Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
TIRANE - E enjtja ndërroi stinë, solli një engjëll. Inis Gjoni, kaçurrelsja e bukur, me tiparet e një aktoreje hollivudiane, me një karrierë të nisur si balerinë e talentuar, më pas si këngëtare, prezantuese e prej vitesh edhe si një regjisore e përgatitur ka shtuar dje një status të ri në jetën e saj.

Mëngjesi i të enjtes i kthehu buzëqeshjen. Të qarat e një fëmije, e engjëllit që erdhi dje nga një botë tjetër e shndërruan atë në qenien më fatlume në rruzull. Fryma e vogëlushes e mbushi me energji pozitive. Sytë e saj i treguan të gjithë bukurinë që universi mbart, të cilën regjisorja Gjoni s'e kish zbuluar kurrë më parë. Lëkura e foshnjës e bëri të kuptojë se brishtësia ekziston. Dora me të cilën bebushja i shtrëngoi gishtin, i demonstroi më së miri se dashuria e fuqishme jeton dhe kjo është pikërisht dashuria që ka nëna për fëmijën.

Këto ishin ndjesitë të cilat Inis Gjoni i preku dje e që nuk do t'i harrojë deri në fund të jetës së saj, pasi një identifikim i kësaj jete do të jetë pikërisht vajza e bukur. Do t'i mësojë shumë gjëra mikeshës së saj më të re, por mbi të gjitha do t'i tregojë që Inisi di të jetë një nënë që përmbush mungesa e fal pafundësi. Ndërsa lajmin e mësuam nga një status Facebook-u prej motrës së saj të madhe, Ildës, pasditja na gjeti në dyert e spitalit privat "Hygeia". Ingritin e gjetëm atje. Gëzimi ishte ravijëzuar edhe në portretin e motrës së vogël të regjisores Gjoni, e cila është gjithashtu në pritje të një fëmije. Dhoma gjendet në korridorin e katit të tretë dhe këtë e bëjnë të dallueshme më shumë lulet e tullumbacet në hyrje të saj. "It's a girl" shkruhet në disa prej tyre. Inisi është energjike dhe i përgjigjet me delikatesë pyetjes së secilit prej të afërmve në dhomë. Mesazhet nuk kanë të pushuar, megjithëse bukuroshja nuk ka njoftuar ende të afërm apo miq. Një zile celulari bie, vjen nga larg, janë familjarët e bashkëshortit të saj të ndjerë, Arjan Selimit, babait të vogëlushes që trokiti dje në këtë botë.
Prindërit dhe motra e tij telefonojnë nga Amerika për t'i dhuruar mirëseardhjen mbesës, shenjës së fundit të të birit, apo vëllait. Inisi diku përlotet, por sërish kthen buzëqeshjen. Vajza që lindi dje përmes operacionit është motivi i lumturisë së saj të përjetshme. Vogëlushja është e shëndetshme, e bukur shumë dhe siç thonë familjarët e saj i ngjan të atit. Edhe emrin asaj ia ka zgjedhur babi, kështu ajo do të ketë një shenjë më shumë nga ai. Coco-Antonel, do të quhet princesha e re e botës. Doni të dini më shumë për domethë-nien?! Ne e kemi për-gjigjen, Inisi na e tregoi. Coco-ja, ka qenë personazhi i preferuar i Selimit në komedinë "Salla e Banjës", të cilën regjisorja e vuri në skenë në mars të këtij viti ndërsa Antonel, është gjinia femërore e emrit të babait të show-girl-it, të cilin Arjani e kish taksur t'ia vinte fëmijës së tyre të parë. Ndonëse ai s'është më, Inisit i ka lënë shumë për t'u gëzuar. Një fëmijë! Urimeve që kanë mbërritur dje, e që jemi të bindur se do të vazhdojnë gjatë i bashkohemi edhe ne. "Një jetë sa më të gjatë princeshës së vogël, e një lumturi të pafundme mbretëreshës Inis!"

balkanweb.com
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Qfare emri haj medet ...!
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Se di pse "Coco" me duket emer papagalli, kurse "Antonel" sikur ka haruar ti veri "a" ne fund.
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Kur sja ka vene coco chanel lol

Ca i ka kap kto me kto emra...njera ja ve Coco antonel, tjetra Grace vejani moj shqip Antonela edhe Greis -.-

Gjithsesi me jete te gjate e t lumtur ; )
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

S'me ngelet gje tjeter pos urimit qe bebi dhe mami e re te marrin veten sa me pare si dhe bebi ti ngjaje kohes.

