• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fragmente te perzgjedhura

Ledia

❤ShKoDrAnE.4.eVeR ❤
Sa fjalë të ëmbla më thoshe,
Kur përkëdheleshim të dy.
Dhe me syçkat bukuroshe,
Më bëje të mos ndahem nga ty.

Po dyshimi nuk më linte,
Që të besoja se ti më do.
Si hëna që rrezet më shihte,
Dhe i çonte ku desh ajo.

Veç atëhere kuptova,
Se je zemer plot mëshire.
Dhe veten time e ngroha,
Kur më puthe me dëshirë…
 

Ledia

❤ShKoDrAnE.4.eVeR ❤
Mesnatë! Gjumi nuk më zë.
Bie në shtrat, po zgjuar rri;
Mbyll sytë e lodhur e bëj të fle,
Por ditë e natë zemra ku di?
Ah, zemra, zemra- s’ka qetësi,
Se fluturon te ti njësoj:
Në ëndërr, o jeta ime, ti,
Në jetë, o ëndrra ime, moj.
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
....Gjithë burrat janë gënjeshtarë, të paqëndrueshëm, fallco, llafazanë, hipokritë, sedertarë dhe të poshtër. Gjithë gratë janë të pabesa, artificiale, vanitoze, kurioze dhe të shthurura. Bota është një gjiriz i pafund ku foka me forma nga më të çuditshmet hiqen zvarrë mes malesh prej lluce. Por ka në botë një gjë të shenjtë dhe sublime e cila është bashkimi i dy prej këtyre qenieve kaq mëkatare e të frikshme. Jemi zhgënjyer shpesh në dashuri, jemi plagosur e ndjerë shumë herë fatkeqë; por ama gjithmonë kemi dashuruar. E, kur kur ka ardhur koha të ndodhemi buze varrit, kemi kthyer kokën pas dhe i kemi themi vetes: “Kam vuajtur shumë herë, shpesh jam zhgënjyer, por megjithatë kam dashuruar. Jam unë ai që kam jetuar jetën time e jo një krijese e rreme krijuar prej sedrës dhe mërzitjes sime ...

"S’behet shaka me dashurinë/Akti II, skena 5 (1834)"-Alfred de MUSSET
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Punet jane keshtu. Dikush vdes, ne varrim
te afermit e miqte e te ndjerit ngasherohen, ata
kane nje cehre te zymte, te penduar dhe te tron-
ditur, gjithcka le te besosh se nga dhembja s'do
dine me, kurre me, te jetojne si me pare.

E megjithate, kalon nje jave, dy dhe ata i
gjeni te ulur, te themi, ne nje restorant, duke qe-
shur e duke ngrene per shtate pale qejfe. Tamam
si para vdekjes se atij tjetrit.

Pra, rastet jane dy:

Ose dashurite, qofte edhe me te medhate,
edhe me te sinqertat, rezistojne gjate, shtate
dite. Dhe atehere e kote t'i marrim seriozisht.

Ose kundrejt vdekjes, akoma dhe me keq, gji-
thcka eshte hipokrizi, qofte edhe ne mirebesim.
Dhe atehere s'ngelet vec... (Besoj u kuptuam!)

Dino Buzzati
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
NAZIM HIKMET

Disa thonë "s'jetoj dot pa ty"
Unë nuk jam nga ata;
Jetoj edhe pa ty
Por me ty jetoj ndryshe...

Vetmia i mëson njeriut shumë gjëra
Por ti mos shko
Unë le të mbes i paditur...

Njeriu;
Kur nuk bëhet dot det
Në emër të shpresës
Duhet të bëhet pulëbardhë.

Dhe fjala më e bukur që dua të të them
Është ajo që ende s’ta kam thënë.

