Zvicra, vendi më i mirë për të jetuar

Arfenilla

Themelues i Forumit
Londër - اdokush kërkon që të krijojë familje në një vend ku e ardhmja është e sigurtë dhe Zvicra është vendi më i mirë për ta bërë këtë. Një studim i ri tregon se njerëzit e lindur në këtë vend, janë më të lumtur se të tjerët, më të shëndetshëm dhe më të pasur. Vendet skandinave si Norvegjia, Suedia e Danimarka po ashtu renditen në pesëshen e parë sa i takon indeksin për cilësinë e jetesës.
EIU (The Economist Intelligence Unit) e lidhur me “The Economist” kërkon të vlerësojë se cili vend siguron mundësitë më të mëdha për një jetë të shëndetshme e të pasur. Pasuria megjithatë është vetëm njëri prej faktorëve, pasi lista është e gjatë dhe në të përfshihen edhe niveli i krimit, besimi te institucionet publike dhe jeta familjare.
50b733325b94a-650x320.jpg

Vende të tjera që renditen në 10-en e parë janë Australia e cila renditet e dyta dhe më pas Zelanda e Re e Holanda. Gjysma e vendeve në dhjetëshe janë në Europë. Në mënyrë të habitshme, fuqitë e mëdha të kontinentit të vjetër si Gjermania, Franca e Britania nuk renditen në një pozitë të kënaqshme. Vendi më i keq është Nigeria.ina
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top