Zinaja – humnerë pa fund

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Zinaja – humnerë pa fund

Para fundit të kësaj bote, kur të vdesin besimtarët, do të mbesin njerëzit më të këqinj të cilët do të bëjnë zina haptazi siç e bënjë gomarët apo qentë. Mbi ta do të ndodhin trishtimet e Ditës së Kijametit. I dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: ‘Nuk do të përfundojë kjo botë derisa njeriu të mos e marrë një femër dhe të mos e shtrijë atë në rrugë (duke bërë zina), pra njeriu më i mire në atë kohë do të jetë ai që do t’ju thotë: ‘Sikur të ishit strehuar pas këtij muri.’ Pikat e kësaj të keqe të paralajmëruar në këtë hadith, i kanë lagur brigjet e moralit në kohën tone. Sikur të kishte kaluar i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem këtyre ditëve nëpër pushimoret, vendbanimet, nëpër rrugët dhe tregjet tona e t’i thotë këto fjalë. Cfarë mendoni, a e ka përshkruar kohën tone dhe atë që bëhet nëpër qytetet dhe fshatrat tona? Ndoshta Dita e Kijametit është afër… Apo ka ardhur dita e vetëdijëshmit dhe i virtytit?!

Një prej mëkateve më të mëdha. E keqja më e madhë prej të gjitha të këqijave. Mollë e mire me shijen e helmit. Margaritar shumë i bukur me vlerë balte, paste e ëmbel që e mbyt atë që e kafshon – kjo është zinaja, kurvëria, çdo marrëdhënie ****uale jashtë martese.

Filimi është i ëmbël, ndërsa fundi i saj është pikëllim, pendim dhe mërzi.

Në filim është plotë me lëngje të ëmbla, por fundin e ka plot me qelb, lotë dhe me helme gjarpërinjsh. Sa fëmijë janë mbytyr për shkak të kurvërisë, të mbytyr në ujë, të shtypur, në hedhur nëpër kazane plehrash. Sikur të dëgjohej britma e tyre, akuza e tyre, do të dridheshin qiejt dhe toka, ndërsa vajtimi i tyre do t’i shqetësonte të vdekurit. Pse janë vrarë, çfarë mëkati kanë bërë ata? Ata janë mbytyr për shkak të epsheve të pakontrolluara shtazarake të prindërve të tyre. Ndërsa

‘Dhe kur të pyeten ata vajza të varrosura të gjalla, për çfarë mëkati janë mbytyr ato?[Tekvir, 8-9]

Pse ju vjen çudi njerëzve që ëhstë paraqitur murtaja e bardhë? Pse njerëzit po çuditen kur AIDS-I po e merr haraçin e saj? Pse çuditen ata me paraqitjen e sifilisit, gonoresë, dhe me haraçin të cilin ata e marrin, ndërsa njerëzit ato i kanë prodhuar me duart e tyre, apo të themi më mire, me të keqen e tyre, me kurvërinë pa kufij. Askish nuk flet për moralin, për ndershmërinë, për martesën dhe për besnikërinë në të. Përkundër kësaj, në një reklamë të dy fëmijëve të përqafur të moshës 12 vjeçare (një djalë dhe një vajzë), poshtë tyre shkruhet. Nëse beni budallallëqe të tilla, atëherë bëjini në mënyrë të drejte’, domethënë, përdorni kondom(prezervativ)!!

Turp! A është çudi që këtë botë po e godasin të tilla katastrofa të cilat më pare nuk kanë goditur?! Për shkak të asaj që po bëjnë njerzit janë paraqitur çrregullime dhe trubullira në qiej e në tokë, në tokë dhe në det, ndërsa gjëja e keqe apo njëra ndër gjërat më të këqija që kryhen është kurvëria. Vallë a nuk kanë frikë njerëzit të cilët bëjnë zina, ndërsa ende në vetvete kanë njerëzi dhe krenari, se nesër dikush do të bëjë zina edhe me vajzat e tij? Apo me nënëat e tyre ose me motrën më të dashur?

