Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

eGo0sTyle

System Engineer
Hotel_Cartoon-300x240.jpg


اfarë kanë të përbashkët setet e qepjes, shkrepset, tavllat e duhanit, pijet e mini barit dhe shampot e një hoteli?

Një gjë është e sigurt, ato të gjitha janë të destinuara të zhduken…

Me sa duket “miqtë” e hoteleve nuk e kanë shumë problem të mbushin bagazhet e tyre me disa suvenirë të vegjël të marrë nga dhoma e hotelit.

Le të ngrejë dorën, ai që nuk është tunduar të marrë diçka me vete nga dhoma e hotelit. ثshtë kjo një mani, apo thjesht një dëshirë për të pasur një “kujtim” nga hoteli? Kjo është një pyetje, te cilës vështirë t’i japësh një përgjigje përfundimtare. Vjedhjet në hotele shpesh herë janë të parëndësishme aq sa të vjen keq t’i quash të tilla, por ka dhe nga ato që të lënë fare pa fjalë. Të mendosh që ka njerëz që kanë shkulur kokat e dushit, abazhurë, perdet, mbulesat duke marrë me vete deri dhe komo të vogla.



اfarë ndodh konkretisht në Shqipëri? Ne bëmë një vëzhgim në disa prej hoteleve më në zë të Tiranës. Rezultati? Krejt ndryshe nga çfarë raportohet në hotelet e huaja, “vjedhjet” në hotelet e Tiranës ishin raste sporadike dhe jo një fenomen shqetësues. A thua “miqtë” e hoteleve të Tiranës nuk i kanë qejf suvenirët? Sipas manaxherëve të hoteleve të Tiranës arsyet janë të tjera. Sipas tyre në Tiranë, “miqtë” e hoteleve nuk janë turistë. Tirana nuk është qytet turistik në të cilin ti shkon dhe ku nuk i dihet nëse kthehesh apo jo herë tjetër. Në Tiranën tonë ata që zgjedhin të rrinë në hotel, e bëjnë këtë për arsye pune. Janë zakonisht të huaj, të cilët vijnë në kryeqytet për punë dhe janë klientë të përhershëm, ndaj kjo është një nga arsyet që nuk bëjnë të tyren ndonjë “souvenir” të hotelit. Arsyeja tjetër, sipas menaxherëve, është fakti që të huajt që vijnë në Tiranë janë frekuentues të rregullt të hoteleve dhe nuk ka ndonjë objekt që mund “ti magjepsë”.



LUFTث HAJDUTثVE

Hotelet në të tërë botën e kanë përsosur sistemin e vetëmbrojtjes. A e keni vënë re që shpesh tharëset e flokëve në dhomat e hotelit, nuk janë me një prizë të heqshme, por janë statike? Qëllimi përse instalohet një tharëse e tillë, është pikërisht për ta mbrojtur atë nga vjedhja.

Një tjetër gjetje interesante, e cila meriton shprehjen “e vjedhur me komplimentat e hotelit” është vjedhja që u bëhet pijeve. Shumë klientë pinë nga mini-bari dhe nuk i paguajnë ato. Në Tiranë, ka hotele me 4 yje që te sporteli nuk të lënë të ikësh pa “raportuar” pastruesja për situatën e mini-barit. Kjo nuk do të thotë që mund t’ia hedhësh klientit kaq kollaj. Ka nga ata që pasi kanë pirë deri në pikën e fundit shishen e Whiskey-t, e kanë mbushur atë me çaj dhe e kanë vendosur në të njëjtin vend. Kur punonjësit kuptojnë se çfarë ka ndodhur…është vonë!

Nëse keni në plan të largoheni nga hoteli me një “kujtim”, kujdes! Tani këto hile, thuajse i njeh çdo menaxher hotelesh. Megjithatë ndonjë objekt i vogël si: shkrepëse, stilolaps apo shampoo trupi mbase nuk duhet klasifikuar tek vjedhja.



Grand Hotel

Gjergj Xhafo, menaxher i Grand Hotel, këtu në Tiranë na tregon se stafi nuk është përballur me ndonjë ‘bastisje” të madhe. Në përgjithësi gjërat që mungojnë në dhomë janë: kutia e qepjes, shkrepëset me logo dhe stilolapsat.



Hotel Mondial

Indrit Llohani, recepsionist i Hotel Mondial, thotë se hoteli i tyre nuk ka qenë pre e “vjedhjeve”. Vetëm në disa raste të rralla ka patur mungesë pijesh në minibar. Pije të cilat janë konsumuar nga “miqtë” dhe nuk janë deklaruar në momentin e lirimit të dhomës.








