Mirdite, vajza vret babane, dhunonte familjen

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Mirdite, vajza vret babane, dhunonte familjen

Nje krim i rende brenda familjes ka ndodhur ne nje fshat te Mirdites, kur vajza ka vrare gabimisht te atin, teksa ai po zihej me nenen e saj.

Ajo ka tentuar ta ndaloje dhunen qe ai po ushtronte ndaj te emes, por levizja ka qene fatale, duke i ngulur thiken ne fyt e nga hemorragjia ka gjetur vdekjen. Policia ka arrestuar adoleshenten 17-vjecare per kete krim, nderkohe qe vazhdon puna per hetimin e plote te saj.
Krimi i rende ka ndodhur ne familjen Gjoka, ne fshatin Arrez te Komunes Kacinar. Gjergj Gjoka ka shkuar ne shtepi i pire, e ashtu sic kishte ndodhur shume here te tjera, ka filluar debati me te shoqen.

Ai e ka goditur ate disa here me grushte, e me pas ka marre armen Kallashnikov qe mbante pa leje. Me ane te saj, 43-vjecari ka kercenuar gruan qe mos te levizte, e ka vazhduar duke e goditur. Gjate konfliktit, qe ka zgjatur jo pak, ka nderhyre edhe vajza e tyre 17-vjecare, A. Gjoka, e cila nuk i ka duruar me keto konflikte ne familje.

Ajo ka kerkuar prej tyre qe te qetesohen e mos te ziheshin me, por asgje nuk ka ndodhur, e konflikti ka vazhduar. Ne keto kushte, duke menduar jo gjate, pa e ditur se cfare po ben, e pa e llogaritur se i ati ishte me automatik ne dore, ka marre nje thike ne kuzhine dhe ka hyre ne mes nenes dhe babait. Ajo ka kerkuar edhe njehere nga babai i saj qe t’i jepej fund ketij konflikti, por pija ia ka erresuar syte me shume atij dhe ai ka goditur edhe vajzen.

Ne perleshje e siper, ai eshte nevrikosur edhe me shume, pasi ajo kishte nderhyre ne konflikt dhe eshte konfrontuar trup me trup. Ne ato momente, i ka dhene nje goditje perfundimtare vajzes, por edhe ajo te atit. 17-vjecarja ka rene pertoke pa ndjenja dhe me thike ne dore, ndersa i ati, qe ende qendronte ne kembe eshte gjakosur. Aty nena ka vene re se ai ishte care ne fyt nga thika qe mbante vajza, e ne ato momente, Gjergj Gjokes i jane prere gjunjet dhe eshte dergjur perdhe.

Ka kerkuar vetem uje dhe asgje tjeter. Familja ka tentuar te njoftoje ambulancen, por hemorragjia ishte shume e madhe, e brenda pak minutash..., ai ka nderruar jete. Ne vendngjarje kane mberritur uniformat blu dhe ambulanca, por ka qene shume vone per te shpetuar jeten e 43-vjecarit. Ne keto kushte, policia ka marre ne pyetje familjen se cfare kishte ndodhur dhe ka vendosur qe te arrestoje 17-vjecaren per vrasje nga pakujdesia.

Ndersa ne cilesine e proves materiale ka bllokuar thiken, me te cilen ndodhi vrasja dhe automatikun e kryefamiljarit. Megjithate, burimet policore shpjeguan se ky nuk ishte rasti i pare i dhunes ne kete familje. Sipas te dhenave hetimore, ai vinte shpesh i pire dhe dhunonte te shoqen ose femijet. Dhuna kishte nisur kohe me pare, kur ai kishte mbetur pa pune dhe nata e se henes ka qene fatale, duke sjelle vrasjen e tij.

policia-shqiptare.jpg

T.CH
 
Last edited by a moderator:
I lumte kesaj vajzes....Dhe uroj te mos e fusin ne burg, por ta ndjekin nga persona te specializuar si ate si pjesen tjeter te familjes qe te kalojne sa me shpejt kete traumen.
 
