Fragmente te perzgjedhura

Bob Dylan


Sonte yti do të jem


Mbylli sytë, kyçe derën,
mendjen fare mos e vrit,
sonte yti do të jem.

Abazhurin shuaje, dritë të mos ketë,
dhe krejt ta lëshosh veten
se sonte i tëri yti do të jem.

Atë zogun që vërdallë fluturon
e kemi harruar për fare,
sipër nesh hëna e plotë farfurin,
por ne as që ia hedhim sytë
dhe ti për asgjë s’bëhesh pishman.
Hiq këpucët, hidhi tutje,
mos u druaj asnjë grimë,
a s’po ma afron atë shishe
tapën t’ia heq?

Se sonte yti do të jem…
 
Vargjet e Ismail Kadares:
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Për ty unë befas ndjeva mall
Jetojmë te dy ne njëjtin qytet
Dhe rralle shihemi sa rralle...
Dhe mu duk pak si e çuditshme
Si erdhi kjo vjeshtë ky mëngjes
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber ne mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç mu kujtua sot për dreq
"Te zgjuarit janë bashke ne bote
Kurse te fjeturit veç e veç"
Ne ç' ëndërr kemi rene kaq keq
Qe dot s'po zgjohemi ne valle?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.
Kendon: Shqipe Kastrati .

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Irvin D. Yalom:

“Një person është gati për të kaluar urën, domethënë t’i afrohet personit tjetër, kur personi tjetër e fton të bëjë pikërisht atë gjë, të cilën ai e kishte planifikuar. Më pas, personi tjetër nuk mund t’a marrë atë hap, sepse tani duket sikur është duke I’u nënshtruar tjetrit; pushteti duket se ka hyrë në mes të afërsisë”

Kur qau Niçja
 
Hygo- KATEDRALJA E PARISIT

"...Gungaçi e theu heshtjen i pari:
– Më thatë të kthehesha?
– Po, – iu përgjigj ajo, duke pohuar me kokë. Ai e kuptoi atë pohim me kokë. – Medet!- vazhdoi të thoshte ai si me ngurrim.
–Unë jam… shurdh.
– I shkreti!- thirri vajza me një shprehje plot dashamirësi dhe dhimbsuri. Ai buzëqeshi me hidhërim.
– Si ju duket: vetëm kjo më mungonte, apo jo? Kurse ju jeni kaq e bukur! Në zërin e atij fatziu ndihej një brengë aq e thellë, saqë ciganes nuk i bëri zemra të thoshte asnjë fjalë: le që Kuazimodua as që do ta kishte dëgjuar.
Ai vazhdoi:
– Kurrë s’e kisha ndjerë shëmtimin tim kaq fort sa tani. Kur e krahasoj veten me ju, më vjen keq për veten time, për një përbindësh të mjerë siç jam unë. Pa më thoni: unë ju dukem si ndonjë egërsirë pylli, apo jo? Ju jeni një rreze dielli, një cirkë vese, një këngë bilbili. Kurse unë jam diçka e llahtarshme, as njeri dhe as kafshë; jam një send më i vrazhdë, më i shëmtuar dhe më i përçmuar se një copë gur!
Ai zuri të qeshte dhe asgjë në botë nuk mund të krahasohej me atë të qeshur, që të copëtonte zemrën..."
 
Victor Hugo "I wish you"


First of all, I wish you love, and that by loving you may also be loved. But if it’s not like that, be brief in forgetting And after you’ve forgotten, don’t keep anything. I wish that wouldn’t happen, but if it does and you forget, you could be a person without desperation.

I also wish you may have a lot of friends, And even if they are bad and inconsequent, They should be brave and true And, at least one of them, should be completely reliable.

But because life is the way it is, I also wish you may have enemies. Not many or too little, just in the right number So that you will have to question your own certainties and truths as well. And may there be among them at least one who is just and fair, So that you can never feel too secure in your ideas.

I wish you may be useful but not irreplaceable And in your bad moments, When you have nothing else, That sense of usefulness will keep you on your feet.

So equally, I wish you to be tolerant, Not with those that make little mistakes, because that is easy, but with those that make a lot of mistakes and can’t help it. And make good use of this tolerance to set an example to others.

I wish that, being young, you don’t mature too quickly And once you’re mature, don’t insist in getting younger. And when you’re old, don’t feel despaired Because each age has its pains and pleasures And we need them both in our lives.

By the way, I wish you to be sad at least one day So on that day you may discover That to laugh everyday is good, To laugh often is boring And to laugh constantly is an illness.

