Disa nga shkaqet e pranimit te Islamit ne Shqiperi

redi-

Anëtar i Respektuar
disa-nga-shkaqet-e-pranimit-te-islamit.html

"Une nuk do t'i hulumtoj shkaqet qe bene qe feja islame te hase ne nje mirekuptim te papare ne bote, mirepo atyre qe mendojne se ajo eshte perhapur vetem me shpate, mund t'u them se ata mashtrojne veteveten"
(Georg Sale - perkthyes i Kur'anit ne anglisht me 1735)

Ne konditat e kohes, Islamizimi ne Shqiperi, po te kishte me shume hoxhallare (predikues), kuadro te ngritur, prej tyre me te cilet ka biseduar Marko Bizi, i cili avderon sinqeritetin, modestine e miqesine e tyre, do te kishte siguruar nje perparim edhe me te madh.
Nderkohe qe kleri i krishter nuk dinin lexim ne gjuhen e vendit. Kete aq te huaj ishin ne detyren fetare,saqe s'dinin as lutjet fetare te domosdoshme per t'u mesuar permendesh. Nuk mund te lihet pa permendur se pjesa me e madhe e klerit ortodokse te Shqiperise nuk kane qene mbrojtesit dhe besniket e ideve kombetare, sic kane qene prifterinjte ortodoks te krahinave te tjera te Perandorise Osmane. Prifterinjte ortodokse ne shumicen e tyre kane te pa ditur, por e vlersuam dhe kryen me gjithe shpirt detyren "me iu kushtue fese kristiane" qe ishte themel te boshtit te jetes kombetare nga ndergjegja fetare.
Nje indiferentizem i mad u vu re ne radhet e klerit te krishtere. Keshtu, p.sh mund te pemmendim lejimin dhe kryerjen e kurorezimeve te martesave pa bekimin zyrtar te kishes. Kjo eshte interpretuar si influence e Islamit, i cili martesen e konsideronte si akt civil e jo shpirteror.
Situata sociale e shekullit te 17-te, se bashku me gjendjen qe pershkruam me siper, paten pasojat e vete:
Numri i te krishtereve filloi te pakesohet me shpejtesi. Ne 30 vjet ( 1620-1650 ), kohe shume e shkurter ne historine e nje populli, thuhet se Shqiptaret qe u konvertuan ne islam arriten ne 300 mije veta. Po te krahasohet periudha e nje shekulli, pra nga 1524 deri me 1624, dioqeza e Tivarit arriti te kishte nje shifer shume domethenese: popullsia e krishtere ishte 100 here me e vogel se ajo myslimane.
(E dhena eshte nxjerre nga vepra e Marko Kryeziut, prift shqiptar i cili kete te dhene e jep ne vitin 1651 dhe ndodhet e depozituar ne bibloteken Cigiana te Romes,Sipas "Zani i Nalte", mars-prill 1932, fq 203)

Edhe kuadrot fetare katolike, sidomos ata te rangjeve te uleta, duke vepruar ne kundershtim me udhezimet e dhena, nga njera ana bekonin meshkujt e krishter dhem nga ana tjeter, qorronin njerin sy e mbyllnin njerin vesh sa here qe degjonin te deklaroheshin musliman te rinj.
Gjithashtu, prifterinjte e lagjeve e te fshatrave mbyllnin syte dhe s'reagonin ndaj prinderve te krishtere qe martonin vajzat me myslimane. Gjithashtu, kjo klase klerikesh akuzohej edhe per jete skandalesh. Shume rralle shkonin ne rrefime dhe nder dite te caktuara ne selite e tyre organizoheshin gosti duke perdorur alkol. Nuk ishin te rralla rastet kur shitnin pronat e kishes dhe largoheshin nga detyra. Kur u vinin kontrolle nga qendra, kerkonin ndihmen e turqve per t'u mbrojtur. U kishte hyre grindja e madhe ndermjet tyre, sidomos freteve franceskane, saqe kishte raste qe kerkonin nderhyrjen e gjykates. Dhe gjithcka, me qe ndodhte ne syte e popullit, e zhgenjente ate. Disa kisha te qarkut te Pultit 40 vjet rresht s'kishin are fare prift. Per te analizuar situaten dhe per te marre masa permiresuee, me ne fund ne kete krahine qene derguar 4 prifterinj, te cilet pasi konstatuan ne vend gjithcka, i bene qendres se vet nje raport ku i thonin se turqit nuk i penuan fare ne detyre.
(Marr nga Raporte te misionit franceskan, botuar nen titullin "Fra Bonaventura" sipas: "Zani i Nalte",nr.7-8, mars-prill fq.204, viti 1923)

