Titulli: Buzekuqi....
Forma e buzëkuqit tuaj flet për karakterin që keni
Secila femër ven buzëkuqin në mënyrën e saj të veçantë, prandaj, duke u përdorur, buzëkuqi merr formë të caktuar. Kjo formë e buzëkuqit flet shumë për karakterin e personit që e përdorë.
Buzëkuqi i drejtë – femra me moral të lartë
Maja e drejtë e buzëkuqit flet për atë se jeni një person me moral të lartë dhe shumë e besueshme. Jeni edhe shumë praktike, racionale, bile edhe konservatore. E mbani mirë veten, doni që të lini përshtypje të mirë, por nuk jeni tepër e preokupuar me pamjen tuaj.
Kujdes: ruajuni që të mos bëheni e mërzitshme për veten dhe të tjerët.
Buzëkuqi me maje të rrumbullakosur – ‘kullerja’
Maja e rrumbullakosur e buzëkuqit dmth se jeni e relaksuar dhe e qetë – ‘cool’. Rrezatoni me siguri, ku qëndrimi juaj miqësor bie menjëherë në sy te të tjerët. Për këtë shkak, jeni një person i pëlqyer në shoqëri. E edhe juve ju pëlqen kur jeni e rrethuar me njerëz.
Kujdes: mund të bëheni tepër dembele.
Buzëkuqi si i ri – femra shumë e përgjegjshme
Derisa e veni buzëkuqin, nëse nuk ndryshoni formën e tij origjinale, kjo dmth se jeni një person shumë me përgjegjësi. Gjithmonë i respektoni afatet, rregullat, vlerësoni kohën tuaj dhe të tjerëve dhe jeni një diplomate e mirë. Jeni prototip i lojtarit në ekip, prandaj të tjerët ju duan dhe respektojnë.
Kujdes: mund t’i harroni nevojat tuaja.
Maja e pjerrët e buzëkuqit – femër energjetike
Nëse buzëkuqi juaj ka maje të mprehtë, apo të pjerrët, dmth se jeni një person mjaft energjetik, por edhe e butë. Bëni një jetë aktive, jeni plot ide dhe fuqi. Ata që mund ta mbajnë hapin me ju, ju duan.
Kujdes: mos ‘digjeni’ para kohe!
Maja katrore e buzëkuqit – femra perfekcioniste
Nëse maja e buzëkuqit tuaj ka formë katrore, kjo dmth se jeni një perfekcioniste e madhe edhe në punë e edhe në raportet personale. Edhe pse të tjerët mund t’u akuzojnë ndonjëherë se jeni e mërzitshme, ata kryesisht mbështeten në ju, gjë që mund të thuhet edhe për të afërmit tuaj.
Kujdes: mos i lodhni të tjerët rreth vetes, e as vetveten tuaj.
aktualiteti