua praktikisht dhe jeta nën çatinë e tij u vendos plotësisht dhe ende është i përshtatshëm për zhvillim nën mbikëqyrjen e tij dhe brenda hijeve të tij nëse njerëzit vetëdijësohen dhe udhëzohen!

Këtu nuk është vendi për të sqaruar mendimin se si do të zbatohej kjo dhe cilat do të ishin mjetet e tij … Na mjaftojnë këto udhëzime të përgjithshme 3 dhe sqarimi se procesi përçmues kamator nuk është domosdoshmëri nga domosdoshmëritë e jetës ekonomike dhe se njerëzimi i cili devijoi nga sistemi i drejtë në të kaluarën, përderisa Islami e ktheu në të, është po ai njerëzim i cili sot ka devijuar po me të njëjtin devijim e nuk po i kthehet sistemit të mëparshëm të mëshirshëm e të shëndoshë.
 
Tani të shohim se si shpërtheu revolucioni islam mbi atë shëmti prej të cilës njerëzimi shijoi belanë, të cilën nuk e kishte shijuar më tepër në asgjë më parë.

"Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngriten ndryshe vetëm se si ngritet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. Këtë ngase ata thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikur edhe kamata!" e All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbeten përgjithmonë. All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëpremë e mëkatar". (Bekare, 275 - 276)

Kjo është antipropagandë trishtuese dhe ilustrim tërbues:

"Ata nuk ngriten ndryshe vetëm se si ngritet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit".

Nuk kemi hasë asnjë kërcënim emocional i cili përcillet në ndjenja siç përcillet kjo pasqyrë e trupëzuar, e gjallë dhe lëvizëse, pamje e të prekurit të përmbytur. Kjo është pamje e njohur dhe e mësuar për njerëzit. Këtu teksti Kur’anor e prezenton këtë për të luajtur rolin ngacmues për trishtimin e ndërgjegjes dhe ngacmimin e ndjenjave të kamatëmarrësve si dhe dridhjen e tyre, si dridhje e fortë për t’i nxjerrë nga tradita e tyre e ambientuar e sistemit të tyre ekonomik dhe nga lakmia e tyre për të arritur atë që do t’ua realizonte atyre kamatën. Ky është një mjet për të arritur ndikim edukativ i cili në këto raste është efikas, e që në të njëjtën kohë është shprehje e realitetit ekzistues.

Pjesa dërrmuese e tefsireve ishin të mendimit se qëllimi i ngritjes në këtë pamje trishtuese është ngritja Ditën e ringjalljes, megjithatë - sipas asaj që shohim - kjo pamje është evidente ashtu si përshkruhet në jetën e njerëzimit në këtë botë. Kjo shprehje poashtu përputhet me atë që vjen pas saj duke tërheq vërejtjen e shpalljes së luftës prej All-llahut dhe Pejgamberit të tij. E ne shohim se kjo luftë është evidente sot, e cila dominon mbi njerëzimin e humbur I cili përplaset sikur i prekuri (nga magjia apo djalli, sh.p.) në plagët e sistemit kamator. Dhe, para se ta sqarojmë mendimin për vërtetësimin e këtij realiteti të gjendjes aktuale të njerëzimit, do të fillojmë me prezentimin e formës kamatore me të cilën ballafaqohej Kur’ani në Gadishullin Arabik dhe përfytyrimet e bartësve të xhahilijjetit ndaj saj.
 
Kamata e cila ishte e njohur në xhahilijjet dhe për të cilën zbritën ajetet e sipërtheksuara dhe ajetet tjera për zhdukjen e saj, fillimisht ka pasur dy forma kryesore: Riben nesieh (kamata me afat të shtyer, kredia) dhe ribel fadl (kamata me kompensim me shtesë).

Sa i përket riben nesieh, Katadeja ka thënë:

"Ribaja" (kamata) e bartësve të xhahilijjetit ishte kur një njeri huazonte nga tjetri dhe i thoshte: "Do të jap kaq dhe kaq me kusht që të ma shtyshë afatin, e ai ia shtynte".

Ebu Bekr El Xhassas thotë:

"ثshtë e ditur se kamata e xhahilijjetit ishte hua me afat me shtesë kushtëzuese. Kjo shtesë ishte zëvendësim i afatit, e All-llahu i Madhërishëm e asgjësoi".

Imam Raziu në tefsirin e tij thotë:

"Riben nesieh" ( kamata me afat të shtyer) ishte formë e njohur në xhahilijjet kush dikush prej tyre i jepte pasurinë tjetrit deri në një afat të caktuar me kusht që të marrë prej tij një sasi shtesë çdo muaj, kurse kapitali mbetej në gjendje të tij nëse marrësi i saj do të mund të lirohej nga kapitali i marrë. Por nëse nuk do të mund t’a kthente, atëherë ia bashkangjitte një shtesë tjetër hakut dhe afatit".

Në hadithin e Usame bin Zejdit, radijall-llahu anhuma, thuhet se Profeti Muhammed (a.s.)ka thënë:

"Nuk ka riba (kamatë) pos në nesieh (në atë me afat të shtyer)". [Transmetuan Buhariu dhe Muslimi.]

Ndërsa ribel fadl është ai lloj i kamatës kur njeriu shet një gjë për tjetrën nga i njëjti lloj me shtesë, sikurse shitja e arit me ar, dirhemit me dirhem, grurit me grurë, elbit me elb, e kështu me radhë. Ky lloj iu bashkangjitë kamatës meqë në te ka ngjasim me të dhe me ndjenjat të cilat e përcjellin, të cilat u ngjasojnë ndjenjave të përcjellura në rast të marrjes së kamatës. Kjo pikë është tepër me rëndësi për ne kur do të bëjmë fjalë për veprimet e sotshme.

Nga Ebu Seid El Huderijj përcillet se ai ka thënë:

"I Dërguari i All-llahut, Muhammdi (a.s.), ka thënë:

"Ari me ari, argjendi me argjend, gruri me grurë, elbi me elb, hurma me hurmë dhe kripa me kripë: Sasi të njëjtë me sasi të njëjtë, dorë për dorë, e kush shton apo kërkon më tepër, ai ka hyrë në kamatë. Ai i cili e merr dhe ai i cili e jep, në të kanë trajtim të njëjtë". (Transmetuan Buhariu dhe Muslimi).

Nga Ebu Seid El Huderijj përcillet po ashtu:

"Erdhi Bilali te Pejgamberi (a.s.), e me vete kishte hurma të llojit më të mirë (hurma bernij). Pejgamberi (a.s.) e pyeti: Prej nga i ke këto ? - Ai u përgjigj: Kishim hurma të ligështa, i shita dy sa’ë për një sa’ë. Pejgamberi (a.s.),ia ktheu: Oh! Po kjo është bazë e kamatës, bazë e kamatës. Këtë më mos e bën, por nëse dëshiron të bleshë, shiti hurmat me diç tjetër (të holla ose mall tjetër), e pastaj me to blejë të tjerat". (Buhariu dhe Muslimi).

Sa i përket llojit të parë, kamata në të është e qartë, nuk ka nevojë për sqarim ngase në të plotësohen të gjitha elementet kryesore të çdo veprimi kamator. Ato janë: Shtesa mbi bazën e kapitalit dhe afatit që për shkak të tij jipet kjo shtesë. Fakti se kjo fajde është kusht përbërës në marrëveshje, domethënë lindje e një kapitali të ri prej të parit, për shkak të afatit nuk është asgjë tjetër…

Sa i përket llojit të dytë, nuk ka dyshim se ekzistojnë dallime themelore në dy sende të një lloji dhe kjo gjendje imponon shtesën. Këtë e bëri të qartë rasti i Bilalit dhe i hurmës së mirë. Meqë ngjashmëria e dy llojeve në gjini krijon dyshim se bëhet fjalë për proces kamator ngase me hurmë merret hurmë, Profeti Muhammed (a.s.) e vlerësoi kamatë dhe e ndaloi. Ai për zgjidhje urdhëroi që lloji i cili dëshirohej të kompensohet të shitet me të holla e pastaj të blehet lloji i kërkuar me të holla, duke i ikur dukurisë së kamatës nga procesi plotësisht!

Po ashtu kushti i ndërrimit "dorë për dorë" ka për qëllim që të mos shtyhet afati i shitjes së një lloji, me të njëjtin lloj qoftë edhe pa shtesë, ngase në te paraqitet dukuria e kamatës apo një element prej elementeve të saj!
 
Deri në këtë shkallë kishte arritur emocionimi (prekshmëria) e Pejgamberit (a.s.), me dukurinë e kamatës në çfarëdo veprimi, po ashtu edhe urtësia e tij në flakjen e logjikës së kamatës e cila dominonte në xhahilijjet.

Ndërsa sot, disa dështues prej muslimanëve, nga ndikimi i koncepteve perëndimore kapitaliste dhe sistemet e tyre dëshirojnë që ndalimin ta përkufizojnë vetëm në një formë prej formave të kamatës - riben nesieh ( kamata me afat të shtyrë ) - duke u mbështetur në hadithin e Usames dhe në vlerësimin e selefit ndaj veprimeve në lidhje me kamatën në xhahilijjet, e që t’i lejojnë fetarisht në emër të Islamit format tjera të krijuara të cilat nuk përputhen në ndonjë funksion me kamatën e xhahilijjetit!

Megjithatë, kjo përpjekje nuk është asgjë tjetër pos një dukuri prej dukurive të dështimit shpirtëror dhe mendor. Islami nuk është sistem formalitetesh por sistem që ngritet mbi një koncept origjinal. Ai kur e ndaloi kamatën nuk ndaloi vetëm një formë të saj e jo edhe tjetrën, por Ai luftonte një koncept që i kundërvihej konceptit të tij, luftonte një logjikë që nuk përshtatej me logjikën e tij, ai ishte tepër i ndijshëm në këtë aspekt deri në atë shkallë kështuqë ndaloi ribel fadl (kamatën me shtesë në kompensim) për t’i ikur dukurisë së logjikës kamatore dhe lakmisë kamatore prej një distance shumë të largët!

Andaj çdo veprim kamator është i ndaluar pa marrë parasysh se a vjen në shprehje në format të cilat ishin të njohura në xhahilijjet apo forma të reja të cilat pastaj janë krijuar, përderisa ato përmbajnë elementet themelore të veprimit kamator ose përshkruhen me kallëpin e logjikës kamatore. Fjala është për logjikën e egoizmit, grykësisë, vatjakësisë dhe futjes në lojë të bixhozit, dhe përderisa atyre u mvishet kjo ndjenjë e ndytë, ndenja e arritjes së fitimit me çfarëdo mjeti!