Nuk duhet lene pa u theksuar edhe bashkepunimi i prifterinjve me autoritetet turke. Ketu mund te permendim p.sh Peshkopin e Shkodres, te cilin e konsideronin tiran dhe ai e mbronte pozicionin e vet nepermjet tyre. Kleri katolik, me ndihmen e dekreteve te sulltanit, ka mbledhur taksat e Kishes nga banoret e qarqeve administrative te veta.
Me kete gjendje dhe me keto sjellje te klerit, populli qe demoralizuar e zhgenjyer dhe, sipas nje shprehje te nje prifti te njohur te kohes: "Ishte prishe e ishte shkaterruar kopshti i Perendise"
Nje tjeter shkak qe ka vepruar ne kete drejtim ka qene levizja katolike qe ndodhi ne shekullin e 17-te. Turqia mori masa kundra kryengritesve dhe keto masa e shtuan edhe me teper deshiren per konvertim, gje qe e largonte dhe me shume popullin nga Kisha. Levizja per te cilen po flasim ka ndodhur rreth viteve 1635-1644 dhe ne krye te saj ka qene Gjergji, Peshkopi i Tivarit.
Gjergji ne fjale nxiti parine e Durresit, te Shkodres etj nepermjet peshkopeve, qe te ngrinin krye kundra turqeve dhe te bashkoheshin me Venedikun, qe ne ate kohe ishte nga shtetet e krishter kufi me Shqiperine. Ne fillim Venediku jetonte ne paqe me turqit. Por shpejt ndryshoi gjithcka e venedikasit munden ta shtine ne dore Tivarin te cilin e kishin pase rreth 300 vjet par se ta pushtonin turqit. Por shpejt ndryshoi gjithcka e venedikasit s'fituan gje. Sigurisht, paria e shqiptareve te krishtere qe mbajten anen e armikut te turqeve do te prisnin edhe denime te ashpra, duke perfshire edhe humbjen e privilegjeve qe kishin pasur.
Mirepo ortodoset duke pasur frike se mos rikthehej perseri sundimi i Venedikut, i qendruan besnike qeverise turke, keshtu qe u vlersuan si shpetimtare te atdheut turk.
Ne kete rast shume katolike ose pranuan Islamin ose hyne nen strehen e Kishes Greke. Te futurit nen strehen e Kishes Greke tregon se shqiptareve nuk eshte ushtruar dhune pse kane qene katolik apo ortodokse per t'i detyruar te pranojne fene islame. Katoliket u konvertuan ne myslimane, sikurse u konvertuan ne ortodokse, duke u bashkuar me Kishen Greke te Tivarit qe njihte ne ate kohe Turqia, vetem e vetem per t'u shpetuar masav te ashpra qe do te merreshin per pjesemarresit ne levizjen e deshtuar.
Aftesisht e njejta gje u perserit me 1646 me nje levizje tjeter, te nxitur nga Kryepeshkopi Jozef Bonaldo, Paria e Tivarit, e Shkodres dhe e disa qyteteve ishin marre vesh qe t'u hapnin fshehurazi portat e keshtjellave dhe te qyteteve te tyre venedikasve. Plani u diktua dhe nuk u realizua. Ushtria turke, duke u ndihmuar edhe prej te krishtereve, qe s'kishin marre pjese kundra turqve, e shtypi qe ne embrion levizjen. Shume shqiptare me influence u internuan, rreth 3000 vete u arratisen dhe te tjere u shtruan dhe pergjegjesit u gjobiten.
Nga ana tjeter eshte per te ardhur keq per pretendimin se shqiptaret u kthyen ne te krishtere vetem prej taksave te renda. Nese do te shkonim pas kesaj logjike, do te arrinim ne perfundimin se e pranuan fene Islame vetem ata qe s'kishin mundesi te paguanin taksen, keshtu p.sh te gjithe ata qe mbeten te krishtere ne Berat paskan qene gjendje te paguanin taksat, te tjeret u konvertuan; sipas kesaj logjike duhet te arsyetojme edhe per popujt e tjere, qe perbenin Perandorine Osmane.
Por duhet thene se me perjashtim te takses personale, qe duhet te paguanin te krishteret qeverise osmane (xhizjes), per te jetuar ne hapsirat e saj,per te mos shkuar ushtar dhe per t'u marre nen mbrojtjen e shtetit, taksat e tjera i paguanin njesoj si myslimanet edhe te krishteret.
Thuhet se kjo takse ka qene 6 reale ne vite dhe, sipas kursit te vitit 1932, 1 real ishte i barabarte me 1 lek shqiptar te kohes.
Nese ndonje prift e ka pesuar nga osmanet, kjo ka shpjegimin e vet se ata kane dyshuar tek prifti per tradheti ndaj Turqeve, sepse e kane gjetur ne veprime kunder tyre.
Per ta mbyllur kete ceshtje po tregojme nje rast konvertimesh masive qe kane ndodhur ne jug te Shqiperise gjate shekullit te 8-te. Nje krahine e perbere prej 30 fshatrash prane Leskovikut, e pezmatuar nga kthimet ne mase qe po ndodhnin rreth e qark tyre, u mblodhen per te gjetur rrugen e zgjidhjes dhe vendosen qe te ngujoheshin ne kishe per t'u lutur e per te kerkuar shpetim prej shenjtoreve te krishtere, duke caktuar afat sa do te qendronin te ngujuar, duke mbajtur edhe kreshme deri diten e Pashkeve. Pashket erdhen dhe mrekullia e pritur nuk ndodhi. Populli i zhgenjyer la krishterimin ne menyre kolegjiale dhe pranoi fene islame.
Historia ne vendin tone njeh shume raste konvertimesh individuale apo kolektive nga te krishtere ne myslimane, por nuk njeh asnje rast konvertimi me dhune, apo te rikthimit masiv ne kristianizem, sidomos te atyre qe paskan pranuar fene Islame per shkak te taksave, te cileve me shpalljen e Pavaresise, me ndryshimin e gjendjes ekonomiko-politike te vendit, iu krijuan mundesite ta kishin realizuar kete "deshire".
(Per me gjere per kete ceshtje shiko: "Zani i Nalte", ne numrat 7-8, mars-prill, viti 1932)

