A2.
V.I.P
Përshëndetje,
Dua të hap një diskutim mbi këtë shprehje gjeniale të Vaso pashë Shkodranit, e cila është e keqkuptuar - mendoj unë - në thelb.
Uroj që kjo temë të shpërbejë për t'i hedh dritë keqkuptimeve që lidhen me shprehje të tilla, të cilat në mënyrë të njëjtë a të ngjashme i kanë thënë edhe autorët tjerë, poetët, intelektualët dhe në përgjithësi kokat më të ndritura të shqiptarisë.
"Feja e shqiptarit osht shqiptaria" e thotë Pashko Vasa
"Lëreni më nj'anë fenë të shikojmë mëmëdhenë" e thotë Naim Frashëri
"Sos per mua aper ti por per gjithe Shqipëri" këndohej gjithandej në juglindje të Shqipërisë.
"Jam Shqiptar e Kosovar zot e krenar mbi ket dhe qe kam si fe kam Vatan e kam Atdhe" - shkruan Mitrush Kuteli.
Kush i ka lexuar dhe i lexon këta autorë dhe të tjerët, do të duhej të kuptonte cili ishte qëllimi i tyre me këto vargje e shprehje, meqenëse secili prej tyre krahas identitetit kombëtar ruante edhe identitetin e tij fetar.
Vetëm për t'i dhënë kontekst titullit të temës po i sjell disa vargje nga poezia më e njohur e shkëlqesisë së tij, Pashko Vasës, ku thotë:
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Sa për të hapur diskutimin po i listoj disa pyetje:
Çfarë dini për rrethanat e kohës kur jetoi Pashko Vasa?
Cili ishte frymëzimi i tij për ta thënë këtë shprehje "Feja e shqiptarit osht shqiptaria"?
Pse gjeti kaq shumë pranueshmëri tek shqiptarët kjo thënie e tij përkundër fetarisë së madhe që ruanin dhe e ruajnë shqiptarët në përgjithësi?
A mendoni se me "fe" në këtë shprehje është për qëllim religjioni apo diçka tjetër?
Nëse feja e shqiptarit është shqiptaria, cila është fe e gjermanit, zviceranit, amerikanit, italianit, anglezit, etj?
Nga prizmi i një atdhetari, nëse një shqiptar beson dhe praktikon një fe tjetër, e bën kjo më pak shqiptar?
Po paganizmi që kryesisht ishte fe e paraardhësve të parë të shqiptarisë, pranohet të jetë fe e një shqiptari sot?
Po kristianizmi që erdhi pas tij?
Po myslimanizmi që erdhi pas tij?
Dhe një të fundit, cila është pesha e kësaj thënie në përditshmërinë tënde dhe sa ndikon në botëkuptimet që ke mbi Zotin, jetën, vdekjen, ringjalljen, etj?
Pyetjet i shtrova sa për të hapur diskutimin, nuk është e domosdoshme t'u jepni përgjigje nëse mendoni që diskutimi mund të shtrihet në parametra tjerë.
Diskutim të mbarë!