Maj qe ka per te hyj ne Burg Ka. Tani edhe mund te kete vepruar tamam edhe jo. Cdo gje une e kam thene edhe vazhdoj ta them ka nje shkak. Asnje gje nuk behet per pasur nje shkak. Prandaj Populli SHqiptare duhet te edukohet me edukaten e mirefillte te respektit e jo te provukacionit. Kjo po e prish shume shoqerine Shqiptare. E kam thene ne nje vend, ne shqiptaret nuk kemi buk me ngrene e ne anene tjeter shesim mend me makina e ne shtepi skemi buk me ngrene. Ne anan tjeter prind me zor gjejne i lek, ndersa vajzat e maturave kerkojne fustane 200e. Pse kshtu do ecim ne? Ja pra ku i dihet cfare budallalleku ka ndodh edhe ne Mirdite. Ndoshta edhe vajza ka pas te drejte, por dua te them se: Une jam kunder vrasjes. Cdo njeri ka te drejte te jetoje jeten. Allahu ja ka dhene dhe askush nuk ka te drejt tia marr.
_________________________________________________________________________
By redi
 
Ne fillim kur lexova Vajza vret babe..u shkova

Kur pashe pastaj edhe dhunonte familjen dhe lexova historine pergezoj vajzen per guximin qe ka pasur..shpresoj qe kjo qe beri mos ta ndjeke me pasoja te renda shume....
 
AjSi Ku jemi te sigurt ne se cilat kan qene arsyet? Une per veten time jam kunder dhunes sepse dhuna dergon ne vrasje ku jam reptesisht kunder vrasjes!
__________________________________________________________________________

Po avash more djale avash. Ti permend qe je kunder dhunes kur duket qarte qe ne kete familje dhuna ka qene me e shpeshte se buka e gojes. Eshte e drejte qe faktet dhe situaten nuk mund ta dijme me siguri te plote sepse askush nuk e di se çfare ndodh pasi te mbyllet dera e jashtme, POR femija nuk e vret prindin pa nje arsye. Uroj qe te kete nje skuader ligjore te afte!
 
AjSi Ku jemi te sigurt ne se cilat kan qene arsyet? Une per veten time jam kunder dhunes sepse dhuna dergon ne vrasje ku jam reptesisht kunder vrasjes!
__________________________________________________________________________
By redi

Gjergj Gjoka ka shkuar ne shtepi i pire, e ashtu sic kishte ndodhur shume here te tjera, ka filluar debati me te shoqen.
Ai e ka goditur ate disa here me grushte, e me pas ka marre armen Kallashnikov qe mbante pa leje. Me ane te saj, 43-vjecari ka kercenuar gruan qe mos te levizte, e ka vazhduar duke e goditur.

Njerez te tille nuk meritojne te jene prinder e as bashkeshorte redi....
 
si do qe te veje puna e goces ka ne anen e saj qe ishte per vetmbrojtje
kjo te ngre shume pike
gjithsesi sado qe te qe i ka nxire jeten ajo ka then qe ishte aksidentale qe nuk donte ta vriste...
 
I lumtë dora
 
PO per ate vajzen se ca pasoja i ka lene vrasja qe i ka bere padashje te atit,
a e mendoni !!!!????????
 
Ti permend qe je kunder dhunes kur duket qarte qe ne kete familje dhuna ka qene me e shpeshte se buka e gojes
Vallai e kam thene edhe po e them Dhuna duhet ndaluar me cdo kusht!Ok Elushe!
______________________________________________________________________
By Redi
 
Njerez te tille nuk meritojne te jene prinder e as bashkeshorte redi
AjSi Totalisht ke te drejte e pranoj.
_________________________________________________________________________
By Redi
 
dikur moj Mirdite ke pas lavdi
po sot m**t e mjalt po naj perzi.
 