Kush e di;
Ndoshta nuk do ta donim njëri-tjetrin kaq shumë
Nëse s’do vështronim nga larg
Shpirtrat tanë...
Kush e di;
Nëse fati nuk do të na mbante larg
Ndoshta s’do ta ndjenim njëri-tjetrin
Kaq pranë...
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
𝗘𝗿𝗿𝗶 𝗗𝗲 𝗟𝘂𝗰𝗮 / 𝗗𝗼 𝗱𝗲𝘀𝗵𝗮 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗷𝗮𝗳𝘁𝗼𝗷

“Desha të të puth” – kënga psherëtin,
por më parë e më tepër desha të të mjaftoj
siç gryka për këngën dhe thika për bukën
siç besimi për shenjtin desha të të mjaftoj.
Që tjetër përqafim mos kërkosh
në tjetër kundërmim mos përgjumesh
desha të të mjaftoj.

“Desha të të puth” – kënga ngulmon,
qoftë dhe më pak desha të të përmall,
më shumë se fryma në ngjitje,
më shumë se borë në Kërshëndellë
më shumë se fashë mbi plagë
më shumë se miell dhe kripë.

E përqafim tjetër ti të mos kërkosh
në tjetër kundërmim të mos përgjumesh.

Desha të të mjaftoj.
 

Ledia

❤ShKoDrAnE.4.eVeR ❤
Guxoj të puth rrënjët e shpirtit, se të dua,
dua fuqinë legjendare, që rrezaton si burrë,
guxoj të admiroj nurin e bukurive të tua,
nurin e thjeshtësisë, që nuk vyshket kurrë.

Guxoj të çel për ty,si trëndafil i mesnatës,
kur hap petalbutën e puthur nga hëna,
të më përpijnë flladet e trupit gjatë natës,
të kthehem një Evë mbi mollët e ngrëna.

Guxoj të puth në rrënjë të syrit, se të dua,
dua shkëlqimin qelibar, që rrezaton shumë,
perëndimin purpur, që bie mbi qepallat e tua,
vesën e mbrëmjes, kur mbi ty lë gjurmë.

Guxoj të puth me forcën e shpirtit,se të dua,
kur buzën t’a përkëdhel gjethja e dafinës,
që flladitet shpirtit fitimtar, të lavdive të tua,
kur të nanuris prehrit, me erën e trëndelinës.

Guxoj të puth rrënjët e shpirtit, se të dua,
dua fuqinë legjendare, që rrezaton si burrë,
guxoj të admiroj nurin e bukurive të tua,
nurin e thjeshtësisë, që nuk vyshket kurrë.
MIMOZA ÇOBO: GUXOJ TË TË PUTH, SE TË DUA…
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Nëse bie në gjumë deri në atë pikë saqë nuk vetëdijësohesh për kalimin e kohës, hija juaj mund të vijë për të të lënë lamtumirën me këto fjalë:

Ka diçka që nuk më pëlqen në parajsë, nuk dua të shkoj atje. Është diçka që nuk më qetëson as në ferr, nuk dua të shkoj as atje. Është diçka që nuk më pëlqen në botën e ardhshme të artë. Nuk dua të shkoj.

Je pikërisht ti, ai që nuk më pëlqen.

O mik, nuk do të të ndjek më. Unë nuk dua të qëndroj këtu.

Nuk dua!

Ah… jo, nuk dua, më mirë do të endem pa qëllim.

Unë jam vetëm një hije. Më duhet të të lë dhe të fundosem në errësirë. Edhe pse errësira do të më gëlltisë, drita do të më bëjë të zhdukem.

Sidoqoftë, nuk dua të endem midis dritës dhe errësirës, më mirë të zhytem në errësirë.

Por, tekefundit, unë shkoj duke u endur pa qëllim midis dritës dhe errësirës, pa e ditur nëse është muzg apo agim.

Do të pretendoj të pi një gotë verë me dorën time gri të errët, do të endem larg i vetëm, derisa të humb kontrollin e kohës.

Ah! Nëse është muzg, nata e errët do të më gllabërojë ose do të firosem nga dita nëse është agim.

Oh mik, koha po afrohet!

Do të endem pa qëllim në errësirë.

Ju jeni akoma duke pritur një dhuratë nga unë. Çfarë mund t’ju ofroj atëherë? Si gjithmonë, vetëm errësira dhe zbrazëtia janë ato që ngelin.

