Buzekuqi....

braziljania

Anëtar i Nderuar

Si të theksojmë buzët me ngjyrën që u japim? Buzë me volum të plotë, të vijëzuara mirë me efekt të njomë. Ja si të zgjedhësh e të aplikosh masën dhe ngjyrën sipas rezultatit që kërkon të marrësh.


Ngjyra e pjeshkës

Buzekuqi - Keshilla per perdorim

Një truk i butë, por i realizuar mirë: buzët e lyera, në nuancë rozë në pjeshkë natyrale, të japin në efektin final një pamje klasike.

Këshilla

Apliko një buzëkuq ‘stick’ dhe për ta zmadhuar dritën e ngjyrës mbivendos një shkëlqyes transparent me anë të një peneli, sidomos në qendër të gojës.
 
Titulli: Buzekuqi....

Buzëkuqi MAT

Kjo lloj e kuqe është një nga nuancat më trendy të stinës dhe shkon shumë në kontrast me një lëkurë të pastër dhe sy të shndritshëm.

Këshilla

Nga buzëkuqi ngjyrë mat, merr ngjyrë me furçën e sheshtë të buzëve dhe vendose fillimisht në buzën e sipërme, pastaj në atë të poshtme, duke u përqendruar më pas në qendër për të dhënë një efekt “zemër”. Përsëriteni dy herë për të intensifikuar ngjyrën
.
 
Titulli: Buzekuqi....

E kuqja e thellë me shkëlqim

Një buzëkuq i errët por shumë i shndritshëm, me konturet e vijëzuar mirë është i këshillueshëm dhe për ato që kanë buzë të holla.

Këshilla

Për të përfituar efektin volum, zgjidh një laps më të errët për ta përhapur vetëm anash buzëve. Nëse bëhet fjalë për një trukim darke, mbi ngjyrën e ndezur kaloni një shkëlqyes të tejdukshëm, gjithmonë në qendër të gojës
.
 
Titulli: Buzekuqi....

Rozë e lehtë

Ideale për ditën, u shkon biondeve dhe atyre që kanë lëkurën e fytyrës të pastër.

Këshilla

Për të pasur buzë të lyera me një të kuqe natyrale, butësi dhe volum të plotë, zgjidh një xhel dhe aplikoje me gishtërinj, në fillim sipër dhe pastaj poshtë, nga qendra
.


Ikubinfo
 
Titulli: Buzekuqi....

Buzekuqin, zgjidheni ne baze te lekures

Make up duhet te kombinohet me ngjyren tone te lekures. Eshte nje rregull kyc, qe perdorim gjithenje per te blere produkte kozmetike. Perse mos te respektoni kete rregull edhe me buzekuqet?

Shkelqyesit ngjyre roze i shkojne te gjithave dhe ne vecanti atyre qe kane lekure te celet. Tonalitete pak me te ndezura si roze e theksuar i shkojne atyra qe kane floke te kuq dhe lekure te celet. Tonalitet e kafta jane ideale per floke te kuq apo geshtenje, dhe me lekure jo shume te celet. Nxjerrin ne pah te bardhen e syrit. Ngjyra e purpurt kombinohet shume bukur me lekure te erret dhe me floket tek nuancat e erreta. E kuqja e ndezur eshte nje ngjyre shume e veshtire edhe pse i bukur. Eshte perfekt per ato qe i kane floket ngjyre te erret. Ndersa ngjyrat metalizat, mbi te gjitha ne buze, jane shume te veshtira per tu kombinuar per ato qe kane lekure te celet. Keshtuqe beni kujdes te mos ekzagjeroni./burimi: ikubINFO/


fs2956.JPG

penelope.jpg
sophieebex.jpg
 
Titulli: Buzekuqi....