Ne duhet ta dijmë mirë këtë të vërtetë dhe të jemi të bindur për luftën e shpallur nga All-llahu dhe I Dërguari i Tij mbi shoqërinë kamatore.

"Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngriten ndryshe vetëm se si ngritet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit".

Ata që e hanë kamatën nuk janë vetëm ata që e marrin interesin kamator, edhe pse këta janë të parët që kërcënohen me këtë tekst tmerrues, por janë edhe të gjithë ithtarët e shoqërisë kamatore.

Nga Xhabir bin Abdull-llah (r.a.), përcillet se ai ka thënë: "I dërguari i All-llahut, Muhammedi (a.s.), e ka mallkuar ngrënësin e kamatës, atë që e jep kamatën, dy dëshmitarët (në rastin e kontratës sh.p.) dhe shkruesin e saj". Ai tha: "Të gjithë janë të njëjtë (në mallkim)". (Transmetuan Muslimi, Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.)

Kjo është sa u përket veprimeve në lidhje me kamatën personale, kurse kur është fjala për shoqërinë e cila është vendosur mbi themele kamatore, të gjithë pjestarët e saj janë të mallkuar, dhe i janë eksponuar luftës së All-llahut dhe të shporrur nga rahmeti i Tij pa diskutim.

Ata nuk ngriten në këtë jetë e as nuk lëvizin pos si lëvizja e të prekurit të destabilizuar dhe të mërziturit të goditur në mend, i cili nuk mund të stabilizohet, qetësohet e rehatohet. Nëse në të kaluarën gjatë periudhës së krijimit të sistemit bashkëkohor kapitalist në katër shekujt e parë ka ekzistuar dyshimi (i dështimit të sistemit kamator, sh.p.) përvoja e shekujve të fundit nuk i lë aspak vend dyshimit.

Bota në të cilën jetojmë sot, është botë e shqetësimeve, brengave, frikës, sëmundjeve nervore dhe psikike, duke u mbështetur në deklaratat e intelektualëve, mendimtarëve, dijetarëve dhe analistëve perëndimorë dhe në dëshmitë e vëzhguesve, vizitorëve dhe kalimtarëve në viset e civilizimit perëndimor dhe atë përkundër të gjitha të arriturave të civilizimit material dhe kolosalitetit të prodhimit industrial në përgjithësi në këto hapësira, përkundër të gjitha dukurive të përparimit material i cili dëshmohet me sy. Pastaj, ajo është botë e luftërave masive dhe kërcënimeve të përhershme për luftëra zhdukëse, botë e luftës së nervave dhe shqetësimeve të cilat nuk ndalen aty a këtu.

Kjo është një jetë e ngarkuar me vështirësi e brenga të cilat civilizimi material nuk ka fuqi t’i mënjanojë, si dhe as përparimi material, as lehtësia e jetës materiale, mundësitë e kushtet e saja në vende të ndryshme. اfarë vlere kanë të gjitha këto të mira nëse në shpirt nuk krijohet lumturia, kënaqësia, stabiliteti dhe qetësia?

Ky është realiteti me të cilin ballafaqohet çdonjëri që dëshiron të shohë e nuk u ka vërë syve të tij perde që mos të shohë! ثshtë e vërtetë se njerëzit në shumicën e vendeve të botës ku përgjithësisht ka përparim, si p.sh. në Amerikë, Suedi etj, të cilat kanë arritur përparim material, nuk janë të lumtur … Ata janë të mërzitur aq saqë mërzia rrjedh prej syve të tyre edhe pse janë të pasur. Brenga ka ngrënë jetën e tyre edhe pse ata janë futur thellë në prodhim! Ata këtë mërzi ndonjëherë e manifestojnë përmes grindjeve dhe britmave e ndonjëherë përmes gazetave e revistave ekscentrike të perëndimit ndërsa ndonjëherë përmes anomalive seksuale patologjike(homoseksualitetit dhe lesbicitetit). Mandej ndiejnë nevojë për ikje, ikje nga vetvetja, nga djerrina në të cilën janë ngjeshur dhe nga plogështia e cila nuk ka shkak të dukshëm, nga ndodhitë që e shoqërojnë jetën dhe rrjedhat e saj. Ata ikin me anë të vetëvrasjes, çmendurisë dhe anomalisë. Pastaj dukuria e mërzisë, djerrinës dhe boshllëkut (shpirtëror, sh.p.) i shporrë dhe nuk i lë ata të qetësohen asnjëherë!
 
Pse kështu?


Shkaku kryesor natyrisht se është zbrazëtia e këtyre qenieve njerëzore marrëzisht të dashuruara, të dënuara, të humbura e të pafat nga ushqimi i shpirtit, nga imani dhe nga mbështetja shpirtërore në All-llahun, përkundër gjithë atij përparimi material që e zotërojnë. Poashtu zbrazëtia e tyre nga qëllimet e mëdha njerëzore të cilat i krijon dhe proekton imani në All-llahun, përfaqësimi i tokës (hilafeti) në pajtim me kontratën dhe kushtin e Tij.

Në këtë shkak kryesor e vendimtar bëjnë pjesë edhe belaja e kamatës, belaja e ekonomisë e cila nuk zhvillohet në mënyrë të barabartë dhe të drejtë e që të shpërndahen të mirat e zhvillimit të tij dhe bereqetet e tij te të gjithë njerëzit, por zhvillohet e anuar vetëm në një krah në grushtin e financuesve kamatëmarrës të cilët plaçkisin me anë të zyrave grandioze që i kanë nëpër banka duke u dhënë hua me interes të caktuar e të sigurtë fabrikave dhe firmave tregëtare. Ata i detyrojnë fabrikat dhe firmat të shkojnë sipas një rruge (plani të cilin vet e proektojnë, sh.p.) e ku qëllimi kryesor nuk është mbrojtja e interesave të njerëzve dhe nevojave të tyre të cilat do t’u sjellin lumturi të gjithëve, të cilat do t’u sigurojnë punë sistematikisht të gjithëve dhe të cilat do t’u ofrojnë qetësi shpirtërore dhe garancë sociale, por qëllimi i tyre është prodhimi i cili do ta realizojë sasinë më të lartë të fitimit edhe nëse i dërmon miliona njerëz, u’a shkatërron jetën dhe mbjell dyshim, mërzi dhe frikë në jetën e tërë njerëzimit.

All-llahu i Madhërishëm tha të vërtetën:

"Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngriten ndryshe vetëm se si ngritet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit".

Ja, ne jemi ata që e dëshmojmë këtë realitet në botën e sotme aktualisht!

Kamatëmarrësit në kohën e Pejgamberit (a.s.) kundërshtuan ndalimin e kamatës. Kundërshtuan duke u mbështur në atë se nuk ka arsye për ndalimin e veprimeve kamatore përderisa lejohen veprimet tregëtare: "Këtë ngase ata thanë:

"Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata!" e All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën".

Dilema në të cilën ata ishin mbështetur ishte ajo se tregëtia realizonte edhe fajden edhe fitimin ashtu siç bënte edhe kamata. Kjo është dilemë e iluzioneve, ngase veprimet tregëtare i eksponohen fitimit dhe humbjes. Shkathtësia personale, mundi personal dhe kushtet natyrore të cilat rrjedhin në jetë janë ato të cilat e determinojnë fitimin dhe humbjen. Kurse, veprimet kamatore në çdo rast kanë fitimin e paracaktuar. Ky pra edhe është dallimi kryesor dhe ky është barometër i ndalimit dhe i lejimit.

اdo veprim i cili garanton fitim për çdo rast është veprim kamator, i ndaluar për shkak të garantimit të fitimit dhe caktimit paraprak të tij. Pas gjithë kësaj më nuk ka hapësirë këtu për pshtjellim dhe endje lart-poshtë!

"All-llahu e ka lejuar shitblerjen por e ka ndaluar kamatën".

E ka ndaluar kamatën për shkak të mosekzistimit të këtij elementi të shitblerjes dhe për shkaqe tjera të shumta të cilat veprimet tregtare në bazën e tyre i nxjerrin të dobishme për jetën njerëzore kurse veprimet kamatore në bazën e tyre i nxjerrin shkatërruese për jetën njerëzore.

Islami situatën e cila ishte e pranishme në atë kohë e shëroi në mënyrë praktike pa krijuar tundje ekonomike dhe sociale:

"Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu".

Që nga fillimi i ligjësimit të tij Islami ia përgatiti rrjedhat sistemit të tij. Ai që e dëgjon këshillën e Zotit dhe është ndalur, nuk e kthen atë që e ka marrë më parë prej kamatës dhe çështja e saj mbetet te All-llahu. Ai do të gjykojë ashtu si Ai e sheh më mirë. Kjo shprehje frymëzon zemrën se shpëtimi për ata që në të kaluarën e kanë bërë këtë mëkat është i lidhur për vullnetin e All-llahut, dhe mëshirën e Tij. Ai mbetet i frikësuar nga çështja sa që fillon t’i thotë vetes: "Më mjafton kjo llogari e punëve të këqia. Ndoshta All-llahu më fal nga dënimet e Tij nëse ndalem dhe pendohem. Nuk dua më që rishtazi t’i kthehem asaj!" Kështu pra Kur’ani shëron ndjenjat e zemrave me këtë metodologji të veçantë.

"E kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbeten përgjithmonë".

Ky kërcënim me përshkrimin e realitetit të dënimit në ahiret përforcon karakteristikat e metodologjisë edukative (pedagogjike) për të cilën sinjalizuam dhe e thellon në zemër!

Megjithatë, ndoshta shumicën e mashtron distanca e gjatë kohore dhe takimi i pacaktuar,andaj, edhe nga llogaritë (lexo: parashikimet) e tyre e largojnë llogarinë e ahiretit! Ja, tani Kur’ani ua tërheq vërejtjen me zhdukje (lexo: falimentim) në dunja dhe ahiret, duke konfirmuar se sadakatë - përveç kamatës - janë të tilla që shtohen e pastrohen e më pastaj ata që nuk i përgjigjen kufrit dhe mëkatit i lajmëron dhe ua bën me dije urrejtjen e All-llahut ndaj kafirëve mëkatarë.

"All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëpremë e mëkatar".
 
