Një rrëfim interesant

Kosovari

Koha
Një rrëfim interesant

Gjithmonë kam qenë fetare, edhe pse babai im asnjëher nuk ka besuar fare në asnjë fe.

Unë fillova ta lexoj biblen si 11 vjeçare. Por edhe pse e disha se unë besoj në Zot, nuk kam besuar që Zoti me te vërtet është ashtu si është përshkruar nga të krishterët. Kam pasur dyshime në aspekte të ndryshme në fenë krishtere, dhe kjo më bënte të mërzitesha dhe pikëllohesha fort. Kam pasur dëshirë të flaktë që të jem prej atyre që dalin në selamet, apo janë prej të shpëtuarve.

Për këtë shkak zgjodha një degë për fenë krishtere në shkollën e mesme në Oslo, ku edhe u pranova dhe u ambientova mirë. Asnjë herë nuk më ka pëlqyer alkoholi, dhe kështu merrsha pjesë nëpër festa me klasen ku nuk kishte alkohol. Unë sot them që mjedisi krishter ka qenë mjaft i mirë. Këtu mund të vija me gjitha pytjet që kisha dyshime në to, por përgjigjet nuk ishin të kënaqshme dhe të bindëshme për mua. Si, për shembull: Pse Zotit i duheshte një "fëmijë" që ti´a falte mëkatet njerëzve?? Ai, që tha: "Bëhu dritë", dhe u bë dritë. Pse mos t´ia falë vetëm prej mëshirës së Tij? Dhe mëshira e Zotit duhet të jetë e pa kufi, sepse Ai nuk është i përkufizuar prej krijueshmërisë së Tij, atëher pse ky fëmijë (d.m.th pse të ketë fëmij Zoti që t´ia fal mëkatet njerëzve)? Si mund të ishte Jezusi (Isai Alejhi Selam) më shumë se një i zgjedhur udhërrëfyes, një njeri shpirtëror i inspiruar, ndoshta një Profet? Përgjigja ishte që, kjo kinse ishte një pjesë e "mrekullis së misterisë", që unë vetëm u duhesha që ta kundërshtoj. Zoti dha "djalin" e Tij, sepse ai më donte mua!? Jezusi (Isai Alejhi Selam) më donte mua! Por unë nuk mundesha të filloj vetëm të besoj në diçka, që unë as nuk e kuptoja ?! E si mund ta kuptonte njeriu "trininë"?

Kam qenë gjithashtu e nxanun prej përgjegjësisë, që nuk mund të jet "mjaftë" vetëm të besoj. Dhe mendoja për të gjithë njerëzit e mirë në botë, që nuk kanë ndëgjuar për Jezusin (Isain Alejhi Selam), a do të gjykoheshin për në xhehenem? Megjithëse jam munduar të jetoj një jetë sa më shumë të moralshme, por nuk munda ta kuptoja "biblen e vogel" (Johs. 3.16: "Sepse aq shumë i donte Zoti njerëzit, sa që dha djalin e Tij, që çdo njeri që beson në atë të mos humb dhe të ketë jetë të përjetëshme"). Unë do të besoja në Jezusin (Isain Alejhi Selam) si djalë të Zotit, por si mund ta bëja? A të luaja mendësh në veten time? Unë ju luta Zotit, që Ai të më japë kuptueshmërinë (të më udhëzojë), pa marrë parasysh se cila rrugë ajo do të ishte, dhe prapë se prapë nëse duhet edhe të vuaj për atë. Atëher unë ndjeja, çuditshëm, qetësi..."Vetëm prit"... kështu unë vazhdova prej asaj që ishte në fenë time "as anej e as këndej". Unë nuk disha asgjë më tepër vetëmse unë besoja në Zot, dhe ajo ishte krejt në regull.

