Feja e shqiptarit osht shqiptaria

A2.

V.I.P
Përshëndetje,
Dua të hap një diskutim mbi këtë shprehje gjeniale të Vaso pashë Shkodranit, e cila është e keqkuptuar - mendoj unë - në thelb.
Uroj që kjo temë të shpërbejë për t'i hedh dritë keqkuptimeve që lidhen me shprehje të tilla, të cilat në mënyrë të njëjtë a të ngjashme i kanë thënë edhe autorët tjerë, poetët, intelektualët dhe në përgjithësi kokat më të ndritura të shqiptarisë.
"Feja e shqiptarit osht shqiptaria" e thotë Pashko Vasa
"Lëreni më nj'anë fenë të shikojmë mëmëdhenë" e thotë Naim Frashëri
"Sos per mua aper ti por per gjithe Shqipëri" këndohej gjithandej në juglindje të Shqipërisë.
"Jam Shqiptar e Kosovar zot e krenar mbi ket dhe qe kam si fe kam Vatan e kam Atdhe" - shkruan Mitrush Kuteli.
Kush i ka lexuar dhe i lexon këta autorë dhe të tjerët, do të duhej të kuptonte cili ishte qëllimi i tyre me këto vargje e shprehje, meqenëse secili prej tyre krahas identitetit kombëtar ruante edhe identitetin e tij fetar.

Vetëm për t'i dhënë kontekst titullit të temës po i sjell disa vargje nga poezia më e njohur e shkëlqesisë së tij, Pashko Vasës, ku thotë:

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!

Sa për të hapur diskutimin po i listoj disa pyetje:
Çfarë dini për rrethanat e kohës kur jetoi Pashko Vasa?
Cili ishte frymëzimi i tij për ta thënë këtë shprehje "Feja e shqiptarit osht shqiptaria"?
Pse gjeti kaq shumë pranueshmëri tek shqiptarët kjo thënie e tij përkundër fetarisë së madhe që ruanin dhe e ruajnë shqiptarët në përgjithësi?
A mendoni se me "fe" në këtë shprehje është për qëllim religjioni apo diçka tjetër?
Nëse feja e shqiptarit është shqiptaria, cila është fe e gjermanit, zviceranit, amerikanit, italianit, anglezit, etj?
Nga prizmi i një atdhetari, nëse një shqiptar beson dhe praktikon një fe tjetër, e bën kjo më pak shqiptar?
Po paganizmi që kryesisht ishte fe e paraardhësve të parë të shqiptarisë, pranohet të jetë fe e një shqiptari sot?
Po kristianizmi që erdhi pas tij?
Po myslimanizmi që erdhi pas tij?
Dhe një të fundit, cila është pesha e kësaj thënie në përditshmërinë tënde dhe sa ndikon në botëkuptimet që ke mbi Zotin, jetën, vdekjen, ringjalljen, etj?

Pyetjet i shtrova sa për të hapur diskutimin, nuk është e domosdoshme t'u jepni përgjigje nëse mendoni që diskutimi mund të shtrihet në parametra tjerë.
Diskutim të mbarë!
 
Une mendoj qe kjo shpreja ka gjetur vend ne kohen kur ne Shqiperi ka pasur pecarje mes besimeve me pas e perforcuar nga Enver Hoxha qe ishte ateist dhe nuk e donte fene fare. Ndersa tani nuk gjen vend, nn jam musliman dhe musliman dhe Shqiptare nuk me pengon feja te dua atdheun per kundrazi me inkurajon qe te kujdesem dhe ta dua ate.
 
Redaktimi i fundit:
Te gjitha jane thene ne raste specifike.
Dhe jo me qellimin se egzuston nje fe e re Shqiptari, as qe te leni fene tuaj. Por, kur e kerkon puna, kur atdheu ka nevoje ne jemi te gjithe bashke, 1 grusht. Pastaj se si u perdor me mbrapa per arsye politike eshte pune tjeter. Ndersa sot me sh perdoret per arsye injorance mendoj. Nuk ja kane haberin dhe hajd po themi kam fe shqiptarine. Lol

Per te hedhur pak spunto po shkepus 1 tekst nga Revista shkencore "Studime Historike" e cila tregon realitetin shqiptar ne shek.17, 19,20.

