Gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shpesh femrat ankohen se meshkujt gënjejnë shumë dhe durojnë shumë pak. Edhe pse është e vërtetë shprehja se partnerit nuk i duhet treguar gjithçka, studiuesit kanë arritur të evidentojnë dhjetë gënjeshtrat më të përdorshme nga meshkujt, ato që do të vinin në alarm çdo grua, përveç atyre që kur dashurohen humbin arsyen dhe arrijnë të "hanë" gjithçka. Le t‘i zbulojmë së bashku dhe të mos harrojmë se ndonjëherë janë ato që na nxjerrin nga situata, por jo gjithmonë. Një nga gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve është: "Shihemi. Do të telefonoj unë". Të jeni të sigurt që nuk do ta bëjë. Atëherë përse i thotë? Për të të hequr qafe, për të mos e bezdisur dhe për të qenë i qetë për vete.

1. Do të të telefonoj unë
Kjo është një nga gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve. Që nuk do ta bëjë është e sigurt, por për arsyet mund të diskutohet gjerë e gjatë: ndoshta nuk është plotësisht i bindur dhe dëshiron t‘i japë vetes një mundësi, ndoshta nuk do të ta thotë në sy se nuk i je dukur interesante dhe se nuk do të ketë një herë të dytë. Mos prisni me shpresë dhe mbi të gjitha mos nisni të mendoni me vete: ndoshta nuk ka bateri, ndoshta e ka telefonin fikur, ndoshta është shumë i zënë me punë, nuk ka kohë, apo është i sëmurë.
2. Nuk dua të bëj seks, ajo që më intereson është të rri me ty.
Domethënë nuk do të isha këtu nëse nuk do të doja të bëja dashuri me ty. Objektivi është të qetësojë vajzën e gjorë dhe të mos e bëjë të ndihet një objekt seksual. Por domethënia e vërtetë e kësaj fraze është: do të gënjeja nëse do të thosha se nëse nuk do të kisha mundësi të shkoja më vonë me ty, nuk do të isha këtu duke humbur kohë.
3. Nuk do t‘ia tregoj filmimin tonë askujt
Domethënia: sigurisht që nuk dua t‘ua tregoj filmimin të gjithëve, vetëm miqve të mi më të mirë. Mes të tjerash, të xhirosh një film hard me një djalë dhe ta lësh që të jetë ai që ta ruajë, është garancia më e mirë se do të kthehet në mënyrë shantazhi. Mund të jetë një mënyrë e mirë për t‘ua treguar jo vetëm ju, por pas ndarjes, familjes apo të dashurit tuaj të ri.
4. Me ty kam provuar kënaqësi të jashtëzakonshme në krevat
D.m.th: nuk je keq. Me kusht që të mos ketë qenë hera e tij e parë dhe të ketë probleme serioze me kujtesën, një mashkull nuk mund të kujtojë detajet e të gjitha herëve që ka bërë seks. Ndoshta po jua thotë me shpresën që edhe ju të thoni të njëjtën gjë duke vënë në dukje zotësinë e tij, ose ndoshta ka qenë tërësisht bujar në gjykimin e tij.
5. Të dua
Domethënë më pëlqen shumë dhe të kam xhan. Zakonisht, kjo thuhet pas asaj që femra ju ka thënë më parë. Atij i pëlqen shumë të rrijë me të, d.m.th të shkojë në shtrat dhe nëse sintonia emotive është e fortë ai ndihet thuajse i detyruar t‘i përgjigjet ndjenjës së saj nga frika se mos e humb.
6. Nuk jam i martuar
Do të thotë nuk kam një lidhje serioze me time shoqe. Tradhtia dhe gënjeshtra shkojnë përkrah. Një numër i madh meshkujsh edhe pse të martuar dhe me familje, sillen si beqarë sapo ju jepet rasti i parë. E vështirë është të gënjesh kur në shtëpi ke një grua të padurueshme. Nëse keni edhe më të voglin dyshim se ka një lidhje tjetër apo është i martuar, çojeni punën deri në fund për ta demaskuar.
7. Nuk është faji yt, është i mi
Domethënë është faji yt, por nuk mund ta them. Ankthi më i keq i një djali është marrja e përgjegjësive të ndarjes dhe lotët e vajzës në këtë moment. Mund t‘i thotë gjithçka për të mos e parë duke qarë. Një tjetër variant: je shumë e mirë për mua, nuk të meritoj.
8. Nuk ia kisha thënë askujt më parë
Domethënë deri tani nuk ta kisha thënë. Nuk është e zakonshme që një djalosh t‘u bëjë të njëjtat biseda vajzave me të cilat ka dalë, sidomos nëse është i sigurt që ka goditur në shenjë.
9. I adhuroj prindërit e tu
Domethënë unë do përpiqem të shkoj mirë me prindërit e tu që ti i do shumë. Nëse ai është i zgjuar e di që një vajzë e lidhur me prindërit do të mendohet gjatë për t‘u lidhur me dikë që nuk i ka qejf prindërit e saj, kjo sepse ka nevojë për aprovimin e tyre.
10. Nuk kam qenë kurrë i lidhur me atë vajzë
Kjo do të thotë po kam qenë i lidhur, por nuk mund ta them se ti do bëheshe si histerike. ثshtë rasti klasik kur ajo që pyet nuk mund të dëgjojë një përgjigje të sinqertë, por një përgjigje ngushëlluese. Kështu që ai gënjen për të parandaluar pyetjet dhe hollësitë që do të vijnë më vonë; si nisi lidhja, ku u njohët, kush ju prezantoi sa kohë ndenjët bashkë, pse çfarë ka ajo më shumë se unë, çfarë të ka pëlqyer tek ajo, të pëlqen akoma etj.
 