I wish that you may discover With maximum urgency That, above and in spite of everything, There are people around you who are depressed, Unhappy and unjustly treated.

I wish you to caress a dog, To feed a bird and to listen to its chirp as well As it sings triumphantly early in the morning. Because this way you will feel good for no reason.

And then I wish you may sow a seed Even if it is really small. And may you accompany it in its growth. So that you will discover how many lives a tree is made of.

I wish as well that you may have money, because we need to be practical. And that, at least once a year, You put some of this money in front of you and say “This is mine”. So it is very clear who owns who.

Also, I wish none of your loved ones may die, But if some of them do, I wish you may cry without regret and without feeling guilty for the things you never said or the things you never did.

Finally, I wish for you that being a man, you may have a good woman and being a woman, you may have a good man. Tomorrow and the day after.

If all these things would happen to you, Then I wish for you nothing more.
 
"Thonë se para se të futet në det, lumi dridhet nga frika.
Shikon pas gjithë rrugën e përshkuar,malet, rrugën e gjatë dhe të lodhshme mes xhunglës dhe fshatrave.
Dhe tani, sheh një oqean kaq të madh para vetes dhe po të futet aty, thjesht do zhduket përgjithmonë.
Por nuk ka asnjë mënyrë tjetër.
Lumi nuk mund të kthehet prapa.
Askush nuk mund të kthehet mbrapa.
Kthimi prapa është i pamundur në ekzistencë.
Lumi duhet të pranojë natyrën e tij dhe të hyj në oqean.
Vetëm duke hyrë në oqean, frika do të zvogëlohet, sepse vetëm atëherë lumi do ta kuptojë se nuk bëhet fjalë për tu zhdukur në oqean por të bëhesh tashmë një oqean ".

Frika @Khalil Gibran
 
S'FRYME

era është një bredharake pa kujtime
që ndihmon njerëzit të harrojnë...

e pastrehë si ajri
nuk i përket askujt

ka parë shumë
dhe nuk ka vështruar asgjë

e njohin të gjithë
e nuk njeh asnjë

era është alibia e gjetheve kur harrojnë
dhimbjen e degës
sa herë që pema jam unë

por unë i kam heshtur erërat
brenda vetes

dhe Eolin në kafaz të brinjëve...

ia mbyll gojën me një puthje
dhe jashtë nuk fryn më…

(nga vellimi poetik "IMORALISTI", 2020)
©artangjyzelhasani

(sipas mitologjise greke, Perendia e Ererave, hyjnori Eol, mbante kyçur erërat dhe stuhitë shkaterrimtare në ishullin e tij dhe i leshonte vetem me urdher te perendive te luftes)
 
Pablo Neruda – Nëse ti më harron

Dua që të dish
diçka.

Ti e di se si është:
nëse shoh
hënën e kristaltë, degën e kuqërremtë
të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,
nëse prek
pranë zjarrit
hirin e pakapshëm
ose trupin e rrudhur të drurit,
të gjitha më shpien tek ti,
athua se çdo gjë që ekziston,
aromat, drita, metalet,
të qenkëshin varka të vogla që lundrojnë
drejt ishujve të tu që më presin mua.

Por,
nëse pak nga pak resht së më dashuruari
do të resht së të dashuruari pak nga pak.

Nëse papritmas
më harron
mos më kërko,
se do të të kem harruar.

Nëse e mendon të gjatë dhe të marrë
erën e flamujve
që përshkon jetën time,
dhe ti vendos
të më lësh në breg
të zemrës ku kam zënë rrënjë,
mendo
se atë ditë,
atë orë,
unë do të ngre krahët e mi
dhe rrënjët e mia do të dalin
për të kërkuar një tokë tjetër.

Por
nëse çdo ditë,
çdo orë,
ndien se je caktuar për mua
me ëmbëlsi mizore.
Nëse çdo ditë ngjitet
një lule në buzët e tua për t’më kërkuar,
ah dashuria ime, ah e imja,
tek unë gjithë ai zjarr përsëritet,
tek unë asgjë nuk shuhet ose harrohet,
dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde, e dashur,
dhe për sa kohë të jesh gjallë do të jetë në krahët e tu
pa u larguar nga krahët e mi.
 
