Emigrimi, zgjidhja e duhur ... ?

Po ketu nuk po flitet per dashuri!! Nuk vihet ne diskutim dashuria per vendlindjen tende, ajo eshte dhe ngelet aty e paprekur. Thjesht gjerat vihen ne peshore, dhe nese peshorja anon nga ana "e huaj", nuk do te thote qe je duke mohuar origjinen tende. Jemi egoiste? Jemi interesaxhinj qe duam "kushtet e mira"? Quajeni si te doni.. por me pasionin e ndjenjat shkohet deri diku, po ketu behet fjale per jeten, e per nje rikthim mbrapsht e nje rifillim nga e para nuk mjaftojne vetem ndjenjat. Duhet dicka me konkrete! Eshte absurde te kesh frike te kthehesh ne vendin tend, sepse ndoshta dhe ajo cope shkolle nuk do te hyje ne pune, duke ditur qe tashme nuk njeh me askend me rendesi. Te kthehesh mbrapsht eshte si te emigrosh per here te dyte. Shqiperia mezi po ia del me ata qe s'jane larguar kurre, imagjinoni sa mikpritese mund te jete per ne te rikthyerit. C'me diskutoni kot per dashurine tani??
Nje person qe sdo te kthehet atje ku ka vrare gjurin per here te pare....sa kile vlen ne peshoren tende?

ja e lam dashurine morem peshoren :)
 
Nje person qe sdo te kthehet atje ku ka vrare gjurin per here te pare....sa kile vlen ne peshoren tende?

Te pergjigjem me gjithe qejf, po nuk e kuptova mire idene. Me fjale te tjera?
 
Te pergjigjem me gjithe qejf, po nuk e kuptova mire idene. Me fjale te tjera?

Nuk u do b*** te kthehen...se u pelqejne k**t te semafori, se shkojne ne disko behen si gangstera...e shume shume e shume te tjera...sa vlejne keta element?

meshkujt si jan dhe femrat...me SLK..."dashuri" dmth me nje 69 vjecar...

punone peshorja?
 
Pse keto gjera bejne shqiptaret ne Itali ? Une e di se punojne , jetojne sic eshte per te jetuar . Mos na jep shembuj ekstremesh tani . Pls .
 
Nuk di ku do te dalesh me kete ton.. ndoshta moment i gabuar.

Gjithsesi per respekt ndaj teje.. nuk kuptoj c'lidhje kane keta "elemente" me muhabetin qe kam bere une. Elemente te tille, qe kane per te ngelur "guralece" per gjithe jeten e tyre ka kudo, edhe ne Shqiperine tone te dashur. Kundershtome nese s'te kam kuptuar perseri.. ti e njeh shqipen time, mos me fol arabisht. :)
 
Pse keto gjera bejne shqiptaret ne Itali ? Une e di se punojne , jetojne sic eshte per te jetuar . Mos na jep shembuj ekstremesh tani . Pls .

edhe ata jasht jan....po ti ndjeve ere djegje qe u fute??
 
Nuk di ku do te dalesh me kete ton.. ndoshta moment i gabuar.

Gjithsesi per respekt ndaj teje.. nuk kuptoj c'lidhje kane keta "elemente" me muhabetin qe kam bere une. Elemente te tille, qe kane per te ngelur "guralece" per gjithe jeten e tyre ka kudo, edhe ne Shqiperine tone te dashur. Kundershtome nese s'te kam kuptuar perseri.. ti e njeh shqipen time, mos me fol arabisht. :)

Une nuk te kundershtoje...thjesht tek ajo "Nevoja per te jetuar me mire" shto dhe keto gjera...dmth shto dhe keta "Qe jetojne me mire" dhe qe na lehtesojne dhe ne gjerat qe te jetojme me mire....

ps. stop per sonte :D
 
oh well une jetoj ne kontinent tjeter (jeta pertej oqenit eshte ndryshe). Ndoshta ato qe permende ti aplikohen per ty atje . Mua thjesht me beri pershtypje sa "bukur" diskuton .