Mallkimi i All-llahut dhe vërejtja e Tij u vërtetuan. Ja, ne jemi ata që po shohim se nuk ka shoqëri e cila merret me kamatë e të ketë mbetur në të një grimcë bereqet, stabilitet, lumturi apo rehati. All-llahu e zhduk kamatën, kurse shoqërinë tek e cila gjendet kjo ndytësirë nuk e përmbush me gjë tjetër pos me uri e telashe. Syri sheh - sipas asaj që duket - stabilitet, prodhim dhe burime të bollshme, megjithatë, bereqeti nuk vlerësohet sipas shfrytëzimit të rehatshëm të këtyre burimeve. Ne sinjalizuam më parë në telashet e ngarkuara të cilat rëndojnë zemrat e njerëzve në shtetet e pasura me burime të bollshme dhe në bezdinë shpirtërore të cilën kapitali nuk e mënjanon por e shton. Pikërisht nga këto shtete bezdia, panika dhe shqetësimi shtrihen në tërë botën ngase njerëzimi jeton në kërcënim të përhershëm me luftë zhdukëse, zgjohet e flen i preokupuar me luftën e ftohtë. Kjo mënyrë e jetës së njerëzve ditë për ditë ua rëndon nervat - pa marrë parasysh a e ndiejnë atë apo nuk e ndiejnë - e nuk u ofron kurfarë bereqeti në pasuri, as në jetesë, as në shëndet e as në qetësimin e mendjes!

اdo shoqëri e cila vendoset në solidaritet dhe ndihmë reciproke-të përfaqësuara në sadakatë obligative (synon zekatin) dhe ato vullnetare-të cilën e udhëheq shpirti i dashamirësisë, dashurisë, kënaqësisë, tolerancës, shikimit të përhershëm në dhuntinë e All-llahut dhe shpërblimin e Tij, mbështetjes së përhershme në ndihmën e All-llahut dhe zavendësimin e Tij të sadakasë me shumëfishimin e saj … pra, në çdo shoqëri e cila vendoset mbi këtë themel, All-llahu do t’i bekojë ithtarët e saj - individ apo grupe - në pasurinë, rizkun, shëndetin, fuqinë, qetësinë e zemrave dhe rehatinë e mendjeve të tyre.

Ata që nuk e shohin këtë të vërtetë në realitetin njerëzor, në të vërtetë nuk duan të shohin, ngase, ata janë të pasionuar që mos të shohin, ose janë të atillë mbi sytë e të cilëve është rënduar perdja e devijimeve të krijuara qëllimisht dhe me paramendim nga bartësit e interesit për vendosjen e sistemit të mallkuar kamator dhe nga kjo arsye janë të dobët ta shohin të vërtetën!

"All-llahu nuk e do asnjë besëpremë e mëkatar".

Kjo fjali përfunduese në këtë rast është vendimtare sa i përket atyre që janë këmbëngulës në veprimin kamator-pas ndalimit të tij- për besëpremët mëkatar të cilët nuk i do All-llahu. S’ka dyshim se ata të cilët lejojnë atë që e ndaloi All-llahu meritojnë të përshkruhen me kufër dhe mëkat edhe nëse me gjuhët e tyre thonë njëmijë herë: La ilahe il-lall-llah Muhammedurr-rresulull-llah. Islami nuk është fjalë që shprehet me gjuhë, por është sistem jete dhe metodologji pune. Andaj mohimi i një pjese të tij është sikur mohimi i tij i tërësishëm. Në ndalimin e kamatës nuk ka aspak dilemë, kurse në trajtimin e tij hallall dhe vendosjen e jetës mbi këtë bazë nuk vjen në shprehje asgjë tjetër pos kufrit dhe mëkatit … All-llahu na ruajtë. * * *

Përballë faqes së kufrit dhe mëkatit dhe kërcënimit tërbues ndaj ithtarëve të programit të kamatës dhe sistemit të tij, paraqitet faqja e imanit dhe veprës së mirë, karakteristikave të xhematit besimtarë dhe shtyllës së jetës së koncentruar në sistemin tjetër - sistemin e zekatit - i cili qëndron në anën e kundërt të sistemit të kamatës:

"Ska dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurfarë frike as brengosje".


Elementi dallues në këtë faqe është elementi i "zekatit", elementi i të dhënurit pa kompenzim e kthim. Konteksti përmes tij prezenton vetinë e besimtarëve dhe shtyllën e shoqërisë besimtare. Më tej prezenton pamjen e sigurisë, qetësisë dhe kënaqësisë hyjnore të ngjyrosur në këtë shoqëri besimtare.

Zekati është shtyllë e shoqërisë së solidarizuar dhe harmonizuar e cila nuk ka nevojë për garancat e sistemit kamator në çfarëdo aspekti prej aspekteve të jetës së saj.

Forma e "zekatit" hutoi ndjenjat tona dhe ndjenjat e shtresave të dërmuara të ummetit Islam i cili nuk e ka përjetuar sistemin Islam të zbatuar në botën e sotme, sistem ky i cili ngritet mbi bazën e konceptit të besimit, edukimit besimor dhe moralit besimor. Ky sistem e udhëheq qenien njerëzore në një stil të veçantë dhe ia vendos sistemin përmes të cilit do të frymojnë konceptet e tija të shëndosha, morali e tij i pastër dhe etika e tij e lartë. Ai bën që jeta të zhvillohet dhe ekonomia të ngritet përmes angazhimit individual ose bashkëpunimit të pastër që është larg nga kamata!

Kjo formë u mjegullua në ndjenjën e këtyre shtresave të dërmuara e me fat të shterrur të cilat nuk e përjetuan këtë formë të lartë dhe këtë sistem, por lindën dhe jetuan nën vërshimën e sistemit materialist të vendosur mbi bazën kamatore. Ato përjetuan vrazhdësinë dhe koprracinë, armiqësinë dhe grindjen, vetjakësisë dhe egoizmin të cilat udhëheqin ndërgjegjet e disa njerëzve. Kjo gjendje bën që pasuria të mos transferohet te ata që kanë nevojë pos në formë të nënçmuar kamatore! Kjo bëri që njerëzit të jetojnë pa kurrfarë garancash përderisa nuk kanë sasi të pasurisë ose të marrin pjesë me një sasi të pasurisë së tyre në firmat e sigurimit kamator dhe bëri që tregtia dhe industria të mos mund të gjejnë pasuri përmes të cilës do të ngriteshin, përpos që ajo të arrihet në formën kamatore! Andaj edhe në ndjenjën e këtyre shtresave të ngarkuara u mbjell mendimi se nuk ekziston sistem tjetër pos këtij sistemi dhe se jeta nuk mund të vendoset ndryshe pos mbi këtë bazë!

ثshtë mjegulluar poashtu pamja e zekatit deri në atë shkallë sa që gjeneratat e sotme e llogarisin si bamirësi të nënçmuar personale në bazë të të cilit nuk mund të ngritet ndonjë sistem bashkëkohor! Megjithatë shtrohet pyetja: sa është vlera e të ardhurave të zekatit përderisa ai përfshin dy e gjysmë përqind nga baza e kapitalit të përgjithshëm, duke e llogaritur edhe fitimin e tij të cilin duhet ta japin njerëzit të cilët Islami i ka frymëzuar në mënyrë të veçantë, i ka edukuar me edukatë të veçantë, me udhëzime e parime dhe me sistem të veçantë të jetës i cili zotëron konceptin që është mbi botëkuptimet e atyre që nuk kanë jetuar në të! Zekatin e mbledh shteti Islam si të drejtë obligative e jo si bamirësi personale dhe ua ndan anëtarëve të bashkësisë muslimane që nuk kanë mjete të mjaftueshme personale në mënyrë që çdo individ ta ndiej se jeta e tij dhe jeta e fëmijëve të tij është e mbrojtur në çdo rast. Gjithashtu nga të ardhurat e zekatit i lahet borxhi atij që është rënduar në borxhe, qoftë ai borxh i marrë për tregti apo për nevoja tjera.

Nuk është me rëndësi forma e sistemit, me rëndësi është shpirti i tij. Shoqërinë të cilën e edukon Islami me udhëzimet, parimet dhe sistemin e tij është e sintetizuar me formën e sistemit dhe procedurat e tij, i përkryer me parimet dhe udhëzimet, solidariteti i të cilit buron nga ndërgjegjja e pjesëtarëve të shoqërisë dhe me mekanizmat bashkarisht të harmonizuara e të përkryera. Ky është një realitet të cilin nuk mund ta parafytyrojnë ata të cilët janë formuar dhe janë rritur nën hijen e sistemeve tjera materialiste. Megjithatë ky është një realitet të cilin e njohim ne - pjesëtarët e Islamit - dhe e shijojmë me shijen tonë të imanit. Nëse ata janë të penguar nga kjo shije për shkak të keqtrajtimit dhe fatit të tyre të mjeruar, por edhe të njerëzimit traditat dhe udhëheqjen e të cilëve ata i kanë në dorë, le të jetë kjo hise e tyre dhe le të abstenojnë nga kjo mirësi për të cilën All-llahu i përgëzon:

"Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin". Le të abstenojnë nga prehja dhe harmonia, edhe nga shpërblimi dhe sevapi. Ja pra, ata me paditurinë, xhahilijjetin, lajthitjen dhe inatin e tyre abstenojnë!

All-llahu, lavdi pastë, atyre që jetën e vet e mbështesin në iman, harmoni, adhurim dhe bashkëveprim u premton se shpërblimin e tyre do ta ruajë në qenien e Tij dhe u premton siguri e jo frikë, lumturi e jo dëshprim:

"Ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje",

Në momentin kur marrësve të kamatës dhe shoqërisë kamatore u’a tërheq vërejtjen me vuajtje e rrënim, përplasje e lajthitje dhe me mërzi e frikë.

Një gjë të tillë njerëzimi e ka dëshmuar njëmendësisht në shoqërinë muslimane, por, po e dëshmon edhe tjetrën njëmendësisht sot në shoqërinë kamatore! Sikur të kishim mundësi që ta kapim çdo zemër naïve e ta shkundim fortë derisa të zgjohet e ta kuptojë këtë të vërtetë të pashembullt e ta kapim çdo sy të mbyllur e t’i hapim kapakët e tij që ta sheh këtë realitet, sikur ta kishim në dorë këtë veprim … por, ne nuk kemi mundësi, pos asaj që ta tregojmë këtë realitet, e ndoshta All-llahu e udhëzon njerëzimin e pafat. E zemrat janë mes dy gishtave të Gjithëmëshirshmit dhe udhëzimi i takon All-llahut… !!!
 
