I l i r e t

Bilderberg

Anëtar i ri
-Iliret.

Vendbanimet dhe varrezat ne kohen e bronzit dhe te hekurit.
Karakteristike kryesore e epokes se Bronzit (3000-1100 vjet para eres se re) eshte lindja e metalurgjise se bronzit dhe si rrjedhoje veglat kryesore te punes dhe armet pergatiteshin me kete material te ri. Kjo solli ndryshime ne te gjitha deget e ekonomise, sidomos ne bujqesi e blegtori. Toka filloi te perpunohej me parmende, te cilen e terhiqnin kuajt dhe qete. Ekonomia blegtorale me kopete e medha te gjedheve te imeta e te trasha i dha perparesi punes se burrave dhe shkolla shkalle gjinia matriarkale u zevendesua me gjinine patriarkale. Krahas vandbanime te hapura, te vendosura ne fusha pjellore e tarraca, vendbanimeve shpellore e kasolleve te ngritura mbi hunj (Maliq, Trn, Belsh, Gajtan, Benje, Konispol, Sovjan etj) nga funi i epokes se bronzit linden dhe vendbanimet e para te fortifikuara me mure (Bardher-Sarande, Margellic-Fier etj).

Lenda e pasur arkeologjike e zbuluar ne vendbanime e ne nekropole (qeramike, arme, stoli e vegla pune) beri te mundur vazhdimesine e zhvillimit kulturor gjate bronzit te hershem, te mesem e te vone. Tregues i rendesishem per perudhen e Bronzit te vone eshte shtimi i prodhimeve prej bronzi si dhe i importeve te objekteve metalike nga Egjeu dhe Mikena.

Gjate epokes se hekurit (shek. XI-V para eres se re) vendbanimet karakteristike ngriheshin mbi kodra te mbrojtura, me pozicion mbizoterues ne mjedise te pasura me toka buke e kullota. Kufijte e vendbanimit percaktoheshin nga muret rrethuese te ndertuara me gure te medhenj e mesatare, te papunuar. Keto vendbanime behen tipike per epoken e hekurit si dhe vendbanimi i Gajtanit (Shkoder), i Trenit (korce) dhe i Kalivose (Sarande). Keshtu ndodh edhe me kultin e varrimit. Ne fillim te epokes se bronzit u shfaq riti i varrimit ne tuma (koderza te bera me gure e dhe), i cili gjate epokes se brozit te mesem e te vone u be me i shpeshte dhe ne epoken e hekurit njohu perdorimin e tij me te madh, (keneta e Cinamakut e Kukesit, Shtoj i Shkodres, Mat, Pazhok i Elbasanit, Barc i Korces, Vajze e Vlores, Dropull i Gjirokastres etj.)

Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike deshmojne se gjate kohes se hekurit iliret merreshin si dhe me pare, kryesisht me bujqesi e blegtori/ Perparime te dukshme u bene ne nxjerrjen dhe perpunimin e mineraleve qe u ndihmua edhe nga zonat e pasura me minerale si Mati dhe Mirdita.

Origjina Ilire
Gjate epokes se Bronzit dhe te hekurit ne territorin e Ballkanit kane banuar tre popuj te medhenj: greket ne jug, iliret ne perendim dhe traket ne lindje te gadishullit. Mbi bazen e te dhenave arkeologjike, gjuhesore, antropologjike dhe te burimeve te shkruara eshte arritr ne perfundimin se kultura dhe etnosi ilir kane origjine autoktone (vendase). Ata linden dhe u formuan ne baze te nje procesi te gjate dhe te panderprer, gjate mijevjecarit te dyte dhe te para para eres se re. Ne fund te epokes se hekurit si rezultat i konsolidimit te metejshem te kultures e te gjuhes u formua bashkesi fisnore te qendrueshme ilire te cilat permenden me emer ne burimet e autoree te hershem antike.

Trualli historik i Ilireve
Trualli historik i ilireve perfshin tere pjese perendimore te Ballkanit, Kufiri verior i tyre eshte veshtire te percaktohet. Ka mendime se si kufi natyror ishin deget e Danubit (Sava e Drava), kurse ne jug duke perfshire dhe Epirin, kufiri shkonte deri ne gjirin e Ambrakise (Preveza). Ne lindje si kufi natyror ishin lumenjte Morava e Vardar dhe ne perendim brigjet e Adriatikut e te Jonit. Grupe te vecanta fisesh Ilire u vendose dhe ne Italine e Jugut (mesapet e japiget).

Fiset me te rendesishme ilire ishin: taulantet, ardianet, dardanet, dalmatet, penestet, moloset, kaonet, tesprotet etj.

Tesprotet ishin nje fis i madh qe shtriheshin ne zonen bregdetare qe nga Vjosa deri ne Mat. Ne shpine te tyre ishin parthinet, desaretet, enkelejte. Pergjate brigjeve te Adriatikut te mesem banonin ardianet. Ne viset e Ballkanit Qendror ishin dy fise te medha e te rendesishme: paionet - ne luginen e mesme te Vardarit dhe dardanet qe banonin ne rrafshin e Kosoves. Siper ardianeve drejt veriperendimit ishin dalmatet dhe ne skajin veripendimor, liburnet.

