Jam rrezu shumë herë e shumë here jam çu.Cdo here më duket ma e fortë e kam përshtypjen që dhimbja,me dallgët e saja të fuqishme,m'ka pushtue hapsina të reja intime,brigje të virgjera e të lumtuna të sigurise elementare ma të përparshme.
Dhimbja e fortë nuk ka barka shpetimit,as turp,kujton vetem vetveten pa mshire.Pastaj kalon.
Tërheqet si zbatica ,e len mbrapa peshq t'cofun,mbeturina,shishe venet t'mrazda,lot t'burgosna n'ambër,guacka t'zbardhueme, dhe ekpserienca n'shtamba.
Me pak fjalë Muzë dhimbjet,publike apo private.
Kërkojme me i ik kesaj toke të përvlume,e me u zhytë n'rrjedhjen e lumtun të zbardhimit të parë.Por asht ma keq .Na duhet me ndejt me vetvedin e si llogaritar t'mirë na duhet të katalogojme kocat e thyem, çdo lot ka nji kuptim,dhe çdo deshtim len shenja t'përjetshme:e duhen të arkivohet me kujdes,ndërsa fitoret arkivohen vetë.Fitoret janë t lehta.
Dështimi në menyre absulute eshte i veshtire por unë ja kam arritur qëllimit, shpesh herë m'kan qëllu rresht.
Fitorja është shurdhe e të hjek zharg,marshimi saj ngadhënjyes nuk kërkon mundim t'madh me e njekë.
Dështimi të menjanon të len vetem.Kur rrëzohena ndigjojmë qeshje e hokitje,e vetmi në shitje me shumicë.
Ma në fund vjen dhimbja.Në fillim vjen si nji përshpëritje malinkonike si ato akordimet e para të një orkestre,dhe më vonë trasformohet në nji sinfoni
harqesh,tamburash,tmerrsisht e perpikët dhe e sterhollume,sepse dhimbja të befason,dhimbja është
gjeni.
-Je tu thanë që duhet ta kerkojme dhimbjen?-tha njeni.Nuk ke nevoje,dhimbja është shumë e aftë e të gjen pa problem, na gjen gjithmone në momentet ma pak të pershtatshme dhe kur nuk jena të pregatitun për ta pritun.
Anasjelltas ne duhet ta presim me sjellshmëri.
-Une po ndryhem në shpi!-tha tjetri.Është e kotë.Dhimbja shkatërron dyert.Ma mire ruji dyert e del e prite si zotni.
Bile mos gabo ta qerasish me një gote vene.Do ti mbaronte te gjithë damixhanat.Dhimbja ban si të ket qejf.
-E atëherë?-Atëherë asgja,po thuri vetëm nji lavdi deshtimit,(jam i detyrum,e kuptoj)
sikur mos të shkrujsha për ato që mësova në jetë,për cka me shkru?
Me t'vërtete që nuk ka deshtim që nuk të jep mësim,kurse lumtunia nuk na mëson asgje të re që nuk dime,si për shembull që është e thjeshtë me e hup,ndryshe nuk do të thonim "isha i lumtun per nji cast?Lumtunia është qorre kurse dhimbja jehon në Histori.
Kështu që i them faleminders dështimit tem si mashkull.Nuk do të kisha dit me i uru vedit ma mir.Dhimbja âsht dreqi vete.Unë e mora diplomen në shkollën e saj.Aktualisht po ndjeku një master specializimit.Shpejt do të jem mjeshtër falimentimit. Kështu që do të mundem përfundimisht me shpernda lumtuni pa kursim.Nga këto dy degët e mija të thata do te çel nji lule.Ishulli im i mallkum, unë të bekoj.Kam mësu me notu falë ushqimit tand helmues.Më ka ushqy e forcu dhe tashti po zhytem e po iki largut.Asnji det i terrtë e anmik më frikson ma.
Nga humnerat doli fati im,ishte fatkeqsia që më pluskoj.Në ma të ftohtin det zemra jeme âsht
nxe.Nuk kam as shpi as cak.Jam përsosmenisht i huaj.
E ne këte botë,te zhveshun e derëmbyllun,shdrit ylli jem.