Zvicra mund Shqipërinë dhe pret biletën për Botërorin Brazil 2014

cent

...Lontano
Brazili kalon nga Tirana, për Zvicrën. Shqiptarët dalin fitimtarë nga “Qemal Stafa” por jo kuqezinjtë tanë, por ata të helvetëve, që i gëzohen biletës për në Botëror pas suksesit 2-1 në kryeqytet, me gola të Lang dhe Shaqirit, që gëzon në tokën e të parëve të tij, duke lënë shqiptarët t’i gëzohen vetëm fluturimit të shqiponjës, që hap krenare krahët mbi Tiranë.
20pplol.jpg
Sfida nis me nderimin për Klodian Duron, që i jep lamtumirën futbollit të luajtur duke marrë duartrokitjen e fundit nga publiku i tij. De Biasi hedh nga minuta e parë një skuadër të kujdesshme, me rreshtimin 4-5-1, ku spikat dhe debutimi si titullar për Gashin. Ndërsa në sulm i përzgjedhuri është Hamdi Salihi. Shqipëria është e para që ndez sinjalin, me Ramën që bën lëvizjen e tij të zakonshme duke hyrë drejt qendrës por goditja ndalet në trupin e Salihit. Një tjetër shqiptar kundërpërgjigjet në krahun tjetër, vetëm se për Zvicrën. Shaqiri merr krahun dhe godet në hyrje të zonës, por Cana devijon në goditje këndi, nga zhvillimi I së cilës Schaer për vetëm pak centimetra nuk gjen kuadratin. Janë minuta që flasin për helvetët dhe për protagonist kanë pikërisht Shaqirin, që sërish filtron mes mbrojtjes sonë duke dhënë një top të artë për kokën e Stocker, e cila për fat ndalet nga shtylla.

Shqipëria kundërpërgjigjet me Kaçen, por Benaglio tregon se është dhe ai prezent. Vetëm 60 sekonda më pas, Xhaka rrëmben ovacionet e “Qemal Stafës” për faktin e thjeshtë, se i gjendur përballë Berishës, fal Shqipërinë duke ngrënë me dëshirë një gol të sigurtë për helvetët. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, ndërsa në fraksionin e dytë Ramës I hanë menjëherë këmbët për gol kur realizon një supergoditje, por dhe Benaglios I hanë duart për të pritur një top, dhe kundërpërgjigjet siç duhet. goli I munguar dhe gol I pësuar. Në të 48-tën, Mavraj nuk ngrihet në momentin e duhur dhe mban në pozicion të rregullt Shaqirin, që ashtu si në Zvicër, na ndëshkon duke dërguar topin në fundin e rrjetës, me një mesazh të qartë dhe për tifozerinë… kur I kërkon të heshtin. Shqipëria përpiqet të arrijë me forcë barazimin dhe nis një dialog të gjatë me Benaglio, që fillimisht devijon topin e Agollit, më pas shikon t’i kalojë mbi krye goditja e Bulkut, ndërsa në të 58-tën pret mirë goditjen me kokë të Salihit. Megjithatë rastin më të mirë kuqezinjtë e kanë në minutën e 76-të, kur zëvendësuesi Roshi niset në krah dhe me Benaglio jashtë pozicioni gjen traversën në fund të rrjetës.

Por më të pamundurën e bën Salihi, me topin që bën spond për kokën e tij por çuditërisht nuk shkon brenda por jashtë. Një tjetër rast I shkëlqyer I humbur nga Shqipëria, që përkthehet në gol në krahun tjetër për Zvicrën. Lang pas një harkimi në zonë, arrin të devijojë saktë topin për golin e dytë të Zvicrës dhe të parin me fanellën e përfaqësueses, ai I sigurisë që konfirmon dhe biletën për në Brazil për Zvicrën. Minutat e mbetura sjellin dhe një shpërblim për kuqezinjtë, që në të 88-tën fitojnë 11-metërsh me Roshin, të cilin e shndërron në gol Salihi. Gjithsesi deri në fund rezultati nuk ndryshon dhe vërshëllima e kryesorit nxjerr fitimtarë shqiptarët, vetëm se ata të Zvicrës, që në Tiranë presin biletën e tyre për në Brazil, ndërsa për kuqezinjtë çështja për t’u zgjidhur para Qipros është ajo e kontratës së Gianni De Biasit.
/S.Sport
 
Titulli: Zvicra mund Shqipërinë dhe pret biletën për Botërorin Brazil 2014

Do sherbejne per plotesim golaverazhi ne kampionat boteror.
Shpresoj qe ata shqipfolesit qe luajne per ta te mos kthehen te gjalle nga BRAZILI
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top