Një-dy (1-2) vite më vonë, takova disa vajza që ishin të martuara me arab. Ata ishin musliman dhe kjo më provokonte në veten time shumë, sepse nuk kishte mbetur asgjë nënçmuese, e të mos kishte dëgjuar njeriu rreth kësaj feje. Unë mendoja se Muhammedi (SalAll-llahu Alejhi ve Selem) ka qenë sikur satan që ka krijuar veten e tij si engjëll të shkëlqyer, dhe kisha shumë paragjykime për fenë Islame. Ne kemi diskutuar religjionet me netë të tëra. Unë u bësha sikur krishtere me besim të madh që mbroja këtë fe, por në fakt, nuk dija as vet se në çka besoj. Por kundër Islamit njeriu luftonte vetvetiu, pa marrë parasysh se çfarë u kërkonte.

Në të njëjten kohë u nis një kurs për të mësuar gjuhen arabe në një xhami, dhe burri im atëher ishte arab (por jo praktikues i islamit) dhe mendova që mund të shkoj atje që të mësoj pakë arabisht dhe për atë të shikoj edhe se në çka thërret "ky religjion i keq". Në fakt, ndjesha sikur të shkoj në cirk, por në të njëjten kohë kisha frikë nga ata "muslimanët e çuditshëm" që ishin në xhami. Por unë kujtoja hallen time të krishtere që thoshte: "Njeriu mund të shkojë nëpërmjet më të këqijave të satanit, pa u prekur " kështu që unë kisha besim në Zotin se do të më ruaj.

Vizita e parë në xhami ishte monotone, por dikush kishte zgjedhur numrin tim të telefonit, të cilin çdo kush prej nesh e kishte lënë gjatë prezentimit, dhe unë u njoftova me Fatiha-në, një norvegjeze të veriut sikurse unë, e që ishte konvertuar në Islam. Ajo më ftoi shumë herë në xhami, dhe gjithashtu në shtëpinë e saj. Vizita e dytë në xhami ishte një ndjenjë emocionale që unë përjetova. Më kujtohet kur i pashë muslimanët duke bërë ruku dhe ***hde në namaz, me ball në tokë, dhe unë mendova që nuk ka gjë më të bukur se t´i përulesh (ruku, ***hde) Zotit në thellësi të besnikërisë. Kjo më dhimbte sepse unë qëndroja jashtë (d.m.th vendit ku u falëshin) dhe i shikoja. Më kujtohet kur unë qëndroja pranë pasqyres dhe e shikoja veten time me atë shamin e bardhë që mi mbulonte flokët, dhe unë mendoja që ishte aq drejtë dhe me vend, në një mënyrë të çuditshme.

Fatiha ishte dijeplotë dhe i mirrte vetes kohë dhe m´i shpjegonte ato pytje që për mua ishin të paqarta. Gjithashtu, më këshilloi t´i lexoj disa libra të mirë për Islamin. E para që më la përshtypje në Islam ishte besimi i palëkundur në Zot. Kjo është që ende sot më impresionon më së tepërmi. Besimi i Islamit në një Zot është i pastër, dhe në Islam Zoti është i pa nevojë (pa të meta). Zoti është Mëshirues dhe Falës, dhe Ai nuk i takon asnjë gjinie. Ai është i Lartësuar prej të gjithave krijesave, dhe Zoti falë shumë sepse është Mëshirues dhe Mëshirëbërës, por Ai i qet njerëzit në gjykatë për të dhënë llogari për ato mëkate dhe padrejtësi që i kanë vepruar, për atë njeriu ka një udhëzim hyjnor, kështu që njeriu mund t´a dallojë të mirën nga e keqja, edhepse njeriu në një shkallë është lindur me një brendësi udhëzuese. Unë gjithashtu kam mësuar se Zoti gjithmonë ka dërguar lajmërues (profet), dhe prandaj ka dashur Zoti për shembull që ata që nuk kanë ndëgjuar për Islam, të mos gjykohen për në xhehennem.