Ne zhvillimin ekonomik e shoqeror te ilireve dhe ne zhvillimin e marredhenieve nderfisnore ndikoi dhe pozita e favorshme gjeografike. Krahinat ilire jugore u lidhen ngushte me Greqine e Egjeun, kurse krahinat veriore u lidhen ngushte me Evropen Qendrore.

Autoret Antik mbi Ilirine

Iliret ne shkrimet e Autoreve Antike

1. Shtepite e tyre jane ndertuar ne kete menyre: ne mes te liqenit, mbi trre te vene ne kryq, jane vendosur shtroja derrasash. Ato lidhen me token me anen e nje ure. Atje rronin ne kete menyre: Secili mbi keto shtroja kishte nje kasolle, ne te cilen banonte dhe kishte nje qepen te lidhur mire, i cili sherbente per te zbritur poshte ne liqen. Femijet e vegjel i lidhnin per kembe me litar, nga frika se mos binin poshte ne liqen. Peshk kapnin me shumce aq te madhe saqe ne qoftese ndonje e hapte qepenin, leshone me litar koshin e zbrazet dhe pas pak e terhiqte koshi mbushej plot me peshq. Herodoti, shek V para eres se re.

2. Eshte nje fushe, Helopia, shume pjellore dhe me luadhe te mira e te pasura, me dele dhe qe kembeharkuarأ¢â‚¬آ¦ Ketu banojne burra me shume kopi gjedhesh. Hesiodi, shek VIII-VII para eres se re.

3. Thone se tek iliret e quajtur taulante bejne vere nga mjalti: pasi i shtrydhnin hojet, mjaltit i hedhin uje dhe e ziejne ne kazan, gjersa te mbetet gjysma. Kete e hedhin nder ene prej balte dhe e lene gjersa perseri te mbetet gjysma, pastaj lengun e shtien nder ene prej druri. Ketu thone se e lene te fermentohet per nje kohe te gjate dhe behet si vere, dhe madje nje vere e embel dhe e forte. Kurse tani thone se kjo behet dhe ne disa vende te Hellades. Aristoteli, shek IV para eres se re.

4. Pastaj vjen Iliria, nje toke e gjate me shume popuj brenda. Thone se popullsia e saj eshte shume e madhe. Nga keta popuj disa banojne ne viset e brendshme, dule leruar token, disa te tjere javes detit Adriatik. Nje pale nga keta i binden pushtatit te basilejve, disa te tjere monarkeve dhe nje pale tjeter vetesundohen. Thone se keta i nderojne shume perendites, se jane shume te drejte dhe mikrpites, se e duan jeten shoqerore dhe jane te dhene pas nje jete shume te hijshme. Scymni, shek III-II para eres se re.

5. I gjithe bregdeti i Ilirise eshte me shume limane, si ne bregdetin e gjate, ashtu dhe ne ishujt e aferm, kurse perkundrazi, ana e Italise perballe s'ka limane. Gjithashtu i ngrohte dhe frytdhenes eshte ky vend, se eshte plot me ullishta dhe me vreshta te mira, pervec ne disa vende te pakta ku toka eshte fare e ashper. Straboni, shek I para eres se re.
 

Attachments

  • illyria-gross.jpg
    illyria-gross.jpg
    104.2 KB · Shikime: 44
SHTETI ILIR

Lindja dhe zhvillimi i shtetit Ilir.
Lindja e shtetit ilir u parapri nga krijimi i federatave fisnore, te cilat formoheshin nga lidhjet qe krijoheshin ndermjet fiseve te vogla. Federata te tilla ishin ato te taulanteve, enkelejve, moloseve, dardaneve etj. Ne krye te federates ishin bazileusi (mbreti), pushteti i te cilit erdhi duke u fuqizuar dhe me pas u be i trashegueshem.

Aty nga mesi i shek V para eres se re, iliret u futen ne rrugen e zhvillimit skllavopronar, kurse gjate shek IV-II para eres se re u vendosen marredheniet skllavopronare dhe u formua shteti Ilir. Ai ushtroi pushtetin e vet ne nje territor te gjere, qe perfshinte krahinat Luhnid ne kufi me Maqedonine, duke pasur si kufi ne veri Mbreterine Dardane. Qendra e shtetit ilir u zhvendos ne juglindje ku u formua Mbreteria e Enkelejve, ne jugperendim, Mbreteria e Taulanteve dhe me vone ne krahinat veriore, Mbreteria e Ardianeve.

Ne krahinat jugore u formua shtati i Epirit, i cili ne kohen e shtrires se tij me te gjere perfshinte territeret nga Vjoesa ne veri deri ne gjirin e Artes ne jug. Ne krahinat e brendshme jugore e qendrore ilire u formuan tri mbreteri te vogla: Mbreteria e Pajoneve, e Dardaneve dhe Athamaneve.

Mbreteria Ilire (shek V-III para eres se re)
Mbreteria Ilire u formua ne cerekun e fundit te shek V para eres se re ne lindje te Durresi nen udheheqejen e dinasties mbreterore te taulanteve. Ne kohen e fuqizimit te saj ajo zinte nje territor qe kishte si kufi jugor Lidhjen Molose (lumi i Vjoses) dhe kufi verior Federaten Liburne (lumin Narona). Ne lindje kufizohej me shtetin maqedon dhe me Federaten Dardane. Ne anen perendimore ndodheshin dy qytet-shtetet me te rendesisme te Adriatikut: Dyrrahu dhe Apolonia.

