Një vit më parë qeveria dhe sindikata e fermerëve në Zvicër nisën së bashku një projekt për integrimin e refugjatëve në tregun e punës.
Megjithatë ata nuk po arrijnë të gjejnë punëtorë të gatshëm për të punuar në disa punë të caktuara.
Pjesë e projektit janë14 ferma që kërkojnë së paku 17 refugjatë për një vend të përkohshëm punësimi, që paguhet 3200 franga në muaj.
Unioni i Fermerëve Zviceranë bën me dije se vetëm 6 prej këtyre fermave kanë mundur të gjejnë punëtorë. Sipas mediave zvicerane, tre nga fermat e interesuara kishin anuluar ofertën e tyre edhe për shkak se nuk gjetën asnjë refugjatë.
Sekretariati Federal për Migracion bën me dije se projekti do të zgjasë deri në vitin 2018.
Shekulli