Janë dërguar 125.00 lajmërues (profet) sipas një hadithi, para se Muhammedi (SalAll-llahu Alejhi ve Selem) të vinte si profeti i fundit. Dhe Islami e miraton shpalljen dhënë profetit të biblës (Ingjilit), edhepse në Ingjilin e vërtetë pjesërisht janë humbur thënjet e sakta të Zotit dhe Isait (Alejhi Selam) përmes shumë gjeneratave që i kanë përcjellur dhe ndryshimeve që i janë bërë. Për këtë shkak unë e kuptova se përse unë nuk ndjeja pranin e Zotit në Bibël. Dhe Jezusi (Isai Alejhi Selam), që unë gjithnjë e kamë parë si një njeri të madhë dhe të zgjedhur me udhëzim hyjnor, por jo një "djal" të Zotit, ai faktikisht ishte vetëm një profet, ashtu sikur se unë kam menduar.

Kjo ishte sikur të kthehesha në diçka që unë gjithnjë kam menduar...Pastaj rrahu logjika në rregulla dhe porositë për jetes që Islami i ofronte. Por ajo që më bindi mua, ishte Kur´ani Famëlartë. Unë bleva Kur´anin me përkthim në gjuhën angleze të Jusuf Ali, që ishte me komentim dhe me shpjegime të ajeteve, që mund të kuptoheshin në disa mënyra. Unë ndjeva afërsin e Zotit në Kur´an, dhe unë një herë e përgjithmonë isha e udhëzuar rrugës së drejtë. Por këtë e ruajta për veten time. Unë e dija që duhet të vlerësoj dhe çmoj Islamin gjatë dhe mirë për ta ndërruar fenë, ishte një shkall e madhe. As burri im nuk e dinte se në çfarë shkoja dhe mendoja.

Unë atë kohë, 7 muajt e ardhshëm i përdora duke studijuar Islamin. Unë lexova Kur´anin dhe lexova libra për Islamin çdo ditë, dhe çdo minut që isha e lirë. Në maj të vitit 1988 udhëtova unë me tezen time në Greqi. Ishte një pushim i këndshëm me shumë djell, ushqim të mirë dhe kujtime të mira, por pas saktësish një jave fillova të mërzitem dhe u pikëllova për gjithëçka.

Unë faktikisht isha shtrirë në pishinë kur vendosa dhe thash: " Dua të shkoj në shtëpi dhe të bëhem muslimane!"

Dhe për ata që mendojnë që burri im ishte shkak që unë pranova islamin, kanë gabuar rëndë. Unë dhe ish burri im kishim mendime të vlerave dhe interesave krejtësisht ndryshe nga njëri tjetri, dhe për këtë shkak jemi ndarë pas disa vitesh.

Pas disa viteve, pamjet e mia në Islam janë pjekur shumë. Jam bërë më e matur, plotësisht e sigurt në zgjedhjen time të fesë Islame. Dhe në një periudhë që ishte shumë e vështirë për mua përjetova hidhërim në Zotin dhe u mundova të jetoj pa Të. Por unë u binda edhe më shumë dhe përjetova që jeta ime nuk u bë më e mirë pa Zotin. Ishte gjithçka e pakuptimtë dhe veç kësaj, vështirësitë ishin po aq të mëdha. Unë gjithashtu nuk munda ta bindë veten time që Zoti nuk ekziston. Asnjëherë nuk jam ndalur duke besuar që është një fuqi që jep dhe merr jetë, edhe pse jam munduar. Për mua besimi në Zotin është një pjesë e jetës. Dhe vështirësitë më kanë formuar si një njeri. Unë tash kuptoj më shumë dhe tashmë nuk e gjykoj askënd, nuk kam më aso mendimesh që kisha për muslimanët. Njerëzit janë njerëz, njeriu nuk mund ta gjykoj Islamin, përveç asaj që muslimanët bëjnë. Njeriu duhët të dalloj mes shoferit dhe makines.

