"Feja e shqiptarit është Shqiptaria"

cent

...Lontano
Nëse lutemi dhe i besojmë Zotit shqip, çfarë të keqe ka?
Si ndihemi me këto shitblerjesh? Ndër shqiptarët kishim traditë ta respekton të lindurën, ani edhe pse jo anën shpirtërore; Fundja e fundit është edhe akt pastërtie të besosh në atë që e ndien me shpirt, por duke mos e harruar tokën dhe gjuhën ku ke lindur.
1r5e0o.jpg
Duke lexuar shkrimin e Gani Mehmetit me titull “Rusofilia e serbofilia s’duhet të zëvendësohen me turkofili”, unë do të shtoja se të tria këto që i përmend autori kanë një gjenezë të njëjtë, të cilat dhe janë udhëhequr nga ndikimi i fes për të bërë krime dhe pushtuar popuj me qëllim të skllavëroi sa ma shumë. Kjo pra është feja e tyre që udhëheq njeriun për vrasje e shtypje, gjë që është në kundërshtim me çdo parim të logjikës dhe të librave të shenjtë, qoftë të Kuranit apo Biblës etj?
Duke u nisur nga vlera e Kuranit dhe biblës, në to na del një sqarim i pastër dhe njerëzor, bile diku në një ajet shkruan se vrasjet, shpifjet dhe urrejtjet janë të ndaluara, apo në një faqe të librit të biblës thotë se njerëzit duhet ta duan vetën për t’i deshtë të tjerët.
Me këto qëndrime të librave të shenjtë na del qartë se njeriu duhet të udhëhiqet me logjikën e shëndosh, duke u nisur nga vetvetja dhe gjithnjë duke vepruar me logjikën e smirës; po bëra mirë gjejë mirë dhe në ana e kundërt të kësaj është se; po bëra keq do të gjejë të keqën.
Në një shkrim tjetër të Kimete Berishës hasa në këtë thënie të apostrofuar nga kjo autore: “Dje shqiptarët u çuditen përsëri me fenë e tyre, pasi që hoxhë Irfan Salihu u tregoi se ‘pejgamberi ka dhënë urdhër që të vriten qentë e zinj’, për shkak se janë strehimore e djallit!
Këtu na del diçka jashtë asaj logjike të shëndosh, nëse çdo i zi të vritej pse është i zi, atëherë pse zoti e paska krijuar, kur zoti ndalon vrasjet, përdhunimet dhe skllavërinë? Kjo është më shumë se një tmerr se që po ndodhë me njeriun e kohës së sotme, mbase edhe me disa shqiptar që kanë shit vlerën dhe ka blerë kundërvlerën.
Si kurrë më parë nuk kam dëgjuar të kenë frik nga fetë dhe predikuesit e saj sa sot që kanë. Nuk e di se a po nxitën nga vetë besimi që kanë krijuar, apo nga joshja e pagesës dhe së fundit nga frika për ta lëshuar atë nëse janë mashtruar? Thënë troç se një mjegulli e tmerrshme, ndonëse edhe e qëllimtë që ta fus ende e më keq thikën në mes shqiptarëve, se gjoja njeriun po e përcaktuaka feja dhe jo gjaku. Sipas kësaj logjike Vëlla me pushtuesin e armik me vëllainë. Kjo thënie dhe përhapje si egjër e keqe te populli ynë është më shumë se e tmerrshme, sidomos edhe ajo siç na e argumenton publicisti, Gani Mehmeti, në shkrimin e tij se “vetëm Arabia Saudite ka dhënë 70 milion dollarë për përhapjen e vehabizmit. Po Turqia e Irani për përhapjen e islamizmit agresiv, sa kanë dhënë në Kosovë e në Shqipëri? Vëllazëria myslimane e Egjiptit më rrëmujë brenda shtetit të vet, sa para u jep ithtarëve në Kosovë? A janë futur këto fonde edhe në xhepat e 30 deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës?”