Por, unë uroj që të jetë vetëm errësirë, ndryshe do të anullohesha nga drita e ditës suaj;

Unë uroj që të jetë thjesht bosh dhe mos ta pushtojë zemrën tënde.

Kjo është ajo që shpresoj, mik.

Unë shkoj larg vetëm, jo vetëm pa ty, por edhe pa asnjë hije tjetër në errësirë.

Vetëm unë jam fundosur nga errësira, bota i përket plotësisht vetvetes sime.”
 

Ledia

❤ShKoDrAnE.4.eVeR ❤
Je më e bukur që kur vendose të zgjidhesh...
Të zgjedhësh veten përpara gjithçkaje.
Je shumë herë më e bukur tani që fjalët
e atij që dikur të kishte premtuar botën,
nuk të zhveshin më.
Nuk të bëjnë më të ndihesh e dobët
Nuk të bëjnë më të dyshosh tek vetja
Tek forcat e tua
Tek vendosmëria për t’ja dal
Sepse ti mund t’ja dalësh
Çdo femër ia del të hedh pas gjithçka
Të buzëqesh edhe me cimbitje zemre për atë çka ishte
Të luaj e qesh si fëmijë ndërkohë që shpirti është një i moshuar në vaj...
Dhe s’ke faj...
Asnjë femër s’ka faj kur fal vërtet gjithçka,
dhe merr asgjë pas kësaj.
Ti je e bukur...
Thjesht meriton sy që të të shohin si unike
Si bekim
Si vlerë mbi vlerat...pa asnjë çmim.
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Unë nisem nga një arsyetim i thjeshtë, por mjaft i qartë: nuk mund të ketë forcë pa dhunë dhe as dhunë pa padrejtësi. Prandaj nuk e pranoj që forca e vërtetë e njeriut të jetë veç fuqia e tij. dhe çdo manifestim force duhet të jetë i motivuar nga një synim fisnik dhe i përligjur nga një çështje e drejtë, gjë që është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, sepse mund të marrë kthesë abuzive. Nuk e pranoj që forca të jetë kriter vlerësimi. Kur Jezusin e kryqëzuan thirri: “ Zot, o Zot, pse më braktise?” Nuk ishte një shfaqje dobësie: përkundrazi, ishte manifestimi i vetëdijes se ai ishte i Biri i Zotit dhe se në to çaste ai, i kryqëzuar në atë kryq, shenjë e ndëshkimit dhe vuajtjeje, u ndryshua në një vlerë të përjetë. Njeriu në kryq është shfaqja më e trishtë e ngadhënjimit të dhunës. Por Jezusi na mëson se ajo shfaqjeje dilte jashtë caqeve të qenies tokësore: ashtu dhimbja u shndërrua në shpresë të pamort. Kujtoj se këtu qëndron forcë më e madhja e njeriut: ta shndërrojë fatkeqësinë në shpresë. Të gjejë, edhe në çastet e dëshpërimit, forcën morale, pra të padhunshme për t’u ngritur mbi meskinitetin, fariseizmin dhe dobësinë e atij që kujton se është i fortë. Kjo, me sa më ka mbetur në kujtesë, qe ndërhyrja e Atë Meshkallës. Ndoshta çka kisha dëgjuar ishte një lloj predikimi, një nga ato predikime që e kishin bërë Atë Meshkallën të ishte një nga predikuesit më të shquar në Tiranë. Ndoshta ishte një përzierje mësimesh të historisë të krishterimit dhe të përvojës vetjake të një njeriu që kishte njohur mundimet dhe urinë nëpër kampe pune, poshtërimin dhe fyerjen që i bëhej të burgosurit të përbuzur si dhe promiskuitetin etik të jetës nëpër burgje, ku njeriu të ndert mund t’qëllonte të jetonte ngjitur me një shpirtdobët që mund të kishte shkarë deri në rrafshin më të fundit të vlerave njerëzore.