Nën hijen e mirëqenies së sigurtë, All-llahu vendos xhematin musliman i cili largon kamatën nga jeta e vet , e shporr kufrin dhe mëkatin kurse jetën e vendos në iman dhe vepra të mira, në ibadet dhe zekat. Nën hijen e kësaj mirëqenie të sigurtë, atyre që besojnë, u’a tërheq vërejtjen për herë të fundit që ta pastrojnë jetën e tyre nga sistemi i ndytë e i mallkuar kamator, përndryshe atyre do tu shpallet luftë e hapët nga All-llahu dhe Pejgamberi i Tij pa zvarritje, prolongim e vonim:

"O ju që besuat, kinie frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë nga ajo që ka mbetur nga kamata. E nëqoftëse nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt (luftë) me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve u takon kryet e mallit tuaj, askë nuk dëmtoni as vet nuk dëmtoheni".

Këtu teksti imanin e atyre që besuan e ndërlidhë me heqjen dorë nga ajo që ka mbetur nga kamata. Ata nuk janë besimtarë përderisa nuk do ta kenë frikë All-llahun dhe të tërhiqen nga ajo që ka mbetur nga kamata. Ata nuk janë besimtarë edhe nëse e publikojnë se janë, ngase nuk ka iman pa nënshtrim, lojalitet dhe ndjekje të asaj që ka urdhëruar All-llahu. Teksti Kur’anor nuk le rast për dilemë e as nuk e len njeriun që të fshehet pas fjalës iman ndërkohë kur ai nuk i nënshtrohet dhe nuk pajtohet me atë që e vendosi si ligj All-llahu, as nuk e zbaton gjatë jetës së vet e as nuk i mbështetet gjatë veprimeve të tij. Ata që bëjnë dallim në Fe mes besimit dhe veprimeve ata nuk janë besimtarë sadoqë të pretendojnë iman dhe ta publikojnë me gjuhët e tyre ose edhe përmes akteve të ibadeteve tjera të pretendojnë se janë besimtarë!

"O ju që besuat, kinie frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë nga ajo që ka mbetur nga kamata".

Atyre nuk u’a preku atë që mbeti nga kamata, nuk kërkoi që ta kthejnë atë, dhe as nuk u’a konfiskoj pasurinë, të tërën apo një pjesë të saj, edhepse kamata kishte ndërhyrë në te. Kjo, ngase, nuk ka ndalim pa tekst e as vendim pa ligj, kurse ligji zbatohet dhe vijnë në shprehje gjurmët e tij pas nxerrjes së tij. Kurse ajo që kaloi i takon çështjes së All-llahut e jo vendimeve ligjore. Në këtë mënyrë Islami i iku krijimit të krizave të mëdha ekonomike dhe sociale. Kjo do të ndodhte sikur ligjit të tij t’i jipte edhe efektin kalues. Ky është parimi në të cilin mbështetet legjislacioni bashkëkohor në kohët e fundit! Kështu është sepse legjislacioni islamik është lëmi që ballafaqohet me jetën praktike njerëzore. Ai e lëvizë para, e pastron dhe bënë që ai të zhvillohet dhe ngritet bashkarisht. Njëkohësisht, Kur’ani, trajtimin e tyre si besimtar e ndërlidhi me pranimin e tyre të këtij legjislacioni dhe zbatimin e tij prej kur zbriti dhe u njoftuan me të. Ai zgjoi në zemrat e tyre edhe ndjenjën e takvallëkut (frikërespektit) ndaj All-llahut. Kjo është ndjenja në të cilën Islami e mbështet zbatimin e ligjeve të tij dhe e bënë garancë të strukur në qeniet e shpirtërave mbi garancat që mbështeten në vet ligjin. Kështu Islami posedon garanca të zbatimit të cilat nuk i kanë ligjet tjera që mbështeten vetëm në mbikqyrjen e jashtme. Sa lehtë mund të mashtron mbikqyrja e jashtme kur ndërgjegjja nuk ka roje e cila e ka pushtet takvallëkun ( frikërespektin ) ndaj All-llahut.

Kjo është faqja e lakmimit, kurse përballë saj qëndron faqja e frikësimit … frikësim i cili tundë zemrat:

"E nëqoftëse nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij".

O, çfarë trishtimi! Luftë nga All-llahu dhe i dërguari i Tij, luftë të cilën duhet përballuar qenia njerëzore. Luftë e tmerrshme me përfundim të njohur e me pasoja të sigurta … Po ku po shkon ky njeri i dobët që tretet në krahasim me atë Fuqi kolosale rrënuese e asgjësuese ?!!

I dërguari i All-llahut, përgjegjësin e tij për tubimin e zekatit për Mekke pas zbritjes së këtyre ajeteve e urdhëroi që t’a luftojë familjen e Mugires nëse nuk ndalen nga veprimi kamator. I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në hutben e tij ditën e çlirimit të Mekkes urdhëroi që të shkarkohet çdo kamatë e xhahilijjetit - e para prej tyre ishte kamata e axhës së tij Abbasit - nga shpatullat e borxhlive të cilët ishin të ngarkuar edhe pas ardhjes së Islamit, një periudhë të gjatë, përderisa arriti pjekurinë shoqëria muslimane, përderisa i’u stabilizuan themelet dhe i erdhi koha sistemit të tij ekonomik që të transformohet në tërësi prej bazës së kamatës infektuese. Muhammedi (a.s.) me rastin e kësaj hutbe tha:

"اdo kamatë të xhahilijjetit e kam vendosur nën këto dy këmbët e mia. Të parën kamatë të cilën po e vëndoj është kamata e Abbasit"… Ai nuk i urdhëroi t’i kthejnë tepricat (nga kryet e borxheve, sh.p.) të cilat i kishin marrur gjatë xhahilijjetit.

Imami (udhëheqësi) është i ngarkuar - kur të vendoset shoqëria muslimane - t’i luftojë ata të cilët qëndrojnë këmbëngulës në bazën e sistemit kamator dhe krekosen me urdhërin e All-llahut xh.sh., edhe nëse ata kanë shpallur se janë muslimanë, ashtu siç i luftoi Ebu Bekri radijall-llahu anhu refuzuesit e zekatit përkundër dëshmisë së tyre se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij dhe faljes namazit. Pra, nuk është musliman ai që refuzon respektimin e sheriatit të All-llahut dhe që nuk e zbaton në jetën praktike!

Leja për luftë nga All-llahu dhe i dërguari i Tij është më përfshirëse se luftimi me shpatë e top nga imami. Kjo luftë i është shpallur - siç tha Treguesi më i vërtetë - çdo shoqërie e cila kamatën e ka bërë bazë të sistemit të vet ekonomik dhe social. Kjo luftë është shpallur në formën e saj të gjithanshme, përfshirëse dhe masive. Luftë mbi nervat dhe zemrat, luftë kundër bereqetit dhe mirëqenies, luftë kundër lumturisë dhe rehatisë. Luftë në të cilën All-llahu i bën dominues disa të përdalë (ligjthyes) të sistemit dhe programit të Tij mbi të tjerët. Luftë e ngacmimit dhe grindjes, luftë e mashtrimit dhe shtypjes, luftë e mërzisë dhe frikës, dhe në fund luftë me armë midis popujve, ushtrive dhe shteteve. Luftë rrënuese dhe asgjësuese e cila ngritet dhe rritet për shkak të sistemit të mallkuar kamator. Kamatëmarrësit të cilët janë të pronarë të kapitalit botëror, janë pikërisht ata të cilët i ndezin këto luftëra në mënyrë të direkte apo indirekte. Ata e lëshojnë rrjetën e tyre në të cilën biejnë firmat dhe fabrikat e më pastaj edhe popujt dhe qeveritë. Pastaj bien ndesh gjatë gjuetisë dhe ngritet lufta, apo sulen pas pasurisë së tyre përmes fuqisë së qeverive dhe ushtrive së tyre dhe ngritet lufta, ose të dhënat e taksave dhe detyrimeve rëndojnë pagimin e kamatave të borxheve kështuqë varfëria dhe skamja i përfshinë edhe punëtorët edhe prodhimtarët të cilët do t’ua hapin zemrat (lexo: do t’u nënshtrohen, sh.p.) propagandave dhe aferave të cilat synojnë rrënimin dhe si pasojë shpërthen lufta! Më e lehta që mund të ndodhë, poqëse nuk shpërthen lufta, është asgjësimi i ndjenjave dhe rrënimi i moralit, ngritja e valës së epsheve dhe dromcimi i qenies njerëzore në themel si dhe shkatërrimi i saj aq sa nuk mund t’i afrohen as luftërat më të ashpra e tmerruese bërthamore!

Kjo luftë është gjithmonë e ndezur. Atë All-llahu ua ka shpallë atyre që merren me kamatë. Ajo veç është e shpallur dhe tani po hanë të njomën e të thatën në jetën e llajthitur njerëzore. Njerëzimi është naiv, llogarit se është duke fituar dhe përparuar kur e sheh shtrirjen e prodhimit material të cilin e nxjerrin fabrikat. Kjo shtrirje-zhvillim do të ishte meritore që t’i sjell lumturi njerëzimit sikur ajo të formohej nga një burim i pastër e i kthjellët, megjithatë, përderisa formohet nga burimi i fitimit të ndytë, ajo nuk pasqyron asgjë tjetër pos një grumbullim masiv i cili ngulfat frymëmarrjet e njerëzve dhe i zhdukë ato, ndërkohë kur mbi atë grumbull masiv është ulur një grupth i kamatmarrësve botërorë të cilët nuk i ndiejnë dhimbjet e njerëzimit të nëpërkëmbur.

Islami ftoi bashkësinë e parë muslimane dhe ende e fton tërë njerëzimin në ligjin-normën e pastër e të kthjellët dhe në pendim nga mëkati, gabimi dhe sistemi infektues:

"E nëse jeni penduar, atëherë juve u takon kryet e mallit tuaj, askë nuk e dëmtoni as vetë nuk dëmtoheni".


Fjala është për teuben-pendimin nga gabimi; Gabimi i xhahilijjetit; Xhahilijjeti i cili nuk ndërlidhet vetëm me një kohë dhe me një sistem. Në realitet, ky është devijim nga sheriati i All-llahut dhe programi i Tij kurdo dhe kudo qoftë; Gabim, gjurmët e të cilit paraqiten në ndjenjat e individëve, në moralin e tyre dhe në pikëpamjet e tyre për jetën. Gjurmët e tij paraqiten në jetën e bashkësisë (xhematit) dhe lidhjeve të tij të përgjithshme. Gjurmët e tij paraqiten edhe në jetën e njerëzimit në përgjithësi dhe në zhvillimin e tij ekonomik në veçanti edhepse të mashtruarit nga propaganda e kamatëmarrësve llogarisin se ai është e vetmja bazë e shëndoshë për zhvillim ekonomik!

