Emigrimi, zgjidhja e duhur ... ?

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Shume prej anetareve te aktivizuar ne forumivirtual, postojne nga vende te ndryshme te Europes, apo edhe jashte kontinentit europian.

Te gjithe i dime kushtet dhe arsyen qe nxiten kete levizje te madhe demografike te popullsise, nga Shqiperia drejt shteteve demokratike dhe me te zhvilluara ekonomikisht.

Ajo qe une po kerkoja qe te diskutonim mes nesh eshte qe ju te shprehnit mendimet tuaja mbi :

A ishte emigrimi zgjidhja e duhur ?
A mendoni te riktheheni te jetoni dhe te investoni ne vendin tuaj ?
A mendoni se Shqiperia nuk mund te ece perpara nese nuk i rikthehet "truri" ?

A jeni te rrezikuar nga humbja e identitetit ?

GURI I RENDE NE VEND TE VET !​

Diskutim te kendshem.
 
Attachments

  • Emigrimi Shqiptar.JPG
    Emigrimi Shqiptar.JPG
    50.6 KB · Shikime: 12
A ishte emigrimi zgjidhja e duhur ? Po,per kohen ne te cilen ndodhemi.
A mendoni te riktheheni te jetoni dhe te investoni ne vendin tuaj ?Pasi te iki prap do rikthehem,po se c'ka ketu qe s'me le te iki prap ,boh...
A mendoni se Shqiperia nuk mund te ece perpara nese nuk i rikthehet "truri" ? Jo nuk mund te ece perpara nese nuk i rikthehet truri.

A jeni te rrezikuar nga humbja e identitetit ? Pjo

Si ish emigrante :p
 
..po emigrimi osht zgjedhje e duhur kur vendi yt nuk t'jep mundesi me jetu n'menyr dinjitoze
..po emigrimi gjeneron edhe humbje sps shum pej emigrantve shqiptar ose jon asimilu ose nuk e kan hiq ndermend mu kthy ne vendlindje
..po un patjeter do kthehem ni dit n'vend temin, kjo sdiskutohet
..po Shq nuk hec perpara nqs edhe emigrantet nuk bashkpunojn me ato krijesat ne vendlinje per t'miren e vendit te tyre
 
Shume prej anetareve te aktivizuar ne forumivirtual, postojne nga vende te ndryshme te Europes, apo edhe jashte kontinentit europian.

Te gjithe i dime kushtet dhe arsyen qe nxiten kete levizje te madhe demografike te popullsise, nga Shqiperia drejt shteteve demokratike dhe me te zhvilluara ekonomikisht.

Ajo qe une po kerkoja qe te diskutonim mes nesh eshte qe ju te shprehnit mendimet tuaja mbi :

A ishte emigrimi zgjidhja e duhur ?
A mendoni te riktheheni te jetoni dhe te investoni ne vendin tuaj ?
A mendoni se Shqiperia nuk mund te ece perpara nese nuk i rikthehet "truri" ?

A jeni te rrezikuar nga humbja e identitetit ?

GURI I RENDE NE VEND TE VET !​

Diskutim te kendshem.

urime per temen nostra:)

ne kohen kur ika une duhet te ikja se pos mos ikja o do vrisja ndonje e do isha ne burg akoma,o do me kishin vrare dhe do isha me kembe perpjete tani:D

sigurisht qe kam ndermend te kthehem ne atdhe dhe te investoj ne ndonje fushe qe do me duket terheqese dhe fitimprurese,nuk mund te them me saktesi se kur do jete ajo dite por po e bluaj ne mendjen time,por jo tani afer.

shqiperia me largimin e shume intelektualeve te vjeter dhe me largimin e pjeses me te madhe te studenteve apo te atyre me te vegjel qe neser pasneser do jene studente ka humbur nje pjese te madhe te trurit apo te mendjeve te ndritura,edhe ata studente qe studiojne tani jashte shumica e tyre thone qe skane ndermend te kthehen po su regullua shqiperia,ky eshte mendimi im.

nga humbja e identitetit nuk rezikohem pasi jetoj shqip,flas shqip,ha shqip dhe mendoj shqip.pavaresisht viteve qe kam jashte skam ndryshuar asgje pevec faktit qe jam bere baba i nje femije te cilin po e rris shqip.
ata qe duan te humbasin identitetin e tyre shqiptar e bejne shume lehte,njoh shume te tille ketu,ashtu sic njoh dhe shume te cilet jane dhe do mbeten ashtu sic ishin.
 