Top 10 gjërat që njerëzit vjedhin nga hotelet

Pse zakonisht njerëz të ndershëm dhe të përgjegjëshëm mendojnë se është e drejtë të marrin gjëra nga hoteli pa paguar për to? Ndoshta ngaqë shumë nga ato objekte kanë logon dhe të dhënat e hotelit. Më pas këto sende bëhen suvenirë dhe meqë askush nuk ju vëzhgon në dhomë a në hapësirën e hotelit, është e pazakontë që ju të kapeni “gafil” ndërsa i fusni me stil në xhep.



Më poshte kemi një listë ndërkombëtare me 10 gjërat më të vjedhura në hotele.

Peshqirë- keni vërtet nevojë për peshqirë të tjerë në shtëpi, apo ju thjesht doni të keni diçka që tregon emrin dhe vendin ku ju keni qëndruar. Shpesh këto objekte mund t’i gjeni tek dyqani i dhuratave që ndodhet në hotel.

Robdëshambrë- kush ka aq shumë vend në valixhe sa të fusë një robdeshambër? Ne ju propozojmë të merrni me vete një valixhe më të vogël, kështu që nuk do keni mundësi të vidhni.

Tavllat- me të vërtetë? Tavllat nuk është se janë dhe shumë të shtrenjta, besojmë se kushdo mund të blejë një. Ose më mirë akoma, lëreni duhanin, është i dëmshëm për shëndetin!

Llampat e vogla- kjo po që është çmenduri. Vërtet doni të keni në valixhe copa xhami? Kjo vjedhje mund të mos jetë e suksesshme, pasi valixhja mund të hidhet pa kujdes dhe llampa mund të thyhet. Fundja, hamendësime janë…

Bateritë e telekomandës- bateritë janë shumë të shtrenjta dhe ndoshta kjo vjedhje mund të merret në konsideratë. Por si do ndiheshit nëse ju ishit “miku” i rradhës në hotel dhe të gjenit një telekomandë pa bateri?

اarçafët- i madh…jemi të sigurt që pastruesja do e verë re dhe ju do të gjobiteni.

Shampoo dhe locione trupi - ka hotele që këtë e mendojnë si vjedhje. Ne mendojmë se këto janë vënë aty për tu përdorur nga miqtë. Nëse nuk i përdorim, pse nuk mundemi ti marrim me vete?

Tharëse flokësh - me të vërtetë ju nevojitet një tharëse flokësh nga hoteli? Në eksperiencat tona, ato për hir të së vërtetës nuk janë dhe aq të mira. Më mirë shko dhe bli vetë një te اamët.

Seti i qepjes- ato janë menduar të përdoren të rast emergjence dhe nuk janë ideuar për tu marrë në shtëpi.


Hapëse shishesh- nuk na ka rastisur të shohim shpesh hapëse shishesh nëpër hotele, kjo me siguri ngaqë dikush para nesh i ka vjedhur.

Shekulli.
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Jo asnjehere!
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

ASIHER! skam besim tek ata qe i kan lar.... jam manjake e pastertise

un vjedh vetem gota te bukura kur iki me pi neper rock / metal /gothic party
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Peshqir jo por pult televizori po :D sepse ishte identik si pulti televizorit qe kam ne shpi :D :D
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Peshqir jo por pult televizori po :D sepse ishte identik si pulti televizorit qe kam ne shpi :D :D

O hajdut....

Ju goca mos boni si te mira se keni vjedh po he :p
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

asnjehere....por kam degjuar ne nje hotel qe kishin vjedhur peshqir dhe carcafe....deri sa poshte mund te bien njerezit!!
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

O hajdut....

Ju goca mos boni si te mira se keni vjedh po he :p

E kam ber e se bej me e kam huqem e se le :p :p :p :p
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

E kam ber e se bej me e kam huqem e se le :p :p :p :p

Lidhemi bashk edhe i shesim pastaj si thua hahahhahahhahah :p
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

shampo :p jo ca jane kta pyetje pse valle ka dhe nejrez te tille eee
 
Titulli: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

ahahahahhaha un e kam vjell po long long time a goo
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Kurre, ç'eshte kjo lol ... kulm fare :O
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Pse pak peshqira kam ne shtepi une, te ri te ngri dhe peshqirin e hotelit?!
 
