Zoti im dua të jem Televizor!

Kresha

A pretty face can never trick me
(u84u)Modern-Family-blank-lo-res.jpg


Një mësuese e shkollës fillore para se të përfundon mësimi i porosit nxënësit e saj që të shkruajnë për detyrë shtëpie ndaj dëshirës së tyre të flaktë e që për të i luten Zotit vazhdimisht.

Të nesërmen ajo i morri detyrat nga nxënësit dhe kur u kthye në shtëpi filloi ti lexonte, duke lexuar aq fort i ngacmoi një shkrim ndjenjat e saj sa që filloi të qante si asnjëherë më parë. Pas pak çastesh hynë burri i saj në shtëpi i cili ishte kthyer nga puna, dhe po e vetë se çfarë i kishe ndodhur qe e beri te qajë, ajo i përgjigjet duke ia dhënë letrën në dorë që ta lexoj.

Ku në të shkruante:

Zoti im, të lus me sinqeritetin më të madh në këtë natë, të lus një lutje të veçantë, që t’më bësh Televizor!.

Sepse dua ta kem një vend të veçantë në shtëpi.

Dua që t’jem epiqendra e familjes time ku të gjithë të rrinë rreth meje, dhe të më dëgjojnë pa ndërprerje, dua të pyesin për mua sikurse pyesin për të edhe pse ai ndoshta nuk punon.

Dua të jem nën shoqërim të babait dhe në ato momentet kur vjen dhe është i lodhur nga puna, gjithashtu dua edhe nëna ime të jetë nën shoqërimin tim kur ajo është e mërzitur dhe e lodhur, dua nga vëllezërit dhe motrat që të kenë mospajtime si shkak i shoqërimit me mua.

Dua ta shoh që familja ime le çdo gjë anash vetëm e vetëm të jenë pran meje, njëkohësisht dua qe Zoti imë t’më bëjë mua shkak i qetësimit dhe lumturisë së familjes time.

O Zoti im unë nuk po kërkoj shumë nga ti, vetëm e vetëm të jetoj si një Televizor!!.

Përfundoi burri së lexuari letrën dhe tha: O Zot me të vërtet ky fëmijë i varfër për ngrohtësinë familjare, si munden prindërit kështu , etj.

Mësuesja filloi të qaj edhe më shumë duke iu përgjigjur burrit se ai i cili e shkroi letrën ishte biri i tyre.

Përshtati: Arsim Kadriu

//mesazhi
 
Titulli: Zoti im dua të jem Televizor!

pse ky vete s paska ipad :p
 
Titulli: Zoti im dua të jem Televizor!

Po pret t'behet TV
 
Titulli: Zoti im dua të jem Televizor!

eshte nje realitet teper i dhimbshem....na perfeshin gjithve neve nga pak....kjo gje nuk permisohet por keqesohet dita dites
 
Pe: Zoti im dua të jem Televizor!

Edhepse po më duket se kjo është diçka më shumë fiktive,
se sa që e ka shkruarë dikush përnjëmend, mirëpo sidoqoftë
diçka e qëlluar: tv-ja , smartfonat e tabletpc-të
e kanë zëvendësuarë muhabetin e dikurshëm.
Shkon mysafir sot diku, dhe besoni vetëm mund
të thuhet se e vizitova filanin, sepse as që përfillesh
se je aty. Koka është ose kah Tv-ja ose në në facebook
apo whatsup, duke shpejtuar s'ikur t'i ikë treni t'ia kthejë
bashkëbiseduesit....
E njëjta është edhe në qytet jashtë, në autobus, tren etj...,
mund lirshëm të dalësh, e nëse dëshiron që dikush të mos të
shohë, e ke të garantuarë: sepse janë aq të zërë me smartfonat
sa që më duket se kanë humbur kontaktin edhe me realitetin.
 
Titulli: Zoti im dua të jem Televizor!

Ricky, nje video qesharake, qe i pershtatet pak a shume asaj qe thua, realiteti sot:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Titulli: Zoti im dua të jem Televizor!

Ricky, nje video qesharake, qe i pershtatet pak a shume asaj qe thua, realiteti sot:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Haha, ska faj ky, veç me dalë n'rrugë si ky me marrë me zor
dikend me ndejtë.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top