hahahahah :D shume Intersant koka qito pika qe paska renditure kjo flm shume znj.Sweettzzinna Kiss ng a Qendrimi Bossi.
 
Hahahaaa!Por jo te gjithe meshkujt genjejne ne kete menyre dhe kurdohere.
 
Shume interesante, personlisht i shikoj si shume realiste.

Sidomos 2-shi dhe 7-ta jane te papara :D
 
shume e sakte ne pergjithsi keshtu jan te gjithe
 
Mahhhh asnje nga ato qe perdor une spaske vene .

Megjithse 2 genjeshtra kam se spara genjej .
 
I adhuroj prindet e tu hahahah...lol edhe ajo e dyta ishte e papame LOL
 
hahahah sa te verteta LOL qka nuk genjejn se :rolleyes:
 
kaq pak pika ke vene.....ka prape per belulin jane 100000% te verteta hahaha kam qeshe me lot
 
Aha , na i paskan zbuluar te gjitha , keshtuqe nuk quhen me genjeshtra , por thjesht perpjekje per te genjyer.
 
po femra aq tru ka genjeht kollai hahhahaha jo te gjitha ok.
 
Titulli: Genjeshtrat me te zakonshme te meshkujve....

Meshkujt e rinje kan ca genjeshtra me te lezetshme::ciaoo:

  1. Nga neser do le duhanin
  2. Nga neser do filloj te mesoj
  3. Zhvishu ( femres), zhvishu se per koken e mamit ste bej gje :gjujpeshk:
 
Titulli: Genjeshtrat me te zakonshme te meshkujve....

Jo kitrre, sa te jap pak fare masazh. Nuk te duhet te heqesh asgje. Pak bluzen lart vetem. Te betohem, asgje me shume. LOL
 
Titulli: Genjeshtrat me te zakonshme te meshkujve....

Ato genjeshtra i bejne vetem djemte e mamave se te tjeret jane kurajoze dhe ia thone genjeshtrave bam-bam e nuk pyesin ne i lendojne femrat apo jo.Dhe vetem femrat dhe mjeket e dine se sa e nevojshme eshte genjeshtra.
 
Titulli: Genjeshtrat me te zakonshme te meshkujve....

UNE JAM NDESH ME PIKEN 7 E 9.fundja sinqeriteti virtyt i budallait ,keshtuqe ne rregull jane ata me genjeshtrat se fundja jeta è nje rruge e gjate pieno di curve...
 
Titulli: Genjeshtrat me te zakonshme te meshkujve....

ket kam xdorur deri tani qe kane qene te besueshme
Do të të telefonoj unë,Të dua,Nuk është faji yt, është i mi...
kitrra 123,abstraction sot ka ndryshuar rrjedha se ste pyet me njeri per sex apo jo
ai qe sflet eshte me i fituari :p
sot thone ngrije pak fustanin te te them dicka te veshi
 
Titulli: Gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve

AHhhhhhhh sa e vertete kjo e dyta!!! Ndersa TE DUA nuk e them nese nuk e ndiej.
 
