Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

cela

Antarë
Njerëzit mund të kalojnë një oqean pa lagur këmbët...por nuk mund të kalojnë kurrë jetën e tyre pa i lagur sytë.
 
Titulli: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

Njeriu eshte qenje komplekse, dhe kjo dmthn qe duhet te kaloj neper te gjitha gjendjet emocionale, duke u nisur nga gezimi dhe buzeqeshja, indiferenca, nxefja, merzitja dhe lotet.
Nuk ka njeri qe ta kete jete fushe me lule, as nqs eshte me i pasuri ne bote, as nqs eshte me i varferi. Jeta eshte e mbushur me probleme per te gjithe.

Pastaj, duhet te kemi parasysh nje detaj te vogel - menyra se si vime ne jete...DUKE QARE!
 
Titulli: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

Shume e bukur si citat, ndjeshmeria eshte gje e madhe .Lot gezimi apo hidherimi kjo ben qe te jemi njerez ,te ndjeshem!
 
Pe: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

Edhe une qe thashe do jete ndonje gje ne lidhje me mjekesin. :p
Rreth temes: kompleksiteti i trupit te njeriut me ben te besoj ne Zot pa as me te vogelin dyshim...
 
Pe: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

Kur lexova temen dhe une mendova se mos ka lidhje me kompleksitetin trupor te njeriut, se si jemi krijuar ne formen me perfekte, me cdo pjese, organ shqise ne vendin e tij etj etj....

Sa per citimin, e lexova para sa ditesh e me pelqeu shuume. E pare ne nje kendveshtirm me te gjere kuptoj: Se njeriu eshte force e jashtzakonshme e cila arrin cdo gje, mund te levize dhe malet kur i thone, ka arritur ne hene, ka kaluar detra e oqeane, ka bere nga zbulimet me te medha e ka shpikur teknologji te admirueshme, qe me pare as do u mendonte. Eshte nje qenie e cila evolon qe me krijimin e tij te pare e vashdon akoma, ama, Ne fund te fundit eshte serish ai njeriu i dobet, nje krijese si cdo krijese tjeter, nje krijese e Zotit dhe jo Zot. Nje krijese qe shpreh me lote si gezimin ashtu dhe hidherimin. Nje krijese qe lumturohet e vuan njekohesisht, nje krijese qe pervec arsyes ka sh te zhvilluar dhe shqisen e te "ndjerit" pasi loti s'eshte gje tjetres thjesht rezultat i gjendjes tone shpirterore:)
 
Titulli: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

.............. vime ne jete...DUKE QARE!

kush e tha kete... une kam qeshur kur kam lindur. ishte veshtiresia e 1 e jetes time... se nja 3-4 dit mbeta ne inkubator... me kujtohet si tani :p:p

Eshte e vertet qe njeriu eshte "kafsha" supreme..... Nga nje qenie qe eshte e afte te ket ndergjegjie dhe logjik ske pse cuditesh....mund te presesh gjithcka.

Mua kafshet dhe natyra me cuditin me shume...
 
Pe: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

Ajo qe me cudit tek njeriu jane aftesite e tij perllogaritese te detajuara per te formular ose per te kryer nje veprim apo hedhur nje ide negative qe mund te kthehet me pas ne boomerang duke na djegur ne furren e druve, njeriu eshte nje kafshe e destinume te shuhet, sepse kushe e pagezoj deshtoi totalisht.
 
Titulli: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

kush e tha kete... une kam qeshur kur kam lindur. ishte veshtiresia e 1 e jetes time... se nja 3-4 dit mbeta ne inkubator... me kujtohet si tani :p:p

Eshte e vertet qe njeriu eshte "kafsha" supreme..... Nga nje qenie qe eshte e afte te ket ndergjegjie dhe logjik ske pse cuditesh....mund te presesh gjithcka.

Mua kafshet dhe natyra me cuditin me shume...
Nuk duhet ta thote njeri, eshte nje realitet, keshtu dhe "lexohet" shendeti femijes, sa e qysh qan... por qe te gjithe qajne....
Ben pjes nga natyra jone.
 
Titulli: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

Pastaj, duhet te kemi parasysh nje detaj te vogel - menyra se si vime ne jete...DUKE QARE!

Ne fakt ky detaj eshte pjesa me e cuditshme e jetes duke patur parasysh dy ekstremet ..vijme ne jete duke qare (na presin duke qeshur)...ikim nga kjo jete ne menyre te heshtur (na dergojne duke qare :p )
 
Titulli: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

Ne fakt ky detaj eshte pjesa me e cuditshme e jetes duke patur parasysh dy ekstremet ..vijme ne jete duke qare (na presin duke qeshur)...ikim nga kjo jete ne menyre te heshtur (na dergojne duke qare :p )
Mos harro dhe jeten, se gjate jetes do sdo prap do qash, nqs jo ne evenimente te trishtuara, ne evenimente te lumtura, nga gezimi....
Sido qe te jete, njeriu qan.. Eshte menyre per te shprehur ndjenjat:)
 
Pe: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

Njeriu eshte teper i ndjeshem edhe pse ne te shumtat e rasteve mundohet ta fshehi kete ndjeshmeri.. ku ketu dhe lotet..

