Edhe pesë minuta?

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Tashmë mund të dorëzohemi: gjumi nuk na shqitet, fundjava nuk arrijm ta mposhtim lodhjen, rëndesa mendore dhe fizike nuk na lehtësohet, çfarëdolloj autoterapie të përpiqemi të bëjmë. A eshte ky stres?

Apo eshte nje lodhje kronike?

Tringëllin zilja e orës: jeni nga ata që .... edhe pesë minuta?
 
gjithmon ka nje stres te tille,kur mbaron fundjava dhe e di se do rinise nje jave tjeter me plot 5 dite trysni pune apo shkolle...me plot 5 dite fjale pa fund,e lodhje,e rutine,e kafe per te shtyre kohen...po jam nga ato qe thone dhe 5 minuta kur degjoj zilen e zgjimit por kjo ndodh vec diten e hene ne mengjes,pastaj ditet e tjera jo..atehere zgjohem me deshire,sepse them 1 dite me pak..sepse per cdo dite qe iken,afrohet fundjava.:eek:k
 
Une e ve zilen ne 7 te mengjesit,por si per çudi nga shtrati zgjohem ne oren 9..Se e shtyj zilen me 5 minutshe...
 
un vendoj ziljen gjithmone 30 ore para se te zgjohem totalisht, keshtu qe te jem gati psiqikisht pas 30 ore kur do te duhet te zgjohem per te filluar diten:)
 
Ui mos!!
...i kam minutat te nemeruara e nuk mund te them ''edhe 5 minuta''. :(
 
varet sa e kam kohen e lire,
 
5 minuta teper nuk me mjaftojne. :p
Alarmin e ores e ve per gjys ore para se kur duhet te zgjohem, me shijojne shume ato minuta me teper. lol
 
Une cdo dite ve zilen ne 5 te mengjesit dhe zgjohem ne 5:30. Biles me eshte bere fiksim dhe edhe ne fundjave harroj dhe ve zhavarinen.Vetem kur bie kujtohem se jam pushim
 
zakonisht m'duhet mu zgju n'7 ora amo zilen e lo 6 se tu e shty hajt 5 min hajt 5 min arrij deri n'7 bile bile nganjeher edhe e kaloj 7:(..shyqyr qe kom mamin qe m'ngreh pej krevatit me zor..
 
Nuk ndodh te lutem shume por kur vin puna te gjumi ,luuutem ''edhe 5 min''.
Me duket ai 5 min si minutat me te shtrenjta,me te c'lodhshme.
 
Kur me duhet te zgjohem heret ? n7-8 e lo Zilen e Tel.. dhe sit ben menjeh zgjohem :p kurse kshto zakonisht .. para ores 10t nuk zgjohem .. mund te shkoj edhe ne 12 - 1 :p mvaret qfar kam ber mbrem qe nese jom lodh shum :p
 
kur jam pushim te dielen mund te them kete, hajde te rrij dhe 5 min se e kam pushim sot, por gjate javes, dua sdua me del gjumi vete sepse e di qe jam ne aksion tere diten.
 


Tringëllin zilja e orës: jeni nga ata që .... edhe pesë minuta?

Jo. Madje sa me teper te fle mbi gjumit qe bej zakonisht, aq me e lodhur ndjehem gjate dites (kjo me ndodh ne fundjave qe nuk zgjohem heret). Ama, gjumin e mengjesit te gjithe e duam, ç'e do qe e kemi "molle te ndaluar".
 
Titulli: Edhe pesë minuta?

Mbrenda javes po, dy, tri here e shty + 5 min, por ne fundjave sa inat me vjen, kush e di sa vone te shkoj te fle perseri me del gjumi heret.
 
Titulli: Edhe pesë minuta?

Pikrisht ato 5 minuta jan aqe te embel sa nuk ben.
 
Titulli: Edhe pesë minuta?

Varet c'fare kam per te bere, nqs kam ndonje gje te rendesishme cohem direkt
nqs e kam diten e lire e shty jo 5 min po me shume:D
 
Titulli: Edhe pesë minuta?

Jo, ska 5 min, sepse e di sa kohe me duhet te pergatitem keshtu qe dhe oren e zgjimit e ve fiks....
Te rish e 5 min dmthn te torturosh veten.... Eshte me kollaj te hapesh syte sa bie zilja, se sa te stergjatesh nga 5 min, sdo zgjoheshe asnjehere:p
 
Titulli: Edhe pesë minuta?

ahhh ky pes minutçi , pes minutçi...

cel im e di , fillon qe ne 6 e mbaron ne 6, 30 . çte beç...kshu esht kur te shijon si dreqi ai gjumi mengjesit , ah tani qe po vjen dhe dimri...ajo ngrohtsia bo bo , me zuni gjumi tashi qe po shkruj n'tastier :p
 
Titulli: Edhe pesë minuta?

Une nqs kam per tu zgju ne 7 ,e vej alarmin qe ne 6 sepse e di qe nuk zgjohem direkt..sillem nja nji ore neper shtrat pastaj cohem :D
 
Titulli: Edhe pesë minuta?

6:40
6:50
6:55
7:00
7:05
7:06
7:07
7:08
7:09
7:10 (ultimatum)
 
Titulli: Edhe pesë minuta?

Haha si me ngjau sikur ajo thosh : te lutem prit edhe 5 min mos eja , vijme te dy bashke :p
 
Titulli: Edhe pesë minuta?

Hahaha, ky është problemi më i vogël që e zgjidh për 1 sekondë:

SAZI4obKaRtsk-kTkga4srcvnXvCzbyD9IYBexJekiDAmJLBvS.jpg

Për vete preferoj shtyrje për 20 minuta, dhe mandej është ultimative.
Jo pse nuk mund të zgjohem, por nuk mund ta parafytyroj veten, prej pozitës shtrirë,
në këmbë..
 

Attachments

  • SAZI4obKaRtsk-kTkga4srcvnXvCzbyD9IYBexJekiDAmJLBvS.jpg
    SAZI4obKaRtsk-kTkga4srcvnXvCzbyD9IYBexJekiDAmJLBvS.jpg
    4.6 KB · Shikime: 0
  • SAZI4obKaRtsk-kTkga4srcvnXvCzbyD9IYBexJekiDAmJLBvS.jpg
    SAZI4obKaRtsk-kTkga4srcvnXvCzbyD9IYBexJekiDAmJLBvS.jpg
    4.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Edhe pesë minuta?

Une sa here qe cingerron zilja e mengjezit e kendoje ate kengen: Vetem 5 minuta jo me shume - plotesoma deshiren t'jem ti dhe une (per gjumin pra):eek:hh
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top