Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zoti minister i mbrojtjes

Zoti Ministër i Mbrojtjes,
më lejoni që me shumë respekt të marr guximin t'ju shpjegoj sa më poshtë vijon, dhe t'i lutem vullnetit tuaj të mirë për të bërë sforcimin e duhur për një sqarim të shpejtë të çështjes.
Jam në pritje të thirrjes nën armë. Jam 24 vjeç dhe jam i martuar me një vejushë 44 vjeçare, e cila ka një vajzë 25 vjeçe. Babai im është martuar me këtë vajzë. Kështu, aktualisht babai im është bërë edhe dhëndrri im, meqënse është martuar me vajzën time. Përveç kësaj, nusja është bërë edhe njerka ime, duke qënë gruaja e babait tim.
Gruaja ime dhe unë në muajin janar u bëmë me një fëmijë. Ky fëmijë është kështu vëllai i gruas së babait tim, pra kunat i babait tim; përveç kësaj është edhe daja im, përderisa është edhe vëllai i njerkës sime. Biri im pra është edhe daja im.
Gruaja e babait tim për Krishtlindje lindi një fëmijë, që njëkohësisht është edhe vëllai im përderisa është fëmijë i babait tim, dhe nipi im përderisa është fëmijë i fëmijës së gruas sime. Unë jam pra vëlla i nipit tim, dhe meqënse burri i nënës së një njeriu është babai i tij, rezulton që unë jam babai i vajzës së gruas sime dhe vëllai i birit të vet.
Kështu që unë jam gjyshi im!
Me shpjegimin e gjithë kësaj, ju lutem më lejoni të mos e kryej shërbimin e detyrueshëm ushtarak, sepse ligji e ndalon që babai, i biri dhe nipi të kryejnë shërbimin ushtarak në të njëjtën kohë.
I bindur që do të gjej mirëkuptimin tuaj, ju lutem z. Ministër të pranoni konsideratat e mia më të shquara.


Kjo leter eshte derguar me te vertet nga nje i ri shqiptar ne Ministrin e Mbrojtjes.
 
loooooooool

Po ky i shkreti mbase mund ti ket shpetuar ushtris ..po sbesoj ti ket shpetuar psikiatris LOL

Megjithate eshte per tu pergezu per fantazin qe paska pas LOL
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back