Kthimi i kapitalit pa ndonjë shtesë është drejtësi me të cilën nuk dëmtohet borxhdhënësi e as borxhmarrësi. Ndërsa sa i përket zhvillimit të pasurisë ekzistojnë mënyra tjera të dlira e të pastërta. Për shembull, mënyra e angazhimit personal, mënyra e pjesmarrjes sipas formës së aksioneve që nënkupton dhënien e pasurisë atij që punon me te, duke e ndarë fitimin dhe humbjen. Pastaj mënyra e kompanive të cilat drejtpërdrejt i ofrojnë në treg aksionet e tyre - pa ndonjë obligacion bazor i cili do të marrë padrejtësisht (lexo: do të konfiskojnë) shumicën e fitimit - dhe i shfrytëzojnë fitimet hallall në kuadër të kësaj mënyre. Po ashtu mënyra e depozitimit në banka pa fajde (kamatë) që përmes tyre bankat të investojnë në kompani të ndryshme, fabrika apo veprimtari tregtare direkt apo indirekt - por duke mos ua dhënë me kamatë të caktuar - e që pastaj mes depozituesve të ndahet fitimi ose humbja sipas një sistemi të caktuar. Bankat mund të shfrytëzojnë një sasi të caktuar të të hollave për shkak të administrimit të tyre ndaj këtyre të hollave. Ekzistojnë edhe mënyra tjera por këtu nuk është vendi për sqarimin e tyre. Të gjitha këto janë të mundshme dhe të kapshme atëherë kur zemrat besojnë dhe qëllimet janë të drejta për t’i shfrytëzuar burimet e pastërta e të dlira e për t’iu mënjanuar burimeve të ndyta, kundërmuese e të qelbura.
 
Kështu konteksti i plotëson dispozitat të cilat kanë të bëjnë me borxhin në rast nevoje. Pra nuk është zgjidhje kamata me afat të shtyrë((riba nesieh me mbulesë të shtesës), por është pritja derisa të lirohet borxhliu dhe nxitja për ta shndërruar në sadakë (pra t’i falet duke e trajtuar borxhin sadakë apo zekat sh.p.), për ata që dëshirojnë t’u shtohen të mirat dhe t’u shumëfishohen:

"Po në qoftë se ai borxhliu është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje derisa të vijë në një çlirim. E t’ia falni borxhin në emër të lëmoshës, ajo, nëse e dini është shumë më mirë për ju".

Kjo është ajo falje bujare të cilën Islami ia ofron njerëzimit. Kjo është ajo hije e madhe në të cilën mund të strehohet njerëzimi i rraskapitur prej barrës së egoizmit, koprracisë, lakmisë dhe grindjeve. Kjo është mëshirë për borxhdhënësin dhe borxhmarrësin, por edhe për shoqërinë e cila i strehon të gjithë!

Ne dijmë se këto fjalë nuk japin kuptim "logjik" për mendjet e grykësve të rritur në vapën e xhahilijjetit aktual materialist! Edhe shija e fjalëve të ëmbla nuk ka kurrfarë lezeti në shijen e tyre të ngurëzuar e të pakuptimtë, në veçanti tek egërsirat kamatëmarrëse, të cilët janë ngulitur në viset e tokës dhe i gjurmojnë viktimat që janë nevojtarë e të mjerë të cilëve u ka ra në kokë ndonjë fatkeqësi e që kanë nevojë për pasuri e ushqim, veshmbathje, ilaçe e ndonjëherë edhe për t’i varrosur të vdekurit e tyre. Ata nuk gjejnë në këtë botë materialiste të fishkur, koprrace e dorërrudhur dikend që ua zgjat atyre dorën e bardhë të ndihmës, andaj edhe dorëzohen dhunshëm tek strofullat e egërsirave dhe si viktima të lehta sulen me këmbët e tyre në grackë. Ata i shtyn nevoja dhe i detyron domosdoshmëria! Pra, pa marrë parasysh a janë individë në këtë mënyrë ose në formë të shtëpive financuese (lexo: kredituese, sh.p.) dhe bankave kamatore, që të gjithë janë të barabartë në veprimet e tyre gjakpirëse dhe në masë përkrahen nga një grumbull teorish ekonomike, veprash shkencore, profesorë, kolegje, universitete, norma, ligje, polici, gjyqe e ushtri … që të gjithë janë këmbëngulës për ta arsyetuar dhe mbrojtur krimin e tyre dhe për t’i marrë fajden atij që merr guxim për ta zvarritur kthimin e saj (fajden) dhe ta kthejnë në arkën e tyre në emër të ligjit…!!

Ne e dijmë se këto fjalë nuk arrijnë te ato zemra, megjithatë, e dijmë se ato janë të vërteta - hak dhe jemi të sigurt se lumturia e njerëzimit është varet nga dëgjimi i këtyre fjalëve dhe veprimi sipas tyre:

"Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje deri sa të vijë në një çlirim. E t’ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo nëse e dini është shumë më mirë për ju".

I ngarkuari në borxh - sipas Islamit - nuk duhet të shkilet nga borxhdhënësi, ligji apo gjyqi, por duhet të merret parasysh gjendja e tij përderisa të çlirohet. Pastaj shoqëria muslimane nuk e lë pas dore askend duke pasur borxh. All-llahu e fton borxhdhënësin që t’ia japë sadaka borxhin e tij dhe nëse e bën vullnetarisht këtë të mirë ajo është e mirë për shpirtin e tij por edhe për borxhmarrësin. Ajo është më mirë edhe për tërë shoqërinë dhe jetën e saj solidarizuese. Ah, po sikur ta dinte i zoti i borxhit atë që e din All-llahu se sa lumturi ka në këtë vepër!

Anulimi i kamatës fshin një pjesë të madhe të pasojave të saj ngase borxhdhënësi do ta ngushtonte borxhmarrësin, do t’ia zinte frymën përderisa ai është i ngarkuar dhe pa rrugëdalje që ta paguaj borxhin. Andaj edhe këtu çështja u prezentua, në formë të kushtit dhe përgjigjes, duke bërë një pritje derisa të borxhliu të çlirohet dhe të mund ta kthejë borxhin, kurse krahas me të jepet stimulimi (nxitja) për ta dhënë sadaka borxhin, krejtësisht apo pjesërisht, në rast të mbingarkimit.

Madje tekstet tjera Kur’anore, këtij borxhliu të rënduar, i ndajnë një hise nga vendshfrytëzimet e zekatit për ta larë borxhin e vet dhe për t’ia lehtësuar vetes jetën:

"All-llahu caktoi obligim që lëmoshat (zekati etj) t’ju takojnë vetëm të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare),…, të mbyturve në borxhe" ( Tevbe, 60).

Këtu është fjala për borxhlinjtë të cilët borxhet e tyre nuk i shpenzuan për teket dhe pasionet e tyre, por i shpenzuan në gjëra të mira (hallall) e të pastërta, por rrethanat i rrëzuan!

Pastaj vjen në shprehje pasimi përfundues, i thellë e frymëzues, nga i cili rrënqethet shpirti besimtar dhe do të ishte më i lumtur sikur të tërhiqej nga borxhi krejtësisht, dhe (si pasojë e kësaj vepre të madhe, sh.p.) Ditën e llogarisë ndahet i shpëtuar prej All-llahut:

"Dhe ruajuni një ditë kur do të ktheheni tek All-llahu dhe secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë".


Dita në të cilën ata kthehen te All-llahu dhe çdo njeriu i plotësohet ajo që ka fituar, është ditë që në zemrën e besimtarit krijon gjendje të veçantë, kurse skena e tij është e pranishme në ndërgjegjen e besimtarit. Ajo në ndërgjegjen e besimtarit të All-llahut në këtë ditë është rrezik që dridhë tërë qenien!

Ky është një pasim përfundues i cili përputhet me ambientin e veprimeve, ambientin e marrjes dhe dhënies, ambientin e fitimit dhe shpërblimit. Ky është pastrim (kullim) kolosal për të kaluarën për çka ka dhe gjykim përfundues midis gjithë atyre që merrnin pjese në te në të kaluarën. Po a ka gjë më serioze që zemra e besimtarit t’i frikohet e t’i ruhet ?

Takvallëku (droja - frikërespekti) është rojtar i ngulitur fortë në thellësinë e zemrës. Atë e ka vendosur Islami aty dhe zemra nuk mund t’i ikë, ngase ai është i strukur thellë në të!
 
Ky pra është Islami, sistem i fuqishëm dhe butësi bujare i përfaqësuar në njëmendësinë tokësore. Mëshirë dhe nderim i All-llahut ndaj njeriut. Mirësia nga e cila njerëzimi është zhveshë dhe të cilën armiqtë e All-llahut dhe armiqtë e njeriut mundohen ta pengojnë! "PREJ SURES "ALI IMRAN"

"O ju që besuat, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni dhe keni frikë (dënimin e) All-llahut ashtuqë të gjeni shpëtim. Dhe ruajuni zjarrit që është përgatitur për pabesimtarët. E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtuqë të mëshiroheni. Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një xhennet gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit. Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke e ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen). Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të rrijnë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë". (Ali Imran 130 - 136)

Të gjitha këto udhëzime vijnë para se të hyhet në kontestin e betejës luftarake për të sinjalizuar në një prej veçorive të kësaj akideje: unifikimi dhe tërësia e ballafaqimit të kësaj akideje me qenien njerëzore dhe aktivitetin e saj në përgjithësi dhe kthimin e saj tërësisht në një bosht: boshtin e ibadetit vetëm për All-llahun dhe nënshtrimin vetëm Atij; të drejtuarit vetëm Atij për çdo çështje; Unifikimi dhe tërësia në programin e All-llahut dhe dominimi i tij në qenien njerëzore në çdo gjendje dhe çështje të saj dhe në çdo aspekt të aktivitetit të saj. Më pas këto udhëzime me shumanshmëritë e tyre sinjalizojnë në lidhjen e fortë midis të gjitha llojeve të aktivitetit njerëzor dhe në ndikimin e kësaj lidhjeje të fortë në rezultatet përfundimtare të gjithë angazhimit njerëzor siç edhe cekëm më parë.

