
Shqipëria tashmë edhe zyrtarisht është në pozitën e 22-të në botë në ranglistën e publikuar nga FIFA.
Dje u dha lajmi, sot u zyrtarizua. Shqipëria ka bërë hapa gjigant në ranglistën e FIFA-s, duke rrëmbyer pozitën e 22-të.
Pas fitores kundër Francës dhe pikëve në tavolinë kundër Serbisë, është ngritur për 14 vende në këtë renditje.
Shqipëria gjendet para kombëtareve të forta si Franca, Gana, Ukraina, Rusia e SHBA.
Ranglistat i prinë Argjentina, Belgjika dhe Gjermania.