I lumte kesaj vajzes....Dhe uroj te mos e fusin ne burg, por ta ndjekin nga persona te specializuar si ate si pjesen tjeter te familjes qe te kalojne sa me shpejt kete traumen.

duhet te ruhet gjakftohtesia oj cuce se eshte kallaj me u turpnue,

ka vra baben se ka rraf nanen!

ca kuptimi ka kjo apo tja fusim koder me koder tashti,,

ai ka qene dhe i dehur .

gjykoni pak me drejt se do vleresohesh me shum nga te tjeret.
 
eshte e dhimshme tja rrafesh nenen femijes, sidomos kur je ne moshe te madhe si puna e saj. Ti si burrec qe je, ul koken dhe i nxjerr kurrizin dhe bycen daddyt qe tja hyj mire me dru.

Ne kete rast, gjakftosia dhe ndihme ne vendet e duhura si polici etc do ishte zgjidhja me e mire .
 
Perpara ketyre qe degjojme ky virusi i ri i gripit eshte amator perpara paranojes Shqiptare......
 
duhet te ruhet gjakftohtesia oj cuce se eshte kallaj me u turpnue,

ka vra baben se ka rraf nanen!

ca kuptimi ka kjo apo tja fusim koder me koder tashti,,

ai ka qene dhe i dehur .

gjykoni pak me drejt se do vleresohesh me shum nga te tjeret.

Burrelso : 1-s'me intereson te me vleresosh ti.Mundesisht sikur te mos me citosh fare,me mire do ishte.
2-kjo goca ja ka bere mjaft mire. I lumte dora...Pse normale te duket ty qe babai yt te rrahe mamin tend??? Ishte i pire...E pastaj??Nuk eshte hera e pare qe ka qene i pire.Pijen e kishte bere stil jetese ky, dhe s'ke pse e justifikon aspak.
Nuk eshte aspak turp o njeri,turp ti vinte te atit qe dehej dhe dhunonte familjen e tij. Jo kesaj, qe per te mbrojtur veten dhe te emen (per mua goca eshte nje HEROINE ) vrau te atin. Edhe pse ndodhi aksidentalisht...

Keshtuqe gjykimi im (personal e s'duhet ti pelqeje te gjitheve) eshte ky...I LUMTE GOCES....
 
eshte genjeshter se nuk ka mundesi nje burre nga veri ta vrase nje femer aqe me keqe vajza e vet ,duhet te kete ndodhure ne lushnje gazetare te qelbet
 
Po sa mire qe ja paska bere....Eshte e cuditshme qe ne keto rate te thuhet Bravo per vrasjen qe eshte kryer po nuk ka pas rrugedalje tjeter....O kjo qe ka ndodh o tmer e dhune gjithe jeten.
 
eshte e dhimshme tja rrafesh nenen femijes, sidomos kur je ne moshe te madhe si puna e saj. Ti si burrec qe je, ul koken dhe i nxjerr kurrizin dhe bycen daddyt qe tja hyj mire me dru.

Ne kete rast, gjakftosia dhe ndihme ne vendet e duhura si polici etc do ishte zgjidhja me e mire .

une nuk do te kisha kthyer kurrizin por do kisha gjetur nje menyre tjeter qe te ishte e lavderushme dhe morale, ose tek e fundit nuk kisha bere asgje mamaja do kishte henger nje te rrahur pune e madhe nuk eshte as fillimi as fundi qe po ndodh .

e dhimbshme eshte por me e dhimbshme eshte te vrasesh baben apo jo.
 
Po sa mire qe ja paska bere....Eshte e cuditshme qe ne keto rate te thuhet Bravo per vrasjen qe eshte kryer po nuk ka pas rrugedalje tjeter....O kjo qe ka ndodh o tmer e dhune gjithe jeten.

o hesht ose thuaj dicka me te mire se heshtja,,

ose ndaje mamin dhe babin ne menyre paqesore, ose lere ate pune fare.
 
Mirdite, vajza vret babane, dhunonte familjen

Nje krim i rende brenda familjes ka ndodhur ne nje fshat te Mirdites, kur vajza ka vrare gabimisht te atin, teksa ai po zihej me nenen e saj.