Sistemi Islam merr nën sqetull njeriun në të gjitha pikëpamjet dhe e rregullon jetën e bashkësisë tërësisht e jo pjesërisht. Që këtu, ky unitet përfaqësohet midis aftësisë dhe përgatitjes për betejën luftarake dhe midis pastrimit të shpirtrave dhe dëlirësisë së zemrave; dominimit mbi pasionet dhe epshet dhe përhapjes së dashurisë dhe tolerancës në bashkësi. Që të gjitha janë afër njëra-tjetrës. Atëherë kur të prezentojmë detajisht çdo veçori prej këtyre veçorive dhe çdo udhëzim prej këtyre udhëzimeve, na bëhet e qartë lidhja e tyre e fortë me jetën e bashkësisë muslimane dhe me të gjitha mundësitë që i disponon në fushën e betejës dhe në të gjitha fushat e jetës!

"O ju të cilët besuat, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni dhe kini frikë (dënimin e) All-llahut ashtuqë të gjeni shpëtim. Dhe ruajuni zjarrit që është përgatitur për pabesimtarët. E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtuqë të mëshiroheni".

Ne veç kemi folur për kamatën dhe sistemin kamator detajisht në pjesën e tretë të këtyre hijeve, andaj këtu më nuk do ta përsërisim bisedën, por do të ndalemi te shumëfishimi i të shumëfishuarës. Një pjesë e njerëzve në këtë kohë dëshirojnë që të fshihen prapa këtij teksti dhe që t’i përfitojnë të tjerët dinakërisht duke thënë:"E ndaluar (prej kamatës) është shumëfishimi i të shumëfishuarës, kurse katër për qind, shtatë dhe nëntë nuk është shumëfishim i të shumëfishuarës dhe nuk është brenda sferës së haramit!"

Ata fillojnë duke qenë korrektë në fjalë se, shumëfishimi i të shumëfishuarës është përshkrim i një realiteti e jo edhe kusht që me të të ndërlidhet vendimi. Megjithatë, teksti i cili gjendet në suren "Bekare" është i prerë në ndalimin e bazës kamatore - pa përkufizim dhe kushtëzim:

"Hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata"…sado qoftë!

Meqë përfunduam me konfirmimin e parimit, kthehemi te ky përshkrim dhe themi: Ky përshkrim në të vërtetë nuk është vetëm përshkrim historik i veprimeve kamatore të cilat ishin të pranishme në Gadishullin Arabik dhe për të cilat teksti synon në këtë rast, por është përshkrim që i dedikohet sistemit të mallkuar kamator në përgjithësi sado që të jetë vlera e fajdes.

Me sistemin kamator nënkuptohet vendosja e qarkullimit të kapitalit në tërësi mbi këtë rregull. Kjo bën të kuptojmë se veprimet kamatore nuk janë veprime të rralla e të thjeshta. Këto janë veprime të përsëritshme nga njëra anë dhe të gërshetuara nga ana tjetër. Ato formohen me kohë, kontinuitet dhe gërshetim duke u shumëfishuar e shumëfishuar.

Sistemi kamator nga vetë natyra e tij gjithmonë e realizon këtë veti. Ai nuk është i përkufizuar vetëm në veprimet të cilat ndiqeshin në Gadishullin Arabik, por është veti e pranishme në çdo kohë.

Prej qëllimeve të këtij sistemi është që ta rrënojë jetën psikike dhe morale - siç e qartësuam një gjë të tillë në pjesën e tretë - e po ashtu prej qëllimeve të tij është që ta rrënojë jetën ekonomike dhe politike - siç e qartësuam edhe këtë gjithashtu. Prej këtu zbulohet raporti i tij me tërë jetën e ummetit dhe ndikimi i tij në epilogjet e ummetit përgjithësisht.
 
Islami - i cili formon ummetin musliman - dëshiron që ai të ketë pastërtinë e jetës psikike dhe morale dhe të ketë jetë ekonomike dhe politike të shëndoshë. Pas gjithë kësaj, kur kemi të bëjmë me rezultatet e betejave të cilat i udhëheq ummeti, çështja është e njohur. Ndalesa nga marrja e kamatës në kontekstin vazhdues të betejës luftarake është çështje e cila pra duket e kuptueshme në këtë metodologji gjithëpërfshirëse e largpamëse.

Ndërsa respektimi dhe pasimi i urdhërit të kësaj ndalese duke i’a pasur drojën All-llahut, me shpresë për shpëtim dhe frikë nga zjarri i cili është përgatitur për mosbesimtarët, pra pasimi me këto dy komponente është poashtu i kuptueshëm dhe është prej pasimeve më të përshtatshëm.

Kamatën nuk mund ta marrë njeriu i cili i ka dronë All-llahu dhe i ka frikën zjarrit i cili është përgatitur për mosbesimtarët. Kamatën poashtu nuk e hanë një njeri i cili i beson All-llahut. Besimi nuk është fjalë e cila thuhet me gjuhë por është pasim i programit të cilin All-llahu e ka bërë realitet të veprimit të njëmendtë të këtij imani dhe e bëri imanin çelës për realizimin e tij në jetën praktike dhe e ambienton jetën e shoqërisë në pajtim me synimet e tij.

ثshtë e pamundur të bashkohen imani dhe sistemi kamator në një vend. Aty ku vendoset sistemi kamator aty është dalur nga kjo Fe krejtësisht, dhe aty është zjarri i cili është përgatitur për mosbesimtarët!

Takimi në një vend në këto ajete Kur’anore i ndalesës nga marrja e kamatës dhe të ftuarit në drojë All-llahut dhe frikës së zjarrit i cili është përgatitur për mosbesimtarët, nuk është kotësi e as rastësi, por kjo është kështu për ta konfirmuar këtë të vërtetë dhe për ta thelluar në konceptet e muslimanëve.

Poashtu edhe shpresa për shpëtim përmes lënies së kamatës dhe drojës ndaj All-llahut, megjithë që shpëtimi është fryt natyror për drojë (devotshmëri) dhe për realizimin e sistemit të All-llahut në jetën e njerëzve. Ne në pjesën e tretë biseduam për efektin e kamatës në shoqërinë njerëzore dhe mjerimet e shëmtuara në jetën njerëzore. Tani, le të kthehemi tek ai proklamim atje që ta perceptojmë domethënien e shpëtimit këtu duke e karahasuar me lënien e sistemit të mallkuar kamator!

Pastaj vjen ky konfirmim i fundit:

"E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu që të mëshiroheni…".

Ky është urdhër i përgjithshëm për bindje - respekt All-llahut dhe Pejgamberit, duke e shkakëzuar mëshirën me anë të kësaj bindjeje - respekti të përgjithshëm. Por, meqë kjo komponentë është pasues i ndalesës nga kamata atëherë është argument i veçantë se nuk ka bindje në All-llahun dhe të dërguarin e Tij në një shoqëri e cila është ngritur mbi sistemin kamator. Poashtu nuk ka bindje në All-llahun dhe të dërguarin e Tij te një zemër e cila hanë kamatën në cilëndo prej formave të saj. Ja pra, kështu vijnë pasusët përfundimtar, përforcim pas përforcimi.

Ne në suren "Bekare" - në pjesën e tretë - patëm rastin që të shohim se konteksti aty lidhte bisedën rreth kamatës dhe bisedën rreth lëmoshës duke i vlerësuar ato si dy faqe të kundërta për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore dhe sistemit ekonomik dhe duke i vlerësuar si dy karaktere të dallueshme të dy kontrasteve kur kemi të bëjmë me sistemet: sistemin kamator dhe sistemin solidarizues. Pra edhe këtu gjejmë lidhjen në bisedën rreth kamatës dhe bisedën rreth shpenzimit në gjendje të volitshme e të vështirë.

Pas ndalimit nga marrja e kamatës, qortimit nga zjarri i cili është përgatitur për mosbesimtarët dhe nxitjes për takvallëk, drojë All-llahut, me shpresë përfitimi të mëshirës e shpëtimit … pas kësaj vjen urdhëri për nxitim në falje dhe xhennet i cili gjërësinë ka sa qiellërat e toka (i përgatitur për të devotshmit) … Më pas bëhet përshkrimi i parë i të devotshmëve: "Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi". Këta pra janë pala oponente e atyre që marrin kamatën shumëfish të shumëfishuar. E pastaj vijnë dhe vetitë dhe karakteristikat tjera:

"Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit: Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin ( të keqen ) njerëzve , e All-llahu i do bamirësit. Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? -dhe që duke e ditur, nuk vazhdojnë më në atë që kanë punuar (në të keqen)…"

Këtu shprehja e ilustron mënyrën se si realizohen këto bindje në formë konkrete, të lëvizshme. Atë e ilustron garë për t’ia arritur një qëllimi apo një shpërblimi:

"Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj". "Dhe për një xhennet, gjërësia e të cilit është si gjërësia e qiejve dhe e tokës". Ngutuni se atje ka: falje dhe xhennet. "i përgatitur për të devotshmit".

Pastaj i rreket shpjegimit të vetive të të devotshmëve:

"Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi".


Ata janë të vendosur që ta shtrijnë dorën ( të ndihmojnë ) dhe të shkojnë sipas programit hyjnor. Ata nuk i mashtron as gjendja e volitshme (komoditeti ekonomik sh.p.) e as vështirësia (kriza ekonomike sh.p.). Gjendja e volitshme nuk i dalldisë në mënyrë që t’i shfrenojë, kurse vështirësia nuk i pezmaton në mënyrë që t’i bëjë të harrueshëm. Ata në çdo gjendje posedojnë ndjenjën e përgjegjësisë dhe janë të shliruar (psikikisht) nga koprracia dhe lakmia. Janë të bindur në mbikqyrjen e All-llahut dhe ia kanë drojën Atij. Nuk ka gjë që e nxit shpirtin që është koprrac e i dashuruar në pasuri që vetvetiu ta shtrijë dorën përherë e në çdo gjendje, pos një elementi nxitës i cili është më i fuqishëm se ambicja e pasurisë, lëmshi i lakmisë dhe barra e koprracisë, e ai është takvallëku (droja - frikërespekti ndaj All-llahut), kjo ndjenjë e butë dhe e thellë përmes të cilës shpirti ngopet e pastrohet dhe çlirohet nga robëria dhe prangat.

Si duket sinjalizimi për këtë veti ka një ngërthim të veçantë brenda ambientit të kësaj beteje ngase ne po shohim se fjala rreth dhënies po përsëritet aty, dhe poashtu hasim qortimin ndaj atyre që kanë abstenuar dhe i pengojnë të tjerët për dhënie - siç edhe do të vjen në kontekstin Kur’anor në formë të përsëritur. E gjithë kjo sinjalizon në marëdhënie specifike brenda ambientit të luftës dhe në qëndrimet e disa grupeve ndaj ftesës për dhënie në rrugë të All-llahut.

"Dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve".