Tashmë nuk kam asnjë dyshim se Islami është rruga e drejtë dhe që të çon në Xhennet. ا´do rrugë jashtë tij është devijim. Unë do të vazhdoj të bëj davet në Norvegji derisa të jem gjallë dhe e lus All-llahun e Lartëmadhëruar që të mi fal gabimet e mia, ta udhëzoj pupullin e këtij vendi dhe të më bëj prej durimtareve.

www.radioislame/com
 
Titulli: Një rrëfim interesant

:) Shum interesant edhe pse e lexova pjese pjese :)

Deudi po un qe jam gjys Ortodokse e gjys Myslymane?? :D

p.s Endrra ;););)
 
Titulli: Një rrëfim interesant

Bella , kjo motera e udhezuar te jap pergjigjen ne fund te shkrimit te saj !
Shkrimi eshte shume intresant , se permend shume ceshtje se si shikohet ISLAMI ne vendet joIslame . Dhe besoj se cdo jo muslimane po te shkoj ne rrugen e saj , nese shpreh intEresim per ta njohur ISLAMIN ne baze te fakteve , do ta kupton se vertete ISALMI eshte feja e veretet e Zotit .
 
Titulli: Një rrëfim interesant

Me shume fantazi autori i shkrimit, por ka harruar emer e mbiemer te "rrefyeses". Puro fantazi..;)
Kur me shkruani se feja islame eshte feja e vertete dhe e vetme e Zotit, me beni te humbas pak kohe me ju..!
Po ata mysliman qe na e lane me nje ane "fene e vertete te Zotit" dhe u bene katolik, ishin budallenje qe dolen nga "drita islame" ne "erresire katolike"?
 
Lauri per ty , cka ka te bej me ISLAMIN e kemi kuptuar se eshte fantazi dhe paragjykim !
Po ju pergjigjem pyetjes tende , muslimani i vertete (apo praktikues ) asnjehere se nderron fene e tij . Ata qe e nderrojn fene , jane qe gjysherit e tyre i kane pasur muslimane , e ata asgje si bashkon me fene e tyre , perpos emrit emrit te tyre . Por raste te tilla kemi shume rralle . E Lauri Evropa , dikur nuk kishte fare muslimane , e sot si qendrojn statistikat ?! Nuk eshte e njejta gje me vendet Arabe i nderuar . Kjo perhapje nuk eshte iluzion , por eshte ceshtje e vertete , qe po ndodhe cdo dite ne Bote . Por , e drejte e joteja eshte cka ta quajesh fantazi dhe cka te vertete .
 
Titulli: Një rrëfim interesant

Po zotri Deuid, ti dhe islamizmi arab nuk e kuptoni c'do thote demokraci, te drejta dhe liri besimi tek qytetaret. Ju, gjetet nje fushe me lulet ne boten e qyteruar, ju qe vini nga prapambetja e shkretetirave me qeverisje diktati islamiste. Te provoje dikush te beje fjale per ndertimin e nje kishe ne Arabi..;) Te provoje dikush te deklaroje ndrrimin e fese nga mysliman ne nje fe tjeter..;) Keni ligje islame per keto raste...shpata mbi koke qendron, dhe ekzekutimi behet ne mes te qytetit qe te japin shebull per te tjeret....!

Vetem nje shembull nga myslimani yt, dhe jo nga emri apo mbiemri por nga gjithone mysliman: Magdi Allam, nje gazetar egjyptjan me fame qe jeton ne Itali, i pagezuar edhe me shume mysliman te tjere ne Vatikan nga vete Papa Ratzinger. Ka krijuar nje parti te rinjesh ku ne nje nga programet e tije kryesor flet kunder islamit, ku thote; nuk ka islam te moderuar!
Ky vjen nga "drita islame" me kete program...

“ndalimin e ndërtimit të xhamive të reja për të mbrojtur qytetërimin tonë laik dhe liberal nga kërcënimi islamik”. Sepse “me gjithë respektin ndaj myslimanëve si persona, duhet të mbrohemi nga islami pasi është një besim fetar i papajtueshëm me qytetërimin tonë”, dhe se “myslimanët si persona mund të jenë edhe të moderuar”, por “islami si besim fetar nuk është aspak i moderuar, sepse objektivisht rezulton në kundërshtim të hapur me të drejtat themelore të individit të njohura ndërkombëtarisht”.
 