Qe ne fillimet e saj aristokracia ilire sunoi te perfshinte ne kufinje e shtetit te vet dhe Dyrrahun. Per kete arsye, mbreti i taulanteve u perzie ne luften civile qe plasi ne Dyrrah ne vitin 436 para eres se re ndermjet aristokracise dhe demokrateve ku mbajti anen e demokracise. Keshtu, duke u nisur nga Dyrrahu filloi konflikti i gjate i njohur ne histori si "Lufta e Peleponezit" ndermjet dy koalicioneve te medha greke te kryesuara nga Athina dhe Sparta (431-411). Peshen kryesore te kesaj lufte nga ana e fiseve ilire e mbajten enkelejte te cilet banonin ne treven e liqenit Lyhnid (te Ohrit). Per hir te kesaj peshe, ne krye te shtetit ilir u vune mbreterit e dinastise enkelease. Nen udheheqjen e tyre, ne vitin 423 para eres se re iliret korren nje sukse te madh pasu thyen ne kufinjte e tyre lindor forcat e bashkuara maqedonase dhe spartane.

Ne vitet 393-350 para eres se re ne krye te shtetit te enkelejve erdhi Bardhyli i cili u shqua si komandat ushtarak dhe udheheqes politik. Ai ishkeputi Maqedonise mjaft toka dhe i detyroi mbreteri e saj te paguanin taksa. Duke nderhyre ushtarakisht, Bardhyli vendosi nen sundimin e vet dhe Mbreterine Molose. Por ne fund te jetes se tij, raporti i forcave ndryshoi ne dem te Ilirise.

Pasardhesit e Bardhylit nuk qene ne gjendje ta rimerrnin veten, per me teper kur ne fronin maqedon erdhi Aleksandri i Maqedonise, i cili ne betejen qe u zhvilluar ne Pelian 355 para eres se re mundi ushtrine e Mbreterise Ilire.

Kjo renie qe e perkohshme. Pasi vdiq Aleksandri (323), Mbreteria Iliri rifitoi pavaresine, kete radhe nen udheheqjen e Glaukise, mbret i Taulanteve. Ne lufte kunder Maqedonise, Glaukia pati disa humbje por pastaj korri suksese te medha. Ai rifitoi tokat e humbura ne lindje dhe me pas 312 para eresse re mori Dyrrahun dhe Apolonine, kurse tre vjet me vone nderhyri ne shtetin molos duke vendosur ne fron Pirron.

Gjate kohes se sundit te Glaukias, rreziku maqedon erdhi duke u dobesuar. Pas vdekjes se tij mbreterise Ilire i lindi nga jugu nje rrezik i madh i shtatit molos i cili gjate sundimit te Pirros u be fuqia me e madhe e Ballkanit.

Shteti i Epirit
Ne kohen antike treva qe shtrihej nga lumi Vjosa ne veri, deri ne gjirin e Ambrakise ne jug dhe pertej detit Jon deri ne malet e Pindit ne lindje, formonte nje njesi gjeografike e politike me vete, qe njihej me emrin Epor (apeiros-toke, stere). Ne kete treve banonin 14 fise, si Tesprotet, Kaonet, Moloset etj, te cilet sipas burimeve te shkruara te autoreve antike greke, ishin "barbare", dmth popuj jo greke.
Rolin kryesor ne formimin e federates epirote e luajten moloset, prandaj ne fillim u quajt koinoni molos. Koninoni mori tiparet e nje shteti gjate sjysmes se pare te shek. IV para eres se re, kur ne pushtet erdhi dinastia e Ajakideve. Ne fillim Mbreteria Epirote qe shume e dobet per shkak te grindjeve te brendshme. Ne fillim te shek III para eres se re keto grindje u kapercyen kur pushtetin e mori ne dore Pirroja i Epirit (297-272 para eres se re).

Pirroja u tregua qysh ne fillim nje sundimtar i shkathet dhe perqendroi gjithe pushtetin e ne duart e veta. Gjate sundimit te tij shteti epirot u be fuqi e renresishme e kohes me nje fuqi te madhe ushtarake, si dhe me nje autoritet politik te shquar ne Mesdhe, Pirroja vendosi marredhenie diplomatike me nje sere shtetesh te fuqishme dhe i forcoi keto lidhje me martesa te shumta qe beri me bijat e sundimtareve te tjere. Ai i kushtoi nje vemendje te vecante organizmit te ushtrise dhe perpunimit te nje strategjie efektive ushtarake e cila i sherbeu per te ndermarre nje sere fushatash ushtarake. Pirroja i zgjeroi territoret e shtetit te Epirit duke pushtuar vise te Maqedonise deri ne lumin Vardar, ne jug pushtoi territore te Greqise deri ne gjirin e Korintit, kurse ne Veri i shtriu kufinjte e shtetit te tij deri ne Shkumbin.

