Euro 2024

Po ndeshjen e rradhes me cin do e kete?
T rezervoj bileta
Apo ska mo 🙄
 
Me Moldavine gjete me pre bilete ti ? 5ÂŁ ben gjithsesi mbase me lire .đŸ€Ș😂
Po mu me hyri neper vesh Gjermania gjasme
Do luje ne gjermani apo ca?
Se as nk boj sh pytje kur nigjoj kshu
Se mbertasin â˜č
 
Po mu me hyri neper vesh Gjermania gjasme
Do luje ne gjermani apo ca?
Se as nk boj sh pytje kur nigjoj kshu
Se mbertasin â˜č
Kush te bertet? 😯😡
Se di ku do Luhet europiani por di qe kemi dhe dy ndeshje para se te shkojme atje ku do shkojme . 😀
 
  • MĂ« pĂ«lqen
Reactions: NGU
Po mu me hyri neper vesh Gjermania gjasme
Do luje ne gjermani apo ca?
Se as nk boj sh pytje kur nigjoj kshu
Se mbertasin â˜č
Ne gjermani do luhet o Ngu po biletat do dalin mbasi te keb mbaruar ndeshjet kalifikuese , do percaktohen grupet dhe ater biletat e shqiperis kshuqe rri ne gadishmeri
 
  • MĂ« pĂ«lqen
Reactions: NGU
Parashikimi për ndeshjen, Shqipëria luan si favorite në Moldavi-900-0-1699963212xshqiperia-favorite-ne-moldavi-frame-5046-490.jpg
Shqipëria do të zbresë në fushë si skuadër favorite në Kishinau. Pavarësisht se luan në transfertë kundër Moldavisë, kuqezinjtë cilësohen si ekipi më i mirë dhe që ka më tepër gjasa të fitojë në përballjen e 17 nëntorit.

Kompanitë ndërkombëtare e kuotojnë 1,8 triumfin e kuqezinjve, fitorja e moldavëve është 4,75, ndërsa barazimi 3,4.

PĂ«r sa i takon duelit tjetĂ«r tĂ« Grupit E kualifikues, Polonia cilĂ«sohet lehtĂ«sisht favorite nĂ« sfidĂ«n me RepublikĂ«n Çeke. ShqipĂ«ria shihet nĂ« pozita kaq komode prej faktit qĂ« kryeson me 13 pikĂ« dhe Ă«shtĂ« paraqitur si skuadra mĂ« e mirĂ« e grupit.

Kuqezinjtë fituan me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e kaluar ndaj Moldavisë, të luajtur në qershor në Arenën Kombëtare. Ajo sfidë u vendos nga supergoli i Jasir Asanit dhe rrjeta e shkëlqyer e Nedim Bajramit.

Kjo do të jetë përballja e shtatë në histori e Kombëtares kuqezi me moldavët, të cilët janë një përfaqësuese që në arenën ndërkombëtare ka debutuar vetëm në vitin 1991.

Në gjashtë sfidat e mëparshme, Shqipëria ka regjistruar 5 fitore dhe një barazim. Fakti më i rëndësishëm është se sukseset përballë moldavëve janë regjistruar të gjithë në ndeshje kualifikuese, teksa barazimi lidhet me miqësoren e vitit 2012 në Tiranë.


A2news.com
 
Shpresojme qe Duka ska vendosur ta shesi per te marre ndonje bonus*
 
“Ju shqiptarĂ«t jeni rrezik nĂ« Moldavi”, ndalohen nĂ« doganĂ« disa tifozĂ« kuqezinj-900-0-1700169794xtifozet-kuqezi-736.jpg
Disa tifozë shqiptarë nuk janë lejuar të futen në Moldavi.

Autoritetet i kanĂ« ndaluar nĂ« doganĂ« pĂ«r arsye sigurie.Sipas burimeve tĂ« A2 CNN, ata mĂ«sohet t’u kenĂ« thĂ«nĂ«: “Ju shqiptarĂ«t jeni rrezik nĂ« Moldavi”.

Një pjesë prej tyre i kanë marrë në pyetje.

A2news.com
 
Gati për historinë, publikohet formacioni i mundshëm me Moldavinë-900-0-1700130436xkr-formacioni-i-mundshem-perballe-moldavise-frame-934-187.jpg
Ekipi fitues nuk ndryshon! Me grupin e kompletuar, Kombëtarja Shqiptare është gati për ndeshjen e rëndësishme përballë Moldavisë, këtë të premte.

Trajneri Sylvinho do t’i qĂ«ndrojĂ« besnik formacionit tĂ« ndeshjes sĂ« fundit me ÇekinĂ«, por me vetĂ«m njĂ« ndryshim tĂ« detyruar. NĂ« vend tĂ« Arlind Ajetit tĂ« dĂ«mtuar Ă«shtĂ« rikthyer Ardian Ismajli dhe nĂ« krah tĂ« tij do tĂ« jetĂ« Gjimshiti, nĂ« qendĂ«r tĂ« mbrojtjes, ndĂ«rsa nga krahĂ«t janĂ« tĂ« pĂ«rhershmit Hysaj dhe Mitaj.

Edhe mesfusha nuk ka ndryshime me Ylber Ramadanin dhe Kristjan Asllanin ndërsa para tyre qëndron Nedim Bajrami.

Në sulm ka pasur disa dyshime, kjo për shkak të konkurrencës së madhe që ky repart ka. Por ashtu si ndaj sfidës me çekët, nuk ka surpriza. Në krahun e majtë do të jetë Taulant Seferi, ndërsa në krahun e djathtë Jasir Asani, ndërkohë në majën e sulmit është Sokol Cikalleshi.

Trajneri Sylvinho nuk do të bëjë eksperimente. Kuqezinjtë janë vetëm një hap larg kualifikimit më tej. Me vetëm një pikë, Kombëtarja Shqiptare do të sigurojë një biletë për në Gjermani ndonëse siç e kanë theksuar disa herë, Shqipëria është në Moldavi me objektivin e vetëm fitoren.
A2newc.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-BĂ«ju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-TĂ« dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top