Pershendetje... se pari ta sqarojm qe feja islame eshte NJE dhe eshte NJE fe islame ne te gjith boten per te gjith njerezit dhe prandaj nuk emerohet si islamizmi arab ( ashtu siq e keni then ju ). E dyta, feja islame nuk imponon me dhune qe te pranohet kjo fe, perkundrazi, detyra e besimtarit ilsam eshte qe te udhezoje dhe te shperndaje diturin qe ka POR jo ta imponoj me zorr, ne fund te fundit secili do jep llogari per gabimet e veta. Dhe per cfar demokracie e ke fjalen ? E ke fjalen per demokracin e sotshme qe vajzat te kene te drejte te vishen sa me shkurt dhe sa me ngusht se kjo eshte moderne? Per demokracin e cila lejon burrin me burr dhe gruan me grua se edhe kjo eshte ne mode ...?? Nga ato shkretetira te prapambetura kan dal dijetaret me te medhenj musliman, zbulimet e te cileve kan qene baza per dijetaret e ardhshem! Dhe PO ne fene islame kush gabon ai edhe denohet, islami nuk mbyll syte veshet dhe gojen perball mekatit, por e ndalon ate.
 
Titulli: Një rrëfim interesant

ti dhe islamizmi arab

Edhe ti kur flet dhe na drejtohesh me ekte "islamizmin arab", beso, na u ke bere si puqrrat e b**** ! Sa te neveritshme qe jane ? lool
 
Ke nevoje per refleksion ti goce..;) thelloju pak me shume se c'po shkruan!! Allahu te ndihmofte.
 
Titulli: Një rrëfim interesant

Edhe ti kur flet dhe na drejtohesh me ekte "islamizmin arab", beso, na u ke bere si puqrrat e b**** ! Sa te neveritshme qe jane ? lool

Islamizmi arab, ashtu si ata pucrrat e tua ne prapanicen tende jane ne vendin e vet ndonse jane te bezdishme. Problemi qendron kur ti shoh ata pucrra ne fytyren tende ku nuk duhen te jene...!
 
Pe: Titulli: Një rrëfim interesant

Po zotri Deuid, ti dhe islamizmi arab nuk e kuptoni c'do thote demokraci, te drejta dhe liri besimi tek qytetaret. Ju, gjetet nje fushe me lulet ne boten e qyteruar, ju qe vini nga prapambetja e shkretetirave me qeverisje diktati islamiste. Te provoje dikush te beje fjale per ndertimin e nje kishe ne Arabi..;) Te provoje dikush te deklaroje ndrrimin e fese nga mysliman ne nje fe tjeter..;) Keni ligje islame per keto raste...shpata mbi koke qendron, dhe ekzekutimi behet ne mes te qytetit qe te japin shebull per te tjeret....!

Vetem nje shembull nga myslimani yt, dhe jo nga emri apo mbiemri por nga gjithone mysliman: Magdi Allam, nje gazetar egjyptjan me fame qe jeton ne Itali, i pagezuar edhe me shume mysliman te tjere ne Vatikan nga vete Papa Ratzinger. Ka krijuar nje parti te rinjesh ku ne nje nga programet e tije kryesor flet kunder islamit, ku thote; nuk ka islam te moderuar!
Ky vjen nga "drita islame" me kete program...

“ndalimin e ndërtimit të xhamive të reja për të mbrojtur qytetërimin tonë laik dhe liberal nga kërcënimi islamik”. Sepse “me gjithë respektin ndaj myslimanëve si persona, duhet të mbrohemi nga islami pasi është një besim fetar i papajtueshëm me qytetërimin tonë”, dhe se “myslimanët si persona mund të jenë edhe të moderuar”, por “islami si besim fetar nuk është aspak i moderuar, sepse objektivisht rezulton në kundërshtim të hapur me të drejtat themelore të individit të njohura ndërkombëtarisht”.

Laur,

duket se ty më shumë të pengon ajo çfarë njerëzit bëjnë
se ajo çfarë thuhet sipas Islamit, s'ikurse që e ka përmendur dikush
të bëshë dallimin mes të makinës dhe shoferit.