Ky është efekti i takvallëkut në realitet me të njëjtat motive dhe me të njëjtat impulse. Mllefi është refleks njerëzor. Atë e shoqëron ose i bashkangjitet një rrëmujë në gjak. Kjo është njëra prej flukseve të strukturës njerëzore dhe njëra prej domosdoshmërive të tij. Në atë rast nuk do të mund ta frenonte asgjë pos ajo cipë e butë shpirtërore e gufuar nga ngjitja për në piedestal më të lartë e më të gjerë se piedestalet e unit dhe domosdoshmërive.

Frenimi i mllefit është etapa e parë por ai si i vetëm nuk mjafton ngase ka raste që njeriu e frenon mllefin por ai i shndërrohet në urrejtje dhe mëri. Kështu mllefi i shpërthyer shndërrohet në fërkim lakmues kurse hidhërimi i haptë në urrejtje të fshehtë. Mllefi dhe hidhërimi janë më të pastër dhe më të dlirë se urrejtja dhe mëria. Andaj teksti në fjalë vazhdon që ta konfirmojë përfundimin shkrepës të këtij mllefi të frenuar në shpirtërat e të devotshmëve (muttekive), e ai është falja, toleranca dhe lirimi.

Mllefi është thyerje për shpirtin kur e frenon, prush që e gëlltit zemrën dhe tym që e mjegullon ndërgjegjen. Mirëpo kur shpirti e toleron dhe zemra e fal, atëherë është lirim nga kjo thyerje, ngjitje në hapësirat e dritës - nurit, freskim në zemër dhe prehje në ndërgjegje.

"E All-llahu i do bamirësit".

Ata të cilët dëshmojnë bujarinë e tyre me pasuri kur e kanë lehtë por edhe kur e kanë vështirë, pikërisht ata janë bamirësit. Por edhe ata që dëshmojnë bujarinë e tyre me falje e tolerancë pas mllefit dhe frenimit janë bamirës, e All-llahu "i do" bamirësit. Dashuria këtu është ajo shprehje e butë, përkdhelëse, e rrezatuar dhe ndriçuese e cila sintetizohet me atë ambient joshës, modest dhe të ndershëm.

Nga dashuria e All-llahut ndaj bamirësisë dhe bamirësve vjen në shprehje dhe merr hov dashuria ndaj bamirësisë në zemrat e të dashurve të Tij dhe lind dëshira e zjarrtë në këto zemra. Kjo nuk është vetëm shprehje e inspiruar, por përtej shprehjes është realiteti!

Bashkësinë të cilën e do All-llahu, dhe e cila e do All-llahun, te e cila përhapet toleranca, gjakëftohtësia dhe falja, është bashkësi solidare, e vëllazëruar dhe e fuqishme. Që këtu lidhshmëria e udhëzimit në këtë kontekst është e barabartë për betejën në fushë (shesh të luftës) dhe betejën në jetë (e përditshme)!

Tani kalojmë në një veti tjetër prej vetive të muttekive (te devotshmit):

"Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke e ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen)".

O çfarë tolerance ka kjo Fe ! All-llahu- lavdi pastë, nuk i thërret njerëzit të jenë tolerantë mes vete përderisa t’ua nxjerrë në pah një pjesë të tolerancës së Tij që ta shijojnë, ta mësojnë dhe ta përvetësojnë. I Lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë.

Të devotshmit ( muttekitë) janë në shkallën më të lartë të besimtarëve. Megjithatë toleranca e kësaj Feje dhe mëshira e saj me njerëzit i futë ata në turmën e muttekive:

"Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre…".

El - fahishetu (mëkati i shëmtuar) është prej mëkateve më mizor dhe më të mëdha, por toleranca e kësaj Feje nuk i shporrë nga rahmeti i All-llahut ata që joshen në te, e as që i le në bisht të karvanit, karvanit të besimtarëve, por ata i ngren në rytben më të lartë, në rytben e "muttekive", por me një kusht, kusht i cili e nxjerr në pah natyrën e kësaj Feje dhe parimin e saj: Ta përmendin All-llahun, dhe të kërkojnë falje për mëkatet e tyre dhe të mos vazhdojnë në atë që kanë punuar duke e ditur se ajo është mëkat dhe që të mos këndellen e krenohen me mëkatin e tyre, të ndjejnë ngushtësi e turp ose thënë ndryshe, të jenë në rrethin e ubudijjes - robërimit ndaj All-llahut dhe dorëzimit tek Ai. Ata vetëm kështu mund të mbeten nën hijen e All-llahut dhe në hapësirën e faljes, mëshirës dhe begatisë së Tij.

Kjo Fe, padyshim e njeh dobësinë e kësaj krijese njerëzore të cilës barra e trupit ndonjëherë i ulet në nivelin e mëkatit shëmtues e ngritet vapa e mishit dhe gjakut dhe i hipin teket shtazarake në zhavorin e epshit. Kështu teket, epshet, lakmitë dhe ambicjet e shtyjnë që ta then urdhërin e All-llahut. Kjo Fe e sheh këtë dobësi të tij por përsëri nuk sillet ashpër ndaj tij e as nuk tenton që ta nxjerr nga rahmeti i All-llahut kur i bënë zullum vetes, kur ngarkohet me mëkatin e shëmtuar, mëkatin e madh. Mjafton që flaka e imanit ende nuk është fikur në shpirtin e tij, freskia e imanit ende nuk është tharë në zemrën e tij, lidhshmëria e tij me All-llahun ende është e gjallë e nuk është shterrur dhe se ai e din se është rob që gabon dhe se ka Zot që e falë. Pra kjo krijesë e dobët gabuese dhe mëkatare ende është në udhë të drejtë, ngase, ende është duke ecë shtegut të sigurt, ende është i kapur për nyje e nuk i është këputur litari, dhe, le të çalojë e meta e tij sa të dojë, ai në fund do t’i ngjitet shtegut. Ai e ka litarin në dorë përderisa flaka është me te, përderisa All-llahun e përmend e nuk e harron, i kërkon falje dhe pranon vendosmërisht t’i robërohet vetëm Atij, dhe nuk mburret me gabimin e vet.

All-llahu nuk e mbyll derën e teubes (pendimit) për këtë krijesë të dobët e të lajthitur e as nuk e le të braktisur në lajthitje, as nuk e le të flakur e të frikësuar nga pasojat e fundit, por Ai e lakmon në falje e udhëzon në rrugë, e kap për dorën që dridhet dhe ia forcon hapin e tij çalues, ia ndriçon atij rrugën që të mbështetet tek Mbrojtësi i sigurtë dhe të strehohet tek Hija besnike.

Vetëm një gjë kërkohet prej tij - zemra të mos i shteret dhe shpirti të mos i dëmtohet ashtu që të harrojë All-llahun. Përderisa ai përmend All-llahun, përderisa në shpirtin e tij ekziston ajo flakë udhëzuese, përderisa në ndërgjegjjen e tij ekziston ajo klithje e furishme dhe përderisa në zemrën e tij ekziston ai virtyt i freskët, nuri do ta përshkojë shpirtin e tij përsëri, do të mbështetet tek Mbrojtësi i sigurt përsëri dhe do të mbijë ajo farë e tharë përsëri.

Fëmija yt i cili gabon dhe i cili e di se në shtëpi pos shkopit nuk do të gjejë tjetër, do të ikë i flakur e i dëbuar dhe nuk i kthehet shtëpisë kurrsesi. Por, nëse e di se përveq shkopit aty është edhe dora përkëdhelëse të cilës do t’i vijë keq dhe do ta ngushëllojë në momentin kur do të pendohet për mëkatin dhe kur do të kërkojë falje për gabimin tij, ai pa dyshim do të kthehet!

Kështu Islami e merr këtë krijesë të dobët njerëzore në çastet e dobësisë së tij. Ai e di se krahas dobësisë ekziston fuqia, se krahas barrës ka lehtësim dhe se krahas tekeve shtazarake ekziston dashuria hyjnore. Ai është i butë ndaj tij në çastin e dobësisë për ta marrë përdore në shtigjet e lartësisë dhe e përkëdhel në momentin e çalimit për ta shpier në piedestal përsëri, përderisa ai përmend All-llahun e nuk e harron dhe nuk ngul këmbë në gabim përderisa e di se është gabim. Ndërsa I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Nuk është këmbëngulës (në mëkate) ai që kërkon falje (bën istigfarë) edhe nëse brenda ditës i është kthyer shtatëdhjetë herë." 9

Kjo nuk do të thotë se Islami bën thirrje për liri të papërmbajtur (shfrenim amoral) e as që e lavdëron çaluesin e të rrëshqiturin (në mëkate), e as që i pëshpërit duke i’a zbukuruar të ndytën ashtu siç pëshpërisin "realistët"! Në të vërtetë ai pranon shkarjen nga dobësia ashtuqë të zgjohet në shpirtin njerëzor shpresa, ashtu siç reflektohet turpi! Falja është prej All-llahut - e kush mund t’i falë mëkatet pos All-llahut? E ajo nxit turpin e jo lakminë, trazon istigfarin - kërkimfaljen e jo mospërfilljen. Ata të cilët shfrenohen dhe mbesin këmbëngulës, ata në atë rast janë jashtë gardheve e shikimet e tyre janë të penguara nga gardhiqet.

Kështu Islami bashkon thirrjen e njerëzimit për në piedestalet e larta dhe mëshirën për këtë gjini e cila e njeh fuqinë e vet. Asaj i hap derën e shpresës dhe përgjithmonë e fut në gjirin e tij dhe e transferon deri tek depërtimet e tij më të fuqishme .10

Ata (te devotshmit) ç’do të fitojnë?


"Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj e aty do të rrijnë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë".


Ata nuk janë pasivë nga istigfari kur bëjnë mëkat, e as nga të shpenzuarit kur janë në gjendje të volitshme apo të vështirë, e as nga gëlltitja e mllefit dhe falja e njerëzve, por ata janë aktivë dhe punojnë "Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë".