Ervin Hatibi- Poezia e Humbjes

Ti asnjëherë s'e kupton çfarë humb.
Lodron si një mace në hapësirën
e gjelbër të syve të tu
dhe unë i fyer, i poshtëruar
të përgjoj pas hijes sime.
Bëhet vonë, sa vonë nga ndarja.
Unë mbi prush thyej shkarpa
si idiot i fryj hirit.
Ndizu zjarr,
dhe hedh lule, shami, vjersha,
rroba e çdo gjë që kam.
E ngel një lakuriq i varfër,
zhveshur
që zjarri dot më s'e ngroh.
Ti asnjëherë s'e kupton çfarë humb.
Lodron si një gjethe në lulishtet
pa anë të syve të tu.
Por unë dua të të dua
me çdo kusht.
 
“Ti meriton një dashuri që…”
Frida Kahlo

Ti meriton një dashuri që të të dojë
edhe të pakrehur,
me të gjithë arsyet që të bëjnë
të zgjohesh herët,
me të gjithë demonët që
nuk të lënë të flesh.

Ti meriton një dashuri që
të bëjë të ndihesh e sigurtë,
në gjendje të hash botën,
kur ecën pranë tij,
që i ndjen përqafimet e tua
si perfekte në lëkurën e tij.

Ti meriton një dashuri që
do të kërcejë me ty,
që gjen parajsën çdo herë që
sheh drejt syve të tu,
që nuk mërzitet asnjëherë
duke lexuar shprehitë e tua.

Ti meriton një dashuri që
të dëgjon teksa këndon,
që të mbështet kur bën budallaqen,
që të respekton si qenie të lirë,
që të shoqëron në fluturimin tënd,
që nuk ka frikë nga rrëzimet.

Ti meriton një dashuri
që i largon gënjeshtrat
që afron ëndrrat,
kafenë
dhe poezinë…
 
  • Puç
Reactions: D.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ëndërromë
Ëndërromë, si të ethshmin mëkat,
Si gabim të jetës asnjëherë pranuar.
Si dëshirë e fundit që ndez shpirtin flak'
Si dhuratë të vetes nga jeta mohuar.

Ëndërromë ndehur shtratit të ndaluar,
Të të nxjerrë nga ty prushin thellë fshehur.
Ëngjëll rebel unë, ferrit mëkatuar,
Demon lindur ti, me parajsën dehur.

Ska gjë, në ëndërr le të mëkatojmë,
Mëkatin e shlyen sapo të jesh zgjuar.
Të lutem akoma syrin mos e hapë
Mbamë brënda ëndrrës,nën qepall shtr'nguar.

Ëndërromë ti, se kështu janë ëndrrat,
Janë bërë për të vuajtur, jo për t’i jetuar.
Edhe pse në ëndërr, përpëlitet zëmra,
I ëmbël mëkati, me shpirtin gatuar.

©️Izota Rexho Haruni
 
120746962_4717451914946811_6045848656310884503_n.png
 
M'deshte gabim...
M'deshte
Sikur ke tanë jetën përpara,
Ndërkohë që, pothuajse gjysmën...
Oh, ç'fatkeqësi
E ke kalue pa mue!

Pa ngjyrat e ylberit tim

Pa dlirësinë e mendimeve t'mia

Pa melankolinë e dëshirat

Sukseset e dështimet

Pasionet e gabimet.

Pa njohtë prenjimend dashninë
Atë t'shpirtit, që s'ka asnji çmim.

M'deshte gabim.

M'deshte
Sikur ke tanë jetën përpara!

Oh, ta dish
Sa kohë po humb
Ende pa më dashtë
Se,
Nuk m'deshte siç duhet
M'deshte gabim...

M'deshte
përplot paragjykim.

M'duej prapë
Prej fillimit...

Albina Gjergji
 
"Një shkrepse në tavolinë"
(Nikos Gacos)

Një shkrepse në tavolinë
u ndez vetë
dhe filloi flaka të luajë
në sytë e tu të çuditur.
Një shkrepse në tavolinë
i bënë të gjitha rrëmujë
dhe një e qeshur e frikshme në buzët e tua.
Shkëndi poshtë, shkëndi lart
nuk i duroj më turpet
me të puthura, me të mirë të marr
dhe më paguan me vetëtima.
Shkon të nxjerësh urrejtjen tënde
por nuk do bëhem hiri yt.
Dhe nëqoftëse më dogje,
por prapë nuk pushove të më duash.
 
Dhurojua te tjereve

(Alessandro Manzoni)

Kujdesu per dhimbjet e tua,
per kerkesat e atyre qe te rrinë prane!

Dhurojua te tjereve driten qe nuk ke,
forcen qe nuk zoteron,
shpresen qe ndjen te luhatet ne ty,
besimin qe te mungon.
Ndriçoi nga erresire jote.
Pasuroji me varferine tende.