Pse në Arabi nuk ekziston toleranca është krejtësisht
tjetër nga mësimi i Islamit. Ata me këtë janë
në kundërshtim me vetë parimet e Islamit.
Sipas Islamit nuk ka detyrim dhe as që guxon të ushtrohet
dhunë në dikend. Dhe ajo çfarë bëjnë nuk është as fanatizëm,
as radikalizëm, as ekstremizëm etj., por se shtrembërim i rrugës të cilën e udhëzon
Islami.

Për ta kuptuar më mirë Islamin, duhet të njihesh me vetë Islamin,
e jo të dëgjosh propagandat e njerëzve.
Por në fund të fundit secili mund të zgjedh vetë rrugën që i pëlqen:
dera është e hapur, edhe mund të hysh por edhe të dalësh!
 
Titulli: Pe: Titulli: Një rrëfim interesant

1-Nuk e kupton dot paradoksin? Arabia Saudite, djepi i islamizmit, sipas teje nuk zbaton parimet e islamit?? E di se cfare shkruajte apo jo? Eshte sikur Vatikani te mendoje qe Krishti nuk eshte kryqezuar..:)

2- Mund te dalesh nga islami, por ke pak shance te jetosh me gjate nqs nuk vendos te arratisesh ose ta mbashe sekret ndrrimin e fese..;)
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Një rrëfim interesant

1-Nuk e kupton dot paradoksin? Arabia Saudite, djepi i islamizmit, sipas teje nuk zbaton parimet e islamit?? E di se cfare shkruajte apo jo? Eshte sikur Vatikani te mendoje qe Krishti nuk eshte kryqezuar..:)

2- Mund te dalesh nga islami, por ke pak shance te jetosh me gjate nqs nuk vendos te arratisesh ose ta mbashe sekret ndrrimin e fese..;)

Ty Laur të punon rradakja?

Unë shqip e thash se është në kundërshtim me Islamin!
اfarë të duket paradoks?
Nuk mund të del një njeri në Botë dhe të ta pohojë
të kundërtën e saj që po e them!

Gjithashtu besimi është i lirë dhe nuk guxon të ushtrohet
dhunë! Ku ke lexuar ti se duhet dikush të mbytet sepse ndërron
fenë?
اfarë bën mendja e njeriut, është krejtësisht tjetër!
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Një rrëfim interesant

Ty Laur të punon rradakja?

Unë shqip e thash se është në kundërshtim me Islamin!
اfarë të duket paradoks?
Nuk mund të del një njeri në Botë dhe të ta pohojë
të kundërtën e saj që po e them!

Gjithashtu besimi është i lirë dhe nuk guxon të ushtrohet
dhunë! Ku ke lexuar ti se duhet dikush të mbytet sepse ndërron
fenë?

اfarë bën mendja e njeriut, është krejtësisht tjetër!

Ricky, ti e fillon debatin gjithmone me fjale kunder siperfolsit me personale. Meso pak te debatosh.
Une nuk flas perqart, e ke ne Kuran te shkruar qe ata qe nuk i besojne Muhametit do te digjen ne zjarr. Ti e lexon Kuranin ne nje menyre dhe ndryshe e kupton ate.

Sura 4:55-57
"Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i xhehennemit.
ثshtë e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë....!"

"do t'i hudhim ne zjarr". Pra ju besimtaret e Allahut me parimet e islamit beni vepra te tilla, ne krah tjeter me vjen e me thua qe islami eshte paqe dhe krejt tjeter..;)
ps. do vargje te tjera te ngjashme si kjo, te nxjerra nga Kurani dhe jo nga koka e Laurit..!
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Një rrëfim interesant

Për debatim ti e kënaq, kur të mosohesh ti,
mësohen edhe të tjerët! Mjafton t'i rilexosh postimet
e tua ku nuk shpëton së ofenduari!