So long now .
......e fundit fare.....

te te degjoshe ty kur flet per shqiperine....

sikur do ta besh cafterra cafterra se te shkaterruar cdo gje...

jo kaq shume urrejtje...me free mind...

have a nice meal tani...se ndaj e ke

bye :kercim:
 
A ishte emigrimi zgjidhja e duhur ?

Ne disa momente me vjen dhe dyshimi nese ka qene apo jo zgjidhja e duhur,por me iken dyshimi sapo kthehem ne Shqiperi.Ku njerezit ne port apo aeroport sapo te dalesh thone: "erdhen keta" sikur tu kishim zene vendin...Kur u flet njerezve me miresjellje dhe ata te pergjigjen me paedukaten me te madhe,duke uleritur e bertitur...etj etj...
A mendoni te riktheheni te jetoni dhe te investoni ne vendin tuaj ?

E mendoj shume here,ika per tu rikthyer ne nje te ardhme...Por e shikoj shume te veshtire....
A mendoni se Shqiperia nuk mund te ece perpara nese nuk i rikthehet "truri" ?

Edhe nese i rikthehet truri duhet shume pune per te ecur perpara Shqiperia...Se do dominonte mbi trurin e kthyer ai truri i ndenjur....

A jeni te rrezikuar nga humbja e identitetit ?

Asnjehere...
 
Redaktimi i fundit:
problemi eshte qe Shqiperia nuk ju ofron asgje edhe po te riktheheni nuk ka pune e njeriu nuk mund te ngopet me atdhe dashuri....
 
Edhe esht ........te pakten atje ka me teper mundesi..por gjithashtu me shum dyer te mbyllura............per shkak te kombesise........un do te thoja se emigrimi ia vlen vetem per ata njerez qe fatkeqesisht e kan litarin ne fyt
 
Per shqipetaret po, e te tilla ishin kushtet.
 
Edhe esht ........te pakten atje ka me teper mundesi..por gjithashtu me shum dyer te mbyllura............per shkak te kombesise........un do te thoja se emigrimi ia vlen vetem per ata njerez qe fatkeqesisht e kan litarin ne fyt

nuk mund te pajtohem me mendimin tuaj. Ne shqiperi mund te zgjedhesh ndermjet llojeve te ndryshme te argetimit jashte vendit mund te zgjedhesh ndermjet rrugeve qe realizojne me shume "endrren" tende, ndermjet te ardhmes se sigurte dhe te ngresh themele te palekundura per te dale nga kafazi i "peruljes dhe padrejtesise" qe te behen ne shqiperi.

Ne shqiperi mund te jesh gjithcka por asgje, jashte vendit mund te jesh vetevetja, te arrish aty ku don dhe aty ku mundesh ndersa ne shqiperi je gjithmone aty ku s'te takon, je i pavleresuar, je i pamirepritur, je thjeshte i lene pas dore, i pakurajo, i pashperblyer.
 
[/COLOR][/B]

Ne shqiperi mund te jesh gjithcka por asgje, jashte vendit mund te jesh vetevetja, te arrish aty ku don dhe aty ku mundesh ndersa ne shqiperi je gjithmone aty ku s'te takon, je i pavleresuar, je i pamirepritur, je thjeshte i lene pas dore, i pakurajo, i pashperblyer.[/QUOTE]

Vertet epo un mendoj se esht me mir te durosh pordhet* e shqiptareve se te te huajve..............(me falni per shprehjen)
 
Per ato qe kane emigruar para 2002 zgjidhje e duhur shume biles... shqiperia ka qene shume keq sidomos ne '97 e '98. Te kapte plumbi qorr kot ! Ku mos te ikesh aman !

Pastaj mbas ca viteve kur thu Shyqyr qe zuna vend, eshte e veshtire te shkosh t'ja fillosh nga e para ne shqiperi qe akoma nuk eshte rregulluar mire !