Sa bukur i ri disa femrave me buzkuq te kuq

red-lips-2.jpg

Une per vete preferoj, roz-pjeshk
 
Titulli: Buzekuqi....

buzekuqi i kuq shkon kur i ke buzet te plota,ne buze te holla sngjan gje..
un per vete se perdor buzekuqin, kurse shkelqyesin ngjyre roze,ose thjesht transparent
 
Titulli: Buzekuqi....

E kuqja shkon ne lekure te bardh ( sic e ka Bianca Sk...ose YellowRedhead)
Jo te gjithave i ri mire...
 
Titulli: Buzekuqi....

eshte e vertet qe jo te gjithave u rri shume mire
zakonisht mikeshat e mia me shume vendosin nje lip sesa te kuq ,e sidomos me te kuq me ngjyra shume te forta
mendoj se nje femer duket me joshese dhe me e bukur me nje shkeqlqyes se sa me nje buzekuq
 
Titulli: Buzekuqi....

mendoj se nje femer duket me joshese dhe me e bukur me nje shkeqlqyes se sa me nje buzekuq

varet dhe nga lekura..kur ke lekure te erret dhe buze te erreta,shkelqyesi ti nxjerr shum keq...
 
Titulli: Buzekuqi....

Patjeter....buzkuqi i kuq nuk vishet gjithandej...
Eshte e egzagjeruar te shkosh ne shkolle me buzet flak te kuqe...
Mbaj mend ne nje kurs, kisha nje kolege qe i kishte bere buzet flak.....edhe mesusi ( shakaxhi si tip), nderpreu kursin dhe i tha " Sa mire te ri kjo ngjyra e buzkuqit". pa ironi,...se me vertet i rinte mire...por sbesoj qe ishte vendi i caktuar per ate ngjyre...
 
Titulli: Buzekuqi....

Patjeter....buzkuqi i kuq nuk vishet gjithandej...
Eshte e egzagjeruar te shkosh ne shkolle me buzet flak te kuqe...
Mbaj mend ne nje kurs, kisha nje kolege qe i kishte bere buzet flak.....edhe mesusi ( shakaxhi si tip), nderpreu kursin dhe i tha " Sa mire te ri kjo ngjyra e buzkuqit". pa ironi,...se me vertet i rinte mire...por sbesoj qe ishte vendi i caktuar per ate ngjyre...

une kam nje shoqe qe i shkon vertet ngjyra flak e kuqe dhe formen e buzeve e ka shume te bukur
por gjithm mendoj si mund te dukej thjesht me nje shkelqyes
dhe pergjigjia ime do ishte: Format e buzeve do i dukeshin dhe me bukur :)
 
Titulli: Buzekuqi....

E kuqja shkon ne lekure te bardh ( sic e ka Bianca Sk...ose YellowRedhead)
Jo te gjithave i ri mire...

Me se e drejte YellowRedhead eshte perfekte me ngjyren e kuqe fytyra e saj shkon dakort me kete ngjyre dhe i rrin perfekt .
Por ka shume qe sdin te lyhen zhgarraviten per te ren ne sy me teper e jo per ti dhene bukuri fytyres.
 
Titulli: Buzekuqi....

flm njerez
mendoj se ne momentin qe femra perdor te kuq buzesh te ndezur,nuk duhet te beje tualet te renduar te syte
 
Titulli: Buzekuqi....

flm njerez
mendoj se ne momentin qe femra perdor te kuq buzesh te ndezur,nuk duhet te beje tualet te renduar te syte

Kjo eshte e rendesishme... "zhgallanjim" e quaj une kur i bejne syte me shume ngjyre dhe buzet me te errta akoma. Kete e kam pasur gjithmon. Nese do lyej syte, buzet do i bej vetem me lip gloss, nese do lyej buzet, syte do i bej vetem me laps dhe rimel.
 
Buzekuqi duhet te kombinohet me ngjyren e lekures

Make up duhet te kombinohet me ngjyren tone te lekures. Eshte nje rregull kyc, qe perdorim gjithenje per te blere produkte kozmetike. Perse mos te respektoni kete rregull edhe me buzekuqet?




