اështja rreth përkatësisë së religjionit

BeniT

Donatorë
Në aspektin fetar njerëzit ndahen në:
-Teistë – ata që besojnë në Zotin
-Ateistë – ata që nuk besojnë në Zotin (apo ata që “besojnë” se s`ka Zot);
-Antiteistët – ata që luftojnë kundër Zotit dhe fesë;
-Agnostikët – ata që thonë se nuk dinë gjë për Zotin a ekziston apo nuk ekziston.
Ne jemi TEISTث!
Teistët ndahen në:
-Monoteistë – ata që besojnë në një Hyj të vetëm;
-Dualistët – besojnë në dy hyjni (një të mirë dhe një të keq);
-Politeistët – besojnë në shumë hyjni;
-Panteistët – besojnë se çdo gjë është identike me Zotin.
Ne jemi MONOTEISTث. (Të gjithë të tjerët quhen me një fjalë: paganë).

Tri fe janë monoteiste:
-Hebraike, e krishterë dhe ajo islame.
Ne jemi të KRISHTERث.
Janë tri konfesioni (tri degë) të fesë së krishterë:
-Katolike, ortodokse dhe protestante.
Ne jemi KATOLIKث.
Feja katolike ka rite të ndryshme:
-Riti Romako-katolik, riti Ambrozian, greko-katolik dhe disa rite tjera katolike të kishave lindore.
Ne jemi Romako-katolikë.


Pra, edhe katolikët edhe ortodoksët edhe portestantët janë të krishterë.
Për nga dogmat e fesë, mësimi i fesë, sakramentet, më së afërmi jemi me ortodoksët.
Dhjetë shekuj kemi qenë të gjithë së bashku. Raporti me ortodoksët është ftohur në shekullin 11, kurse me protestantët (Luteri) në shekullin e 16.
Të gjithë e pranojnë Krishtin si shpëtimtar

Përgatitur nga vëllezërit françeskanë në Gjakovë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top