Dhuro nje buzeqeshje
kur ke deshire te qash.
Prodho hare
me stuhine qe ke Brenda.
“Ja, ate qe s’kam ta dhuroj”.
Kjo eshte parajsa jote.

Do te vesh re qe gezimi,
pak nga pak do depertoje ne ty,
do pushtoje qenien tende,
do behet vertet i yti ne masen
ne te cilen, do ua kesh dhuruar te tjereve.
 
“E çuditshme si ti”
(Frida Kahlo)

Zakonisht kam menduar të isha personi më i çuditshëm në botë,
por më vonë kam kuptuar, se janë kaq shumë njerëz në rruzull,
e ndonjëra duhet të jetë pikërisht ashtu si unë,
që të ndihet e çuditshme dhe me difekte
në të njëjtën mënyrë si ndjehem unë.
Do të desha ta imagjinoja,
ta imagjinoj që ajo duhet të jetë atje jashtë
dhe se edhe ajo po mendon për mua.
Epo, shpresoj, të jesh atje përjashta
duke e lexuar këtë,
ti e di, se po, është e vërtetë,
jam ketu
dhe jam e çuditshme pikërisht, ashtu si ti.
 
THUAJA HËNËS
(Vehbi Skënderi)

Kur ke diçka për të më thënë
diçka që nuk të shqitet e s'e mban dot për vete,
që s'avullon si shiu e si bora nuk tretet
E ngado që të ikësh pas të ndjek këmba-këmbës.
Trokit në Hënë! Thuaja Hënës!

Kur të bezdisesh nga një grigjë halle,
Mos u besosh as ëngjëjve as djajve
As gurëve e sendeve reale
E s'ka njeri që të çliron nga dhembja
Dhe nga Verdikti i Akullt i së Thënës :
Prit sa të vijë mbrëmja. Thuaja Hënës !

Kur s'u zë besë më as hijeve as ëndrrës
As blozës që të nxin, as borës që zbardh majave
as miqve tënd të afërt, as tezeve, as dajave,
e kur e ndjen zbrazëtirën gjer te dhëmbja
dhe asnjë vinç gjigand s'mund të të ngrejë nga rënia
Thuaja Hënës - prit sa të vijë mbrëmja.

Kur ke një plagë, nën ije, që djeg sa të than pështymën
Dhe të mundon çdo çast, të zë si varri frymën;
Diçka që i ngjan tymit e mjergullës së një dite
Ku ngatërrohen lëmsh: zbavitje e cfilitje;

Kur ke në gjoks një plagë, gur të rëndë!
Brengosje e plagosje. Makth! Brengë poshtruese
E je shterur krejt duke besuar
Diçka që s`ia thua as vetes sate as nënës:
Trokit në Hënë! Trokit në Hënë! Thuaja Hënës!

Sado e largët që të shtiret e mizantrope:
ndoshta dhe të mjekon?
Ndoshta të nxjerr nga llumi i kësaj bote?

Dhe në mos të shpëtoftë ajo,
ndoshta të merr me vete në hapësirë:
Ku në mos qofsh e lumtur,
të paktën je e lirë.
 
Redaktimi i fundit:

Pjaver Kroni

Tani…
krejt do ishte ndryshe
kjo tavolin, muret
e zhurmat nga dritarja…

Njimend, do ishte ndryshe
Madje
buz ders do të vinin zana
sikur…
na qeshim përsëri
lg.php
Tani..
as un, as ti, as kjo poezi…
lg.php
Por
unë ta du edhe heshtjen
vetmin
kët bised të madhe…
Mund ti mbyll syt me tulla
po të du