Shume prej anetareve te aktivizuar ne forumivirtual, postojne nga vende te ndryshme te Europes, apo edhe jashte kontinentit europian.

Te gjithe i dime kushtet dhe arsyen qe nxiten kete levizje te madhe demografike te popullsise, nga Shqiperia drejt shteteve demokratike dhe me te zhvilluara ekonomikisht.

Ajo qe une po kerkoja qe te diskutonim mes nesh eshte qe ju te shprehnit mendimet tuaja mbi :

A ishte emigrimi zgjidhja e duhur ?
A mendoni te riktheheni te jetoni dhe te investoni ne vendin tuaj ?
A mendoni se Shqiperia nuk mund te ece perpara nese nuk i rikthehet "truri" ?

A jeni te rrezikuar nga humbja e identitetit ?

GURI I RENDE NE VEND TE VET !​

Diskutim te kendshem.

puna eshte qe nuk mund te kthehesh me mbrapa. Eshte shume e veshtire te kthehesh mbrapsht ne kohe . E verteta hurts ,po qe ja duhet thene. Kjo ndodh te te gjithe qe largohen per nje kohe te gjate nga Shqiperia.
 
1.nuk ishte zgjidhja e duhure (flas per vete personalishte)por ate drejtime morem
2.te kthehem dhe te investoje ne shqiperi e kisha ne mend por me cfare shikojme pa mik dhe pa thes me leke se me kursimet me pune te ndershme nuk cane dote ne shqiperi
3.ndersa per trurin jo se nuk duan te kthehen por nuk i lejojne te kthehen nuk cajne dote se duhet te jesh i korruptuare te ecesh atje.Pastaj ata qe jane ne shqiperi nuk eshte se jane te trash budallej nuk duan ta bejne ate vend se po ecen me ligjin nuk vjedhin dote
4.Qe te jemi realiste do behet po do vite ndoshta 20 vjet e siper te pakten per arsye se deri tani cfare eshte bere ne shqiperi eshte bere pa prespektive pa planimetri p.sh rasti i fresket dje ra zjarri ne pallate 10 katesh a me nuk kishin nga futeshin zjarrfikset por si ky muabete eshte ne gjithe shqiperin ose shikoni rruget qe asfaltohen sikur tallin Faqen eshte asfalti si gazete i holle pa vijezime e pa shenja me shpejte prishet se sa shtrohet
megjithate uroje zotin te jeme une gabim

A ishte emigrimi zgjidhja e duhur ?

Mesimin e jetes qe kam mare ne emigrim sdo e merja kurre po te isha ne Shqiperi.

A mendoni te riktheheni te jetoni dhe te investoni ne vendin tuaj ?

Po. Eshte lehte te thuash 'skam ku te shkoj, skam ku te kthehem te pakten jo pa u rregulluar'. Une e shikoj si detyre (dhe nje nga detyrat me te rendesishme) kthimin ne Shqiperi, sikur vetem per hir te prinderve te mi qe bene gjithe ate sakrifice per te me shkolluar. Te emigrosh kur je femije nuk eshte e veshtire. Te emigrosh kur je 34 vjec eshte gje e veshtire shume. Te vish ne nje vend ku sdi gjuhe, nuk kupton, nuk njeh njeri, nuk ushtron dot zanatin tend, epo je shurdh memec. Dhe pas nje fare kohe (ne kete rast 14 vjet) te te kthehet femija e te te thote 'o babi une sdua te shkoj ne shqiperi, skam pse te mesoj shqip, nuk do te kthehem kurre' per mua eshte kulmi.