Screenshot_20230907_101640_Gallery.jpg
 
Ky argument mua më fton të bëhem perendia pagane Marsi. Luftë 🔥💥
Feja ka qënë e zeza e kombit shqiptar, ajo ortodokse bizantine e sidomos ajo islame me keq se askush tjetër.
Të dyja këto besime kanë akoma sot pretendenca territoriale...pasi konsiderojnë vendet e banuara me besimtar përkatës, territore pjesë e tyre...greke sllave, apo në kohën p.osmane (edhe sot Turqit jo më kot ju quajnë vllezër) . Vend turk

Për të dalë tek titulli. Pashko Vasa i ka shkruar këto vargje në kohën e pavarsisë që Shqipërisë nda P.Osmane.
Kisha ortodokse donte territoret me ortodoks poshtë Greqia, e Serbia sipër.
Turqit donin t'i ipnin autonomi shqiptarve dhe jo pavarsi, gjithmonë nën protekstin që myslimanët shqiptarë janë turq.
Ndërsa për një tufë katolikësh në veri as që i binte ndërmend kujt a janë gjallë... Kisha katolike e Romës nuk ka pasur kurr pretendime territoriale askund në botë.
Ja pse shqiptarët hanin njëri tjetrin përsëgjalli...me intriga e komplote e nuk u bashkuan kurrë me sens kombëtare..por ndaheshin sipas besimeve...🤮🤮
Rroftë impero austro-hungarez asokohe që detyroj Ismail Qemalin t'a ngrinte një flamur me çdo kusht diku në Shqipëri dhe të krijonte një qeveri sidoqoftë e kushdo qoftë në atë listë ministrash.

"Shqiptar të kam dhier, si s'më kuptove asnjëherë "
 
Une mendoj qe kjo shpreja ka gjetur vend ne kohen kur ne Shqiperi ka pasur pecarje mes besimeve me pas e perforcuar nga Enver Hoxha qe ishte ateis dhe nuk e donte ven fare. Ndersa tani nuk gjen vend, nn jam musliman dhe musliman dhe Shqiptare nuk me pengon feja te dua atdheun per kundrazi me inkurajon qe te kujdesem dhe ta dua ate.

Edhe sot te njenten krize po kalojme … perse nuk paska vend kshu ? Dhe ti e sa fetare te tjere k’tu qe na identifikoheni sot edhe me Islam …nuk keni asnje te drejte absolute …qe ta hudhni poshte k’te fraze te shenjte per ne ..dhe as ta prekni me dore .
 
  • Më pëlqen
Reactions: Zak

Esht mendimi jot ky dhe un e rrespektoj. Une ndaj mendimin tim dhe gjithmon e argumentoj.
 
Esht mendimi jot ky dhe un e rrespektoj. Une ndaj mendimin tim dhe gjithmon e argumentoj.
Ti nuk Po ndan thjeshte mendimin tend … Por po na ben propagande feje … Fiks me k’to shkronja te arta ne Shqip qe sot i hudh edhe poshte .

Nese sot na qenke Islamik … vazhdo dhe shkruaj ne gjuhen tende arabe & co dhe identifikohu edhe me k’te … se autori ne fjale fiks per dele si puna e juaj e ka pasur edhe fjalen .
 
Dalim pak me vepra se me fjal jan 1 te gjithe, do bejm krahasime se kush ben me shum per atdheun e vet ?? ti e don aq shum sa qe e ke braktis, un e kuptoj qe ti ke mllef me fene por ta shpjegova dhe nje here feja ime me inkurajon qe ta dua atdheun dhe te vdes per atdheun. Dhe me ndalon ta braktis ate per ceshtjet e ksaj bote.
 
