Një rrëfim interesant
Gjithmonë kam qenë fetare, edhe pse babai im asnjëher nuk ka besuar fare në asnjë fe.
Unë fillova ta lexoj biblen si 11 vjeçare. Por edhe pse e disha se unë besoj në Zot, nuk kam besuar që Zoti me te vërtet është ashtu si është përshkruar nga të krishterët. Kam pasur dyshime në aspekte të ndryshme në fenë krishtere, dhe kjo më bënte të mërzitesha dhe pikëllohesha fort. Kam pasur dëshirë të flaktë që të jem prej atyre që dalin në selamet, apo janë prej të shpëtuarve.
Për këtë shkak zgjodha një degë për fenë krishtere në shkollën e mesme në Oslo, ku edhe u pranova dhe u ambientova mirë. Asnjë herë nuk më ka pëlqyer alkoholi, dhe kështu merrsha pjesë nëpër festa me klasen ku nuk kishte alkohol. Unë sot them që mjedisi krishter ka qenë mjaft i mirë. Këtu mund të vija me gjitha pytjet që kisha dyshime në to, por përgjigjet nuk ishin të kënaqshme dhe të bindëshme për mua. Si, për shembull: Pse Zotit i duheshte një "fëmijë" që ti´a falte mëkatet njerëzve?? Ai, që tha: "Bëhu dritë", dhe u bë dritë. Pse mos t´ia falë vetëm prej mëshirës së Tij? Dhe mëshira e Zotit duhet të jetë e pa kufi, sepse Ai nuk është i përkufizuar prej krijueshmërisë së Tij, atëher pse ky fëmijë (d.m.th pse të ketë fëmij Zoti që t´ia fal mëkatet njerëzve)? Si mund të ishte Jezusi (Isai Alejhi Selam) më shumë se një i zgjedhur udhërrëfyes, një njeri shpirtëror i inspiruar, ndoshta një Profet? Përgjigja ishte që, kjo kinse ishte një pjesë e "mrekullis së misterisë", që unë vetëm u duhesha që ta kundërshtoj. Zoti dha "djalin" e Tij, sepse ai më donte mua!? Jezusi (Isai Alejhi Selam) më donte mua! Por unë nuk mundesha të filloj vetëm të besoj në diçka, që unë as nuk e kuptoja ?! E si mund ta kuptonte njeriu "trininë"?
Kam qenë gjithashtu e nxanun prej përgjegjësisë, që nuk mund të jet "mjaftë" vetëm të besoj. Dhe mendoja për të gjithë njerëzit e mirë në botë, që nuk kanë ndëgjuar për Jezusin (Isain Alejhi Selam), a do të gjykoheshin për në xhehenem? Megjithëse jam munduar të jetoj një jetë sa më shumë të moralshme, por nuk munda ta kuptoja "biblen e vogel" (Johs. 3.16: "Sepse aq shumë i donte Zoti njerëzit, sa që dha djalin e Tij, që çdo njeri që beson në atë të mos humb dhe të ketë jetë të përjetëshme"). Unë do të besoja në Jezusin (Isain Alejhi Selam) si djalë të Zotit, por si mund ta bëja? A të luaja mendësh në veten time? Unë ju luta Zotit, që Ai të më japë kuptueshmërinë (të më udhëzojë), pa marrë parasysh se cila rrugë ajo do të ishte, dhe prapë se prapë nëse duhet edhe të vuaj për atë. Atëher unë ndjeja, çuditshëm, qetësi..."Vetëm prit"... kështu unë vazhdova prej asaj që ishte në fenë time "as anej e as këndej". Unë nuk disha asgjë më tepër vetëmse unë besoja në Zot, dhe ajo ishte krejt në regull.