Shkelqyesit ngjyre roze i shkojne te gjithave dhe ne vecanti atyre qe kane lekure te celet. Tonalitete pak me te ndezura si roze e theksuar i shkojne atyra qe kane floke te kuq dhe lekure te celet.

Tonalitet e kafta jane ideale per floke te kuq apo geshtenje, dhe me lekure jo shume te celet. Nxjerrin ne pah te bardhen e syrit.

Ngjyra e purpurt kombinohet shume bukur me lekure te erret dhe me floket tek nuancat e erreta.

E kuqja e ndezur eshte nje ngjyre shume e veshtire edhe pse i bukur. Eshte perfekt per ato qe i kane floket ngjyre te erret. Ndersa ngjyrat metalizat, mbi te gjitha ne buze, jane shume te veshtira per tu kombinuar per ato qe kane lekure te celet. Keshtuqe beni kujdes te mos ekzagjeroni.//keshilla
 
Titulli: Buzekuqi....

Forma e buzëkuqit tuaj flet për karakterin që keni​

Secila femër ven buzëkuqin në mënyrën e saj të veçantë, prandaj, duke u përdorur, buzëkuqi merr formë të caktuar. Kjo formë e buzëkuqit flet shumë për karakterin e personit që e përdorë.

Buzëkuqi i drejtë – femra me moral të lartë

Maja e drejtë e buzëkuqit flet për atë se jeni një person me moral të lartë dhe shumë e besueshme. Jeni edhe shumë praktike, racionale, bile edhe konservatore. E mbani mirë veten, doni që të lini përshtypje të mirë, por nuk jeni tepër e preokupuar me pamjen tuaj.
Kujdes: ruajuni që të mos bëheni e mërzitshme për veten dhe të tjerët.

Buzëkuqi me maje të rrumbullakosur – ‘kullerja’

Maja e rrumbullakosur e buzëkuqit dmth se jeni e relaksuar dhe e qetë – ‘cool’. Rrezatoni me siguri, ku qëndrimi juaj miqësor bie menjëherë në sy te të tjerët. Për këtë shkak, jeni një person i pëlqyer në shoqëri. E edhe juve ju pëlqen kur jeni e rrethuar me njerëz.
Kujdes: mund të bëheni tepër dembele.

Buzëkuqi si i ri – femra shumë e përgjegjshme

Derisa e veni buzëkuqin, nëse nuk ndryshoni formën e tij origjinale, kjo dmth se jeni një person shumë me përgjegjësi. Gjithmonë i respektoni afatet, rregullat, vlerësoni kohën tuaj dhe të tjerëve dhe jeni një diplomate e mirë. Jeni prototip i lojtarit në ekip, prandaj të tjerët ju duan dhe respektojnë.
Kujdes: mund t’i harroni nevojat tuaja.

Maja e pjerrët e buzëkuqit – femër energjetike
Nëse buzëkuqi juaj ka maje të mprehtë, apo të pjerrët, dmth se jeni një person mjaft energjetik, por edhe e butë. Bëni një jetë aktive, jeni plot ide dhe fuqi. Ata që mund ta mbajnë hapin me ju, ju duan.
Kujdes: mos ‘digjeni’ para kohe!

Maja katrore e buzëkuqit – femra perfekcioniste

Nëse maja e buzëkuqit tuaj ka formë katrore, kjo dmth se jeni një perfekcioniste e madhe edhe në punë e edhe në raportet personale. Edhe pse të tjerët mund t’u akuzojnë ndonjëherë se jeni e mërzitshme, ata kryesisht mbështeten në ju, gjë që mund të thuhet edhe për të afërmit tuaj.
Kujdes: mos i lodhni të tjerët rreth vetes, e as vetveten tuaj.

aktualiteti​
 
Titulli: Buzekuqi....

te kuqin e perdor vetem kur jam me shoqet dhe rrall ..
nuk jam shum e fiksuar pas ktyre gjerave
 
Çfarë nënkupton për karakterin tuaj buzkuqi që përdorni?
1.Buzëkuqi në ngjyrë të kuqe.