Pak shkence :): Ngjarje te ndryshme ne jeten e njeriut, e vene sistemin tone psiqik: nen tension, stres apo dhe gezim.. gje qe ndikon ne nivelin biologjik nga nje lirim (lirshmeri) te hormoneve te stresit, tensioneve apo ngjarjeve te gezuara.. dhe nje dridhje te muskujve te caktuar..
Per lirimin e ketij tensioni, hipotalamusi (selia e emocioneve), mund te shkaktoj lot..
Ky shkarkim emocional ka efektin e çlodhjes dhe eliminimin e hormoneve stresuese..

Per ta zgjatur pak me teper kete teme me lind pyetja:
Pse femrat qajne me shume se meshkujt?
 
Femrat jane me emocionale,jane me emotive dhe cdo gje ne psikologjine e tyre lidhet me boten e ndjenjave(ndjenja pozitive,ndjenja negative etj etj)...Femrat qajne pasi ne kete menyre i shprehin me hapur ndjenjat e tyre,skane komplekse krenarie apo ego te zhvilluar ne krahasim me meshkujt(kjo sdo te thote qe femrat sjane krenare apo skane ego personale)...Ka femra qe qajne nga gezimi,nga merzia,nga nervat ose nga rendimi i gjendjes emocionale...Duke se cdo gje e jashtme tek femra ndjehet dhe ndikon ndodhin dhe shperthimet e metejshme te loteve,qe zakonisht shoqerohen me shperthime psikologjike...Kjo e ben femren qe pas disa kohesh te ndjehet me mire,pasi e gjitha ngakesa emocionale dhe psikologjike ka gjetur nje vend shkarkimi,i gjithe pjesa ''ngacmuese'' e saj ka shperthyer...Pastaj varet dhe tek femra,ka ffemra te ndjeshme ndaj cdo gjeje qe i kane lotet ne grusht,ka femra qe qajne pak e i mbajne te gjitha permbrenda...Cdo gje varet tek karakteri i formimit te personalitetit te saj...
 
Pe: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

Pse femrat qajne me shume se meshkujt?

Per kete kam lexuar diku kete Love, pse qajne femrat:

Nje dite nje fëmija i vogël e pyet nenën:”Përse po qan? Ajo i përgjigjet ”Sepse jam grua” , Nene nuk po të kuptoj!” iu përgjigj djali. Nëna e ofron kah vetja dhe i thotë:” As qe do me kuptosh ndonjëherë biri im” Me vonë fëmija e pyet babin e tij: “ Përse po me duket se nena po qanë pa arsye?” Të gjitha gratë qajnë pa arsye, kështu iu përgjegj i ati, fëmijës.

Në fund femija ju drejtua nje dijetari. Ai ju pergjigj:

Kur Zoti krijoi gruan ju desh ta krijoj të mbinatyrshme, i ka dhuruar supet aq të forta që ta mbajë peshën e botës, dhe njëkohësisht aq të buta që të krijoje rehati....i ka dhëne forcën e brendshme që të përballojë lindjen e fëmijës dhe mospranimin të cilin shumë herë e përjeton nga fëmijët e saj.

I ka dhënë forcën, e cila i ndihmon që gjithmonë të shkojë përpara edhe atëherë kur të gjithë të tjerët dorëzohen, të kujdeset për familjen e saj edhe atëherë kur është e sëmurë dhe e lodhur, gjithnjë pa u ankuar. I ka dhuruar ndjenjat që t´i dojë fëmijët e saj, pavarësisht se ata ndonjëherë e lëndojnë atë thelle në shpirt.

I ka dhëne fuqinë që ta pranoj bashkëshortin edhe pse ka mangësi dhe e ka krijuar atë nga brinja e tij që t ´ia mbrojë zemrën. Ia ka dhënë zgjuarsinë që ta dijë se bashkëshorti i mirë asnjëherë nuk e lëndon gruan e tij por, nganjëherë provon forcën dhe vendosmërinë e saj për të qëndruar pranë tij deri në kundërshtime. Në fund ia dhuroi lotin që derdh, i cili i përket vetëm asaj që ta shfrytëzojë sa herë që të ketë nevojë për t i përballuar sfidat e jetës.

Në këtë lot ka me të vërtetë të drejtë sepse askush nuk mund të përballoje kaq shumë pa thënë asnjë fjalë, sa gruaja në të vërtetë është në gjendjetë përballojë!
Bukuria e gruas nuk qëndron në rrobat që vesh, as në linjat e trupit dhe as në mënyrën se si i kreh flokët.Bukuria e gruas qëndron në sytë e saj, sepse ata janë dyert e zemrës së saj, vendi ku banon dashuria.
 