Eshte nje teme e gjere.
Eshte nje teme qe dhe vete analistet historik e kane te veshtire ta analizojne,pa le me ne.
Gjithesesi ne nje rrafsh diskutimi cdo kush jep mendimin e lire sipas ti/saj.
Mendoj qe politikisht Shqiperia nder dekada historike nuk ka qene kurre kompakte,packa qe nje popull i vogel me nje kordinat shume strategjike ne Ballkan,kjo nuk ju be benefitt,por u be qender kafshate nga shtetet per rreth.
Ajo qe dallon ne kohen e rilindasve dhe u emerua si e tille,ishte pikerisht qe disa figura kombtare dhe shyqyr qe ishin,dolen jashte cdo interesi vicioz qofshin fetar apo ekonomiko-politik dhe perqafuan Atdheun,perqafuan te mjeren por te lashten Shqiperi te Pellazgve.
Ndjen dhimbjen e kombit tek coptohej,varferohej dhe dolen ne sheshin e letersis,ne sheshin e popullit dhe te cdo gjeje qe bente te mbunur ndergjegjsimin dhe bashkimin e keti kombi.
Ndaj priudha rilindase eshte nje priudh patriotike dhe shume e cmuar per kombin tone.
Figura tilla perseriten veshtire tashme.
Por qe le te shpresojme qe kombi shqiptar do dij te gjej ujrat e ti per te shkuar perpara ,sepse dhe ne ditet e sotshme nuk shohim noj permirsim te madh.
Te drejten ne politiken e jashtme Edi Rama me pelqen deri ne nje fare pike.
 
  • Përqafim
Reactions: A2.
Dalim pak me vepra se me fjal jan 1 te gjithe, do bejm krahasime se kush ben me shum per atdheun e vet ?? ti e don aq shum sa qe e ke braktis, un e kuptoj qe ti ke mllef me fene por ta shpjegova dhe nje here feja ime me inkurajon qe ta dua atdheun dhe te vdes per atdheun. Dhe me ndalon ta braktis ate per ceshtjet e ksaj bote.
Une nuk e kam braktisur .. stop me k’te injorance , jam brenda tij dhe me prane se kurre .
 
  • Më pëlqen
Reactions: Zak
Ke ardh zemra vogel ?? ku do e pim kafen po lei te tjerat 😂😂😂
Ky eshte prb i Juaj … qe ju ka mbyllur feja mendjen nga te tera anet , madje edhe syte dhe jo vetem shpirtin .

Gjithsesi vetes ja beni .. se me kalimin e kohes do te mbylleni edhe si ne kafaz .. as k’tej dhe as andej .:)
 
  • Fiu Fiu

Me vjen mire qe shqetsohesh per ne, kjo tregon qe ke zemer te mire.
 
Me vjen mire qe shqetsohesh per ne, kjo tregon qe ke zemer te mire.
Per zemer ju kisha derguar direkt ne Arabi … por me vjen mire qe s’forcohesh dhe mundohesh gjithsesi .
 
  • Haha
Reactions: Zak
Per zemer ju kisha derguar direkt ne Arabi … por me vjen mire qe s’forcohesh dhe mundohesh gjithsesi .
Nese do me pelqente Arabia do kisha shku me jetu atje sic ke shkuar ti te jetosh ne Londer.
 
Nese do me pelqente Arabia do kisha shku me jetu atje sic ke shkuar ti te jetosh ne Londer.
Arabi as qe ta jep k’te shanc ty … Por ti vazhdo dhe kendoji gjithsesi . Lol
 
  • Haha
Reactions: Zak
Duhet vene ne kontekstin e kohes kur eshte thene dhe ska lidhje me religjionin.
Eshte thirrje per bashkim.
Ekzakt 👍
Nuk është shprehje që duhet kapur si besim "feja shqiptarit shqiptaria", por si thirrje që të besoni dhe të krijoni një Shqipëri.
 
Ekzakt 👍
Nuk është shprehje që duhet kapur si besim "feja shqiptarit shqiptaria", por si thirrje që të besoni dhe të krijoni një Shqipëri.
Edhe si “ besim “ mund ti thuash Lauri .
Se kot nuk cileson qe “ Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria “ .
 
Edhe si “ besim “ mund ti thuash Lauri .
Se kot nuk cileson qe “ Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria “ .
Është metaforike Zana.
Feja është besim në hyjni, dhe Pashko Vasa po i kritikon shqiptarët e të gjitha besimeve duke ju thënë që konsideroni atdheun si hyjni..."fe" të përbashkët.🤷
 
Është metaforike Zana.
Feja është besim në hyjni, dhe Pashko Vasa po i kritikon shqiptarët e të gjitha besimeve duke ju thënë që konsideroni atdheun si hyjni..."fe" të përbashkët.🤷

Shume bukur Por kemi edhe ne elementet tane hyjnor… sic eshte Muji dhe Zanat , pshm .:)

Pra besim me vete dhe me tere elementet e tij .. mund ti themi edhe k’saj fraze .. dhe Fiks ne jemi tolerante fesh .. vetem nese na lidh besimi tek Shqiptaria si pike te pare .
 
