Euro 2024

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
alb1-1080x720.jpg
Shqipëria ka dalë me një pikë shumë të vlefshme nga transferta me Republikën Çeke, pas barazimit 1-1.

Në pjesën e parë ishin vendasit ata të cilët lëshuan sinjalin e parë, por portieri Berisha priti në pozicion. Kuqezinjtë patën disa momente të mira pas minutës së 20-të kur provuan me Jasir Asanin e ndalur në pozicion jashtë loje dhe me Cikalleshi e Bajramin, ku sulmuesi kavajas pati një shans të mirë, por u ndal nga portieri kundërshtar. Në fundin e pjesës së parë, çekët rrezikuan me Soucek pas një gabimi të Taulant Seferit, por Ismajli mbylli mirë. Në minutat shtesë, Cikalleshi sërish u paraqit para portës së çekëve, por e ndali me dorë topin e marrë nga Asllani dhe arbitri Taylor ndali lojën.

Në fraksionin e dytë, Çekia e nisi vrullshëm dhe u shfaq rrezikshëm para portës së Berishës dhe në të 47-tën gjetën golin, por ishte teknologjia Var që ndërhyri dhe anuloi golin. Megjithatë, 10 minuta më pas vendasit realizuan sërish me anë të Cerny dhe këtë herë VAR, vendosi në favor të çekëve. Gjithsesi, Shqipëria e mori veten dhe nëntë minuta më pas barazoi shifrat. Ishte Nedim Bajrami që realizoi një supergol me të djathtën nga jashtë zonës, asgjë për të bërë nga portieri kundërshtar që nuk mund ta shmangte magjinë e fantazistit kuqezi.

Ndërkohë, në të 74-tën ishte Etrit Berisha ai i cili ishte autor i një super pritjeje ndaj Krejcit. Sulmuesi i çekëve kërceu mbi të tjerët në zonë dhe me kokë goditi duke gjetur kuadratin e Berishës, por aty gardiani kuqezi mbërriti në kohë për të larguar rrezikun.

Me këtë barazim, Shqipëria ruan vendin e dytë në grup, me 7 pikë, një më pak se Republika Çeke. Në vendin e tretë të grupit renditet Polonia, me 6 pikë, ndjekur nga Moldavia (5) dhe Ishujt Faroe (1).

A2news.com
 
Hera e par qe me pelqen kombtarja me pelqen shum ky grup uroj te vazhdojn kshu deri ne kualifikim per ne Europian
 
Nuk e pash ndeshjen se kisha pun dhe as qe e disha qe lun sot por kam besim qe do kaloje grupin me ket organik lojtaresh . Duket sikur kan shum besim ne kembet e veta cdo lojtar.
Un pjesen e par shikova e me pelqej shum .
 
Mirlind Daku shperthen ne lot pas debutimit me kombetaren.

Komenti: nuk e kuptoj pse trajneri ftoi dy kosovaret dhe prishi skemen e lojes.

Qeshtu kur ngan mas kombeve tjera, tpresin o Mirlind.
 
Mirlind Daku shperthen ne lot pas debutimit me kombetaren.

Komenti: nuk e kuptoj pse trajneri ftoi dy kosovaret dhe prishi skemen e lojes.

Qeshtu kur ngan mas kombeve tjera, tpresin o Mirlind.
Shpërtheu se ndjeu peshën e atij asisti të dhënë në mënyrë të gabuar
Ishin 3 kundër 1 dhe mund të bënim ndryshimin.
Sa na duhej ai gol.
 
Mirlind Daku shperthen ne lot pas debutimit me kombetaren.

Komenti: nuk e kuptoj pse trajneri ftoi dy kosovaret dhe prishi skemen e lojes.

Qeshtu kur ngan mas kombeve tjera, tpresin o Mirlind.
Mirlindit i marrin te keqen te gjithe ata kosovare qe Shqiperine e quajne komb tjeter.
Qau si shenje clirimi prej gjithe atij helmi qe hodhen tgjithe patriotet e fb dhe studiove.
Ata patriote qe kur plasi lufta u shperndane si buburrecat ;)
 
Ky grup futbollistesh dhe trajneri duhen mbeshtet pa kushte.
Te mos preken nga fenomenet alla shqiptarce.
 
Mirlindit i marrin te keqen te gjithe ata kosovare qe Shqiperine e quajne komb tjeter.
Qau si shenje clirimi prej gjithe atij helmi qe hodhen tgjithe patriotet e fb dhe studiove.
Ata patriote qe kur plasi lufta u shperndane si buburrecat ;)
Po ca merresh me @Vvetoni kto sdun veten e familjaret e vet do dun TJERET Amon, kosovar e burr, se kur jan jasht shtetit sthojn jemi kosovar Po jemi SHQIPTAR!
 
Mirlind Daku shperthen ne lot pas debutimit me kombetaren.

Komenti: nuk e kuptoj pse trajneri ftoi dy kosovaret dhe prishi skemen e lojes.

Qeshtu kur ngan mas kombeve tjera, tpresin o Mirlind.
Kombeve te tjera ? Ca po thun ti mer ?
Mirlindi lujti per KOMBIN e vet o bos ! 🙂
 
Si luajti se une se pashe?
Une me hope e pash se bera ‘roje’ me i vend kur u lujt ndeshja por ka lujt bukur dje me verte , sjan mo duduma , krijum aksione te shpejta , e kerkuam me ngulm golin edhe e gjetem , pavarsisht disa gabimeve , ska ndeshje perfekte , une e shof ne vend te dyte ne grup Shqiperine , shpresojme deri atehere te kapim dhe ndonje skedine qe te gezojme dyfish . 🤪😂
Anyway , barazimi jashte fushe per mendimin tim eshte fitore keshtu qe ; Viva La Revolution 🇦🇱 . 🤪🥃🥃 + ice . 😎
 
I thash nje shokut kur ishte 0-3 ; Spanja kur te ve per poshte ti fut 6-7 gola , ai tha Gjeorgjia lu fort s’ha mo gola lol . 😂
Lun vend nurmo gjeorgjija se ska takat mo .po i hqngre 2 gola dekoralizohesh . Vec shtyj min tmbaroje loja 🤣
 
Po ndjek sllovaki portugali .

Super aksion hupi ronaldo mirpo as mbrojtje as meshfus spaska portugezi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top