(Nga libri 'Drita e Zotit dhe terri i njeriut'-A. Kasoruho)
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Friedrich Schiller-it për Marti Von Auhausen

Kam qenë i sigurt që nuk do të më detyronit ta shkruajë një letër të këtillë. Aq shumë kam dëshiruar që kurrë mos ta shkruajë letër të këtillë. Dhe, çka bëjë tani, derisa ju ‘dragojtë’ brenda vetes po i zbusni.

Tani po ngrihem nga dyshemeja, e më kujtohet kur ti më thoje se më doje. Dhe më tutje nuk dua ta shkruajë këtë letër. Dhe nuk e shkrova, por ti e ke shkruar për mua. Ka mundur e tëra të përfundonte që mëngjesin e parë, që mos të më lejonit që t’ju pëlqeja, që mos t’ju dua aq shumë e që netëve mos t’i lusja yjet ta parandalonin ndarjen nga ti.

Më kanë mbetur si ngushëllim vetëm ditët kur mbizotëronte buzëqeshja, kur e kam ndjerë që jam me ty, që me ty mund të arrijë çdo gjë, dhe kur mendoja se edhe ti poashtu dëshiroje të jesh me mua, e dashura ime.

Tani ik kur të vijë unë, e kthen kokën kur them diçka. Në çka kam gabuar? Vetëm pse të dua? Më ka mbetur një boshllëk në zemër. Më nuk pyes ‘pse’, pasi që kjo nuk është pyetja e duhur… I mbështjellur me heshtjen tonë dhe edhe më tutje nuk e di si ta humb shpresën, më ndihmo së paku në këtë…
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Sa e sa burra kam dëgjuar të thonë se duan një grua inteligjente përkrah. Do t'iu thoja ta mendonin mirë.Gratë inteligjente i marrin vendimet vetë, kanë dëshirat e tyre dhe vendosin kufij. Ti nuk do të jesh kurrë në qendër të jetës së saj, sepse ajo merret më shumë me veten e vet, sesa me ty!
Një grua inteligjente nuk lejon të manipulohet, as të shantazhohet. Ajo nuk i gëlltit fajet dhe po ashtu merr përsipër përgjegjësitë e saj. Gratë inteligjente, diskutojnë, analizojnë, grinden, nuk kënaqen me gjithçka dhe kështu përparojnë.
Ajo grua që ka pasur një jetë para teje, e di se do të vazhdojë ta ketë edhe kur ti të largohesh. Ajo të informon dhe nuk kërkon leje. Këto gra, në çift, nuk kërkojnë një lider për ta ndjekur pas. Nuk duan të ndjekin askënd, e as t'i tregojnë rrugën askujt, duan të ecin përkrahë jush.
Ato e dinë mirë se jeta pa dhunë është një e drejtë themelore, e jo luks apo privilegj.
Një grua inteligjente është e lirë sepse ka luftuar për lirinë e saj .Nëse përpiqesh ta prangosësh ajo do të dijë se si të largohet . Mos harro se e ka bërë dhe më parë .
Gruaja inteligjente e di se vlera e saj nuk është trupi i saj e as ajo që ti bën me të . Mendoje dy herë para se ta gjykosh për moshën , gjatësinë,“ trashësinë ” apo sjelljen e saj seksuale , sepse gjykimi i tillë është dhunë emocionale , dhe ajo e di këtë .
Prandaj , para se të hapni gojën për të thënë se dëshironi një grua inteligjente përkrah jush , pyeteni veten nëse jeni vërtet në standartin e duhur për të hyrë në jetën e saj .

G.G.Marquez
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
BASHKËFAJTORI

Më kryqëzojnë dhe unë duhet të jem kryqi dhe gozhdët.
Më zgjasin gotën dhe unë duhet të jem helmi.
Më mashtrojnë dhe unë duhet të jem gënjeshtra.
Më vënë zjarrin dhe unë duhet të jem ferri.
Duhet të lëvdoj dhe të falënderoj çdo çast të kohës. Ushqimi im është çdo gjë.
Pesha e saktë e universit, poshtërimi, ngazëllimi. Duhet të përligj atë që më plagos.
S'ka rëndësi lumturia apo fatkeqësia ime.
Unë jam poeti.

JORGE LUIS BORGES
 
Top