Gratë që përdorin buzkuq me ngjyrë të kuqe janë të sigurta, u pëlqejnë shumë partit dhe ka shumë gjasa që ato mund të ushtrohen në një bazë javore. Zakonisht ato janë më të guximshme dhe krijuese dhe kanë tendencë të bëjnë më shumë selfies dhe veshin taka të larta më shpesh.

2.Ngjyrë roz e ndritshme.


Ato me buzët e ndritshme rozë konsiderohen më sociale dhe argëtuese. Në të njëjtën kohë, ato janë shumë dinamike , prandaj dhe që shumë gra-menaxhere në kompanitë e zgjedhin këtë ngjyrë buzësh. Pra, herën tjetër që ju do shkoni në një intervistë për punë zgjidhni këtë ngjyrë femërore që tregon se ju jeni miqësore dhe të rehatshme kur takoni njerëz të rinj

3.Ngjyrë lejla e errët

Kjo është më e rralla nga katër hije dhe me siguri tregon se ju jeni më të pavarura dhe autonome. Gratë që zgjedhin këtë ngjyrë janë më të pazakonta dhe kanë tendencë të qëndrojnë në ambiente të mbyllura në fundjavë dhe postojnë foto rrallë. Pra, nëse ju doni të dukeni në punën tuaj ambicioze dhe të sigurta për veten, zgjidhni lejla. Dhe në një takim do të jepni mesazhin e një gruaje tërheqëse dhe të sinqertë.

4.Ngjyrë nude transparente

Kur ti do vësh ngjyrën nude, ka shumë të ngjarë të jesh një grua e hapur, që kujdeset për të tjerët. Shumë shpesh, janë ato gra tek të cilat të gjithë mbështeten pasi janë të besueshme, të ëmbla dhe shumë të hapura.
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Titulli: Buzekuqi....

Buzekuqin, zgjidheni ne baze te lekures

Make up duhet te kombinohet me ngjyren tone te lekures. Eshte nje rregull kyc, qe perdorim gjithenje per te blere produkte kozmetike. Perse mos te respektoni kete rregull edhe me buzekuqet?

Shkelqyesit ngjyre roze i shkojne te gjithave dhe ne vecanti atyre qe kane lekure te celet. Tonalitete pak me te ndezura si roze e theksuar i shkojne atyra qe kane floke te kuq dhe lekure te celet. Tonalitet e kafta jane ideale per floke te kuq apo geshtenje, dhe me lekure jo shume te celet. Nxjerrin ne pah te bardhen e syrit. Ngjyra e purpurt kombinohet shume bukur me lekure te erret dhe me floket tek nuancat e erreta. E kuqja e ndezur eshte nje ngjyre shume e veshtire edhe pse i bukur. Eshte perfekt per ato qe i kane floket ngjyre te erret. Ndersa ngjyrat metalizat, mbi te gjitha ne buze, jane shume te veshtira per tu kombinuar per ato qe kane lekure te celet. Keshtuqe beni kujdes te mos ekzagjeroni./burimi: ikubINFO/


fs2956.JPG

Shiko fotografinë 1798700
sophieebex.jpg
Fiks keto una ngjyrat e mija, si te syt si te buzet, por the kafja me shkon
 
Offf mka mare malli ti lyej buzet e kuqeeee
Pooo neser e premtee dhe tek ne cilesohet dita e partyveee💃🏽
Ne kte periudhe vec me shkelqyes i bej😍
 
Tani do shtoj dhe ngjyra te tokes pelqej ti lyej ne pune dhe shkelqyesin se harroj, se ndryshe e kam zanat une i kac buzet dhe heq lekurat 🙄
Por ngjyra e kuqeee 😍
Vec pr festa ose ndonje rast i bej max se ndryshe m duket sh e teprume
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top