Një-dy (1-2) vite më vonë, takova disa vajza që ishin të martuara me arab. Ata ishin musliman dhe kjo më provokonte në veten time shumë, sepse nuk kishte mbetur asgjë nënçmuese, e të mos kishte dëgjuar njeriu rreth kësaj feje. Unë mendoja se Muhammedi (SalAll-llahu Alejhi ve Selem) ka qenë sikur satan që ka krijuar veten e tij si engjëll të shkëlqyer, dhe kisha shumë paragjykime për fenë Islame. Ne kemi diskutuar religjionet me netë të tëra. Unë u bësha sikur krishtere me besim të madh që mbroja këtë fe, por në fakt, nuk dija as vet se në çka besoj. Por kundër Islamit njeriu luftonte vetvetiu, pa marrë parasysh se çfarë u kërkonte.
Në të njëjten kohë u nis një kurs për të mësuar gjuhen arabe në një xhami, dhe burri im atëher ishte arab (por jo praktikues i islamit) dhe mendova që mund të shkoj atje që të mësoj pakë arabisht dhe për atë të shikoj edhe se në çka thërret "ky religjion i keq". Në fakt, ndjesha sikur të shkoj në cirk, por në të njëjten kohë kisha frikë nga ata "muslimanët e çuditshëm" që ishin në xhami. Por unë kujtoja hallen time të krishtere që thoshte: "Njeriu mund të shkojë nëpërmjet më të këqijave të satanit, pa u prekur " kështu që unë kisha besim në Zotin se do të më ruaj.
Vizita e parë në xhami ishte monotone, por dikush kishte zgjedhur numrin tim të telefonit, të cilin çdo kush prej nesh e kishte lënë gjatë prezentimit, dhe unë u njoftova me Fatiha-në, një norvegjeze të veriut sikurse unë, e që ishte konvertuar në Islam. Ajo më ftoi shumë herë në xhami, dhe gjithashtu në shtëpinë e saj. Vizita e dytë në xhami ishte një ndjenjë emocionale që unë përjetova. Më kujtohet kur i pashë muslimanët duke bërë ruku dhe ***hde në namaz, me ball në tokë, dhe unë mendova që nuk ka gjë më të bukur se t´i përulesh (ruku, ***hde) Zotit në thellësi të besnikërisë. Kjo më dhimbte sepse unë qëndroja jashtë (d.m.th vendit ku u falëshin) dhe i shikoja. Më kujtohet kur unë qëndroja pranë pasqyres dhe e shikoja veten time me atë shamin e bardhë që mi mbulonte flokët, dhe unë mendoja që ishte aq drejtë dhe me vend, në një mënyrë të çuditshme.
Fatiha ishte dijeplotë dhe i mirrte vetes kohë dhe m´i shpjegonte ato pytje që për mua ishin të paqarta. Gjithashtu, më këshilloi t´i lexoj disa libra të mirë për Islamin. E para që më la përshtypje në Islam ishte besimi i palëkundur në Zot. Kjo është që ende sot më impresionon më së tepërmi. Besimi i Islamit në një Zot është i pastër, dhe në Islam Zoti është i pa nevojë (pa të meta). Zoti është Mëshirues dhe Falës, dhe Ai nuk i takon asnjë gjinie. Ai është i Lartësuar prej të gjithave krijesave, dhe Zoti falë shumë sepse është Mëshirues dhe Mëshirëbërës, por Ai i qet njerëzit në gjykatë për të dhënë llogari për ato mëkate dhe padrejtësi që i kanë vepruar, për atë njeriu ka një udhëzim hyjnor, kështu që njeriu mund t´a dallojë të mirën nga e keqja, edhepse njeriu në një shkallë është lindur me një brendësi udhëzuese. Unë gjithashtu kam mësuar se Zoti gjithmonë ka dërguar lajmërues (profet), dhe prandaj ka dashur Zoti për shembull që ata që nuk kanë ndëgjuar për Islam, të mos gjykohen për në xhehennem.