Fuqizimi ekonomik e ushtarak ia arrit aristokracise epirote lakmine per pushtime te tjera. Rasi u gjet kur Tarenti, nje qytet i Italise se Jugut, u kerkoi epiroteve ndihme per t'u mbrojtur nga Roma. Ne lufterat qe zhvilloi Pirroja ne Itali, i theu keqas romaket, por edhe epirotet pesuan humbje te medha. Pas disa fitoresh qe arriti edhe ne Sicili, si dhe pas humbjes qe pesoin ne vitin 273 para eres se re u kthye ne Epir ku perseri nuk ndenji i qete. Me ushtrite e tij hyri ne Greqi por u vra gjate luftes qe zhvilloi 272 para eres se re ne qytetin Argo te Korintit.

Pas vdekjes se Pirros ne Epir shperthyen perseri konflitet e brendshme te cilat cuan ne dobesimin e mbreterise se Epirit dhe ngushtimin e kufinjve te saj. Me 234 para eres se re vendin e monarkise e zuri republika e federuar me emrin "Lidhja Epirote" me kryeqytet Finiqin afer Sarandes.

Mbreteria Dardane
Ne fillim te shek.III para eres se re ne treven qendrore te Ballkanit spikati Mbreteria Dardane si nje organizim politik i rendesishem. Duke zene gjithe territorin e sotem te Kosoves, ajo shtrihej ne veri deri ne Nish, kurse ne jug perfshinte Shkupin. Ne trojet e saj banonin fise te ndryshme ilire por rolin kryesor e luante fisi i dardaneve.

Mbreteria Dardane u formua ne mjedisin e lufterave te vazhdueshme qe fiset ilire te kesaj treve u detyruan te zhvillonin kunder maqedoneve, te cilet sunonin te vendosnin hegjemonine ne Ballkan. Ne kete lufte te gjate mbrojtese dardanet lidhen aleanca me fiset e tjera ilire qe kercenoheshin nga ekspansioni maqedon. Konfliktet me Maqedonine u nderprene per pak kohe, rreth vitit 280 para eres se re kur keltet e ardhur nga veriu ndermoren nje fushate per pushtimin e Dardanise , Maqedonise dhe Greqise. Dardanet dhane nje ndihmese te rendesishme ne shpartallimin e kelteve por pasi kaloi rreziku i tyre, maqedonet rifillian perpjekjet e vjetra per te nenshtruar Dardanine. Keto luftera moren perpjesetime te medha nga fundi i shek III para eres se re. Megjithate, Mbreteria Dardane i perballoi te gjitha fushatat ushtarake qe ndermori Maqedonia ne fund te shek III para eres se re. Ne vitin 200 para eres se re Mbreteria Dardane qendronte e fuqishme ne kufinjte e saj historike
 

Attachments

  • Epirus- Mollossia map.jpg
    Epirus- Mollossia map.jpg
    74.9 KB · Shikime: 19
  • dardania28.jpg
    dardania28.jpg
    99.3 KB · Shikime: 17
Ne mesin e shek. III para eres se re ne krye te mbreterise Ilire dolen ardianet. Aristokracia skllavopronare ardiane, e cila kishte krijuar nje organizim te mire ushtarak, ne vitin 251 para eres se re mori ne dore pushtetin dhe perfaqesuesi i saj u be Pleurati. Keshtu, ne fuqi erdhi dinastia ardiane, qe sundoi per me teper se 80 vjet, me kryeqytet Shkodren.
Ne lufte me keltet, ardianet arriten t'i debonin ata pertej lumit Narona, kurse ne jug arriten te rrezonin mbreterite e vjetra te enkelejve e te taulanteve, duke e shtrire pushtetin e tyre ne tere Ilirine e Jugut.

Pas vdekjes se Peluratit ne vitin 250 para eres se re erdhi ne fron Agroni, i biri i tij, i cili sundoi per 20 vjet. Gjate sundimit te Agronit shteti ilir beri hapa te medhenj perpara ne fushen ekonomike, politike dhe ushtarake. U krijua nje ushtri e forte dhe nje flote e fuqishme, u forcua pushteti qendror ne dem te autonomise lokale: U rivendosen kufinjte e meparshem qe nga Vjosa deri ne Narona, me perjashtim te tri kolonive bregdetare: Dyrrahu, Apolonise dhe Ises. Mbreteria Ilire u be nje shtet i forte dhe nje fuqi detare. Lundrimi ne Adriatik u fut nen kontrollin e flotes Ilire.

Me vdekjen e Agronit ne krye te shteti erdhi gruaje e tij Teuta, e cila nuk ndryshoi politiken e jashtme te shteti ilir. Duke mbajtur aleancen me Maqedonine, Teuta ne vitin 230 para eres se re nisi kunder Epirit ushtrine dhe floten Ilire. Ekspedita perfundoi me sukses dhe Republika e Epirit hyri ne varesine e Mbreterise Ilire.

Ne vitin 229 para eres se re Teuta iu drejtua qyteteve bregdetare. Meqenese Dyrrahu dhe Isa rezistuan, flota ilire nen komanden e Dhimiter Farit iu drejtua Korkure dhe pasi shpartalloi floten greke, e pushtoi ate. Keto fitore e bene Mbreterine Ilire nje nga fuqite me te medha te pellgut te Mesdheut.

Lufta e Pare Iliro-Romake (229-228 para eres se re)
Rritja e fuqizimi i Mbreterise Ilire vuri ne shqetesim jo vetem shtetet e Greqise por dhe Republiken e Romes, e cila synonte te sundonte ne detin Adriatik. Ne vjeshte te vitit 229 para eres se re Roma filloi luften kunder Mbreterise Ilire.

