Diten në xhami,natën në bordele

Love

βeℓℓe â๓e
Nëpër fshatrat e Maqedonisë perëndimore lulëzon prostitucioni. Ditën i sheh meshkujt me të madhe duke u falur nëpër xhami, ndërsa natën i gjen nëpër bordele, duke u gjunjëzuar para mini-fundeve të bullgareve, çekeve etj. Lokalet e shumta të kësaj natyre, janë duke penguar dukshëm rrjedhën normale të jetës në ato anë

122213-300x159.jpg


Maria Menova e di se rreth cilës tavolinë duhet të sillet me shumë duke bërë flirt. Atë e ka informuar mirë shefi i saj për mysafirët e sapoardhur nga Zvicra, Gjermania etj.

Përderisa grupi i ardhur nga Shqipëria ulurin me këngë folklorike, nëpër kënde të ndryshme të lokalit lidhen “kontratat” në mes të shqiptarëve të nxehur dhe “kameriereve” të shumta, këmbë-zbuluara e gjoks-hapura që kanë mbirë në fshatrat e Pollogut nga vende të ndryshme të botës lindore.

Ata merren vesh ndërmjet për orën, vendin dhe çmimin. Tarifa nuk është e lartë si në vendet perëndimore, por sillet dika rreth 80-100 Euro, varësisht nga mosha dhe pamja e jashtme e nuseve (siç i quajnë anasit prostitutat e kafeneve). Stina e dimrit është tepër fitimprurëse për shkak të pushimit që kanë njerëzit me statusin e “gastarbajterit” nëpër vende të ndryshme të Evropës.

Në shumicën e fshatrave të rrethit të Gostivarit dhe Tetovës, për shkak të mbylljes së ëmbëltoreve e dyqaneve nëpër territorin e ish-Jugosllavisë, pothuaj në çdo pesë metra katrorë është hapur nga një lokal me muzikë të gjallë.

Atmosfera, në cilindo lokal të futesh, është identike me tjetrin; një grup tavolinash që janë të pozicionuar qëllimisht më fshehtë në lokal shërbejnë për njerëzit që luajnë me të madhe bixhoz; një grup tjetër tavolinash ku ka më shumë dritë gjenden “adhuruesit” e muzikës, ndërsa nëpër skutat ku mbizotëron drita e neoneve të kuq bëjnë poza “kamerieret”, që shiten me qëllim për t`ia hequr qafe “vetminë” ndonjë qejfliu me xhepat plotë. Gjatë një ekskursioni nëpër natën e fshatrave gostivarase si اegrani, Dobërdolli, Vrutoku, Reçani dhe atyre të Tetovës si Piroku, Kamenjani, Reçica, etj, të krijohet përshtypja sikur vendasit e këtyre trojeve, veç në prag të shekullit XXI kanë arritur të zbulojnë domethënien e zanatit më të vjetër në botë.

Ndërkaq dita, në këtë nën-qiell të nervozuar e të “nxehtë” natën nga epshet e pakontrolluara, ka një pamje krejt tjetër. Në orët e hershme të mëngjesit sheh njerëz të moshave të ndryshme duke dalë nga të falurit e “sabahut”, me kapuça të bardhë persik (lloj kapuçash që vendasit i quajnë me emrin e çuditshëm “tërllëk”).

Njëjtë si në ato përrallat e Nasradin Hoxhës, ditën po të njëjtit njerëz duken se janë aq jo-mëkatarë që as “mizën nuk duan ta shkelin”. Po tu afrohesh gjatë kuvendimit të tyre nëpër qendrat e fshatrave dhe lokalet që ditën shndërrohen në klube serioze, i dëgjon të ligjërojnë mbi fenë, moralin, pastërtinë në familje e të ngjashme. Kohë pas kohe vëren ndonjë turmë grash kokë e trup-mbuluar që u duken vetëm sytë, duke kaluar me një shpejtësi marramendëse rrugëve kryesore për të shkuar në ndonjë dasmë apo manifestim grash. Bota e grave me atë të meshkujve, gjatë ditës duket aq e ndarë dhe e largët sa që nuk u beson syve kur në orët e mbrëmjes ballafaqohesh me një natyrë krejt tjetër-fare. Në këtë pjesë të globit shqiptar dita është kundër natës dhe anasjelltas, çdonjëra prej tyre ka mënyrën e vetë të konceptimit të moralit.

