Arfenilla
Themelues i Forumit
Shtetasi zviceran Alfred E., i cili në dhjetor të vitit 2010 vrau emigrantin kosovar 32 vjeçar, ka nisur të krenohet lidhur me kryerjen e kësaj vrasje.
Gjykata zvicerane shqiptoi dënimin prej dy vite burg me kusht dhe pagesën e dëmshpërblimit ndaj familjes së viktimës së vrarë, Luan G, informon agjencia e lajmeve INA.
Dënimi ndaj tij dhe deklarimet pas vendimit të gjykatës kanë vërshuar në mediat zvicerane. Por, vrasësi i lënë lirë, Alfred E. me deklaratat e tij ka provokuar shqiptarët.
Ai për gazetën “Blick” ka thënë se është mirëpritur nga bashkëqytetarët e tij si të ishte një kampion i botës. Deklarata e tij raciste dhe fashiste është dënuar nga mërgimtarët dhe shoqatat e shqiptarëve, të cilët pritet të reagojnë ditëve të ardhshme.
Vrasësi Alfred E. ka thënë se është i gatshëm që t`ia paguajë dëmshpërblimin familjes së Luan G., por nga ana tjetër familja është e irrituar me vendimin e gjykatës, por edhe deklarimet raciste të këtij vrasësi zviceran.
Afred E. vrau Luan G., pasi sipas tij viktima së bashku me dy persona të tjerë kishin hyrë për të grabitur në plantacionin e tij të marijuanës pranë shtëpisë së tij në periferi të Bernit.
“Kur dikush tentonte të më vidhte plantacionin, unë dilja në dritare dhe shkrepja një fishek për të frikësuar hajdutët”, ka rrëfyer Alfredi.
Ai njihet si anëtar i shënjestarëve zviceranë, që posedon aftësi të mëdha për të qëlluar dhe ka fituar disa medalje.
Vrasësi zviceran në disa raste ka ndryshuar deklaratat e tij pranë trupit gjykues, duke u kontestuar disa herë edhe nga avokatët mbrojtës.
“Unë nuk desha të vras atë, por desha vetëm që të largohet nga plantacioni im”, ka shtuar ai, ndërsa më parë kishte thënë se kishte shtënë, pasi ishte ngopur nga sulmet e njëpasnjëshme të grabitësve. (INA)