Kjo logjik e shëmtuar ku do të na shpien, mos vallë me injorancë ndaj njëri-tjetrit, ndaj vëllait me vëlla të një gjakut, thjeshtë shqiptari me shqiptar të hasmërohet për diçka jashtë logjikës.
Shtrohet pyetja se: Po nëse e dua zotin shqip, që të keqe ka? Nëse lutem shqip dhe besoi shqip, që të keqe ka?
E keqja vjen prej sojit të keq, të atyre që për interesa të veta mundohet të shkatërrojnë vlerat dhe të sjellën kundërvlerat, ku për fat të keq sot në Shqipërinë Etnike më tepër kemi fe e parti se sa vlera e arsyeshmëri.
Lind pyetje përse bëhen këto, për të mirën e atdheut, a po për çka...? Thjesht e them se këto bëhen vetëm për interesa të ultë të njeriut që nuk ka frymëzim ideal për kombin, po thjeshtë vetëm për xhepin e tij.
Më ka rënë të dëgjoi shpesh një pyetje se; A ka Hoxhë fukara, dhe hoxhë që jap ndihmë nga xhepi i tij, apo ndonjë prift? Realisht na del se jo, duke i shikuar disa predikues të zëshëm, pa u marr me emrat, dhe shtrohet pyetja se kah e fituan tërë atë pasuri, mos vallë vetëm duke u lutur apo duke i ngritur duart përpjetë pa punuar fare?
Këtu sipas logjikës na del se shitblerja është një fushatë e tmerrshme fetare, domth se me njërën apo formën tjetër të dhunës e detyron njeriun e paformuar, apo atë që ka ngel në gjysmë rruge. Si edhe ndonjë që lufton për kafshatën e bukës, si edhe ata që interesin e lekut e kanë si çështje primare të jetës i nënshtrohen këtij ligji shpërfillës të disa predikuesve që gjoja në emër të dashurisë për zotin po e bëkan. Me të drejtë e them se ata që e donë zoti dhe pastërtinë e shpirtit veprojnë si Mulla Idriz Gjilani, që dhe është hero i kombit, që ishte prej atyre hoxhallarëve të ditur, por kur ishte në pyetje kombi dhe liria thoshte se: “pa atdhe dhe liri nuk ka as fe”. Fenë ky burrë i madh i kombit si shumë hoxhallarëve dhe priftërinj tjerë, si Noli etj e zhvillonin gjithmonë në kuadër të mos cenimit të kombit dhe as futjen e urrejtjes në mes feve tjera, e sikur po ngjet sot që me këmbëngulje fusin përçarje fetare disa predikues me qëllim që të mos të merrmi me realizimin e idealit për Shqipërinë Etnike po të ndahemi në grupe sektariste dhe të mbetej në Ballkan çështja e shqiptarëve si problem fetar, gjë që këtë nuk e kanë pasur e as nuk duhet ta marrin si kopje nga askush, siç kemi edhe të atillë që duan shqipen dhe kombin të na ndajnë në Shqiptar dhe Kosovarë, gjë që i tillë është banda e Halil Matoshit.
Duke u sjellë si fantazmë e ligë kjo frymë e urrejtjes, na del në skenë realja, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, Shkuarja Xhihat e ca shqiptarëve nuk do të thotë se është e rastësishme, apo ardhja e vehabizmit në trojet shqiptare si një rrymë e rrezikshme, apo Jehovai e tjera.
Për t’ua ndal turrin nuk duhet të ushqehemi me figura religjioze, mitike siç na del edhe lakuriqi mrekulli e natyrës. Ne nuk duhet të na tremb as Lakuriqi, as qeni i zi, por duhet të na tremb dhe të kemi kujdes nga ata që fusin religjione fetare me prapavija të skenuara, këto janë të rrezikshme për kombin.
Ne duhet të mbështetmi me tërë forcën e mendjes dhe të fuqisë fizike, e në thënien e Vaso Pashëa se: “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”
/IndeksiOnline
 