Titulli: Gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve

Sweety po cte beim moi zemer femra aq mendie ka genjeht kollai...
 
Titulli: Gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve

pffff
un nuk besoj se kto an genjeshtrra...... ket gje e ka shkrujt 1 femer e lenduar nga 1 mashkull dhe ska dit si me kalu kohen sic boj un naiher....

1. Do të të telefonoj unë--------- e ka ber gjithmon
2. Nuk dua të bëj seks, ajo që më intereson është të rri me ty.------------------po nuk deshi ai sex du un...perkundrrazi kaloja kohen me 1 gay dhe jo me te....
3. Nuk do t‘ia tregoj filmimin tonë askujt------------------filmi nese eshte ber ...eshte ber nga 2 persona qe kishin qef te espozitoheshin... ...kshuqe nese e shofin dhe te tjeret ..who is the problem ? ..
4. Me ty kam provuar kënaqësi të jashtëzakonshme në krevat--------------------- pse mos te besohet kjo gje... ne duam te jemi ajo femer qe e ka cmenduar apo.......
5. Të dua--------------- ka nga ato qe e thon kollaj ... ka nga ato qe kan frik ta thon
6. Nuk jam i martuar----------------------nese din ca ben ai gjith diten dhe ku eshte... pse duhet te jet i martuar ?
7. Nuk është faji yt, është i mi------------------------ne 1 cift qe te dy kan fajet e tyre...
8. Nuk ia kisha thënë askujt më parë------------------------------pse ne femrat nuk e perdorim ket ?....
9. I adhuroj prindërit e tu--------------------------sikur ja adhurojm neve ahhahahah
10. Nuk kam qenë kurrë i lidhur me atë vajzë------------------------pse ne me ate tjetrrin skemi qen kurr te lidhur e...
 
Titulli: Gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve

me duket se po e ben thjesht per kontradiktet...i bie qe meshkujt nuk te genjejne asnjehere...dhe sipas genjeshtres se dyte ty te pelqen seksi tmerresisht.BRAVO SINQERISHT, KU TA GJEJ NJE SI TY QE TE MUND TE ME PERGJIGJET NE CDO MOMENT!!!
 
Titulli: Gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve

Madheshtore pergjigja jote sidomos pika 9 :p
LOL LOL LOL LOL LOL LOL
 
Titulli: Gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve

pffff
un nuk besoj se kto an genjeshtrra...... ket gje e ka shkrujt 1 femer e lenduar nga 1 mashkull dhe ska dit si me kalu kohen sic boj un naiher....

1. Do të të telefonoj unë--------- e ka ber gjithmon
2. Nuk dua të bëj seks, ajo që më intereson është të rri me ty.------------------po nuk deshi ai sex du un...perkundrrazi kaloja kohen me 1 gay dhe jo me te....
3. Nuk do t‘ia tregoj filmimin tonë askujt------------------filmi nese eshte ber ...eshte ber nga 2 persona qe kishin qef te espozitoheshin... ...kshuqe nese e shofin dhe te tjeret ..who is the problem ? ..
4. Me ty kam provuar kënaqësi të jashtëzakonshme në krevat--------------------- pse mos te besohet kjo gje... ne duam te jemi ajo femer qe e ka cmenduar apo.......
5. Të dua--------------- ka nga ato qe e thon kollaj ... ka nga ato qe kan frik ta thon
6. Nuk jam i martuar----------------------nese din ca ben ai gjith diten dhe ku eshte... pse duhet te jet i martuar ?
7. Nuk është faji yt, është i mi------------------------ne 1 cift qe te dy kan fajet e tyre...
8. Nuk ia kisha thënë askujt më parë------------------------------pse ne femrat nuk e perdorim ket ?....
9. I adhuroj prindërit e tu--------------------------sikur ja adhurojm neve ahhahahah
10. Nuk kam qenë kurrë i lidhur me atë vajzë------------------------pse ne me ate tjetrrin skemi qen kurr te lidhur e...

Madheshtore kjo pergjigje :p Sidomos te pika 9 i ke rene pikes :p LOL LOL LOL LOL
 
Me pelqen menyra e kendveshtrimit tend...shume interesant...
 
Titulli: Gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve

shume e sakte ne pergjithsi keshtu jan te gjithe

nje mendim me ty:D
 
Titulli: Gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve

Te genjejne se veten e tyre genjejne ...pastaj ne femrat s'genjejme hic :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top