Se c'fare behet me vone vallaj si dihet, un te kem ne shqiperi gjysmen e rroges qe kam ktu iki me vrap e jetoj atje :gjujpeshk:
 
A ishte emigrimi zgjidhja e duhur ?

Une jam i mendimit se eshte. Kemi nje jete te vetme dhe perpjekjet per ta jetuar ate sa me mire s'duhet te ndalohen kurre. Kjo ishte zgjedhja me e mire per shqipetaret qe nuk perfaqesoheshin ne zyra te rendesishme politike dhe per ato qe kerkonin ate qe shqiperia fatkeqesisht nuk ta jep.

A mendoni te riktheheni te jetoni dhe te investoni ne vendin tuaj ?

Pajteter, energjia, puna dhe sakrifica ime do te ishte e pavlere sikur une te mos e dedikoja te gjithe per nje te ardhme me te mire te vendit tone. Ketu ku jam kam ardhur me iden PER TU BERE DIKUSH DHE PER TU KTHYER DHE BERE DICKA NE SHQIPERI.

A mendoni se Shqiperia nuk mund te ece perpara nese nuk i rikthehet "truri" ?

Une s'do te thosha qe shqiperia s'do te mund te ecte perpara por do ta thoja me siguri qe do e kishte shume te veshtire per te ecur perpara pa "trurin" per te mos thene te pamundur. Shqiperise i mungon strategjia, entuziazmi, praktika, etika, filozofia dhe pergaditja e botes moderne sidoms atyre qe e perfaqesojne vendin ne zyrat dhe institucionet e larta. Shqiperise i mungon dialogu dhe antaresia me te drejta te plota dhe roli aktiv ne mesin e vendeve te zhvilluara te botes moderne, dhe askush me shume sesa ato qe jane rritur, ushqyer dhe formuar ne kultura dhe mjedise te tilla mund ta ndihmonte vendin tone per te arritur aty ku meriton, ne mesin e vendeve me te zhvilluara te botes, ne evrope jo vetem gjeografikisht por ne rang politik, shoqere dhe kulturore.

A jeni te rrezikuar nga humbja e identitetit ?

Aspak, perkundrazi jam i frymezuar shume me shume sesa te isha dhe te jetosha ne shqiperi. Krenaria dhe pergjegjesia ndaj shqiperise vetem se rritet dita-dites.
 
[/COLOR][/B]

nuk mund te pajtohem me mendimin tuaj. Ne shqiperi mund te zgjedhesh ndermjet llojeve te ndryshme te argetimit jashte vendit mund te zgjedhesh ndermjet rrugeve qe realizojne me shume "endrren" tende, ndermjet te ardhmes se sigurte dhe te ngresh themele te palekundura per te dale nga kafazi i "peruljes dhe padrejtesise" qe te behen ne shqiperi.

Ne shqiperi mund te jesh gjithcka por asgje, jashte vendit mund te jesh vetevetja, te arrish aty ku don dhe aty ku mundesh ndersa ne shqiperi je gjithmone aty ku s'te takon, je i pavleresuar, je i pamirepritur, je thjeshte i lene pas dore, i pakurajo, i pashperblyer.[/QUOTE]

Vertet epo un mendoj se esht me mir te durosh pordhet* e shqiptareve se te te huajve..............(me falni per shprehjen)

a keni jetuar jashte ndonjehere?
 
A ishte emigrimi zgjidhja e duhur ?

Une jam i mendimit se eshte. Kemi nje jete te vetme dhe perpjekjet per ta jetuar ate sa me mire s'duhet te ndalohen kurre. Kjo ishte zgjedhja me e mire per shqipetaret qe nuk perfaqesoheshin ne zyra te rendesishme politike dhe per ato qe kerkonin ate qe shqiperia fatkeqesisht nuk ta jep.

A mendoni te riktheheni te jetoni dhe te investoni ne vendin tuaj ?