Ekziston po ashtu lidhshmëria midis të gjitha këtyre tipareve dhe fushëbetejës të cilën e përcjell konteksti. Ashtu siç sistemi kamator ose ai solidar kanë efektin e tyre në jetën e bashkësisë muslimane dhe relacionin e saj me fushëbetejën, po ashtu edhe tiparet individuale dhe kolektive kanë efektin e tyre për të cilin sinjalizuam në fillim të bisedës. Mposhtja e koprracisë, mllefit dhe mëkatit, kthimi kah All-llahu, kërkimi i faljes dhe i kënaqësisë nga Ai - që të gjitha janë të domosdoshme për ta mposhtur armikun në betejë. Ata në të vërtetë janë armiq, ngase janë bartësit e koprracisë, epshit, mëkatit dhe mburrjes me to! Ata në të vërtet ishin armiq ngase qenien, pasionet dhe sistemin e jetës së tyre nuk i’a nënshtruan All-llahut, programit dhe ligjit të Tij. Pra, për këtë arsye shpallet armiqësia, zhvillohet beteja dhe bëhet xhihadi. Nuk ka shkase tjera që muslimani të armiqësohet dhe të zhvillojë betejë e të bëjë xhihad. Ai në realitet armiqësohet për hir të All-llahut, zhvillon betejë për hir të All-llahut dhe bën xhihad për hir të All-llahut. Pra, lidhshmëria është e fortë ndërmjet këtyre udhëzimeve në përgjithësi dhe prezentimit të betejës në këtë kontekst, po ashtu lidhshmëria është e fortë ndërmjet tyre dhe rrethanave të veçanta të cilat e shoqëruan këtë betejë, siç është kundërshtimi i urdhërit të Resulull-llahut sal-lall-llahut alejhi ve sel-lem dhe lakmia ndaj plaçkës së luftës nga e cila edhe u lind ky kundërshtim; mburrjes me vetvete dhe pasionet personale nga të cilat lindi kundërshtimi i Abdull-llah bin Ubejjes dhe atyre që ishin me të; dobësisë së përballimit të mëkateve për çka u bë zbrapsja e atyre që u zbrapsën siç do të ceket në kontekst; verbërisë së të konceptuarit lindi dhe moskthimi i çështjeve në vlerësim të All-llahut; pyetjes së disave:

"A kemi diçka (dobi) nga kjo çështje?" dhe disa të tjerëve: "Sikur ne të kishim (në dorë) diçka nga kjo çështje nuk do të luftonim këtu…".

Kur’ani i shqyrton të gjitha këto rrethana një nga një, i ndriçon dhe i konfirmon të vërtetat e tyre dhe i prek emocionet me prekje frymëzuese duke i zgjuar e gjallëruar… në këtë mënyrë të veçantë nga e cila hasim në shembuj në këtë kontekst Kur’anor." PREJ SURES "NISAث"

"Dhe për shkak të mizorisë së atyre që ishin jehudi dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne u’a ndaluam (u’a bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që ishin të lejuara. Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë, Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre". (Nisaë, 160 - 161)

Teksti në fjalë i cekë edhe disa vepra të shëmtuara të çifutëve nga ato që u përmendën më parë po në këtë sure: mizorinë; pengimin e shumtë nga rruga e All-llahut - ata janë këmbëngulës në të dhe vazhdojnë me këmbëngulje; marrjen e kamatës - jo nga padituria e as nga naiviteti - ngase atyre në të vërtetë i’u ndalua ajo, por, ata prapë ishin këmbëngulës në të dhe në ngrënien e pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë me anë të kamatës apo me metoda tjera veç saj.

Për shkak të këtyre veprave të shëmtuara dhe atyre që i cekëm më parë, atyre i’u ndaluan disa bereqete të cilat më herët i kishin të lejuara, ndërsa All-llahu për mosbesimtarët përgatiti dënim të dhembshëm.

Kështu kjo kampanjë zbulon natyrën e çifutëve dhe historinë e tyre, skandalizon arsyetimet dhe mospërfilljen e Pejgamberit nga ana e tyre si dhe shqetësimin dhe fyerjen e Pejgamberit - udhëheqësit dhe shpëtuesit të tyre. Zbulon se si për pak e për shumë ngarkoheshin me mëkate të shëmtuara dhe i ofendonin publikisht Pejgamberët dhe njerëzit e mirë, madje edhe i vritnin dhe krenoheshin me vrasjen e tyre! Kështu shpifjet, kurthat, mashtrimet dhe lajkat e çifutëve biejnë dhe asgjësohen. Gjithashtu bashkësia muslimane e din - atë që duhet ta dijë ummeti musliman në çdo kohë - se çfarë është natyra e çifutëve dhe karakteri i tyre, çfarë mjete përdorin dhe cilat janë metodat e tyre. Ata janë armiqtë e hakut dhe ithtarëve të tij, armiq të udhëzimit dhe ftesës ndaj tij në të gjitha gjeneratat dhe në të gjitha kohërat, ngase karakteri i tyre është armik i hakut qenësisht. Zemrat i kanë ngatërrestare, ndërgjegjet i kanë të prishura, kokën nuk e ulin ndryshe pos nën çekan! Ata i dorëzohen hakut vetëm atëherë kur shpata e fuqisë u rrin mbi qafë.

Ky definim ndaj kësaj kategorie krijesash nuk përkufizohet vetëm për bashkësinë e parë muslimane në Medine. Kur’ani është libër i këtij ummeti deri sa të jetojë. Nëse kërkojnë informatë dhe qëndrim ndaj armiqve të vet Kur’ani i informon, nëse kërkojnë këshillim për ndonjë çështje të tyre i këshillon dhe nëse kërkojnë udhëzim prej tij i udhëzon. Atyre u dha informatë dhe qëndrim, i këshilloi dhe udhëzoi për çështjen e çifutëve, andaj, ata edhe ishin të nënshtruar nga muslimanët. Por kur ky ummet e morri Kur’anin nëpër këmbë, atëherë i’u nënshtrua çifutëve, siç edhe vet e kemi parë, kur një grup i vogël u tubuan dhe i mundën, por vetëm atëherë kur ata e lanë prapa shpine librin e tyre, Kur’anin. Ishin të zhveshur nga udhëzimi i tij, e kishin braktisur atë dhe mjerisht i ndiqnin thashë e thëmet. Ky ummet do të mbetet i zhytur në kurthën e çifutëve dhe nën zullumin e tyre përderisa nuk do t’i kthehen muslimanët Kur’anit.

Konteksti në fjalë qëndrimin mbi çifutët nuk e mbaron me kaq përderisa t’i nxjerrë të pastër atë pjesë të vogël besimtarësh prej tyre. Ai ua konfirmon shpërblimin e mirë që do ta përjetojnë duke i futur në varganin e besimit të denjë dhe duke dëshmuar për ta për diturinë dhe imanin që e zotëronin. Kur’ani konfirmon se ajo që i udhëzoi për ta dëshmuar tërë këtë Fe është ajo që i zbriti Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe ato që zbritën para tij me porosinë e thellimit në dituri, e në të vërtetë ajo është imani. "PREJ SURES "RUM"

"Andaj jepja të afërmit atë që i takon e edhe të varfërit edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hirë të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit. Dhe çka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet tek All-llahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t’i afroheni All-llahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi)". (Rum, 38 - 39).

Përderisa pasuria është pasuri e All-llahut, Ai u’a dha në shfrytëzim disave nga robërit e Tij. All-llahu i cili është Pronari i parë i pasurisë, ndau një pjesë prej saj për disa grupe nga robërit e Tij, e ata të cilëve u është mundësuar ta kenë në dorë këtë pasuri, duhet t’u japin atyre që kanë nevojë për të, andaj edhe e quajti e drejtë - hak. Në këtë rast nga këto grupe përmenden: "Të afërmit, të varfërit dhe udhëtarit". Zekati ende nuk ishte caktuar, e as ata që e gëzojnë të drejtën për të nuk ishin përfshirë. Megjithatë parimi ishte vendosur, parimi se pasuria është pasuri e All-llahut. Ishte kështu ngase Ai është furnizues me të dhe se disa grupeve nga të nevojshmit u është caktuar e drejta në të, e cila u është garantuar nga Pronari i vërtetë i pasurisë dhe e cila arrin tek ta nëpërmjet atij që i është mundësuar ta ketë në dorë këtë pasuri. Kjo pra është themeli i teorisë islame ndaj pasurisë dhe në këtë themel janë vendosur të gjitha degëzimet e teorisë ekonomike të Islamit. Përderisa pasuria është pasuri e All-llahut, ajo pra i është nënshtruar të gjitha vendimeve të cilat i mori All-llahu sa i përket asaj, edhe atë pa marrë parasysh a është fjala për mënyrën e posedimit të saj, mënyrën e zhvillimit të saj ose mënyrën e konsumimit të saj, duke e pasë në dije se Ai është Pronari i parë i saj. Andaj pra, ai të cilit i është mundësuar ta vejë dorën mbi të nuk është i lirë që të veprojë me atë pasuri si të dojë.

All-llahu këtu bartësit e pasurisë të cilët i zgjodhi që të jenë besnikë ndaj saj, i orientoi në rrugën më të mirë për zhvillim dhe shpëtim, e ajo është dhënia të afërmit, të varfërit dhe udhëtarit, si dhe shpenzimi në cilësi të përgjithshme në rrugë të All-llahut: "E kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hirë të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit".

Disa prej të pasurve përpiqeshin që ta zhvillojnë kapitalin e tyre duke u dhënë dhurata (lexo: kredi) atyre që i takonin shkallës së mesme me qëllim që ajo dhuratë t’u kthehet shumëfish! Andaj Kur’ani u’a bëri me dije se kjo mënyrë nuk është mënyra e qëlluar për zhvillim: "Dhe çka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve ajo nuk do të shtohet tek All-llahu". Kjo është ajo që transmetimet e cekin si qëllim për ajetin e zbritur edhepse teksti i saj sipas të shprehurit përfshin të gjitha mënyrat përmes të cilave pronarët e pasurisë dëshirojnë që ta zhvillojnë kapitalin e tyre me anë të kamatës në cilëndo nga format e saj. Por, në të njëjtën kohë Kur’ani u’a shpjegoi mënyrën e zhvillimit të vërtetë: "E çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t’i afroheni All-llahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi)".

Kjo është mënyra e garantuar për shumëfishimin e kapitalit: dhënia e tij pa kthim, pa pritje me shtesë dhe pa kompenzim nga njerëzit. Kështu është vullneti i All-llahut, a nuk është Ai i cili e shtrinë dorën e rizkut (furnizimit) dhe e cakton atë? A nuk është Ai i cili u jep njerëzve dhe u’a ndal?

Andaj Ai është i cili u’a shumëfishon shpërndarësve për hir të All-llahut dhe Ai është i cili u’a zvogëlon kapitalin kamatëmarrësve të cilët japin në emër të njerëzisë. Kjo është llogari e dunjasë kurse atje kemi llogarinë e ahiretit, ku të shumëfishuarat shumëfishohen, andaj, kjo është tregti me fitim të madh këtu dhe atje!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top