Sa per Coco-Antonel une vetem munde te them se vogelushes munde ti kem zili per cicin qe do thithe :p:p
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

me jet te gjat vajza
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Sa te bukur e paskan pershkruar Inisin eee :D
Po ska gje i falet se eshte bere mama, ti rroje :)

Por ama ky emri...LOL
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Me jete te gjate....Sa siperfaqesore po me dukeni ne komente...Po shqetesoheni per emrin e bebes jo per faktin qe po rritet pa baba....Moment i veshtire per Inisin gjithashtu edhe ne vazhdimesi per beben....
 
He o Gloom si ben edhe ti..
Une asnjehere su kam besuar edhe aq ktyre fundeve te lumtur, shpirtin binjak te atyre qe bejne
pjese ne boten e tv.
Spo flas per foshnjen se gjynah, por vete kjo do e gjeje nje tj ne me pak kohe.

Dhe une personalisht nuk i duroj keto femra si puna e kesaj... ''karriere'' kot i thone kesaj pune.

Tani edhe po te shqetesohemi skemi ca bejme...ajo te zgjidhte.. :)
 
Një zile celulari bie, vjen nga larg, janë familjarët e bashkëshortit të saj të ndjerë, Arjan Selimit, babait të vogëlushes që trokiti dje në këtë botë.

I ka vdek Morena,nuk jane ndare...Ti thua te zgjidhte dike qe nuk vdes??...Neve as po na hyn as po na del gje nga xhepi nga e gjitha kjo,thjesht mu duket shume siperfaqesore ne komente,ose ndoshta jam bere une sentimentale shume....
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Nderkohe qe po lexoja artikullin mendova se kishin harruar fare te atin e bebes!!!

Asaj ti rroje goca.... E sa per emrin ca spo degjojme nuk esht cudi.
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Me jete te gjate
nje emer i bukur do ishte dhe Coco Jumbo
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Një zile celulari bie, vjen nga larg, janë familjarët e bashkëshortit të saj të ndjerë, Arjan Selimit, babait të vogëlushes që trokiti dje në këtë botë.

I ka vdek Morena,nuk jane ndare...Ti thua te zgjidhte dike qe nuk vdes??...Neve as po na hyn as po na del gje nga xhepi nga e gjitha kjo,thjesht mu duket shume siperfaqesore ne komente,ose ndoshta jam bere une sentimentale shume....

Po ti e di kush ishte ky?

Code:
Arjan Selimi u vra me armë zjarri më 26 shtator në mbrëmje. Autorët qëlluan ndaj tij në oborrin e pallatit tek ish-parku i Autobusave në Tiranë. Nga mënyra si u krye atentati dhe disa rrethana të tjera, policia dyshon se krimi ka qenë i paramenduar në hollësi. Sipas disa dëshmitarëve, Arjan Selimi është ndodhur në një kafene para ngjarjes dhe nga xhami ka parë dikë që e ruante. I bërë kurioz, 37-vjeçari ka dalë nga lokali dhe ka ndjekur personin misterioz, por pa ecur më shumë se 15 metra është përballur me vrasësit. Arjan Selimi i dënuar njëherë më 16 vjet burg, po rigjykohej te Krimet e Rënda me akuzën e trafikut të drogës pas shkeljeve që u gjetën në dosjen e parë. Ai ndërkohë kërkohej dhe akuzohej në SHBA për trafikimin e një sasie të konsiderueshme droge me të cilën ishte kapur në Michigan. Pasi ishte lënë në liri me kusht, Armand Andoni ishte kthyer në Shqipëri, ku përdorte emrin Arjan Selimi deri në qershor 2004, kur u arrestua nga aksioni “Kompas” kundër trafikut të drogës. Trafiku i lëndëve narkotike dyshohet se ka qenë shkaku kryesor i vrasjes, ndërsa mësohet se edhe pse kjo është pista kryesore, grupi hetimor nuk ka në vëmendje ndonjë ngjarje a person konkret. Nga dëshmitë e mbledhura hetuesit nuk kanë mundur të kuptojnë nëse 37-vjeçari ka pasur konflikte me njeri. Pas lirimit në maj 2011, Arjan Selimi bashkëjetonte me regjisoren Inis Gjoni me të cilën priste edhe një fëmijë. Në momentin e vrasjes, Arjan Selimi ndodhej në masën e sigurisë arrest shtëpie. Të nesërmen e krimit, ai duhej të paraqitej në Gjykatën e Krimeve të Rënda për seancën e radhës.

nga panorama.com.al

gjynah per femijen qe do rritet pa baba, po nuk besoje se do rrije vejushe gjithe kohes Inisi :)
 
Hard duhet te jete gjithmone nje justifikim per dike qe vdes??Une u shpreha me keqardhje per femijen,edhe pse ajo sdo rrije me vejushe por femijen se do tjetri me shume se sa do e donte i ati....Baba kriminel,i poshter etj etj mbetet gjithmone babai i femijes....Faktisht sme intereson kush ishte ai,nuk me intereson jeta qe bente Inisi,me interesoi e me erdhi keq per beben...Jo gjithmone femijet duhet te paguajne per fajet e prinderve...
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Një zile celulari bie, vjen nga larg, janë familjarët e bashkëshortit të saj të ndjerë, Arjan Selimit, babait të vogëlushes që trokiti dje në këtë botë.