Pajteter, energjia, puna dhe sakrifica ime do te ishte e pavlere sikur une te mos e dedikoja te gjithe per nje te ardhme me te mire te vendit tone. Ketu ku jam kam ardhur me iden PER TU BERE DIKUSH DHE PER TU KTHYER DHE BERE DICKA NE SHQIPERI.

A mendoni se Shqiperia nuk mund te ece perpara nese nuk i rikthehet "truri" ?

Une s'do te thosha qe shqiperia s'do te mund te ecte perpara por do ta thoja me siguri qe do e kishte shume te veshtire per te ecur perpara pa "trurin" per te mos thene te pamundur. Shqiperise i mungon strategjia, entuziazmi, praktika, etika, filozofia dhe pergaditja e botes moderne sidoms atyre qe e perfaqesojne vendin ne zyrat dhe institucionet e larta. Shqiperise i mungon dialogu dhe antaresia me te drejta te plota dhe roli aktiv ne mesin e vendeve te zhvilluara te botes moderne, dhe askush me shume sesa ato qe jane rritur, ushqyer dhe formuar ne kultura dhe mjedise te tilla mund ta ndihmonte vendin tone per te arritur aty ku meriton, ne mesin e vendeve me te zhvilluara te botes, ne evrope jo vetem gjeografikisht por ne rang politik, shoqere dhe kulturore.

A jeni te rrezikuar nga humbja e identitetit ?

Aspak, perkundrazi jam i frymezuar shume me shume sesa te isha dhe te jetosha ne shqiperi. Krenaria dhe pergjegjesia ndaj shqiperise vetem se rritet dita-dites.

te pakten ti e pranon.....po ka nga ta qe jan shum mir andej edhe thojn me mir ne shqipri..............
 
[/U]
te pakten ti e pranon.....po ka nga ta qe jan shum mir andej edhe thojn me mir ne shqipri..............

une e pranoj pasi them qe eshte pothuajse e pamundur pervec nese i perket rangut te aristokracise dhe "te fuqishmeve" per te marrur ate qe meriton ne shqiperi. Per te siguruar ate qe meriton zgjedhja e pergaditjes dhe realizimit te endrrave eshte me e mundur jashte, pastaj mund te vendosesh te kthehesh pasi te kesh siguruar qe s'je me ne listen e "te perulurve."
 
[/COLOR][/B]

nuk mund te pajtohem me mendimin tuaj. Ne shqiperi mund te zgjedhesh ndermjet llojeve te ndryshme te argetimit jashte vendit mund te zgjedhesh ndermjet rrugeve qe realizojne me shume "endrren" tende, ndermjet te ardhmes se sigurte dhe te ngresh themele te palekundura per te dale nga kafazi i "peruljes dhe padrejtesise" qe te behen ne shqiperi.

Ne shqiperi mund te jesh gjithcka por asgje, jashte vendit mund te jesh vetevetja, te arrish aty ku don dhe aty ku mundesh ndersa ne shqiperi je gjithmone aty ku s'te takon, je i pavleresuar, je i pamirepritur, je thjeshte i lene pas dore, i pakurajo, i pashperblyer.
alfonc plotesisht dakort me ty....ktu je nje hic per faktin sepse ka vetem korrupsion e padrejtesi....cfare te jep ky vend...ja te rinjve qe mbarojne shkollen cfare ju ofron ??...mos valle vend pune?...mos valle realizim te aspiratave e enderrave te tij?...asgje ste ofron...ndaj e crendesi ka ku jeton ne cvend mjafton te realizosh dicka ne jete e te behesh dikush....edhe ne bote mund te arrish te behesh dikush...
 
A ishte emigrimi zgjidhja e duhur ?