Fati i luftes me Romen nuk u percaktua aq nga veprimet luftarake sesa nga dobesite e brendshme te shtetit Ilir. Qytetet e medha si Dyrrahu, Apolonia dhe Isa te cilat perbanin mbeshtetjen kryesore te mbrojtjes u bashkuan me romaket. Njeri nga komandatet e Teutes Dhimiter Fari tradhetoi dhe ia doresoi armikut floten Ilire dhe ishullin e Korkyres. Ne keto kushte Teuta u detyrua te nenshkruante paqen me Romen.

Kushtet e paqes se vitit 228 para eres se re qene te renda per Mbreterine Ilire. Teuta detyrohej t'u paguante romakeve nje takse, te hiqte dore nga pjesa me e madhe e Ilirise dhe te mos lundronte ne jug te Lisit me me shume se dy anije. Keshtu Mbreteria Ilire u reduktua ne nje shtet te vogel ne veri te Lisit.

Lufta e Dyte Iliro-Romake (219-219 para eres se re)
Pas nenshkrimit te paqes u duk sikur ne Iliri qe vendosur plotesisht sundimi Romak. Por ngjarjet tregojne se as iliret, as fqinjet e tyre maqedonet nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar. Ne vitet qe pasuan, Dhimiter Fari u be mekembes i Mbreterise Ilire ne vend te Teutes e cila ishte larguar nga froni. Dhimiter Fari e shtriu pushtetin e tij mbi gjithe Mbreterine Ilire dhe ndermori nje politike te pavarur nga Roma; ai lidhi aleance me Maqedonine, mekembi ushtrine, ndertoi nje flote te fuqishme dhe u be nje kundershtar i ri per Romen.

Roma nuk mund ta lejonte kete fuqizim te ri te Mbreterise Ilire dhe me 219 para eres se re i shpalli lufte. Edhe kete radhe iliret vuanin nga percarjet e brendshme. Nje pjese e aristokracise skllavopronare me ne krye Skerdilaidin, kaloi ne anen e romakeve. Me 218 para eres se re pas dy betejave shume te ashpra, njera ne Dimal (midis Fierit e Beratit) dhe te tjera ne ishullin e Farit (Dalmacine Jugore), Dhimiter Fari u mund dhe u largua per ne Maqedoni. Ne keto kushte Roma e cila kishte shqetesimet e saj te brendshme lidhi me te shpejte nje marreveshje me Skerdilaidin i cili u be sundimtar i shtetit Ilir dhe detyrohej ti paguante Romes disa taksa.

Lufta e Trete Iliro Romake (170-167 para eres se re)
Pas luftes qe perfundoi me fitoren e Romes, ndikimi i saj mbi shtetin Ilir erdhi duke u rritur. Kjo beri qe forcat antiromake ne Ilir te zgjeroheshin. Pleurati (i biri i Skerdilaidit), me gjithe perpjekjet qe beri, nuk qe ne gjendje te clirohej nga vartesia e Romes. \

Hipja ne fron e Gentit me 181 para eres se re shenon nje etape te re per shtetin Ilir. Ai u perpoq shume per forcimin ekonomik e politik te shtetit ilir. Ai synoi te vendoste nje sistem monetar te perbashket per gjithe mbreterine. Nder masat qe mori, perqendroi pushtetin ne duart e tij, forcoi ushtrine dhe floten, lidhi miqesi me shtetet fqinje dhe me Maqednie, kundershtaren e re te Romes ne Ballkan. Me fillimin e luftes ndermjet Romes e Maqedonise ne vitin 171 para eres se re iliret u rreshtuan ne aleancen tripaleshe antiromake iliro-maqedono-epirote.

Flota Ilire filloi veprimet luftarake ne det po nuk arriti dot te pengonte romaket te cilet ne vitin 168 para eres se re zbarkuan me ushtri te shumta ne brigjet e Ilirise. Romaket i perqendruan ushtrite e tyre ne Genus (Shkumbin) e prej andej pushtuan qendrat e rendesishme gjate rruges dhe u gjenden para mureve te Shkodres. Ne vend qe forcat ilire te qendronin brenda mureve te qytetit, Genti e nxorri ushtrine e vet nga keshtjella dhe u sulmoi romaket ne fushe te hapur, pikerisht aty ku kerkonte armiku. Ndeshja perfundoi me thyerjen e plote te ushtrise ilire. Genti u dorezua rob me gjithe familjen dhe u dergua si rob ne Rome. (Varri i tij ndodhet ne Umbio, Gubio)

Pas fitores mbi Shkodren, romaket iu drejtuan Maqedonise e cila gjithashtu pesoi disfate. Nje vit me vone me 167 para eres se re romaket pushtuan dhe Epirin.

Pas mbarimit te Luftes se Trete Iliro-Romake, Iliria e Jugut u copetua dhe u shkaterrua ekonomikisht, qytetet dhe fshatrat u plackiten dhe u rrenuan. Per Iliret dhe Epirotet filloi nje periudhe e gjate e sundimit romak e cila vazhdoi dhe per me teper se pese shekuj e gjysem.


- Lindja dhe zhvillimi i qyteteve ilire.