Titulli: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

Ah ky njeriu qe ca thot sot nuk e thot neser me te vertet esht mahnites.
 
Titulli: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

Lotet e mi me tregojn qe jam humane, kam emocione, ndjenja, dhimbje,gezim.....Lotet me thone se shpirti im eshte akoma gjalle :D....Nese sdo qaja atehere do isha nje e vdekur qe ecen midis te gjalleve.

Saper faktin e meshkujve qe qajn me pak se femrat me duket se eshte pune gjendrash lotesh me duket, e cila tek femrat eshte me e zhvilluar...keshtu me duket kam lexuar....Por te dy gjinit qajn...
 
Titulli: Pe: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

Per ta zgjatur pak me teper kete teme me lind pyetja:
Pse femrat qajne me shume se meshkujt?

Sepse femrat e shprehin ate qe ndjejne pa u menduar se do jene te gjykuara per kete. Nje mashkull e ka me te veshtire te qaj ne publik, sepse ekziston paragjykimi qe meshkujt nuk duhen te qajne se jane BURRA. Gje e gabuar gjithsesi, sepse njeriu duhet dhe te qaj ( e nqs kjo tingellon keq), pse duhet te grumbullosh merzitjen brenda teje, kur ke nje rruge si mund te lirohesh?

Keshtu qe kur e ndjeni qe duhet te qani, beheni. S'eshte as turp, e as per te qeshur. Eshte dicka normale....i ndodh cdokujt.
 
Re: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

Keto shprehjet nuk kane pike llogjike , jane lojra fjalesh ndjenjash , hej po ai ushtari qe per 10 vjet ne front nuk derdhi pike gjaku
dhe me nje te shkitur ne shkalle ne kohe paqje e derdhi te gjithe gjakun dhe dha shpirt , po bora qe eshte aq e bardhe dhe e bukur
por kur e fut doren ne te , ta ftof , po kafja e zeze si bagla po shume po e pijne dhe mreterit , po kashta pa pike vlere por noton ne uje dhe diamanti fundoset
eh sa shume mistere mban kjo jete .
 
Titulli: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

lotet tregojne dobesi
 
Titulli: Njeriu, mrekullia qe me cudit cdo dite!!

Shpesh kam pyetur veten cpo ndodh me natyrshmerine tone?..Pse kur ndjehemi te lumtur, te merzitur, te trishtuar nuk duhet tua themi te tjereve, pse eshte kaq e veshtire ti shprehim dhe t’i kontrollojme emocionet??..Vertete qe kjo shprehja larte eshte shume e bukur dhe domethense, po jo te gjithe arrine ti shpalosin ndjenjat qe kane..Eshte e vertete qe jeta eshte nje udhetim i gjate, eshte ne fakt si nje kuti brenda te ciles nuk ka vetem bukuri, mrekulli dhe hare. Ka dhe vuajtje, deshprim, merzitje, vetmi. Jeta i ka te gjitha! Andaj eshte e pamundur qe ti kalosh gjithe keto shkalle e mos te rrezohesh diku..Do ndjesh gezimin do ndjesh dhe hidhrimin,nje dite do buzeqeshesh, nje dite do qash. Shume mire! Do mesojme nga te gjitha!

Per tu nderlidhur dhe me ceshtjen qe ka shruar Love, pse femrat qajne me shume se meshkujt?..Po nisem nga vetja..Qaj kur me godet nje e papritur, qaj kur ndjej nje emocion te forte, qaj cdohere kur e shoh qe do lirohem dhe do ndjehem me mire..Ne ato momente nuk kontrolloj lotet dhe i jap liri emocioneve. E tani cfar ndodh me cunat, se ashtu si dhe parafolset dhe une kam bindjen qe ne femrat jemi me te prirua ne shprehjen e asaj cfar ndjejme. Me dhimbsen cunat që që ne femijeri i mesojme me idene ,,degjo ketu, nje cun nuk qan. Nuk duhet te qaj. Eshte turp te tregohesh kaq i ndjeshem. Te qaj nje cun – uaaa kjo tregon dobesi! Kulmi!! Jam gjend ne nje situate kur nje cun eshte perlottur dhe ka qare para meje. Meqe nuk me kishte ndodhur kur me pare te shihja nje cun ne nje gjendje te atille, u shokova lol, nuk dija si te veproja, cfar ti thoja, si ta ngushlloja. Me dhimbsej pse duhej ta kishte sjell veten deri ne ate gjendje, pse jo me heret te shprehte ate cfar e ndjente!..

Cuna vetem kete di t’ua them: Te qash nuk eshte turp e nuk ua mer kush per dobesi.(Nejse injorantet, po).Mos i vini vetes kaq siklet..Qeni nuk qan, njeriu po!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top