Hi Soul, po pres të lexoj pak për filozofinë e fesë Shqiptaria; kush është Hyji i saj, cilat janë parimet, cila është filozofia e saj, çfarë të nxjerrë prej saj, si mund të konvertohesh e të futesh në të, çfarë thotë për jetën pas vdekjes, etj
E pranoj, jam pak i zhgënjyer me këtë nivel diskutimi, por, duke qenë i vetëdijshëm që kjo s'është një platformë akademike, e ka lezetin e saj edhe leximi i këtyre çudirave të kohës.
P.sh. do të më interesonte kush nga njerëzit serioz fetar e jofetar e ka konsideruar Shqiptarinë si fe - religjion?
Nëse shqiptaria është fe, atëherë cili është identiteti kombëtar?
Për më shumë, meqenëse jam duke kryer një studim shkencor mbi sfidat e identitetit etnik, kombëtar e fetar në Ballkan si dhe naracionin historik të secilit prej tyre, do të më ndihmonte shumë, një kontribut, sado modest, mbi këto koncepte e botëkuptime...
Gjithsesi për momentin po qëndroj anash, për të lexuar me vëmendje çfarë kanë për të thënë anëtarët tjerë, e pastaj do ta them edhe unë mendimin tim.