Erdhi te i dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem në djalosh i ri i cili i tha: ‘O i dërguari i Allahut, më lejo që të bëjë zina.’ Njerëzit kur e dëgjuan këtë, filluan ta qortojnë, ndërsa i dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: ‘A do të dëshiroje që dikush të bëjë zina me nënën tënde?’ ‘Jo, o i dërguari i Allahut’ – u përgjigj djaloshi. ‘A do të dëshirojë që diksuh të bëjë zina me motrën tënde?’ – e pyeti i dërguari i Allahut. ‘Jo o i dërguari i Allahut’. ‘As njerëzit e tjerë nuk dëshirojnë që të bëhet zina me nënat, motrat dhe tezet e tyre’ – i tha Pejgabmeri sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Pas kësaj, e vendosi dorën e tij fisnike në kokën e djaloshit dhe e tha duanë: ‘O Zot, falja mëkatet e tij, pastroja zemrën, ruaje oraganin e tij gjential (me qëllim që të mos bëjë zina).’ Pas kësaj, ky djalosh kurrë nuk bërë më zina.

Për këtë, duaja që rekomandohet për çdo djalosh apo vajzë që dëshirojnë ta ruajnë pastërtinë e zemrës dhe bukurinë e fytyrës së tyre është kjo. Rabbigfir li dhenbi, ve tahhir kalbi, ve hassin ferxhi.’(O Zot, m’i fal mëkatet e mia, ma pastor zemrën time ma ruaj organin gjential).

Transmetohet prej të dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: ‘Derisa isha në gjumë një nate, pashë në ëndërr dy nerëz të cilët më kapën për dorë dhe më çuan deri te një kodër e madhe dhe me than: ‘Ngjitu.’Une ju thashë: ‘Nuk mund të gjitem.’ Ata më thane: ‘Ne do të ndihmojmë.’ Unë u ngjita dhekur isha në mes të kodrës, dëgjova disa zëra. Pyeta: ‘Kush janë këto zëra?’ Ata më thane: ‘Ato janë vajtimet e banorëve të Xhehenemit.’ Pastaj më morën dhe arritëm deri te një grup i nerëzve, më të trashë se ata kurrë nuk kam parv, erë më të keqe se era e tyre nuk kam ndier dhe më të shëmtuar se ata kurrë nuk kam pare. Ata qëllonin token sikur të defilonin. Pyeta: ‘Kush janë këta njerëz?’ ata më thane: ‘Janë zinaqarët dhe zinaqaret.

Transmetohet prej Aliut r.a se ka thënë: Në Ditën e Gjykimit deri te njerëzit do të depërtojë në erë e keqe që do t’i shqetësoje besimtarët dhe mosbesimtarët. Kur ajo erë të bëhet e padurueshme dhe kur gati t’u zërë frymen, do të dëgjohet në zë që do t’ju thotë: A e dini se çfarë është kjo erë e keqe që po ju shqetëson? Njerëzit do të thonë: Nuk e dime. E dime se është bërë e padurushme. Atëherë zëri do t’u thotë: Kjo erë e keqe vejn prej organeve gjentiale të zinaqarëve dhe zinaqareve të cilët kanë vdekur, dhe të cilët nuk janë penduar.

Ibn Kajjimi el Xheuzijje ka thënë: Sikur zinaqari ta dinte se çfarë ëmbëlsie fshihet në ndershmëri dhe se sa ndjenjë të lumturisë dhe të kënaqësisë ka bartësi i saj në gjoksin e tij, do të shohë se ajo që i ka ikur prej atyre kënaqësive është më e madhe sesa kënaqësitë të cilat i ka përjetuar duke bërë zina. Zinaqarët përjetojnë pikërisht të kundërtën e asaj pas së cilës ngarendin. Kush i kërkon kënaqësitë e kësaj botë në ato gjëra të cilat i ka ndaluar Allahu xh.sh, Ai do ta dënojë, dhe ai do të perjetojë dhembje dhe vuajtje. Nje edhe nga pasojat të pashmangshme të zinasë është varfëria.