Kemi Lek Dukagjinin, pse jo, ka nxjerr Kanunin🤷
Njësoj si hebrejt Biblën, dhe arabët Kuranin 🙂
Të bajmë lekën profet. Pasi rregullat e kanunit janë antike po aq sa edhe lufta e Trojes. Leka i përmbledhi dhe krijoj Kanunin
 
Yeah .:)
 
Patriotizmi dhe feja janë dy ndjenja ose besime të ndryshme, por në disa raste, ato mund të ndikojnë njëra-tjetrën në sjellje dhe identitet.

Patriotizmi është një ndjenjë e lidhur me dashurinë dhe përkushtimin ndaj vendit tënd, kombit tënd, ose kulturës tënde. Kjo nuk ka të bëjë me besimin fetar, por më shumë me përkushtimin ndaj vlerave dhe identitetit kombëtar. Patriotët janë të përkushtuar ndaj mbrojtjes së kulturës, historisë dhe vlerave të vendit të tyre.

Në anën tjetër, feja është një besim individual ose kolektiv në një sistem të caktuar të bindjeve dhe praktikave fetare. Feja ka të bëjë me ndikimin më të thellë të besimeve dhe vlerave të një personi dhe lidhjen e tyre me një entitet të shenjtë ose të lartë.

Në disa raste, këto dy ndjenja mund të përplasen. Nëse një vend ka një fe të caktuar si feja zyrtare, patriotizmi mund të shprehet në mënyrë të përbashkët me këtë fe dhe kjo mund të ndikojë në sjelljet dhe veprimet e individëve. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se nuk është e nevojshme që patriotizmi dhe feja të jenë në kundërshtim. Një person mund të ndjehet patriot dhe të ketë një besim të fortë fetar, dhe këto dy ndjenja mund të koekzistojnë harmonikisht në jetën e tyre.
 
Gjithsesi @Lauri … prandaj mua k’to temat dhe diskutimet e fese arabe & co , ne nje forum Shqiptar … me ngjajne garbage .. dmth mbeturina te lena lart e poshte qe kane zero kuptim dhe vlere ne nje forum Shqiptar dhe aq me teper kur vihet ne dikskutim Perballe k’tyre edhe Shqiptaria dhe simboli dy krenar I Shqiptareve … dicka komplet e pa tolerueshme per mua .

Nese eshte kshu ..Vazhdo se ka plot forume arabe .. ku mund te shpalosesh dhe te krenohesh edhe me fene tende … dhe aty ku gjen edhe vetveten … pa ofenduar edhe palen ne fjale .
 
Kemi Lek Dukagjinin, pse jo, ka nxjerr Kanunin🤷
Njësoj si hebrejt Biblën, dhe arabët Kuranin 🙂
Të bajmë lekën profet. Pasi rregullat e kanunit janë antike po aq sa edhe lufta e Trojes. Leka i përmbledhi dhe krijoj Kanunin
Ti beje profet leket ste ka ndalu njeri esht zgjedhja jote. Por feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria nuk ka me vend ne kohen qe jetojme.
 
Ti beje profet leket ste ka ndalu njeri esht zgjedhja jote. Por feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria nuk ka me vend ne kohen qe jetojme.
Ndoshta për ty Zak. Sepse Shqipëria u bë(në1912)
Tani pas mbi 100 vitesh duhet të fillojmë e të bëjmë shqiptarët..se kanë ngel akoma tek budalliqet e besimit.
 
Ti beje profet leket ste ka ndalu njeri esht zgjedhja jote. Por feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria nuk ka me vend ne kohen qe jetojme.
Ka shume vend.
Akoma dhe sot, ne veri dhe ne jug te trojeve shqiptare, ka njerez qe shiten tek ata qe sja duan te miren ktij vendi.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Zak

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top