Titulli: "Feja e shqiptarit është Shqiptaria"

Nëse lutemi dhe i besojmë Zotit shqip, çfarë të keqe ka?

Asgje te keqe s'ka, ne fakt une i lutem Zotit ne shqip, por falem ne arabisht (ate obligative). Mbare bota falet keshtu, jane falur dhe do falen, s'ka gje te keqe. Nese po, atehere mendoj se edhe paracetamollit duhet t'i themi shqip si eshte, edhe andollit, edhe brufenit, apo nuk perkthehen ?
 
Titulli: "Feja e shqiptarit është Shqiptaria"

Shqiptaret kane qene Pagan dhe do te mbeten Pagan ne thellesi! Ky eshte Geni i tyre! prandaj edhe demografia fetare ne shqiperi arrite te perziej kaq shume. Arsyeja qe sepse ata e ben kete thjesht per te mbijetuar e jo spese e besonin ne te vertet! Besimi nuk eshte asgje tjeter vecse nje domosdoshmeri shpirterore per te permbushur boshllekun shqirteror qe i rendon shume njeriut! Eshte nje perpjekje e vobeket per ti dhen edhe sa do pak kuptim apo qellim elementit "njeri" qe ne thellesi mbetet gjithmone nje "jetim" ne ket bote krejt absurde! Dhe kaq! Feja fatkeqsisht eshte perdorur shume here si nje vegel propagande dhe si nje kamzhik! Shume here Frika e ben njeriun te bindet, jo me mundesia e egzistence te nje Zoti te plotfuqishem! Do te isha shume kurjoz se cfar do te mendonin njerezit me besimtar po te vertetohej se nuk ka as "ferr dhe as parajs"!

hajduti
 
Titulli: "Feja e shqiptarit është Shqiptaria"

Se di pse kapen kaq shume prej gjerave te kota nese edhe nje metafore per bashkim e Pashko vases nuk duhet kuptuar si diqka qe eshte mbi qdo liber te shenjet pa marre parasysh fene.
Shume respekt per Pashko Vasen qe jav ka kujtu shqiptareve qe me me rendesi se feja ne ate kohe edhe ne qdo kohe eshte atedheu por jo te merret kjo si tesere se eshte ashtu si ka thene ai ....

Se Jasharajt e Prekazit jan vra ne diten e Premte e Xhuma per Muslimanet edhe mbasi qe kan marr namaz tani kerkush ska te drejte te thote se ata vdiqen per shqi[ptarte muslimane te Kosoves ata vdiqen qe Kosova te merr fryme shlire.
 
Titulli: "Feja e shqiptarit është Shqiptaria"


Po e komentoj me pak fjalë


Edhe udhehiqemi me logjikën e shendoshë sipas fesë, hiq mos dysho. Problemi del, kur diqka nuk kupton drejt, edhe nuk mund te veprosh drejt. Nuk del prej logjikës se shendoshë kur thuhet se qeni i zi, eshte exhinn, shejtan.

Zoti e ka krijuar te mirën edhe te keqen, por ka thëne edhe atë: ju punoni dhe anoni kah e mira.

Askush nuk ka frikë nga predikuesit e as nga Feja, ne kemi frikë nga Zoti Një, i cili ka ekzsitua para se te krijohej njeriu i pare mbi tokë, e para se te krijohej kombësia e parë mbi tokë, qoftë shqiptaria apo diq komb tjeter. Nuk nxitet askush nga pagesa,sepse ne fakt askush edhe nuk te paguan, kjo shkon ne llogari shpirtërore, edhe nuk jemi te mashtruar, por bindja shpirtërore ekziston.

Mjegulli e tmerrshme? juve iu duket keshtu, se nuk eshte, ndoshta edhe ju duket diq e re e panjohur, per ate keni at bindje troçe.

Normal, nuk i bjen logjike vella me pushtuesin e armik me vëllan, atëher pra sipas jush zotëri po i bien që ne te behemi Mohues te Zotit, per deshiren e juaj. Po ekziston nje gjë, ne botë dil vepro çte duash, cdoher do dal dikush te flas kundër, pra bota smbaron kurr se foluri.

Askush as nga Arabia, as nga Egjipti, as nga Turqia nuk ka dhene para per perhapjen e Islamit ne Kosovë. E perjetuam cdo sketerr nga shkijet vrasës, dhe kjo i shtyri njerezit te i kthehen Zotit. Pra tani te iu pyes juve zoteri, kush po i jep gjith ato para nga krishteret qe po ndertojne Kisha e katdrale ne Kosovë? ne fakt ato nuk duhen neve aty, sepse jemi Musliman shumica.

Nuk duhet me injorancë ndaj njeri tjetrit, ndaj vellait me vella te nje gjaku, as shqiptari me shqiptar te hasmerohet, porse ju zoteri e dini mirë deri sot aq sa e kemi verejtur, shqiptaret jane me te ndershem me te huajin (evropian) kurse me vellain e vet shum i thatë (padobi). Ku erdhi kjo edukate tani, ju pyes juve?