A mendoni se Shqiperia nuk mund te ece perpara nese nuk i rikthehet "truri" ?

Po nese nuk e rregullojme ne, e mjere do rrije. Nuk na vjen komshia te na gatuaje, te na laje e shplaje e te pastroje qe te jetojme, duhet ti bejme vete se ndryshe nuk na qendron askush prane. Pra jemi te detyruar duke nisur nga higjena personale, ne perkujdesjen e familjes dhe duke perfunduar ne ndihmen per te bere ate qe te takon ne lidhje me vendlindjen tone.

A jeni te rrezikuar nga humbja e identitetit ?

Ju siguroj qe nuk eshte e lehte te ruhet identiteti ne vite. C'do dite e me shume veshtiresohet gjuha Shqipe. C'do dite e me shume na duket me e huaj, me e larget dhe eshte pikerisht ketu ku disave iu duket e kote te vazhdojne pasiqe kerkon shume mund dhe per kete arsye e ndalojne, nuk vazhdojne me tej. Per disa, identiteti eshte humbur, por pjesa derrmuese mundohet ta ruaje me c'do kusht se ndryshe do endemi rrugeve te botes, do sorollatemi gjithekund, do te jemi gjithmone te huaj dhe per kete shkak do mundohemi me shume qe te asimilohemi. Por edhe ketu, vazhdoj te mendoj qe faji eshte i joni qe nuk shikojme te ndertojme dicka ne vendlindje aty ku jemi te paret, por kerkojme te jemi me cdo kusht 'skllav' tek dikush tjeter.
 
puna eshte qe nuk mund te kthehesh me mbrapa. Eshte shume e veshtire te kthehesh mbrapsht ne kohe . E verteta hurts ,po qe ja duhet thene. Kjo ndodh te te gjithe qe largohen per nje kohe te gjate nga Shqiperia.

Te lendon ver8, pasojat mund te shihen qarte tek ti...
 
sa per te informuar ty , per fat te mire skam pasoja fare . Jeta per mua vazhdon , biles me e bukur ketej ;)

Me e bukur dhe jo shqiptare, kerkoj ndjese une nuk te kuptoj dot. Rrjedhimisht as ti mua. Une flas dhe ndjej shqip. :music:
 
Me e bukur dhe jo shqiptare, kerkoj ndjese une nuk te kuptoj dot. Rrjedhimisht as ti mua. Une flas dhe ndjej shqip. :music:

Nostre , c'a te ben ty me shume se une shqiptare he ? Se jeton atje ? Cfare kontributi po jep ti aty , konkretisht ? Apo po shkruan ne forum shqip, dhe ndjen shqip ? Dhe une shqip po shkruaj , sme lexon .. dhe endrrat ne shqip i shikoj . lol
 
Komunikimi me ty eshte nje nder hapat me te medhenj te jetes time...

Kur thua tere mburrje dhe posesivitet qe atje ku behesh ti, eshte shume me mire se ne Shqiperi, une kete nuk e kuptoj dot. Ndoshta ke ikur ne moshe te vogel, akoma pa krijuar nje konceptet, por une nuk do ta imagjinoja te isha mire diku tjeter, sado vjet drite larg te ishte ai vend ne cdo kuptim.

Mjafton fakti qe do kisha larg vendin ku u rrita... e s'do ishte kurre me mire.
 
Kjo pyetje s'i behet dikujt qe eshte ne Shqiperi nga nje person i cili ka vendosur ta beje jeten jashte saj. Pra une edhe ti, qe kemi vite jashte do quheshim hipokrite nese do thonim qe kontribojme me shume se bashkeatdhetaret tane ne Shqiperi. Ne te vertete, sikurse e the ti me lart 'e verteta te dhemb', dhe arsyea e kesaj dhimbje eshte sepse shume shqiptare qe jane jashte sduan tia dijne per vendlindjen.

