Zjarri në Londër, numri i viktimave shkon në 17

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Zjarri në Londër, numri i viktimave shkon në 17
nomi.jpg


Ka shkuar në 17 numri i viktimave pas rënies së zjarrit të fuqishëm në një grataçelë gjigante në Londër, ndërsa të plagosurit janë me dhjetëra. Autoritetet shprehen se nuk presin të gjejnë persona të gjallë në kullën “Grenfell Twoer”.

Shefi i zjarrfikësve, ka nënvizuar që akoma nuk është e mundur të jepet një bilanc i saktë i viktimave, pasi duhen javë që të verifikohet e gjithë ndërtesa e shkrumbuar tashmë.

Policia ka saktësuar se përveç viktimave, ka akoma familjarë që kërkojnë njerëzit e tyre të afërt nga të cilët nuk kanë asnjë kontakt pas tragjedisë. Zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës, ku disa pjesë të ndërtesës vazhdojnë të digjen.

Ndërkohë Mbretëresha Elisabeth ka dërguar një mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave nga “Buckingham Palace”. “Lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në “Grenfell Twoer” si dhe shumë personave që janë në gjendje të rëndë në spital”.

gazeta-Shqip.
 
Jane gjendur arsyet cfare e shkaktoi zjarrin?

Alarm s'kishte ai vend dhe ato rubinetat zjarrfikse ne raste urgjente si kjo?!
 
Turp për teknologjinë dhe inteligjencën e sotme!
Njerëzit flejnë dhe marrin paga të gatshme
kurse ndërtesa digjet e tëra me gjithë ato viktima ... :shokim:

Dhe çka është interesant, pas gjithë atij zjarri nuk shembet....
 
Back
Top