Per fund te them, diku e paske then drejt siq duhet, e dikund e paske perzier te keqen dhe te padrejten. Dhe poashtu per fund te them jeni shum i vogël me përmend emrin e Mulla idriz Gjilanit.

 
Titulli: "Feja e shqiptarit është Shqiptaria"

e embel Jetesa, e respektoj mendimin tend, por une kam nje kendveshtrim tjeter!

Feja ne pergjithesi eshte dicka njerezore, pra e krijuar nga njerezit, por e veshur me nje mantel Hyjnor.

Feja eshte lufte,

Feja eshte percarje,

Feja eshte urrejtje,

Feja eshte vetedrejtesi,

Feja eshte tregti,

Feja eshte hipokrizi,

Feja eshte farisaizem,

Feja eshte opium,

Nese nuk bini dakort me fjalet e mia, kthehuni pak mbrapa dhe shihni me kujdes historine. Lufterat me te medhaja dhe masakrat me te medhaja jane bere ne emer te fese, ne emer te Zotit.

hajduti
 
Titulli: "Feja e shqiptarit është Shqiptaria"

i nderuar Hajduti

Besimi ne Zot, duhet te jetë primare, ngase Zoti eshte krijues i cdo gjeje, pastaj nga njerezit kerkohet drejtësi. Pra ne botë po flitet per drejtësi dhe ajo shum pak ekziston apo fare.


Kete tekstin meposhte e kam marë në internet, lexoje

Luftat botërore

1. Lufta e pare boterore, 17 milion te vdekur (prej jomuslimaneve)
2. Lufta e dyte boterore, 50-55 milion te vdekur (prej jomuslimaneve)
3. Bomba atomike ne Nagasaki, 200.000 te vdekur (prej jomuslimaneve)
4. Lufta ne Vietnam, mbi 5 milion te vdekur (prej jomuslimaneve)
5. Lufta ne Kosove dhe Bosnje, mbi 500.000 te vdekur (prej jomuslimaneve)
6. Lufta ne Irak, 1.200.000 te vdekur (prej jomuslimaneve)
7. Afganistan, Burma etj. (shkaktuar prej jomuslimaneve)

Dhe ende mendon qe Islami apo besimi ne Zot eshte problemi, apo nga tjerët?


Mund te thoni se feja eshte opium, porse nuk eshte opium, ngase ajo duhet te mirret normal mesatare. Jo per tu çmendur.... :)

 
Titulli: "Feja e shqiptarit është Shqiptaria"

Elhamdulilah qe jem musliman e na ka dhan Allahu ket fe te madhe , e nuk jem kufar e munafika si shum persona . Elhamdulilah Allahu i shperbleft muslimant , e i udhezofte munafikat e qafirat :D
 
Titulli: "Feja e shqiptarit është Shqiptaria"

Ka nje te vertete shume te madhe qe historikisht ne SHQIPERI, tre fete kane bashkejetuar ne nje harmoni te admirueshme. Dhe duhet te vazhdojne te mbeten te tilla ne rast se nuk do kete nderhyrje nga ata qe i njohin te drejten vetes ti imponojne gjithe popullit besimin fetar per te cilin askujt nuk i eshte bere vone ndonjehere. Shqiptari ne gjak asnjehere ska qene fetar por gjithmone ka besuar brenda nje kufiri te caktuar gje qe e ka bere me te vecante se fqinjet e tij ose popujt qe karakterizohen nga besimi i madh fetar.

Ajo qe ve re me trishtim keto vitet e fundit eshte importimi i nje "konflikti" fetar nga jashte dhe sidomos nga ato troje shqiptare te cilat fene po e kthejne ne institucion. Mjafton te veresh me kujdes ne kete Forum se kush ben komente percarese, se kush mbrockullit (mjerueshem pa patur as njohurine me te vogel te historise dhe tradites shqiptare) per fe dhe atdhe dhe kuptohet qarte. Ky eshte rreziku qe Shqiperia po perballet sot. Kjo eshte ajo qe duhet ti ruhemi dhe jo pallavrat se nuk lutesh per Shqiperi e per Flamur. E kane bere te paret tane dhe nuk humben asgje, E ben Rilindasit tane dhe na nxorren nga erresira anadollake dhe injoranca osmane. E ben me pas ata intelektuale qe nuk kane munguar kurre dhe rezultatet i dime te gjithe.