Edhe në vitet kur sundonte sistemi i vjetër ka pasur lokale të tilla, mirëpo ato kanë qenë tepër të rralla dhe ke mundur t`i hasësh vetëm nëpër qytetet e mëdha. Duke filluar nga viti 1990 e këndej numri i lokaleve të tilla u shtua në mënyrë eksplozive dhe atë; jo nëpër qytete siç do të ishte e zakonshme, por nëpër fshatra. Kjo ka rezultuar për shkak të koncentrimit të kapitalit që depërton atje nga vendet e jashtme, ku punojnë shumica e banorëve. Pronarët e lokaleve zbuluan se një tregti e tillë sjell profite të majme dhe ia mësynë; Bullgarisë, اekisë, Rusisë, Shkupit, Serbisë dhe vetë Shqipërisë për të siguruar “nuse”, prezenca e të cilave kushtëzon frekuentimin e mysafirëve. Dhe kështu erdhi deri tek rezultati; çdo fshat pothuaj ka nga 5-10 lokale të tilla ku janë të angazhuara mbi 50 prostitute nga vende të ndryshme. Shikuar nga ky këndvështrim fshatrat e tillë tashmë kanë marrë karakterin e kolonive të prostitucionit.

“ثshtë e pamundur të ecësh natën me gra dhe fëmijë nëpër fshat. Në çdo vend sheh ndonjë skenë *****grafike njerëzish të dehur me femrat e ardhura…”- thotë njëri nga aktivistët e PDSH, që përpiqet të alarmojë opinionin me këtë lloj fenomeni të padurueshëm për jetën provinciale të fshatrave nën-sharr, duke shtuar:

“Shumica e pronarëve të këtyre lokaleve kanë korruptuar policinë dhe “pleqtë e katundeve” që i kemi trashëguar nga sistemi i vjetër, kështu që çdo ankesë e qytetarëve përfundon në shportë të hedhurinave. Jemi në hall të madh”. (Në shumicën e këtyre fshatrave, përkundër ndryshimit të ligjit të administrimit lokal, ende janë duke sunduar kryetarët e Bashkësive Lokale, që janë njerëz kryesisht të familjeve të mëdha dhe qëndrojnë nëpër objektet e administratë me dhunë.

Ata luajnë rolin e “kaubojve” që shesin tokë, dhe bëjnë lloj-lloj tregtish pa i penguar dikush. Të tillët kanë edhe përkrahjen e shtetit, policisë, etj). Edhe pse femrat e ardhura nga shtetet tjera nuk posedojnë leje pune, në të shumtën e rasteve, bile as viza qëndrimi në Maqedoni ato tolerohen. Nuk janë të paktë ato zëra që thonë se shteti qëllimisht lejon fenomene të tilla duke përfituar në prapavijë nga degjenerimi dhe kriminalizimi i jetës së shqiptarëve të kësaj ane. Numri i viktimave nuk është i pakët.

