Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

OnePoll.com, stafi i të cilit e ka kryer një studim në mesin e 2.000 të anketuarave, pohon se 43 për qind e femrave e kanë një plan B në rast se gjërat me të përzgjedhurin aktual nuk funksionojnë sipas pritjeve të tyre.
Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se pothuajse gjysma e femrave që janë në lidhje e kanë edhe planin B, më saktësisht partnerin rezervë, gjë që do t’i bënte disa meshkuj të mendojnë dy herë kur të vendosin ta kalojnë mbrëmjen me shokët në kafene ose të refuzojnë t’i hedhin mbeturinat kur e kërkon partnerja këtë nga ata.

Nuk është për t'u habitur se kandidati B është më së shpeshti një "mik i vjetër". Po, po, ai tipi që është "si një vëlla".

Përzgjedhja e dytë më e zakonshme është dikush që e ajo e njeh për rreth shtatë vjet dhe gjasat janë që ai është takuar tashmë me partnerin e saj, transmeton koha.net. Ai mund të jetë ish-bashkëshorti, ish-i dashuri, kolegu apo dikush që e kanë takuar në palestër.

Një nga pesë prej të anketuarave thanë se çdo i dhjeti i dashur rezervë e kishte pranuar se është i pashpresë në dashuri me të dhe kjo është arsyeja se pse është i gatshëm që për të t’i lërë të gjitha.

ثshtë shqetësuese, thotë zëdhënësi i OnePoll.com, se një në katër femra ka ndjenja po aq të forta si për partnerin aktual, ndërsa madje pesëmbëdhjetë për qind e tyre e pranon se ndjenjat për një kandidat B janë më të forta se për partnerin aktual.

ثshtë inkurajuese që çdo e treta e anketuar pohon se dyshon se do të ndodhë ndonjëherë diçka mes saj dhe të dashurit të saj rezervë dhe është interesante se 46 për qind e femrave që morën pjesë në studim supozojnë që edhe partneri i tyre mund ta ketë një plan B.

(c)Telegrafi
 
Titulli: Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

Po nuk eci plani B, ekziston edhe plani C , D...e me rradhe
 
Titulli: Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

A nuk jan te lodhshme keto planet? E mbani mend kohen kur jeta nuk kishte plane?
 
Titulli: Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

A nuk jan te lodhshme keto planet? E mbani mend kohen kur jeta nuk kishte plane?

prandaj duhet te vleresohemi shume ,se na shkoi jeta me ver qellime e arri objektiva
 
Titulli: Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

Gjysma e te keqes qe alfabeti shqip ka 36 shkronja dhe jo 26 :p
 
Titulli: Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

Gjysma e te keqes qe alfabeti shqip ka 36 shkronja dhe jo 26 :p

dhe ktu merr kuptimin e plote shprehja ...ne mos njeri tjetri Melken do ma marr !!!
 
Titulli: Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

Vertet ? Kjo me ngjan me shume si plan tipik I meshkujve , se I femrave .

Ne Albania eshte bêre ky sondazh ?
 
Titulli: Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

Se kan keq,sidomos kur jane ne nje lidhje te lire dashurie :p
 
Titulli: Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

Prandaj quhen femra se kem sh. plane.
Nqs nuk bon pln.B eheee marrin C etj. اa me bo ?
 
Titulli: Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

Po te pakten te gjesh pak kohe per vete nga plani A te B ben mire.
 
Titulli: Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

Se kan keq,sidomos kur jane ne nje lidhje te lire dashurie :p
Pse ca u liru kshu eeee? lol

Ka burra me RR te madhe ktu oj ti zonje lol
keta benkan orgji mduket, se studime jo e jo lol
 
Titulli: Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

Dmth kto koleget e punes qe m'thon t'kom si vlla m'paskan projektu per planin B? lol
 
Titulli: Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

Une ne raste te tilla kam gjithmone nje plan F. :D
 
Titulli: Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

Sa t'papune jane keto qe bejne keto sondazhe, :gjum:
 
Titulli: Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

Pse ca u liru kshu eeee? lol

Ka burra me RR te madhe ktu oj ti zonje lol
keta benkan orgji mduket, se studime jo e jo lol

Femrat jane te precizuara ne nuronet e tyre,pa mbaruar nje plan kane gjithmone ne mendje nje te dyte.
Prandaj u deshton shpesh,plani i pari dhe i dyte ahahhahahahahaha :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top