Ka ardhur koha qe te gjithe njezeri ti thone stop asaj gjeje te huaj qe nuk eshte pjese as e tradites, as kultures dhe as perkatesise sone gjeografike. Ka ardhur koha qe ti tregohet dera dhe ti kthehet shpina te gjithe atyre qe mundohen te fusin frymen e percarjes, dallimeve krahinore dhe fetare midis shqiptareve. Ka ardhur koha qe shqiptaret ne rradhe te pare duhet te shohin Shqiperine dhe jo minare e kupola, callma apo kapucone.

Besimi ne zot te zbut shpirtin dhe te ben me te ndjeshem por feja te shpelan trute dhe te hedh kunder njeri tjetrit. Mund te besosh ne zot por nuk ka nevoje te besosh ne fe. Zoti eshte nje per te gjithe. Fete jane krijuar nga njeriu dhe jane skllavpronari i njeriut.

Mendova te parashtroja mendimin se sa te replikoja, Jetesa.

Hajduti
 
Titulli: "Feja e shqiptarit është Shqiptaria"

Shqiptaria eshte kombesia ime, ama jo feja... Duhet me mesuar perkufizimin e fese si fillim e pastaj te analizojme nqs shqiptaria i ploteson kriteret per tu quajtur fe apo jo, Lol...
 
Titulli: "Feja e shqiptarit është Shqiptaria"

Feja e gjermanit është Gjermania , tha një gjerman dhe jetoi i lumtur gjithë jetën.
 
Titulli: "Feja e shqiptarit është Shqiptaria"

Shqiptaria eshte kombesia ime, ama jo feja... Duhet me mesuar perkufizimin e fese si fillim e pastaj te analizojme nqs shqiptaria i ploteson kriteret per tu quajtur fe apo jo, Lol...

Te keqen plaku injoranca eshte me te madhe te shqiptaret poeti i madh Pashko Vasa e ka perdore metaforen feja e shqiptarit shqiptaria per me ndal ndarjet fetare e me u bo bashke kunder armikut keta shohin enderra me sy hapur...

Feja edhe kombi nocione qe veq nje injjorant sdon me i dalllu ose si dallon .
 
Titulli: "Feja e shqiptarit është Shqiptaria"

Meqe Ado nuk shkruan shqip, po sjell fjalorin arabisht shqip une, kot per literature, Lol

Elhamdulilah= Falenderoj ZOtin
Qafira= Mohues, ne ket rast mohues i ZOtit
Munafika= njerez me 2 fytyra...

p.s. xhebro: e di mor djal e di pse e ka pas Pashko, gjet rahmet i shkreti, :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Feja e shqiptarit është Shqiptaria"

Meqe Ado nuk shkruan shqip, po sjell fjalorin arabisht shqip une, kot per literature, Lol

Elhamdulilah= Falenderoj ZOtin
Qafira= Mohues, ne ket rast mohues i ZOtit
Munafika= njerez me 2 fytyra...

p.s. xhebro: e di mor djal e di pse e ka pas Pashko, gjet rahmet i shkreti, :D


Nuk e pata me ty se ketye fjale te tij ekane bere si logo disa patriota te kabllave ndaje kombin prej feje se kurre sjan shku bashke ,fene e ke shpirterore e nderron kur te duash e kombin edhe kete e nderron po gjakun kurrre....
 
Titulli: "Feja e shqiptarit është Shqiptaria"

Jam krenare qe jam muslimane shqipetare ose shqipetare muslimane..keto dyja tek une shkojn bashk...feja dhe kombi jane te shenjta per mua...
 
Titulli: "Feja e shqiptarit është Shqiptaria"

Jemi shqiptar, pastaj jemi mysliman apo krishter.

Une se kuptoj pse myslimanet ja kaqe krenar qe jan mysliman?! Se kam ven re qe e thon shpesh kete.

............................

Meqe Ado nuk shkruan shqip, po sjell fjalorin arabisht shqip une, kot per literature, Lol

Elhamdulilah= Falenderoj ZOtin
Qafira= Mohues, ne ket rast mohues i ZOtit
Munafika= njerez me 2 fytyra...


O ty te faleminderit qe i shpjegove, se ate fjalen e par e kam par kushedi sa her ketu ne forum por sja dija kuptimin. megjithese per ta shkruar se qelloj ;p
kete fjalen e dyt e kam perdor edhe vet, megjithese nuk ja paskam dit kuptimin tamem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top