Te flasesh per zgjidhje te duhur duhet te kesh baza, domethene te kesh provuar te dyja "shanset"!
Personalisht mund te them se ishte ajo e duhura ne kohen qe u nisa une dhe per arsyet per te cilat u nisa une!
Duhet pare gjithashtu kendveshtrimi, nese vihem ne poziten e atyre qe jane atje nuk do thoja kurre qe mergimi esht zgjidhja e duhur sepse numri i deleve ne kope ulet sa here qe dikush largohet!
Nga masa vrasese e mergimtareve nuk u nisen vetem fshatare, katundare, varfanjake por edhe njerez "KOKA".
Mundesite qe i jep qeveria shqiptare njerezve me dije apo me talent, jane poshteruese!
Po ti shohim gjerat ne prizmin e fundit, dalim ne konkluzjonin qe te largohesh nga Shqiperia nuk eshte edhe aq keq!
Jeta eshte lufte per egzistence, dhe per te mbijetuar, ndonjehere duhet te lesh menjane krenarine budallacke apo nacjonalizmin dhe te perqafosh perulesine!

A mendoni te riktheheni te jetoni dhe te investoni ne vendin tuaj ?

Sigurisht qe po!
Madje sa me shume mendoj per kete gje, aq me shume e elektrizuar jam!
Me pelqen tej mase ideja qe nje dite te kthehem atje dhe te ve ne praktike ato gjera te mira qe kam "thithur" ketej nga Europa! Mendoj se Shqiperia ka nevoje shume nevoje per nje riorganizim te te gjitha istitucjoneve!
Atje njerezit jetojne akoma si ne kohen e palafiteve, ku sistemi ekonomik ishte i karakterizuar nga dhenja e mallrave hua!
Ashtu eshte dhe atje, listat neper dyqane ne fund te muajit jane kilometrike!
Sistemi i ndarjes se punes le per te deshiruar!
Asnje nuk ben punen qe i pershtatet apo qe meriton!
Secili nga ne eshte i prire per te bere dicka, jo gjithcka!
Ne Shqiperi njerezit ndonjehere kane fuqi supernatyrore, bejne gjithcka, edhe ate qe s'e kane fare idene se si behet!

1) I diplomuari ne Ekonomi kthehet ne pastrues rrugesh, kamarjer etj...

2) Bujku kthehet ne politikan..

Rezultati? Rruge te pista, sherbim jo te sakte ne restorante, zenka ne parlament (se harrojne qe nuk jane ne stalle), kurbane me koka njerezish dite per dite (se harrojne politikanet qe nuk kane te bejne me kafshe)....

A mendoni se Shqiperia nuk mund te ece perpara nese nuk i rikthehet "truri" ?

Absolutisht jo...
Sic e thashe dhe mesiper Shqperia ka nevoje per nje rigjenerim te thelle ne cdo aspekt!
Edhe pse ne te "huajt" gjejme terren te papjellshem kur vijme atje, sepse na shohin me syrin si femije mamaje qe duan ti marrin punen nxenesve te dalluar autoktone!

A jeni te rrezikuar nga humbja e identitetit ?

Sigurisht qe po, po kjo gje varet shume edhe nga edukata familjare!
 
Mendova se nuk isha pergjigjur tek kjo tema mepare...Megjithate doja te shtoja qe duhet te ndergjegjesohemi te gjithe se cfare mund te bejne shqiptaret brenda dhe jashte vendit per atdheun..
Jo te shohim njeri tjetrin si njerez te paafte:)
 
Varet cdo gje nga aftesite individuale te njeriut . Ai qe esht me i shkathet dhe ka vullnet ecen perpara ndersa dembelet ngelen mbrapa .Ky esht emigrimi mos ta maresh lehtesisht por te shtrohesh ne pune dhe ne shkolle nqs je ..
 
Emigracioni, fat apo mallkim për Shqipërinë?

Emigracioni, fat apo mallkim për Shqipërinë?