Janë dërguar 125.00 lajmërues (profet) sipas një hadithi, para se Muhammedi (SalAll-llahu Alejhi ve Selem) të vinte si profeti i fundit. Dhe Islami e miraton shpalljen dhënë profetit të biblës (Ingjilit), edhepse në Ingjilin e vërtetë pjesërisht janë humbur thënjet e sakta të Zotit dhe Isait (Alejhi Selam) përmes shumë gjeneratave që i kanë përcjellur dhe ndryshimeve që i janë bërë. Për këtë shkak unë e kuptova se përse unë nuk ndjeja pranin e Zotit në Bibël. Dhe Jezusi (Isai Alejhi Selam), që unë gjithnjë e kamë parë si një njeri të madhë dhe të zgjedhur me udhëzim hyjnor, por jo një "djal" të Zotit, ai faktikisht ishte vetëm një profet, ashtu sikur se unë kam menduar.
Kjo ishte sikur të kthehesha në diçka që unë gjithnjë kam menduar...Pastaj rrahu logjika në rregulla dhe porositë për jetes që Islami i ofronte. Por ajo që më bindi mua, ishte Kur´ani Famëlartë. Unë bleva Kur´anin me përkthim në gjuhën angleze të Jusuf Ali, që ishte me komentim dhe me shpjegime të ajeteve, që mund të kuptoheshin në disa mënyra. Unë ndjeva afërsin e Zotit në Kur´an, dhe unë një herë e përgjithmonë isha e udhëzuar rrugës së drejtë. Por këtë e ruajta për veten time. Unë e dija që duhet të vlerësoj dhe çmoj Islamin gjatë dhe mirë për ta ndërruar fenë, ishte një shkall e madhe. As burri im nuk e dinte se në çfarë shkoja dhe mendoja.
Unë atë kohë, 7 muajt e ardhshëm i përdora duke studijuar Islamin. Unë lexova Kur´anin dhe lexova libra për Islamin çdo ditë, dhe çdo minut që isha e lirë. Në maj të vitit 1988 udhëtova unë me tezen time në Greqi. Ishte një pushim i këndshëm me shumë djell, ushqim të mirë dhe kujtime të mira, por pas saktësish një jave fillova të mërzitem dhe u pikëllova për gjithëçka.
Unë faktikisht isha shtrirë në pishinë kur vendosa dhe thash: " Dua të shkoj në shtëpi dhe të bëhem muslimane!"
Dhe për ata që mendojnë që burri im ishte shkak që unë pranova islamin, kanë gabuar rëndë. Unë dhe ish burri im kishim mendime të vlerave dhe interesave krejtësisht ndryshe nga njëri tjetri, dhe për këtë shkak jemi ndarë pas disa vitesh.
Pas disa viteve, pamjet e mia në Islam janë pjekur shumë. Jam bërë më e matur, plotësisht e sigurt në zgjedhjen time të fesë Islame. Dhe në një periudhë që ishte shumë e vështirë për mua përjetova hidhërim në Zotin dhe u mundova të jetoj pa Të. Por unë u binda edhe më shumë dhe përjetova që jeta ime nuk u bë më e mirë pa Zotin. Ishte gjithçka e pakuptimtë dhe veç kësaj, vështirësitë ishin po aq të mëdha. Unë gjithashtu nuk munda ta bindë veten time që Zoti nuk ekziston. Asnjëherë nuk jam ndalur duke besuar që është një fuqi që jep dhe merr jetë, edhe pse jam munduar. Për mua besimi në Zotin është një pjesë e jetës. Dhe vështirësitë më kanë formuar si një njeri. Unë tash kuptoj më shumë dhe tashmë nuk e gjykoj askënd, nuk kam më aso mendimesh që kisha për muslimanët. Njerëzit janë njerëz, njeriu nuk mund ta gjykoj Islamin, përveç asaj që muslimanët bëjnë. Njeriu duhët të dalloj mes shoferit dhe makines.
Tashmë nuk kam asnjë dyshim se Islami është rruga e drejtë dhe që të çon në Xhennet. ا´do rrugë jashtë tij është devijim. Unë do të vazhdoj të bëj davet në Norvegji derisa të jem gjallë dhe e lus All-llahun e Lartëmadhëruar që të mi fal gabimet e mia, ta udhëzoj pupullin e këtij vendi dhe të më bëj prej durimtareve.
www.radioislame/com