Njoftimet me te hershme te shkruara per ekzistencen e qyteteve ne Iliri i takojne misit te shek IV para eres se re, por sic deshmojne dhe te dhenat arkeologjike, zanafillen e tyre duhet ta kerkojme me heret, aty nga mesi i shek V para eres se re.
Gjate shek IV-II para eres se re qyteti dhe jeta ne Iliri moren nje zhvillim te vrullshem. Ato u zhvilluan vecanerisht ne krahinat e ultesires bregdetare, nga Dyrrahu deri ne Apoloni. Qytetet ishin te ngritura mbi kodra te mbrojtura nga pikepamja natyrore e te fortifikuara me mure rrethuese te ndertuara me blloqe guresh te punuar. Ne arkitekturen e tyre te brendshme qytetet ilire u ndertuan sipas shembullit te qyteteve bashkohese te Greqise, Maqedonise dhe Epirit. Ne vendet me te mira ndertoheshin ngrehinat e rendesishme shoqerore si tempujt, portiket, teatrot, stadiumet etj. Ne Bylis e Klos u ndertuan teatro, ne Amantie e Bylis, stadiume.

Qyteti ilir isht para se gjithash qender ekonomike, ku krahas skllavopronareve jetonin dhe vepronin dhe zejtaret dhe tregtaret. Qyteti kishte edhe funksion uhstarak, shoqeror e kulturor. Periudha e zhvillimit dhe e lulezimit te qytetit e te Kultures qytetare perkonte me kohen e fuqizimit me te madh te shtetit Ilir.

Arti dhe Besimet
Ne epoken prehistorike iliret kishin te zhvilluar artin dekorativ, i cili gjeti zbatim te gjere ne prodhimet e artizanatit, si ne enet prej balte ashtu dhe ne objektet e zbukurimit prej bronzi. Motivet qe perdoreshin me shpesh per zbukurim si trekendesha rombe, vija zigzage, rrathe etj kishin qellim estetik, por dhe botekuptimor. Ne Lepenice te Vlores dhe ne Tren te Korces jane gjetur piktura shkembore te bera me boje.

Gjate periudhes qytetare ilire, arti u zhvillua ne perputhje me artin bashkekohor. U shfaq skulptura prej guri qe paraqiste shtatore me veshje ilire. Perhapje te gjere mori punimi i terrakotave prej balte te cilat paraqitnin kryesisht forma qe adhuronte popullsia ilire. Kulti me i perhapur ishte kulti i Diellit i cili simbolizohej ne forme rrethi, ne forme spiralee dhe kryqi te thyer. Shume i perhapur ka qene dhe kulti i gjarpreit.

Gjuha Ilire
Iliret flisnin nje gjuhe indoevropiane qe dallohej nga gjuhet e tjera te kohes se lashte te ballkanit. Deri me sot nuk eshte zbuluar asnje mbishkrim i plote i shkruar ne ilirisht. Me themelimin e kolonive greke dhe zhvillimin e qyteteve ilire, perhapje te gjere mori gjuha e shkruar greke e me pas ajo latine. Ne mbishkrimet e zbuluiara ka shume emra njerezish qe shpjegohen me Ilirishten
 

Attachments

  • languageslg7.jpg
    languageslg7.jpg
    17.8 KB · Shikime: 12
Vendosja e Sundimit Romak

Pasi nenshtroi Mbreterine Ilire dhe shtein e Epirit, Roma nuk i largoi ushtrite si me pare. Ajo vendosi te qendronte ne Ilirine e Jugut dhe qe ketej te pushtonte viset e tjera ilire, pastaj te gjith Gadishullin e Ballkanit dhe me tej dhe Azine e Vogel.

Iliret e viseve te tjera nuk u nenshkruan lehte. Romaket u detyruan te ndermerrnin nje sere fushatash ushtarake qe zgjaten disa dhjetevjecare derisa i pushtuan. Qendresen me te madhe e ndeshen ne Dardani. Dardanet mbrojten lirine me teper se trecerek shekulli. Me ne fund ne vitin 84 para eres se re Roma arritit te nenshtronte dhe Dardanine.

Me vendosjen e sundimit te saj, Roma ndoqi ndaj ilireve politiken e shfrytezimit te eger ekonomik dhe te asimilimit etnik. Me qindra e mijera fshatare u shpronesuan dhe u kthyen ne skllever. Ne disa raste banoret u shperngulen ose u shfaroesn sic ndohi per shembull me ardianet e me pirustet. Ne Iliri u vendosen banore te ndryshem romake si ushtare, nepunes, zejtare, etj te cilet sollen me vete gjuhen, zakonet, kulturen dhe fene romake.

Kryengritjet e Ilireve
Pesha e rende e pushtimi dhe mizorite e ushtrise romake, veprimet arbitrare te komandateve e qeveritareve romake, haracet dhe taksat e renda i detyruan iliret te vetembroheshin e te ngriheshin ne kryengritje. Te paret qe u ngriten kunder romakeve qene pirustet ne vitin 50 para eres se re dhe pas tyre dalmatet, te cilet arriten t'i debonin pushtuesit romake. Ne vitin 48 para eres se re u ngriten dhe partinet. Megjithese kryengritjet shtypeshin me egersi, iliret perseri ngrinin krye kunder pushtuesve romake.