Postimi në vijim, u botua në gazetat shqiptare Agon dhe SHEKULLI

Kohët e fundit, në shtypin e atdheut, në vijim të debateve politike, vend të veçantë zë tema që ka të bëj me të drejtën ose jo të emigrantëve për të votuar . Opinionet të ndryshme , sikurse në të vërtetë duhet të ndodhë në një shoqëri demokratike. Për këtë të fundit, ndokush ,edhe mund të shpreh rezerva, sesa jeta politike por dhe shtypi në Shqipëri, kanë arritur standarte të tilla. Mirëpo, nëse forcat politike shprehin pozicionin e tyre, në vartësi të interesit (të lakmuar) pushtetor e marrëdhënieve me elektoratin, ajo që bën përshtypje, është mënyra me përbuzje, për të mos thënë mllefi, që shprehet në shtyp nga gazetarë të ndryshëm, përsa i përket të drejtës që duhet të kenë emigrantët shqiptarë për të votuar në atdhe, si nënshtetas të Republikës së Shqipërisë. Qofshin këta të shtypit të djathtë qofshin atij të majtë. Del në pah, me një shikim të parë, një konservatorizëm i theksuar, një frikë e pajustifikueshme ndaj emigrantëve dhe diasporës shqiptare në përgjithësi, dhe ajo që është më shqetësuesja, paraqiten emigrantët si një rrezik që i kanoset ... mbarëvajtjes elektorale në vend! ثshtë të paktën dekurajuese, kur gazetarë e opinionistë me përvojë , që gjithëmënyrash ndikojnë ose mundohen të arrijnë diçka të tillë, në jetën publike të atdheut, nëpërmjet organeve që kanë në zotërim apo bashkëpunojnë, lëshojnë ndaj emigrantëveshqiptarë në Perëndim, një mori epiteteshe e përkufizimesh, sikur të kemi të bëjmë me një pakicë barbare e grabitqare, kolerikë e tuberkularë, dhe jo si të jenë këta(emigrantët), gjakëdhënësit e ekonomisë shqiptare, këto 17-18 vitet e fundit. Pertej artikullit te mesiperm a mendoni se emigracioni i solli me shume te mira apo me shume te keqia mbarvajtjes ekonomike dhe shoqerore Shqiperise. Ps ne qofte se eshte nje teme e konsumuar ju lutem hiqeni. flm
 
Shume prej anetareve te aktivizuar ne forumivirtual, postojne nga vende te ndryshme te Europes, apo edhe jashte kontinentit europian.

Te gjithe i dime kushtet dhe arsyen qe nxiten kete levizje te madhe demografike te popullsise, nga Shqiperia drejt shteteve demokratike dhe me te zhvilluara ekonomikisht.

Ajo qe une po kerkoja qe te diskutonim mes nesh eshte qe ju te shprehnit mendimet tuaja mbi :

A ishte emigrimi zgjidhja e duhur ?
A mendoni te riktheheni te jetoni dhe te investoni ne vendin tuaj ?
A mendoni se Shqiperia nuk mund te ece perpara nese nuk i rikthehet "truri" ?

A jeni te rrezikuar nga humbja e identitetit ?

GURI I RENDE NE VEND TE VET !​

Diskutim te kendshem.

Pershendetje dhe urime per temen, eshte nje ndert gjerat qe na bie me shume ne sy ku hyme ketu, shikojme qe anetaret jane nga te gjith vendet e ndryshme qe na rrthojne, e disa e me large.

Faktikisht ajo qe une mendoj, per: A ishte emigrimi zgjedhja e duhur? Per mua personalisht nuk eshte aspaknje zgjedhje e mire qe nje nejri aponje familje te largohet nga vendlindja e tij per ty jete me e mire, pra perpara se te thmei nese ishte zgjedhje e duhur apo jo duhette dime arsyjet pse shqipetaret zgjodhen qe te shkojne jashte vendit? Arsyeht ekonomike, ne shqiperi cdo familje ka kalur shume veshtiresi nga ana ekonomike, ka pasur raste ku njerezit nuk kane pasur se cfare te hane ne vaktin tjeter e si pasojoje mendimi me I mire apo zgjedhja me e mire ishte qe e largoheshin ne vendet fqinje e te punoni e te siguronin te ardhura te kenaqesme per familjet e tyre ne shqiperi. Mund te kete edhe shume arsye te tjera por tani themi a ishte nje zgjedhje e duhur? Per shume njerez do te thonin qe shume mire e kane bere qe kane ikur jashte vendt e kane punuar e kane pasur nje jete me te mire, por une do te isha shume kundra me kete fjali, pse do te ishte emigrimi zgjedhje e duhur, ku fare mire nese ne do ta gjenim punen e lekun ne vendin tone nuk do ten a ishte nevoja qe te largoheshim jashte vendit, e si pasoje te kishim malle e kujtime shume te forta per vendin tone. Se ne te verte ashtu eshte, na behet si ferr vendi I huaj na vjen ne maje te hundes tekat e veset e te huajve…