Me kujtohet para ca kohesh kur isha ne Greqi. Takova nje familje shume interesante Greko-Amerikan, qe kishin tre breza te larguar nga Greqia. Me beri cudi kur degjova femijen 7 vjec qe fliste rrjedhshem, ndersa Shqiptari i shkrete me cdo kusht deshiron te largohet nga vendi i tij. Po do vije dita qe do ndryshohet ky mentalitet :)
 
Duhet ta provosh nje eksperience te caktuar, per nje periudhe te caktuar, qe me pas te mund ta vleresosh, ta zgjedhesh apo ta hedhesh poshte. Te mos behemi si nipcja te ajo anektoda: "Te pelqeu bakllavaja? Po, shume e mire ishte. Hengre ti? Jo, po pashe gjyshin tek hante." :eek:k

Nese dikush merr dhe vendos ta mbaje nje vendim, sado i dhimbshem qofte ai, do te thote qe ndoshta bashke me dhimbjen brenda atij vendimi ka edhe disa gjera qe ia vlejne t'i kesh. Te mos behemi tamaqare tani..
 
Komunikimi me ty eshte nje nder hapat me te medhenj te jetes time...

Kur thua tere mburrje dhe posesivitet qe atje ku behesh ti, eshte shume me mire se ne Shqiperi, une kete nuk e kuptoj dot. Ndoshta ke ikur ne moshe te vogel, akoma pa krijuar nje konceptet, por une nuk do ta imagjinoja te isha mire diku tjeter, sado vjet drite larg te ishte ai vend ne cdo kuptim.

Mjafton fakti qe do kisha larg vendin ku u rrita... e s'do ishte kurre me mire.

ne fakt nuk eshte mburrje , mund ta quash dhe anger . Sepse ate vend e bejne njerezit. Dhe ti ne fakt se ke idene dhe konceptin , qe ke deshire te kthehesh (kjo ndodh) per vendin tend (patjeter) .. por ja qe ai vend nuk te ofron asgje ne jete. Dhe kjo eshte fatkeqesia me e madhe . Sa per guret e lagjes time , balten .. me merr malli cte te them . :eek:hh:
 
cupka dhe djemka me qete,nuk do ziremi se kush eshte me shume shqiptar se tjetri,te gjithe jemi shqiptare ne shpirt,dikush me shume dikush me pak.
te gjithe e ndjejme mungesen e vendit tone,kush me shume e kush me pak.,
nuk eshte nevoja te zireni dhe te debatoni,peace
 
Puna eshte se nuk i kuptojne shqiptaret jashte se . Se te bejne nje pyetje "nacionalistet" atje dhe kujtojne se jeta eshte fushe me lule. Dhe e kthen timonin e jetes nga te duash ti . Ke me shume se nje 10 vjecar jashte, dhe kthimi ne Shqiperi eshte aq i lehte . Posi , ehe .

Pa pyete Nostren njehere , kur ka ndermend te gjej pune ? Se kam lexuar eshte pa pune . lol
 
Jam ankuar gje une lol

Cfare ke ti qe punon me shume se une ?:grusht3:

Cfare do i kujtosh jetes. Qe mire qe emigrove dhe pastove pjatat gjithe jeten, por njehere nuk e hengre nje pjate per vete :shsh:
 
Jam ankuar gje une lol

Cfare ke ti qe punon me shume se une ?:grusht3:

Cfare do i kujtosh jetes. Qe mire qe emigrove dhe pastove pjatat gjithe jeten, por njehere nuk e hengre nje pjate per vete :shsh:

Ne fakt tani qe po flas me ty , po laj dhe pjatat . :lexim:

Prit te laj dhe tjetren . I will be back . looool
 
Pa pune je ti Nostra? :eek:hh:

Cudi, une degjova se merje goxha rroge te mire :kercim: :kercim:

....sa thashethemaxhi jemi bere :kercim: :kercim:
 
Puna eshte se nuk i kuptojne shqiptaret jashte se . Se te bejne nje pyetje "nacionalistet" atje dhe kujtojne se jeta eshte fushe me lule. Dhe e kthen timonin e jetes nga te duash ti . Ke me shume se nje 10 vjecar jashte, dhe kthimi ne Shqiperi eshte aq i lehte . Posi , ehe .