Titulli: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

une nuk kame blere kurre peshqira ,kudo qe shkoje i privatizoje gjerat qe kame mundesi ti marre
nga nje hotel (astrid)ne bruksel kam si kujtim jorganin!!!!!!!!!

ndersa ne amstrerdam me kapen me TV plazma 32' ,dola huq
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Vjedhur eshte fjal e rende :D...Keni marre duhet then :p

Por jo, nuk kam marre asgje ne hotel.....me fal cfare mund te merrja ne nje hotel shqiptar :p..edhe pse me 5 yje thot, ka pas aq shume mungesa se nuk di cte them...duart ne koke, as drita skishte hoteli me 4 yje LOL
 
Pe: Titulli: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

une nuk kame blere kurre peshqira ,kudo qe shkoje i privatizoje gjerat qe kame mundesi ti marre
nga nje hotel (astrid)ne bruksel kam si kujtim jorganin!!!!!!!!!

ndersa ne amstrerdam me kapen me TV plazma 32' ,dola huq

Ku do ikje ti gjithe me tv mo :p LOL

Une jo, gjerat qe kam ne shtepi jam te teperta!
 
Titulli: Pe: Titulli: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Ku do ikje ti gjithe me tv mo :p LOL

Une jo, gjerat qe kam ne shtepi jam te teperta!


ne shtepi do shkoja me ,kur rri neper hotel nuk shkoje me cante dore por marre valicen me te madhe qe kame me 5 rroba dhe kur kthehem e mbush plot ,ca neper hotele ,ca neper banjat ,ca neper restorante
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

nuk mendoj se esht veprim i kendshem,gjithsesi personalisht as nuk i kam perdor fare jo me ti vjedh :p
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Po ore kam mor shapkat i kisha mbathur te hotelit edhe kam ikur me ato hahaha
 
Titulli: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Unë jam tradicionalist , si hotel përdor shtëpitë e të njohurve të mi :prandaj do të thoja që nuk kam vjedhur asnjëherë ndonjë gjë nëpër hotele meqënse nuk kam qënë asnjëherë .
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

LOL nje hotel ne Rome me tentoje nje here, me nje super peshqir...po pastaj e harrova fare ishte vjedhje mendore vetem LOL

Ca thote ky ne shqiperi ven turistat neper hotele edhe nuk vjedhin ??? LOL LOL LOL LOL Po ata qe ven neper hotele sjan turista shumica edhe ku e kan mendjen te vjedhja ata ore xhaxhi, ata e kan mendjen mbaron pune e ik LOL!
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Sic thot edhe Bella vjedhur sthuhet me
tani ka dal fjala me e re KAM BLERE
Para pak javesh nje futbollist i skuadre prestigjoze ne vlore,nga qe i kishin hua edhe 5 mij euro skuadra,mori gjithe sendet ne hotelin qe ishte rezident per me shume se 1 vit,ku shifra vente deri ne 10 mij euro
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Shampo po (se kane qene ne kontainer te vogel) dhe jane praktike kur udheton :p
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Shampo po (se kane qene ne kontainer te vogel) dhe jane praktike kur udheton :p

Ti e ke bo kam pershtypjen :p ja ka dhe peshqir te vegjel jo vetem shampo :p
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Pse skam peshqire une ne shpi qe te vjedh nga hotelet?!?!?
Pastaj une kurre nuk perdor as carcafer as peshqiret e hoteleve , i kam shume siklet :D
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Ti e ke bo kam pershtypjen :p ja ka dhe peshqir te vegjel jo vetem shampo :p

Po mo une e kam bo vite me pare....gje e vogel shampoja, futet ne xhep kollaj :p.....kurse peshqiret s'me kan rastis te vegjel :D
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Po mo une e kam bo vite me pare....gje e vogel shampoja, futet ne xhep kollaj :p.....kurse peshqiret s'me kan rastis te vegjel :D

hahahahahah se po te rastiste sdo e lije hahahhahahha :p tpakten e prano. :p
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

hahahahahah se po te rastiste sdo e lije hahahhahahha :p tpakten e prano. :p

Shoku gjyqtar, jo peshqir nuk do merrja kurre se me kalon valixhja ne mbipeshe :p
 
Pe: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Shoku gjyqtar, jo peshqir nuk do merrja kurre se me kalon valixhja ne mbipeshe :p

hahahhahhahhah ca halli paske ti hahahhaha e re mire po kur te duhet duhet me e mor :p
 
Une personalisht jo ama njoh nja dy miq te mite, mire qe e vodhen por ashtu pa lare e kane vendosur ne kornize!?
Hahahahahahahaahahahahahahahajahah
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top