Ajo ka tentuar ta ndaloje dhunen qe ai po ushtronte ndaj te emes, por levizja ka qene fatale, duke i ngulur thiken ne fyt e nga hemorragjia ka gjetur vdekjen. Policia ka arrestuar adoleshenten 17-vjecare per kete krim, nderkohe qe vazhdon puna per hetimin e plote te saj.
Krimi i rende ka ndodhur ne familjen Gjoka, ne fshatin Arrez te Komunes Kacinar. Gjergj Gjoka ka shkuar ne shtepi i pire, e ashtu sic kishte ndodhur shume here te tjera, ka filluar debati me te shoqen.

Ai e ka goditur ate disa here me grushte, e me pas ka marre armen Kallashnikov qe mbante pa leje. Me ane te saj, 43-vjecari ka kercenuar gruan qe mos te levizte, e ka vazhduar duke e goditur. Gjate konfliktit, qe ka zgjatur jo pak, ka nderhyre edhe vajza e tyre 17-vjecare, A. Gjoka, e cila nuk i ka duruar me keto konflikte ne familje.

Ajo ka kerkuar prej tyre qe te qetesohen e mos te ziheshin me, por asgje nuk ka ndodhur, e konflikti ka vazhduar. Ne keto kushte, duke menduar jo gjate, pa e ditur se cfare po ben, e pa e llogaritur se i ati ishte me automatik ne dore, ka marre nje thike ne kuzhine dhe ka hyre ne mes nenes dhe babait. Ajo ka kerkuar edhe njehere nga babai i saj qe t’i jepej fund ketij konflikti, por pija ia ka erresuar syte me shume atij dhe ai ka goditur edhe vajzen.

Ne perleshje e siper, ai eshte nevrikosur edhe me shume, pasi ajo kishte nderhyre ne konflikt dhe eshte konfrontuar trup me trup. Ne ato momente, i ka dhene nje goditje perfundimtare vajzes, por edhe ajo te atit. 17-vjecarja ka rene pertoke pa ndjenja dhe me thike ne dore, ndersa i ati, qe ende qendronte ne kembe eshte gjakosur. Aty nena ka vene re se ai ishte care ne fyt nga thika qe mbante vajza, e ne ato momente, Gjergj Gjokes i jane prere gjunjet dhe eshte dergjur perdhe.

Ka kerkuar vetem uje dhe asgje tjeter. Familja ka tentuar te njoftoje ambulancen, por hemorragjia ishte shume e madhe, e brenda pak minutash..., ai ka nderruar jete. Ne vendngjarje kane mberritur uniformat blu dhe ambulanca, por ka qene shume vone per te shpetuar jeten e 43-vjecarit. Ne keto kushte, policia ka marre ne pyetje familjen se cfare kishte ndodhur dhe ka vendosur qe te arrestoje 17-vjecaren per vrasje nga pakujdesia.

Ndersa ne cilesine e proves materiale ka bllokuar thiken, me te cilen ndodhi vrasja dhe automatikun e kryefamiljarit. Megjithate, burimet policore shpjeguan se ky nuk ishte rasti i pare i dhunes ne kete familje. Sipas te dhenave hetimore, ai vinte shpesh i pire dhe dhunonte te shoqen ose femijet. Dhuna kishte nisur kohe me pare, kur ai kishte mbetur pa pune dhe nata e se henes ka qene fatale, duke sjelle vrasjen e tij.

policia-shqiptare.jpg

T.CH
Ky eshte rast i nderlikuar edhe , edhe duhet arsyetim i madhe edhe logjike , sepse qe te thuash e ka fajin babai ose goca , duhet te kesh nje pamje te qarte si kane qene gjerat , sepse jo gjithmone cfare del ne media eshte realiteti , por me kete rast u tregua edhe nje here sa shume eshte prishur njerzia , edhe sa kane humbur vlerat morale tek njerezit ....uroj qe ky te jete rasti i fundit ..!
 