Ndërsa dritaren…
Ah, dritaren…
Hapun do ta la
të pres, ardhjen tande…

Sikur…

Shiko fotografinë 1758881
 
Natalia Ginzburg
NJERIU I DUHUR

“Një ditë takojmë personin e duhur. Qëndrojmë indiferentë, sepse nuk e kemi njohur. Shëtisim me personin e duhur nëpër rrugët e periferisë dhe na bëhet zakon, pak nga pak, të shëtisim së toku përditë. Hera-herës, pa e pasur mendjen, pyesim veten në mos vallë po shëtisim me personin e duhur, por na duket që jo, aspak. Jemi tepër të qetë; toka dhe qielli kanë ndryshuar; minutat dhe orët rrjedhin qetësisht pa na prekur kushedu se çfarë në zemër. Sa e sa herë jemi gabuar: kemi pandehur të kemi ndeshur personin e duhur, ndërsa nuk paskësh qenë i tilli. Dhe, në prani të atyre personave kinse të duhur, binim të rrëmbyer prej një trazire aq të vrullshme sa nuk na mbetej më fuqi për të menduar; na dukej vetja si të qenkëshim duke gjalluar mes një vendi ku ka rënë zjarr: pemë, shtëpi dhe objekte flakërinin rreth nesh. Mandej befas zjarri fikej, nuk mbetej veçse një grusht prush i vakët: mbas shpinës sonë viset e djegura janë aq të shumta sa as mund t’i numërojmë. Tani asgjë nuk digjet rreth nesh. Për javë dhe muaj kalojmë ditë me personin e duhur, pa e ditur që është i duhuri. Gjëja e çuditshme, me personin e duhur, është se ndjehemi gjithnjë aq mirë e aq në paqe, duke marrë frymë aq bollshëm, me ballin që për vite na ishte rrudhur e vruguar tanimë të shtendosur; dhe nuk lodhemi kurrë së foluri e së dëgjuari. E kuptojmë që nuk kemi pasur kurrë një raport si ky me asnjë qenie njerëzore; mbas pak të gjitha qeniet njerëzore na dukeshin aq të parrezikshme, aq të thjeshta e aq të vogla. Ndërsa ky person, teksa ecën përbri nesh me hapin e tij të ndryshëm prej tonit, me profilin e rreptë, ka një aftësi të pafund për të na bërë çdo të mirë dhe çdo të keqe. E megjithëkëtë ndjehemi pafundësisht të qetë”.

Nga: Le piccole virtù
 
Unë nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje…”

Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj feste tjetër. Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotësohen një për qind se pothuej të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota ketë e din, por njësoj vazhdon të shkruejë urime. As për Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja.

Por kësaj here due te hyj ne rradhën e njerëzve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937. Së pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambël, qe te mos ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barrën e kryqave të vet tue mundunve, as britmën e ngadhnjysve në këtë jetë. Te mos dëgjosh bubullimën e Spanjës. Gjumin e ambël! Të mos dëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë, nga teë ftohtit. Pse atëherë duhet të pyesësh: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq?

E gjuha ne vend te dhëmballës përgjigjet: pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gërset dhëmballa për dhëmballë, zotni. Asht tepër banale të themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambël, shok i dashtun. Se dyti mbas gjumit t’ambël, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem. Nga gëzimi i madh, ne sentimentalizëm, të puthish drrasat e dhomës e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha të them hyjnore, por njësoj asht).

Aq i gëzuem, saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh, sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem edhe pse n ‘anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Te jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerëve. Në rase se tryeza e shkrimit të çalon, ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ke se ku të rrish, ti qeshu.

Në rast se s’ke zjarrm e ke të ftohtë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonj ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu. Del në rruge bile, në kryqzimin e udhve, dhe qeshu,qeshu,qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah, sa i lumtun asht! E kur të të vije në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, do t’i kujtohet botës vetvetja dhe do të filloje të qeshi kikikikakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi… Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim, edhe se të smunde patalogjisht.
 

ALBAN TARTARI: MBRËMË, TË TRADHËTOVA…​


Mbrëmë në mesnatë
Të tradhëtova
E vetmja ime
Unë, besëshkeli i prapë.

Si durova dot bukurisë
Si qëndrova dot vetmisë
Mëkatit që brenda meje lëviz.

Ty të harrova për një çast,
Një çast i shushatur!
Ndërsa “mikja” hynte nga dritarja e hapur.

Harrova që Ti…
Ti je ajo që ma stolis ëndërrën…

Mbrëmë të tradhëtova
E vetmja ime
Me të bukurën
Vetmitaren,
Hënën…
 
Bob Marley thoshte:

Mund të mos jesh i pari i saj, i fundit i saj, apo i vetmi i saj. Ajo ka dashur më parë, dhe mund të dojë akoma. Por nëse të do tani, çfarë rëndësie ka? Ajo nuk është perfekte, as ti nuk je, dhe ju të dy mund të mos jeni kurrë perfekt së bashku. Por nëse ajo di të të bëj të qeshësh, të mendosh dy herë, të pranosh se je njerëzor dhe bën gabime, mbaje shtrënguar dhe jepi gjithçka që mundesh. Mund të mos të të mendoj çdo sekond të ditës, por do të të jepte një pjesë të vetes që mund ta thyeje (zemrën e saj). Kështu që mos e lëndo, mos e ndërro, mos analizo dhe mos prit më tepër nga sa mund të të ofrojë. Buzëqesh kur të bën të lumtur, thuaja sesa të çmend, e që të mungon kur nuk është.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top