Meqe une personalisht jetoj ne itali, e kam ardhur ketu per te st, mendoj e them se cdo shqiptare kudo qofte mendojne e kane deshire qe te vijne ne shqiperi e ato kursime qe kane mbledhur ti investojne ketu, e me se fundi te jetojne te qete e te lumtur, por ka edhe nga ato qe kane punuar punet me te ultat ne vendet e huaja evine ketu e hapin nje biznes e rrine vetem duke shitur por..e e i keqtrajtojne punojsit, se e kane harruar kohen kur kane qene vete te tille...

Nuk e kuptoj se per cfare lloj trruri behet fjale ketu?

Sa i perket per indentietin mesa kam pare une shqipetaret jane te etur qe te keni nje dentitet te ri e te rrine te qete…. Por ka edhe ng ata qe nuke duan nje gje te tille,por besoj se qendrrimi I gjate ne nje vend te huaj do te ndikojshume ne menyren e te menduarit e te jetuarit te jetes… e s pasoje nuk e mendon fare per nje mundesi te mundeshme humbjen e identitetit.

P.s bledikocari, pop se me kembe perpjete me lal?
 
nuk me vjen mire qe te tjeret emigrojn, por kushtet ekonomike e bejne te tille dhe jan te detyruar qe te prishin rehatin e tyre ne shtepite e tyre dhe te marrin rruget larg. deri sa te kemi nje stabilitet ne ekonomi ateher mund te kemi stabilitet dhe ne emigrim, nuk mendoj se do jene te shumta. por njeriu gjithmon nga halli per te patur nje jete te mire duhet te zgjedhe kete rruge. emigrimin....
 
Perderisa njerezit edhe sot e ksaj dite emigrojn dmth qe e ka nje zgjidhje
 
Emigracioni per kohet qe ne emigruam ishte zgjidhja e duhur, per ate moment.
Por ja qe kaluan vite e vite dhe ne ngelem po ne vend numero. Presim akoma qe shteti te na ofroje dicka, por s'kemi kuptuar qe perpara se te na ofroje shteti ne, duhet t'i ofrojme ne shtetit prezencen tone.

Te them te drejten, shpesh mendoj te kthehem ne Shqiperi, pas shume vitesh emigracion, por sa here shkel ne vendin tim, e ndjej veten si e huaj.
Kur heci rrugeve nuk njoh me njeri, nuk kam ke te pershendes, sepse edhe te tjeret nuk te njohin me. Ose ato qe te njihnin kane harruar per ekzistencen tende (edhe ndryshimi mbas shume vitesh ben te veten).
C'do hap qe duhet te besh (zyra, dokumenta, etj,duhet te kesh ndonje mik rreth e rotull se perndryshe nuk mbaron pune as per 1 muaj).

Kthimi ne vendin tim, do te ishte si nje fillim Emigrimi i 2.
Duhet te fillosh te gjesh pune.
Duhet te fillosh c'do gje nga e para per te treguar se sa vlen si person.
Duhet te besh shoqeri te reja nga e para.

Tashme qe kemi vite qe jemi stabilizuar neper shtetet ku ndodhemi, nuk eshte aspak e lehte, te hedhesh 15 vjet mundim dhe sakrifica, per te rifilluar jeten nga e para.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top