Pershendetje i nderuar !
Sipas parimeve Islame, Ademi a.s. u krijua se pari. Me pastaj, nga briri i djathte i Ademit a.s. u krijua bashkeshortja e tij Hava (Nena e njerezimit). Nga Ademi & Hava, Zoti nxorri nje numer cifte binjakesh (motra & vellezer), ku binjaku i nje cifti martohej me binjaken e nje cifti, ne kete menyre edhe binjakja me binjakun. Ne kete menyre pra u shtua njerezimi.
Kjo menyre e shtimit te njerezimit, nuk mund te quhet "incest", sepse ligjet, sikurse edhe krijesat ne fillim te krijimit kane qene te ndryshme, dmth nuk jane sikurse sot. Lidhjet gjenetike poashtu ndryshe kane qene, per dallim me ato sot. Do t'thote ato ishin krijimet e para. Krijime, ndryshe nga ato cfare jane sot (moter e vella). Cdo gje ishte ndryshe, padyshim qe edhe martesat kane qene ndryshe atehere
Marrim shembull njeriun e pare Ademin a.s. Ka qene shume me i gjate se sa sot qe jane njerezit. Ne lidhje me kete, thote Profeti yne Muhammedi (a.s.):
"Ati juaj, Ademi, e kishte shtatin si një dru hurmaje, 60 zira të gjatë."
Ndersa, gjeresine e shpatullave, Ademi (a.s.) e kishte 7 zira.
Pastaj hadithi tjeter:
”E ka krijuar All-llahu Ademin dhe gjatësia e tij ka qenë 60 krahë dhe do të vazhdojnë (njerëzit)duke u zvogëluar deri tani” (Transmeton Buharia nga Ebu Hurejrja r.a.)
Dhe eshte vertetuar edhe me shkence se njerezit perpara kane qene me te medhenje, dhe cdo here shkojne duke u zvogeluar.
Pastaj, profeti Nuh a.s. ka jetuar me shume se 950 vite.
Sqarim:
Njesia e gjatesise "zira" diku merret sa gjatesia e parakrahut (rreth 40 cm.), diku identifikohet me njesinë e quajtur arshin, diku me gjatesine 70-90 cm.
Ne nje periudhe kur siperfaqja e tokes ishte e mbuluar me pyje dhe kur nuk ishte formuar ende popullsia njerezore, eshte normale qe shtati i njeriut te kete qene i tille. Ne gjatesinë e shtatit te njeriut ndikojne si klima dhe kushtet e siperfaqes, ashtu dhe dendesia e popullsisë, e cila shkakton shkurtimin e shtatit. Nderkaq, per ta mbajtur te gjere kuadrin e kuptimit te ceshtjes, eshte mire te mbahet parasysh edhe interpretimi i Ibni Haldunit, i cili thote se Ademi (a.s.) mund te kete pasur kete shtat kur ka qene ne xhennet. Allahu e di se c'eshte me e drejte themi ne fund !!!
Kaq ishte sa i perket shtimit te njerezimit sipas parimeve Islame. Shpresoj qe pak a shume isha i kjarte ne sqarim
Me respekt !