Fatmir B. pas ndarjes me vëllezërit e tij si pjesë i bie një ari tokë në afërsi të qendrës së fshatit. Toka në ato anë është e shtrenjtë. Fatmiri merr disa qindra mijë marka për tokën që e shet. Qëllimi i tij ka qenë që me ato të holla të ndërtojë shtëpi. Një ëndërr që nuk u realizua kurrë. Ai vazhdimisht frekuenton nëpër bordelet e tipit që përmendëm më lartë dhe më në fund mbetet pa shtëpi dhe pa të holla. Më e keqja; atë e braktis gruaja, e cila nuk ka mundur të durojë më mënyrën e jetesës që i ka imponuar i shoqi. Fëmiu i tyre i vetëm mbetet pa njërin prind. Raste të kësaj natyre janë me qindra. Si nxitësit më potentë të kësaj tregtie- vendasit thonë se- janë njerëzit që punojnë në vendet e jashtme. Ata kur kthehen nga puna e tyre e rëndë nëpër vend-ndërtimet e Europës hedhin para nëpër kafene të tilla. Mirëpo as ata nuk janë pa pasoja. Shumica e tyre gjatë aventurave me bullgaret e çeket humbin gjithë kursimet e bëra gjatë dhjetë muajve në Zvicër e Gjermani dhe rrasen aq shumë në borxh, saqë pastaj nga një vit duhet të punojnë për të larë paratë dhe interesin e fajdexhinjve. Të vetmet që përfitojnë nga perverziteti i maniakëve primitivë ****ual janë bullgarët, çeket etj., të cilat kthehen me xhepat e mbushura përplot euro e franga nëpër shtëpitë e tyre. Drastikja është kur dëgjon se ka të atillë që edhe fëmijët e tyre i lënë në hall me muaj të tërë, për shkak të ngarendjes pas…! ثshtë fatkeqësi që rrugët e rrugicat e fshatrave të Maqedonisë perëndimore vijnë sa më shumë duke marrë ngjyrën e lagjeve të mëdha evropiane të prostitucionit si Repabani gjerman apo Langstrasse-ja e Cyrihut.
(INA)


Ps: Nëse e shikoni si temë fyese për muslimanët mund edhe ta fshij si temë.. Nuk ka qëllim ulje apo kundra fesë muslimane..
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Jo nese eshte dicka reale perse duhet te jet fyese?? Cdo njeri fyen veten e tij dhe besimin e tij personal jo nje komunitet te tere fetar.


epo mesa duket bordellot "paguajn" me mire shijet dhe shpirtrat e tyre te trazuar....bahh vertet qe njerzit kan humbur identitet e tyre, si njerezore edhe fetare e sociale.
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Booo sa i gjate ky artikull, vallai pertova me e lexu rrjeshtat e pare lexova vetem... :p
Por kam te them qe nuk eshte cudi kjo ndodhi, pasi te gjithe besojne ne ZOT por asnje nuk eshte ashtu si do ZOTI!!! keshtu qe... PERSOSMERI S'KA.
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Per veq titullit s'shoh diqka tjeter qe i lidh me XHAMI ! ata qe shkojn ne XHAMI sinqerisht jo sa per tu dukur nuk shkojn ne vende te tilla ! atje munde te shkojn te mbushen ato lokale edhe me persona jasht gostivarit e tetoves ! qe vin aty , sidoqoft keto lokale jan hapur me qellim qe ti shfrenojn rinin dhe ti devijojne por nuk mendoj qe ata qe shkojne ne Xhami rregullisht e sinqerisht shkojn ne vende te tilla , keshtu qe mendoj qe titulli eshte banal munde te hapet si tem dhe te shkruhet qe ne Gostivare dhe Tetove gjenden keto lokale por jo te permendet Xhamia. Pastaj jo te gjith populli i gostivarit dhe tetoves shkon ne Xhami apo eshte Musliman praktikus i devotshem !
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

I vetmi sektor qe nuk njeh krize! Pastaj ne "pranverat arabe" perfshihet edhe prostuticioni, perndryshe do quhej "dimri arab"..;)
 
Pe: Diten në xhami,natën në bordele

Ky fenomen si për ata që shkojnë, e si për ata që nuk
shkojnë në xhami njësoj e ka rrezikun.
Gjithashtu, pamarreparasysh nga kush ushtrohet,
është thjesht krim që duhet dënuar, njeri që nuk
ia don të mirën këtij populli.
Sot i ke vajzat e kojshive (bullgarëve), nesër
mund ta hasësh edhe vajzën tënde aty.