Kryengritja me e madhe e ilireve kunder pushtuesve romake ka qene ajo e viteve 12 para eres se re. Te paret qe u ngriten ishin desiadet dhe shume shpejt kryengritja u perhap edehe te dalmatet, breuket e pirustet ne nje territor nga lumennjte Sava e Drava ne veri, deri te lumi Mat ne Jug. Ushtria kryengritese arriti ne 200 mije kembesore e 9000 kalores dhe udhehiqej nga dy Bato dhe Pini. Kryengritesit ilire i bashkerenduan veprimet dhe arriten te clironin pjesen me te madhe te Ilirese. Qeveritaret romake u tronditen aq teper nga fitoret e kryengritesve sa u detyruan te shpallnin mobilizimin e pergjithshme. Kunder tyre u dergua pjesa me e madhe e ushtrise perandorake. Iliret burra e gra, per 3vjet i qendruarn me heroizem pushtuesit. Me ne fund ne vitin 9 te eres se re, romaket me ane te tradhetise munden ta dobesonin e pastaj ta shtypnin kryengritjen.

Gjendja e Ilirese ne shek I-II
Roma zbatoi ne Iliri nje organizim administrativ qe i sherbeu politikes se romanizimi. Ilirine e Jugut e ndau ne 4 provinca: Prevali (me qender Shkodren) FV (me qender Shkupin), Epiri i Ri (me qender Durresin) dhe Epiri i vjeter (me qender Nikojopojen). Me kete ndarje, kufijte e pronareve te rinj nuk perputheshin me kufijte qe kishin pasur shtetet e pavarura ilire.

Politika agrare qe ndoqi Perandoria Romake, demtoi rende ekonomine individuale fshater. Ne shek I Roma filloi te konfiskonte tokat me te mira e pjellore, duke i shpallur ato prone e shtetit Romak. Nje pjese e tyre ua dha qytetareve romake, kolonisteve italike e veteraneve te luftes, duke krijuar keshtu ekonomine e madhe latifondiste.

Gjate shek I ndodhen ndryshime edhe ne jeten qytetare. Pjesa me e madhe e qyteteve humben funksionin ekonioik e politik qe kishin pasur me pare dhe u kthyen ne fshatra ose garnizone ushtarake. Rrenimit i shpetuan ato qytete qe moren statusin e kolonive si : Shkodra, Dyrrahu, Bylisi, Buthroti etj. Zhvillimi i metejshem i qyteteve gjate shek te pare te eres se re ka qene i lidhur ngyste me zhvillimin qe moren zejtaria, tregtia dhe bashke me to, rrjeti i komunikacionit. Nje rrugr shume e njohur ka qene rruga Egnatia qe lidhte Dyrrahun e Apolonine dhe duke kaluar ne Thesalonik arrinte deri ne Kostandinopoje.

Qendresa e Ilireve
Per nje periudhe mese peseshekullore iliret u ndodhen nen trysnine e vazhdueshme te ligjeve, te kultures, te gjuhesh dhe fese romake. Percuese kryesore e procesit te romantizimit u be administrata shteterore e cila e shpalli latinishten gjuhe te detyrueshme. Dokumentet mbishkrimore tregojne se gjuha latine nuk ka pasur kudo e ne cdo kohe nje perhapje te gjere. Qendresa Ilire del ne ruajtjen e emrave tradicionale si Shkodra, Lisi, Dyrrahu, Aulona etj
__________________

Dyndjet dhe invazionet barbare
Ne shek III Gadishulli Ballkanik filloi te invadohej nga masa te medha "barbaresh", qe vinin nga veriu dhe nga lindja. Me vone dyndjet e fiseve gjermanike, te huneve, avareve e sllaveve u bene te dendura dhe periudha prej kater shekusj (mesi i shek III deri ne mesin e shek VII) eshte quajtur periudha e "dyndjes se popujve".
Provincat Ilire
Ne vitin 395 Perandoria Romake u nda ne Perandorine e Lindjes me kryeqender Bizantin (Kostandinopojen), ku perfshihej dhe territori i Italise se Jugut dhe ne Perandorine e Perendimit me kyreqender Romen, ku u perfshine dhe territoret e Italise se Veriut.

Provincat Ilirese se Jugut si Epiri i Ri, Epiri i Vjeter, Prevalitani dhe FV duke u bere pjese e Perandorise Bizantine nuk ndryshuan strukturen e tyre ekonomiko-shoqerore. I vetmi ndryshim qe buronte nga pozita gjeografike, ishte se ato u bene krahinat periferike te Perandorise se Bizantit

Ne shekujt V-VI bujqesia ngeli dege e rendesishme. Krahas pronave te medha latifonde, ku rolin kryesore e kishin kolonet, vazhdaun te ekzistonin edhe bashkesite e lira fshatare me pronat e tyre.

Gjate kesaj kohe ne provincat Ilire, ndonese numri i qyteteve u zvogelua, jeta qytetare vazhdoi pa nderprerje. Ne fillim te shek VI jeta qytetare rilulezoi. Dyrrahu ishte nje nga qytetet e medha te Perandorise Bizantine ku vinin anije nga vende te ndryshme te Mesdheut. Perandori bizantin Anastasi (491-518), qe ka qene me origjine nga ky qytet e rrethoi Dyrrahun me mure te fuqishme dhe ndertoi aty nje hipodrom te madh.