Pa pyete Nostren njehere , kur ka ndermend te gjej pune ? Se kam lexuar eshte pa pune . lol

sigurisht qe kthimi ne shqiperi nuk eshte i lehte per ne qe jetojme pe shume vitesh jashte,une kam qe ne 97 qe po mendohem te kthehem dhe akoma ketu jam:)
nuk eshte aspak e lehte [por kjo sdo te thote se une mohoj vendin tim,une e dua vendin tim sic eshte me te mirat dhe te metat qe ka,ndoshta e dua se jam larg por mendoj se edhe aty te isha do e doja.
ne qe jemi jashte dhe larg prej vitesh ne mungon me shume shqiperia dhe kjo na ben ta duam me shume.
nje nacionalist jam dhe une por vetem per ceshtjet kombetare.
edhe nostra keto qe thote i thote nga dashuria qe ka per atdhe dhe qe ndoshta enderron te kthehen te gjithe emigrantet nje dite dhe te behet vedni yne i begate.

ps:abstract besoj se edhe ti e do shqiperine po aq sa ne,edhe te mungon ajo megjithese ske nder mend te khehesh.
 
Po ketu nuk po flitet per dashuri!! Nuk vihet ne diskutim dashuria per vendlindjen tende, ajo eshte dhe ngelet aty e paprekur. Thjesht gjerat vihen ne peshore, dhe nese peshorja anon nga ana "e huaj", nuk do te thote qe je duke mohuar origjinen tende. Jemi egoiste? Jemi interesaxhinj qe duam "kushtet e mira"? Quajeni si te doni.. por me pasionin e ndjenjat shkohet deri diku, po ketu behet fjale per jeten, e per nje rikthim mbrapsht e nje rifillim nga e para nuk mjaftojne vetem ndjenjat. Duhet dicka me konkrete! Eshte absurde te kesh frike te kthehesh ne vendin tend, sepse ndoshta dhe ajo cope shkolle nuk do te hyje ne pune, duke ditur qe tashme nuk njeh me askend me rendesi. Te kthehesh mbrapsht eshte si te emigrosh per here te dyte. Shqiperia mezi po ia del me ata qe s'jane larguar kurre, imagjinoni sa mikpritese mund te jete per ne te rikthyerit. C'me diskutoni kot per dashurine tani??
 
A ishte emigrimi zgjidhja e duhur ?

Emigrimi ishte nje zgjidhje, jo e detyruar por thjesht nje zgjidhje per mundesi me te mira ne jete.

A mendoni te riktheheni te jetoni dhe te investoni ne vendin tuaj ?

Per momentin se mendoj nje plan te tille, ndersa per te ardhmen s'mund te them asgje se jeta ka plot surpriza. Se kam menduar ndonjehere jeten time larg Shqiperise kshuqe si dihet se si ndryshojne planet. Te investoj ne vendin tim e kam enderr, dhe nese punen, shkollen dhe jeten qe bej ketu do mund ta beja ne Shqiperi une sot do isha atje. Nuk pres çdo gje te njejte si jashte dhe brenda Shqiperise, por qe te kisha shance dhe mundesi me shume per jeten se sa kane te rinjte e sotem ne Shqiperi.

A mendoni se Shqiperia nuk mund te ece perpara nese nuk i rikthehet "truri" ?

Nuk e mendoj nje gje te tille por mendoj qe do ecte me shume perpara nese do iu rikthente "truri". Kur them truri, fus ketu rinine shqiptare e shperndare neper bote, ata qe po bejne diçka te vlefshme me jeten e tyre. Ate rini qe me shume e vlereson bota sesa vendi i tyre.
Amerika eshte bere nje shtet i tille nga emigrantet e ardhur, kshuqe dhe shqiptaret ne nje fare menyre do jene "imigrante" ne vendin e tyre sepse duhet t'ia nisin çdo gje nga e para. Do jene mesuar me kultura te ndryshme qe ti pranojne njerezit ashtu siç jane.
Njerzit duan pune dhe pare, 2 gjera qe i mungojne shume Shqiperise sot. Dy gjera qe i mbajne shqiptaret per te mos u kthyer ne vendin e tyre.