Ja edhe një temë që ka të bëjë po me të njëjtin problem,
por nuk përmend xhamitë:

Prostitucioni i Organizuar në Maqedoni - Institute for War and Peace Reporting - P230



p.s. edhepse titulli përmend xhaminë, kjo s'ka të bëjë me fenë
por me një problem shoqëror (prostitucionin).
Thjesht tema s'ka të bëjë me fenë aspak.
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Nuk gjykohet asnje besim fetar ne baze te pasueseve te tyre. Kot titull, pjesa tjeter eshte e vertet e hidhur, qe ka perfshire mbare boten.
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Besimtari i sinqert nuk perzien kurr te pasterten me te papasterten. Nuk e perzien, sepse nuk shkojn bashk.

Ndersa ne aspektin pergjithshem, kur humb morali, humb edhe vlera personale dalngadal...


çudi edhe si nuk tugiten njerezit nga kjo veper ??? Kjo eshte e ndotur... Ruana Zot tere jeten ne moral e pasterti !!!
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Flisni sikur nuk keni pare kurr Tv satelitare, jane me mijra kanale tv arabe *****grafi, liezbike e gay. Su be nami per ca goca ne Maqedoni qe ushtrojne profesionin e prostitutave dhe qe jane edhe besimtare..:p
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Flisni sikur nuk keni pare kurr Tv satelitare, jane me mijra kanale tv arabe *****grafi, liezbike e gay. Su be nami per ca goca ne Maqedoni qe ushtrojne profesionin e prostitutave dhe qe jane edhe besimtare..:p


Ditën i sheh meshkujt me të madhe duke u falur nëpër xhami, ndërsa natën i gjen nëpër bordele, duke u gjunjëzuar para mini-fundeve të bullgareve, çekeve etj


ktu e tregove injorancen tande :D sa qe as me lexu nuk po dishe haah :D
behej fjal per meshkujt jo per femrat :D
sa i perket atyre TV qe po thua ti sgjinden ne arabi ato se per ndryshe i shkon koka X personit qe hap , edhe une mundem ta hapi nje TV dhe te qes gjana Islame ne emrin tend por a je ti ai !
Ca ti bejme qe 95 % e prostitutave ne bote jan te krishtera me kryq :D
 
Pe: Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Flisni sikur nuk keni pare kurr Tv satelitare, jane me mijra kanale tv arabe *****grafi, liezbike e gay. Su be nami per ca goca ne Maqedoni qe ushtrojne profesionin e prostitutave dhe qe jane edhe besimtare..:p


O Laur,

nuk e dij ku po sheh njeriu se diksuh dikend po e mbron?
Vetëm se duhet pasur parasysh se vijat duhen ndarë:
këtu është fjala në Maqedoni (dmth. botën shqiptare)
e jo atë arabe.

Por, në anën tjetër ti që po qet shqelma përpjetë,
gjej një pjesë të rruzulit tokësor që nuk është e prekur
nga kjo. E mos të flas mن për pedofilinë (se nuk është tema)
që së fundi u zu rrjeta e tyre në Spanjë ku u liruan
19 fëmijë që po mbaheshin me dhunë.

Të lutem, edhe nëse dëshiron të debatosh,
analizo gjërat së pari dhe eja me konkluzionet
e tua. Nuk të vret kush, por mos flit koti.
Unë e dij se ti i urren arabët edhe islamin, mirëpo
të flasësh drejt ti e tregon karakterin tënd
përndryshe fjalët e tua i merr era, pa efekt.
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

përndryshe fjalët e tua i merr era, pa efekt.


Edhe uji i sholes ja ka nis mi marr. Sa her po fol, pi thom dikujt nshpi, lshone qata uj n'shole bre pffff lol
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Se kuptoj pse nxeheni sa here dalin keshtu temash.
Me duket sikur rrini off gjithe diten, ama sa te dale nje teme per myslimanet per cudi shume te madhe
gjendeni ne forum edhe do komentoni.