I ka vdek Morena,nuk jane ndare...Ti thua te zgjidhte dike qe nuk vdes??...Neve as po na hyn as po na del gje nga xhepi nga e gjitha kjo,thjesht mu duket shume siperfaqesore ne komente,ose ndoshta jam bere une sentimentale shume....

Po Gloom po e di erdhi lajmi, po them nga njera ane ke ti drejte
po nga ana tj nje si ajo e gjen dike kur te doje.
Dhe kur po thoja per zgjedhje- tani ndoshta dukem akoma me siperfaqesore, por llogjikisht
theksoj llogjikisht se pas cf nuk ndodh, nese nje person te jete i mire nga te gjitha anet, nese don te krijosh nje familje me te
sepse pikeriht si ky rasti mund te rritet femija ne nje te neserme pa baba.
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

epic fail..........
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

sa emer i gjate.....s gjeti nje me te shkurter,po prape i lezetshem
tani do fillojne ti ngjisin gjith shqiptaret emrin femijeve kshu :p :p ahahah
 
Titulli: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

ku ma gjeti kte emer ke kazoni plenave..
._.
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Prindërit dhe motra e tij telefonojnë nga Amerika për t'i dhuruar mirëseardhjen mbesës, shenjës së fundit të të birit, apo vëllait. Inisi diku përlotet, por sërish kthen buzëqeshjen. Vajza që lindi dje përmes operacionit është motivi i lumturisë së saj të përjetshme. Vogëlushja është e shëndetshme, e bukur shumë dhe siç thonë familjarët e saj i ngjan të atit. Edhe emrin asaj ia ka zgjedhur babi, kështu ajo do të ketë një shenjë më shumë nga ai. Coco-Antonel, do të quhet princesha e re e botës. Doni të dini më shumë për domethë-nien?! Ne e kemi për-gjigjen, Inisi na e tregoi. Coco-ja, ka qenë personazhi i preferuar i Selimit në komedinë "Salla e Banjës", të cilën regjisorja e vuri në skenë në mars të këtij viti ndërsa Antonel, është gjinia femërore e emrit të babait të show-girl-it, të cilin Arjani e kish taksur t'ia vinte fëmijës së tyre të parë.

Ta kete me jete... Do kete vajzen per te kujtuar bashkshortin e saj.
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Coco Antonel apo Coco Channel, apo ndoshta edhe nje Cocolade...por gjithesesi nje emer pa asnje kuptim.

MJER FEMIJET PER PRINDERIT QE UA VEJNE KETA EMRA ME TE CILET ATA DUHET TA JETOJNE TERE JETEN OSE TE MERREN (POSA TE BEJNE MOSHEN MADHORE) ME NDERRIMIN E TIJ.

Emri i femiut duhet te mendohet shume gjate, te kete nje kuptim, te paraqes prejardhjen, ta identifikoj se cfare paraqet...le qe as gjinin s'mund te ia perckatosh me keta emra te pakuptim, por s'mund ta dijsh as cka eshte (Grek, Italian, Amerikan, Kinez, Rus apo cka dreqin eshte tjeter) sepse per shqiptar as qe mund te mendohet.

Te mjeret ne te mjeret sa shkurtpames qe jemi,,,
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Me mir ta kishte quajtur KOKAIN E PASTER :D do i shkonte me shum :p
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

po ca keni me emrin e cupes se vogel, e ka shpjeguar ajo pse i vuri kete emer :)
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Hard ..patjeter qe e ka skjaruar ne ate te sajen...por mendoj se ne pergjithesi eshte shume problem puna e ketyre emrave qe nuk kane asnje domethenie dhe asnje kuptim.
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Hajt se nt'ardhmen e nderron :p
Emer palidhje.
Nuk e di kush kishte thene qe do rritet pa baba femija ! sa babai do i ofrohet asaj nga e ema do filloje ti perzije :p
 
Pe: Inis Gjoni lind vajzë, e quan Coco-Antonel

Me jete te gjate bebi ,emer i bukur ...modern ,por pak jo komod per ne si shqiptar .
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top