Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
✨ Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë

⚜ Edhe pse një vend i vogël, ne kemi nxjerrë nga djepi jonë gra të forta, guximtare, inteligjente dhe mbi të gjitha të pamposhtura pavarësisht rrethanave.

🧬 Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë risjellim në kujtesën tonë kontributin e pakursyer shkencor të grave dhe vajzave shqiptare.

🔸️ Elena Gjika, shkrimtare dhe publiciste e cila përkrahu lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, si dhe lëvizjen kulturore përparimtare të Europës.

🔸️ Musine Kokalari, intelektuale me vizion të gjerë për demokracinë në Shqipëri dhe ndër shkrimtaret e para të vendit tonë. Ajo luftoi me penë duke lënë mbi 5000 faqe dorëshkrim, aq sa pas vdekjes u shpall "Martir i Demokracisë".

🔸️ Sabiha Kasimati, shkencëtarja e parë shqiptare e cila studioi gjallesat e ujërave, njihet si intelektuale që kundërshtoi hapur sistemin komunist.

🔸️ Laura Nexhat Mersini, shkencëtare e re, pretendente për çmimin Nobel. Dr. Laura Mersini është edhe Pedagoge në Universitetin e Karolinës së Veriut, në Chapel Hill. Ajo njihet me pseudonimin ‘Mari Kyri’ e sotme e fizikës së kozmosit.

🔸️ Margarita Ifti, studiuesja shqiptare e cila ka kontribuar në fushën e fizikës statistike të sistemeve komplekse duke shkruar e botuar tekste shkencore, artikuj shkencorë e tekste mësimore.

🔸️ Kozeta Sevrani njihet për kontribute origjinale në krijimin e degës së informatikës ekonomike. Punimet shkencore të saj janë botuar në revista me emër, si: Springer, Elsevier, Revista Europiane për Inxhinieri e Teknologji, Avancimi në Shkencë, Teknologji dhe Informacion. Rreth 80 artikuj shkencorë të saj raportohen të indeksuar në Resarchegate.

〽️ “Të arsimosh një burrë do të thotë të arsimosh një person, të arsimosh një grua do të thotë të arsimosh një shoqëri” - Mahatma Gandhi.

FB_IMG_1707770671964.jpg
//marre nga muri i IETT
 
Urime!
Sa ndjesi e bukur kur lexon informime ne arritje tilla!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top