Prostituta ka te cdo lloj feje, duhet ta dini tashme kete gje pse nxeheni edhe flisni duke ofenduar njeri tjetrin
Ti sdin ti slexon ti keshtu ti ashtu.
Jane pikepamje mo vlla spo te ofendon kush ty ne person.
Ste ka vene ty kush paladin,roje te prostitave apo te cdo lloj termi qe shkruhet ne forum.

Te isha une adm sinqerisht do ua vija nje bam ballit derisa te mesoni si te respektoni.
Pastaj edhe pala tjeter, per cdo gje me te vogel islami,islami e ai e tjetri e tjetri.
Nese doni ti kunderviheni dikujte bejeni ne menyren e duhur te shprehurit.
Duhet te kuptoni edhe ju se kane keto bindje cf do te jete qe te vegjel, e nuk ia ndryshon ti

E nuk kuptoj pse ziheni per ata qe ben dynjaja.
Ben kokrren e qejfit ose te hallit pune per ta, merreni shtruar popull!
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Nuk jane realitet, perderisa Sot 80% te lajmeve qofshin ne Tv apo gazeta, jane vetem genjeshtra........megjithat e dijm se disa kan shum deshir te flasin kunder Islamit dhe Muslimaneve, por te jeni te sigurt se jemi duke jetu kohen me te definuar te rrenave sot.

Gjithqka esht e mundshme sot, mashtrimet, dredhit, trazirat, rrenat etj. Pra PARA SE TE FLISNI MBI MUSLIMANET, do te ishte mir SIKUR NJERIU TE SHIKOJE PERGJITHESISHT VETEN...SEPSE njeriu nuk e sheh veten, e flet per tjetrin -kY esht GABIMI i MADH.

FALEMINDERIT per drejtkuptim.
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Prostituta ka te cdo lloj feje

Nuk pajtohem me ju. Fete nuk kane prostituta, eshte gabim te thuash keshtu, sepse i bie se prostitucioni qenka parim fetar i x besimit fetar. Cdonjeri eshte peng i vepres se vet, ndaj si i tille nuk perfaqeson besimin fetar, perkundrazi, feja eshte ajo qe i ndalon dhe urdheron njerezit t'largohen nga veprat e keqija dhe amorale. Ketu s'ka t'beje feja fare, vetem shkurtpamesit e cekin dhe e lidhin me fe kete ceshtje, per t'ua terhjekur vemendjen lexuesve injorant.
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Me duket se duhet te perqendroheni me shume tek fakti se ka nje nivel te larte prostitucioni ne keto fshatra ,dhe jo te shofim se ku shkojne pastaj njerezit ne xhami apo neper kisha :D

Po skeni faj se ky titulli qe nfakt as qe duhet tket lidhje me temen ,ca persona qe sikur e kane fene islame horror mezi presin te hidhen ne sulm :D

shumica e komente nket teme jane komente budallaqe.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Nuk pajtohem me ju. Fete nuk kane prostituta, eshte gabim te thuash keshtu, sepse i bie se prostitucioni qenka parim fetar i x besimit fetar. Cdonjeri eshte peng i vepres se vet, ndaj si i tille nuk perfaqeson besimin fetar, perkundrazi, feja eshte ajo qe i ndalon dhe urdheron njerezit t'largohen nga veprat e keqija dhe amorale. Ketu s'ka t'beje feja fare, vetem shkurtpamesit e cekin dhe e lidhin me fe kete ceshtje, per t'ua terhjekur vemendjen lexuesve injorant.