Kultura ne kohen Antike.
Gjendja Ekonomike qe u krijua ne provincat Ilire ne shek IV, ndikoi ne zhvillimin e kultures dhe nxiti gjallerine e popullsise vendase dhe te traditave te kultures se lashte.

Ne provincat ilire ne shek IV-VI moren zhvillim ndertimet me karakter fortifikues ushtarak dhe ndetimet me karakter fetar kristian bazilikat (pagezimoret). Keto ngrehina kujti jane me interes per planimetrite e tyre dhe dyshemete e shtruara me mozaike, si ajo e Butrintit, e Arapajt (Durres), bazilikata ne Bylis etj. Ne kohen e antikitet te vone nje vend te vecante zene dhe relievet mortore te punuara nga mjeshter vendas. Figurat e skalitura ne keto gure varresh paraqesin njerez te punes, fshatare e zejtare me veshje lokale.

Gjuha Latine vazhdoi te mbetej si gjuhe e administrates. Kultet dhe besimet fetare te krishtera u perhapen gjithnje e me shume. Peshkopatat, famullite dhe manastiret vazhduan te forconin pozitat e tyre dhe gjithnj e me shume te luanin nje rol te rendesishem ne jeten e perditshme.
 
LIST OF ILLYRIAN TRIBES

Ardiaei

Abri

Agrianes

Amantini

Andizetes

Arrianes

Atintani (Atintanes)

Autariates (Autariate)

Azali

Boii

Breuci

Bylliones

Carni

Catari

Celegeri

Chelidones

Colapiani (Colapani)

Cornacates

Daesitiates

Daorsi

Dardani

Dassarstae (Dassarenses,Dassaretae)

Daversi

Delmatae (Delmetae)

Deraemestae

Deuri

Dindari

Ditiones

Docleatae

Encheleae (Enchelleae)

Eravisci

Glintidiones

Grabaei

Histri

Iapode (Japodes)

Iasi (Jasi)

Labeatae (Labeates)

Latobici

Liburni

Maedi

Maezaei

Melcumani

Moesi

Molossi (Molossii)

Naransii

Oseriates (Osseriates)

Paeones

Parthini

Perestae (Penestae)

Pirustae (Pipustae)

Plearaei

Sardeaties

Scirtari

Scordisci

Seleiitani

Siculotae

Soirtones

Taulanti (Tallanii)

Triballi

Vardaei

Veneti

Illyrian Kings and Queens
Hyllus
Bato
Bardylis
Grabus
Pleuratus
Kleitus
Glaukias
Bardylis II
Monunius
Mytilius
Pleuratus
Agron
Teuta
Pinnes
Skerdilaidas
Pleuratus II
Gentius
Balai
Boiken
Trit

Other Illyrians
Jerome - the translator of the Bible from Greek and Hebrew into Latin.
Petrus - Builder of the church of Rome: Santa Sabina all'Aventino.
Baraliris - Illyrian leader of the Molosi tribe.
Audata - Illyrian women, once wife of Philip II.
Bircenna - daughter of Bardylis.
Caravantius - brother of King Gentius.
Cynane - daughter of Audata and Philip II, half-sister of Alexander the Great.
Eurydice - mother of Philip II.
Flavianus - governor of Egypt.
Marcellinus Comes - an obscure 6th-century chronicler.
Celer - Magister Officiorum (The Master of Offices)
Peter Patricus - Byzantine historian of 6th century
Plator - Brother of King Gentius
Teuticus - Illyrian noble, who was sent to Rome as an ambassador by Gentius
Pithon - Governor of Greater Media
Taurus Volusianus
Flava Valeria Constantia - daughter of Constantius Chlorus
Flava Macima Constantia - daughter of Constantius II

Emperors of Illyrian Origin in the Roman EmpireRuled
249-251 Gaius Messius Quintus Trajanus Decius
268-270 Marcus Aurelius Claudius II (Gothicus)
270-270 Marcus Aurelius Claudius Quintillus
270-275 Lucius Domitius Aurelianus (Aurelian)
275-276 Marcus Claudius Tacitus
276-276 Marcus Annius Florianus Pius
276-282 Marcus Aurelius Probus
282-283 Marcus Aurelius Carus
283-284 Marcus Aurelius Numerius Numerianus (Numerian)
283-285 Marcus Aurelius Carinus
284-305 Gaius Aurelius Valerius Diocletian
286-305 Marcus Aurelius Valerius Maximianus (Herculius)
305-306 Gaius Flavius Valerius Constantius "Chlorus"
306-307 Flavius Valerius Severus
306-323 Gaius Flavius Valerius Aurelius Constantinus (Constantine the Great)
308-314 Galerius Valerius Maximinus "Daia"
337-340 Constantine II
337-350 Flavius Julius Constans I
337-361 Flavius Julius Constantius II
363–364 Flavius Claudius Varronianus Iovianus (Jovian)
364-375 Flavius Valentinianus I
364-378 Flavius Julius Valens
375-383 Flavius Gratianus Augustus (Gratian)
375-392 Flavius Valentinianus II
Constantius III
Marcianus
Hostilianus
Gallienus
Constans II

Byzantine Emperors of Illyrian Origin

491-518 Flavius Anastasius I
518-527 Flavius Iustinus Augustus (Justin I)
527-565 Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus (Justinian I)
505–565 Flavius Belisarius
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top