Will Smith President i Shteteve të Bashkuara?!

Kresha

A pretty face can never trick me
Prej vitesh ka zëra rreth aktivizimit të mundshëm të Will Smith në politikë dhe të ardhmes së tij. Nuk është thënë shumë rreth tij, por bashkëshortja Jada Pinkett Smith ka deklaruar diçka më të qartë në intervistën e saj për reviztën “Bunte”. “Will po mendon të kalojë në politikë. Ai ka thënë se imagjinon vetëm të jetë President i Shteteve të Bashkuara. Ai nuk po bënte shaka, ishte shumë serioz”, u shpreh ajo. Kjo do të thotë se Jada mund të bëhet një “First Lady” dhe ajo thotë se nuk është ende e gatshme për të marrë një përgjegjësi të tillë. “Unë gjithnjë kam dashur të jem presidenti i parë me ngjyrë por Barack Obama më vodhi idenë”, tha Smith teksa Obama po shkonte drejt zyrës së tij. “Gjithçka është mirë për mua. Barack mund të jetë i pari dhe pastaj vjen rradha ime”, tha ai. (Lajmifundit)
 
Titulli: Will Smith President i Shteteve të Bashkuara?!

Nëse e kryen detyrën e presidentit ashtu si të aktorit atëherë le të kandidohet besoj që do t'i fitonte zgjedhjet!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top