Jo jo aspak se lidha me fene, thashe prostitucioni ka te cdo lloj feje, rrace tani eshte bere edhe gjinie.
Tani Ado ben sikur skupton por nuk mund te thuash kurre nuk ka prostituta te fese myslimane ose katolike.
As nese nje myslimane na qenka rrugash te thuash nuk eshte sepse nuk ndjek rregulla etj etj.
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Jo jo aspak se lidha me fene, thashe prostitucioni ka te cdo lloj feje,

Kjo eshte kontradiktore cfare thua e dashur. Prostitucioni dhe dukurite e tjera negative, nuk kane ngjyre,komb,fe etj...! Kete dua ta them ! Fete luftojne keto dukuri negative.
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Kjo eshte kontradiktore cfare thua e dashur. Prostitucioni dhe dukurite e tjera negative, nuk kane ngjyre,komb,fe etj...! Kete dua ta them ! Fete luftojne keto dukuri negative.

Dakort me ty qe e lufton, por edhe une po them ka goca myslimane qe dalin rrugesh, ka katolike, ka ortodokse.
E qarte cf dua te them?
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Fakti qe e cek se ciles perkatesi fetare i perket, i jep kahje tjeter problemit e nderuar.

Njeriu mund te jete kriminel, dhe me te drejt mund t'quhet kriminel, por nuk eshte e drejte t'quhet psh "Kriminel i Krishtere" he ? Si tingellon !!!?
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Unë personalisht këtë artikull e kuptoj si një lajmërim më shumë për gjëndjen e krijuar në Maqedoni, për zonat besimtare..

Më duket më shumë propagandë dhe për të vënë në sedër muslimanët, që mund të shkojnë me ndonjë nga këto prostituta apo dhe femrave që punojnë si prostituta, dhe që prishin imazhin e fesë së tyre në këtë rast fenë muslimane..

E shikoj më shumë si një artikull "KUJDES!"
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Te rrim shtrembet e te flasim drejt se pa henger hudher era nuk vjen.(thot fjala popullore )mu me vjen shum keq ne ket artikull cfar lexova!eshte turp ne nje vend ku mbizotron ne shumic feja islame te hapen bordelle e te vizitohen nga ata musliman se falin namaz diten e naten i shfryn epshet!
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

Mendoj se tema eshte e hapur me qellim jo te mire ! Qellimi i vetem eshte njollosja e Fese apo me mire te them e myslimaneve . Po kete s'do te ja arrini kurr ta beni e nderuara Love , se besimtaret te cilet jane besimtare te vertete jo qe ne keto vende qe nuk i frekuentojn fare , por edhe vendet qe per juve jane normale s'mund ti gjejsh besimtaret te cilet falen ne Xhami 5 here ne dite .

Sa per informacionin e disave ketu ne Xhami ka shume pak qe falen . Prej atyre qe kryejn namaz ,shumica jane pleq dhe disa te rinjet te cilet ne gishta i numeron . Edhe keta te rinje ne gishta ti njellosni eshte turp per ate i cili e ka shkruar kete shkrim . Por kuptohet urrejtja , Islamofobia e njerezeve te verber !
 
Titulli: Diten në xhami,natën në bordele

A ka mundesi te ndaloni se beri Viktimen? Kush ka sy me pare dhe mendje me llogjikuar arrin ta kuptoj shkrimin, kshuqe s'shof ca problemi ka ktu... pff.... okay thuhet nje here po jo per cdo teme pasi dhe per mua qe si pelqej kto tema po beheni te bezdisshem... :(. OSe diskutoni ska gje ashtu sic bejme te gjithe por pa ket fjaline ne mes: Nuk mundeni me ul Muslimanet.. Hajd mo se fjalet i mer era, e veprat kurre nuk munden kshuqe flini rehat...
Me vjen keq nqs prek ndonje me kete qe thash pasi ca jan si kristali qe preken dhe nga fjala mire, ama ka limit cdo gje mo...
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Diten në xhami,natën në bordele

He se ska ndonje gje,edhe keta pendohen LOL edhe jam e bindur qe te ulesh ne kafe te flasesh me ta do fillojne te predikojne moral...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top