Sa për të mosbesuarit, Allahu jep denimin, e jo ne!
Denimi është në atë Botë e jo në këtë
Xhehnemi është pas vdekjes!
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Një rrëfim interesant

Sa here te flisni bini ne kontradita, ashtu se vete Kurani qe eshte plot kontradita edhe mbrenda nje citati si ne kete rast te "Sura 4:55-57". Ku permend zjarrin e xhehennemit dhe ne fakt aty thuhet "ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr..". Pra thote NE dhe jo Allahu, por edhe nqs eshte ashtu, Allah i mire ky qe djeg njerez ne zjarr...;)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Një rrëfim interesant

por edhe nqs eshte ashtu, Allah i mire ky qe djeg njerez ne zjarr...;)

ALLAHU i ka krijuar njerezit per ta adhuruar Ate O I dashuri Laur ! E njerzit si ka krijuar me sha Ate !!!!!!!!!!!!!!
Sa njerez ka ne Bote qe bejn krime , vrasin , perdhunojn etj etj , ALLAHU ja lene nje der qel , per tu penduar para se te ju vjen vdekja . Por kur njeriu kokefort , shpirtlige , vendos ta zgjedh rrugen e shejtanit , eshte mese normale athere ti denoj ALLAHU .
NUK ESHTE E NJEJTE SIKUR UNE LAURI QE I BIE ZOTIT TIM NE ***HDE TERE JETEN DUKE E ADHURUAR E DUKE BERE VEPRA TE MIRA , SIKUR QAFIRI ( JOBESIMTARI) , I CILI NUK E LENE GJYNAHIN ME TE VOGELIN PA E BERE .
NUK ESHTE DREJTESI NGA ZOTI QE ,SIKUR BESIMTARET DHE ZULLMQARET E KESAJ BOTE TI SHPERBLEJ NE XHENNET O LAURIIIIIIIII ! LOGJIKO PAKEZ ME MENDJE , ESHTE SHUME LEHTE !

PABESIMTARET DO TE DENOHEN NE XHEHNEM , SEPSE E KANE MOHUAR ALLAHUN DHE KANE VEPRA TE KEQIA .. ME MOHU ALLAHUN ESHTE VEPRA ME E KEQE QE BEN NJERIU !
 
Titulli: Një rrëfim interesant

Po pra, ti lihet gjykimi Allahut at'here!! Ju po vrisni njerez ne emer te Allahut pse ndyshojne fe, nuk zbatojne rregullat islame apo qe nuk duan te besojne fare.

Kujdes video te mos shihet nga persona te dnjeshem dhe -18 vjeç

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Një rrëfim interesant

ng6dmo.jpg

SAPO DOLEN PER SHPERNDARJEN E KURANIT NE BON (GJERMANI), PER 5 MIN E PRANUAN ISLAMIN 2 VETA"

ALLAHU EKBER
 
Attachments

  • ng6dmo.jpg
    ng6dmo.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Një rrëfim interesant

Qent le te lehin e karvani le te ece perpara.
 
Titulli: Një rrëfim interesant

Allah akbar! Djalli nuk vepron vetem, ka nevoje per ndihme.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Një rrëfim interesant

Sa here te flisni bini ne kontradita, ashtu se vete Kurani qe eshte plot kontradita edhe mbrenda nje citati si ne kete rast te "Sura 4:55-57". Ku permend zjarrin e xhehennemit dhe ne fakt aty thuhet "ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr..". Pra thote NE dhe jo Allahu, por edhe nqs eshte ashtu, Allah i mire ky qe djeg njerez ne zjarr...;)

Megjithëse sinqerisht ti nuk meriton përgjigje sepse
je një specialist për t'i devijuar temat.

Ti së pari as një Kushtetutë të një shteti nuk e kupton
kur thot se nëse bën krim apo vepron kundër shtetit
dënohesh sipas ligjit.
Kështu edhe në Kuran ty tregojnë çfarë të gjen nëse
nuk shkon rrugës së drejtë.

Allahu është i mirë, por ai të ka dërguar Libra të Shenjta
dhe Pejgamberë që t'i të rrespektosh ligjet, përndryshe
dihet çfarë të pret. Libri vetëm te trogon, asgjë më tepër,
vendimet i bie Allahu Fuqiplotë!
Gjithashtu, në bazë të logjikës së shëndoshë
Ai që të ka krijuar Ai edhe bën Ligjet. Rrebelohu nëse
mundesh! Kjo është, të pëlqeu s'të pelqeu.