A jeni te rrezikuar nga humbja e identitetit ?

Une personalisht se ndjej veten absolutisht te tille, biles mendoj te kunderten. Perderisa nuk jam ne Shqiperi me shtyn me shume deshira qe te ruaj traditat dhe kulturen time. Per femijet e ikur nga Shqiperia, prinderit jane shkaku i pare nese ata e ruajne apo jo indetitetin shqiptar. Ka shume prinder krenar qe femijet e tyre nuk dine shqip sepse e ndjene veten te amerikanizuar. Njeriu sa me shume gjuhe te dije aq me i kulturuar do jete.

GURI I RENDE NE VEND TE VET !​

Po neser ke ikur guralec nga vendi jot????
 
Redaktimi i fundit:
Mendoj se per kete kohe qe ka erdhur sot emigrimi eshte zgjidhja e duhur....sepse kur atdheu sti jep gjitha kushtet e nevojshme njerezit cdo bejme do ja mbajne maleve ose deteve vetem te ikin nga ai vend...
Mendoj se nje dite do kthehem ne shqiperine time..sepse ate me therret gjaku im por vetem nje dite kur te behet dhe shqiperia pak a shume ne nivel.Te kem nje pune aty dhe te bej jetesen ashtu sic duhet.Sbesoj se shqiperia do ece ndonjehere perpara me keta njerez qe e qeverrisin ate por uroj shume te behet nje dite sa me mire qe te na mbushet mendja dhe ne emigranteve te kthehemi.
Sbesoj fare se jam e rrezikuar nga humja e indetitetit...jam shqiptare,flas shqip dhe ja krenare per kete......
 
E kisha fjalen qe nese ke ikur guralec nga vendi jot dhe behesh gur ne nje vend tjeter???

Vare gurin ne qafe ... se bej shaka. :)

Uroj te behesh gur i rende diku tjeter, do krenohej toka ku linde.
 
Vare gurin ne qafe ... se bej shaka. :)

Uroj te behesh gur i rende diku tjeter, do krenohej toka ku linde.

Nuk e kam fjalen personalisht per mua, por per shume te rinj shqiptare qe jane larguar nga Shqiperia dhe me verte jane bere dikushi me emer ne nje vend te huaj. Alternatinat nuk i di se çfare do te kishte ndodhur, por se mendoj qe ata njerez do arrinin ate qe kane arrire sot nese nuk do ishin larguar. Per mua ka rendesi te mos harrosh se nga vjen, me shume se nga shkon, te mos harrosh rrenjet.
 
Po ketu nuk po flitet per dashuri!! Nuk vihet ne diskutim dashuria per vendlindjen tende, ajo eshte dhe ngelet aty e paprekur. Thjesht gjerat vihen ne peshore, dhe nese peshorja anon nga ana "e huaj", nuk do te thote qe je duke mohuar origjinen tende. Jemi egoiste? Jemi interesaxhinj qe duam "kushtet e mira"? Quajeni si te doni.. por me pasionin e ndjenjat shkohet deri diku, po ketu behet fjale per jeten, e per nje rikthim mbrapsht e nje rifillim nga e para nuk mjaftojne vetem ndjenjat. Duhet dicka me konkrete! Eshte absurde te kesh frike te kthehesh ne vendin tend, sepse ndoshta dhe ajo cope shkolle nuk do te hyje ne pune, duke ditur qe tashme nuk njeh me askend me rendesi. Te kthehesh mbrapsht eshte si te emigrosh per here te dyte. Shqiperia mezi po ia del me ata qe s'jane larguar kurre, imagjinoni sa mikpritese mund te jete per ne te rikthyerit. C'me diskutoni kot per dashurine tani??

Se me kurseve kohen , te sqaroja dhe Bledin tani . Sikur me lexove mendjen ::)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top