Ne fillim kur lexova Vajza vret babe..u shkova

Kur pashe pastaj edhe dhunonte familjen dhe lexova historine pergezoj vajzen per guximin qe ka pasur..shpresoj qe kjo qe beri mos ta ndjeke me pasoja te renda shume....
Une gjithmone me ty ...Edhe pse disa gjera jane shume te nderlikuara per ti gjykuar , se nga njera ane eshte sjellja e babait nga ana tjeter sjellja e fmijes ..smund ti peshojme dot ne ..:)
 
Pesha eshte ne nje ane dhunen dhe ne nja ane nje vrasje.....Zakonisht ne keto rraste gjykata jep nje vendim te lehte per femijen.....Por me mire te presim gjykaten te vendose....
 
Ne fillim kur lexova Vajza vret babe..u shkova

Kur pashe pastaj edhe dhunonte familjen dhe lexova historine pergezoj vajzen per guximin qe ka pasur..shpresoj qe kjo qe beri mos ta ndjeke me pasoja te renda shume....
Ajsi une gjithmone me ty ..:) Atehere sa per temen e mesiperme duhet arsyetim edhe logjike e larte qe te mund te thuash e ka fajin babai ose vajza , por nje gje shife hapur aty sesi eshte katandisur shoqeria shqiptare, edhe sa pak morale kan mbetur tek njerezit ...uroj qe te jete rasti i fundit ...!
 
o disa bashkombas mos e tregoni veten aq te trashe sa qe te krahasoni nje te rrahur me nje vrasje.

c'do gje justifikohet por vrasja eshte e veshtire te justifikohet.

kjo vajza paska qene me te meta mendore qe ka vrare e baben e vet sepse ka rraf mamen.

fundja nuk i takon femijeve te nderhyne ne punet e prinderve por ajo ka paska qene nje idiote adoleshente dhe ka kujtur se baba ngjallet prap.

as vete e ama nuk do ta kishte pranuar nje gje te tille qe ti vrasesh burrin ner sy.
 
Pesha eshte ne nje ane dhunen dhe ne nja ane nje vrasje.....Zakonisht ne keto rraste gjykata jep nje vendim te lehte per femijen.....Por me mire te presim gjykaten te vendose....
Mua cdo vendim qe te marre gjykata sdo me beje pershtypje se une per vete sdo doja te isha ne vendin e gjykuesit ,se jan shume te komplikuara gjerat ,por sa per punen e familjes se di me hollesi si ka qene puna por di qe nje anije duhet te kete nje kapiten ,edhe nje shpi nje kryetar ....!
 
Eshte tragjedi .
Nje njeri i vdekur e nje familje e traumatizuar.
Vajza do mbetet lenduar gjithe jeten ( ka vrare te atin , nuk eshte gje e vogel)
Faji????
Ka mbetur jetim si gjithmone.
Ky baba nuk meritonte te quhej baba e as bashkeshort por as vdekjen nuk e meriton. Meqe dhuna ka qene e vazhdueshme vajza dhe bashkeshortja kane patur edhe menyra te tjera ligjore per tu shkeputur nga ai person me pare dhe jo me keto pasoja kaq tragjike ( mgjt mund te thoni se ne polici te thone ik moj K..ve shko te burri apo babai se po te mban , ste besojne dhe te injorojne por jo ne te gjitha rastet, shpesh policia te merr nen mbrojtje).
Ngjarje e rende qe urojme mos ti ndodhe askujt qe te gjendet ne nje situate te tille sepse te me rrahe mamin ne sy........nuk durohet , te qelloj mbi babain........nuk e imagjinoj.
Vajzes nuk mund ti ve faj ( eshte minorene akoma) me dhimbset , eshte fatkeqe.
Jetojme ne nje shoqeri ku burri beson se eshte zot ne familje dhe mund te beje gjithcka , mund te citoj nje pjese dialogu nga nje roman per ta mbyllur...
"....-BURRI ESHTE MBRET NE SHTEPI
-PO , POR ME NJE KUSHT
-CILIN
-QE GRUAJA TE JETE MBRETERESHE......."
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top