E çfarë bëjnë njërezit, edhe për ate mos u mërzit ti shumë,
sepse edhe ata do ta paguajnë ashtu si e meritojnë!

Në anën tjetër me këtë demokraci na lodhe!
Demokracia nuk është liri absolute, çysh t'i
tekët dikujt! Anarhi hesabi! Nuk ke ardhë
vetë (me dëshirën tënde) ne këtë Botë, prandaj edhe
nuk ke në dore asgjë!
 
Titulli: Një rrëfim interesant

Lauri ceshtja e denimive me vdekje eshte ceshtje juridike . Per te pasur nje njohje me shume rrethe ketyre denimeve me vdekje duhet te lexosh me shume per drejtesin apo shkencat juridike te te gjitha shteteve fetare dhe laike .Per te pasur nje rezyme me duhur per te gjykuar cka eshte e mire , dhe cka eshte e drejte . Dhe kush vendos te caktoj se ckA eshte e drejte dhe jo e drejte ne nje shoqeri shtetrore . Besoj se edhe ti e din shume mire , se mendimi yte , per denimin me vdekje nuk eshte mendim absolut . E mendimi abolut eshte mendimi me i qelluar . E kete te drejte eka vetem ZOTI I LARTESUAR .Ti ne mendimin tend , mund vetem te supozosh se cka eshte e mire . E drejta e dhenies se jetese dhe e marrjes se jetes eshte e drejte e Zotit . E ti njehere duhet te mesosh kush eshte ZOTI yte , e per ta mesuar kete te vertete , i ke 1000 mije metoda apo rruge , ama ke kujdes vetem nje eshte e verteta ! Kur ta njohesh FUQIN , MADHERIN , SUNDIMIN E ZOTIT . Athere , mundesh ti kuptosh Ligjet e Zotit ne pergjethesi . Dhe athere do ti largojeshe dyshimet e tua ne mendjen tende .
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Një rrëfim interesant

Megjithëse sinqerisht ti nuk meriton përgjigje sepse
je një specialist për t'i devijuar temat.

Ti së pari as një Kushtetutë të një shteti nuk e kupton
kur thot se nëse bën krim apo vepron kundër shtetit
dënohesh sipas ligjit.
Kështu edhe në Kuran ty tregojnë çfarë të gjen nëse
nuk shkon rrugës së drejtë.

Allahu është i mirë, por ai të ka dërguar Libra të Shenjta
dhe Pejgamberë që t'i të rrespektosh ligjet, përndryshe
dihet çfarë të pret. Libri vetëm te trogon, asgjë më tepër,
vendimet i bie Allahu Fuqiplotë!
Gjithashtu, në bazë të logjikës së shëndoshë
Ai që të ka krijuar Ai edhe bën Ligjet. Rrebelohu nëse
mundesh! Kjo është, të pëlqeu s'të pelqeu.

E çfarë bëjnë njërezit, edhe për ate mos u mërzit ti shumë,
sepse edhe ata do ta paguajnë ashtu si e meritojnë!

Në anën tjetër me këtë demokraci na lodhe!
Demokracia nuk është liri absolute, çysh t'i
tekët dikujt! Anarhi hesabi! Nuk ke ardhë
vetë (me dëshirën tënde) ne këtë Botë, prandaj edhe
nuk ke në dore asgjë!

Po kujt po i fol o ricky ? Foli murit, foli kaurrit, njesoj eshte !
 
Titulli: Një rrëfim interesant

Ne keto tema e dini edhe ju qe kane nje fillim por jo mbarim. Kam mjaft per tu cituar juve, nje e nga nje dhe te gjithve se bashku sipas deshires suaj. Por po ndalem ketu per te mos e bere temen chitchat... Mund tu zieje kokat tuaja ne tenxhere gjithe diten por i njejti leng del nga ju..:p
 
Titulli: Një rrëfim interesant

Mund tu zieje kokat tuaja ne tenxhere gjithe diten por i njejti leng del nga ju..

O i fort je ti, ama ron sun qon :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top