Pergatiti: Gezim Kopani
Date: 08 dhjetor 2012
Gezim Kopani: Disa nga shkaqet e pranimit te Islamit ne Shqiperi
 
Titulli: Disa nga shkaqet e pranimit te Islamit ne Shqiperi

Merr vesh ky Gezim Kopani dhe hapsi i temes nga Kripto-Krishtërimi ne Shqiperi? Miremenegjez o interes..;)
 
Titulli: Disa nga shkaqet e pranimit te Islamit ne Shqiperi

"Une nuk do t'i hulumtoj shkaqet qe bene qe feja islame te hase ne nje mirekuptim te papare ne bote, mirepo atyre qe mendojne se ajo eshte perhapur vetem me shpate, mund t'u them se ata mashtrojne veteveten"
(Georg Sale - perkthyes i Kur'anit ne anglisht me 1735)

Shume thenje e arte :)
 
Titulli: Disa nga shkaqet e pranimit te Islamit ne Shqiperi

Injoranca e dhunshme eshte veza nga ku kan lindur te gjitha shkaqet e tjera te pranimit te islamit
 
Titulli: Disa nga shkaqet e pranimit te Islamit ne Shqiperi

Merr vesh ky Gezim Kopani dhe hapsi i temes nga Kripto-Krishtërimi ne Shqiperi? Miremenegjez o interes..;)

Qe ju paskeni nje nivel te ulet kuptohet,por ka mundesi te me tregosh cfare interesi kam une ?

Po nese je i fese Ortodokse te takon te thuash kete,Nese je i fese Katolike te takon ta thuash perseri kete. Nese je mysliman atehere me vjen keq por qenke i shitur.
Ortodokset kan punuar per ti kthyer shqiptaret me dhune ne Grek, ndersa Katoliket nuk kan sulmuar kunder Serbeve por kan bashkepunuar me to nje fakt i till e hasim ne Shkoder kur Dukagjini ka punuar me serber duke i vra shqiptaret.

Faktet qe jane permendur me siper jane realitet ju argumentoni te kunderten. Sot qe u publikua censusi, cfare i detyroi myslimanet te deklarojne te kunderten por dolen 56.70% mysliman, imagjino edhe nderhyrjet per te ul numrin e myslimaneve ne shqiperi,por kjo nuk ndodhi pasi jemi mysliman te vertet edhe jo me interes te lidhur pas nje thesi mielli duke pritur prapa dyerve te kishave....Ky eshte mirmengjes interes, por merr vesh ti...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top