Teuhid.net

 
Pe: Zinaja – humnerë pa fund

Në filim është plotë me lëngje të ëmbla, por fundin e ka plot me qelb, lotë dhe me helme gjarpërinjsh. Sa fëmijë janë mbytyr për shkak të kurvërisë, të mbytyr në ujë, të shtypur, në hedhur nëpër kazane plehrash. Sikur të dëgjohej britma e tyre, akuza e tyre, do të dridheshin qiejt dhe toka, ndërsa vajtimi i tyre do t’i shqetësonte të vdekurit. Pse janë vrarë, çfarë mëkati kanë bërë ata? Ata janë mbytyr për shkak të epsheve të pakontrolluara shtazarake të prindërve të tyre. Ndërsa

‘Dhe kur të pyeten ata vajza të varrosura të gjalla, për çfarë mëkati janë mbytyr ato?
Kjo ska lidhje fare iher,se ata femije qe hidhen ne uje ne plehra smund te jene vec si shkak e marredhenieve jashte martese...Kemi pare dhe mjaft raste kur burri ka dashur femije mashkull e pasi e kane pare ne EKO qe ka femije femer e ka detyruar gruan te abortoje...Jo cdo femije qe hidhet ne plehra apo lihet ne jetimore eshte femije i jashteligjshem...Kemi pare nena dhe baballare qe per arsye ekonomike i kane dorezuar femijet ne jetimore per te menduar nje jete me te mire per ta,pra keta femije ne nje familje e mbrenda marteses kane lindur...
Cdo gje lidhet tek njeriu,cfare ndjenjash ka,si e perjeton lindjen e femijeve...Po ai mashkulli ne maternitetin e Tiranes qe hodhi femijen nga kati i 4?Femija i tij ishte fundi i fundit me gruan e tij e kishte...Mos ngaterroni gjerat me perralla,se ndjenjat per femijen e deshiren prinderore sta krijon as feja,as martesa as marredheniet ****uale jashte martese,por i krijon njeriu vete...
 
Titulli: Zinaja – humnerë pa fund

Mos ngaterroni gjerat me perralla

Po te ishin perralla, nuk do t'ishin miliarda njerez te ketij besimi fetar. Te quhen parimet fetare "perralla", jane fjale qe vine nga njerezit qe s'kane njohuri te mjaftueshme per besime fetare.
 
Pe: Titulli: Zinaja – humnerë pa fund

Po te ishin perralla, nuk do t'ishin miliarda njerez te ketij besimi fetar. Te quhen parimet fetare "perralla", jane fjale qe vine nga njerezit qe s'kane njohuri te mjaftueshme per besime fetare.

Lexoje fjaline komplet jo vende-vende...Se nuk eshte feja qe te krijon ndjenjen prinderore,pasi i bie prinderit tone ateiste nuk paskan pase ndjenja prinderore per ne,por na paskan rritur hajt ashtu per gjynah,e sevap...
Te jesh besimtar sdo te thote te jesh prind me i mire se dikush qe nuk beson...
 
Titulli: Zinaja – humnerë pa fund


Zinaja – humnerë pa fund
Një prej mëkateve më të mëdha. E keqja më e madhë prej të gjitha të këqijave. Mollë e mire me shijen e helmit. Margaritar shumë i bukur me vlerë balte, paste e ëmbel që e mbyt atë që e kafshon – kjo është zinaja, kurvëria, çdo
marrëdhënie ****uale jashtë martese.

Filimi është i ëmbël, ndërsa fundi i saj është pikëllim, pendim dhe mërzi.



Titulli konsideroje se eshte shume i qelluar, sepse sa do qe mundohesh fundin kurre kerkush s'ja ka gjet :p:predru::p
 
Titulli: Zinaja – humnerë pa fund

pasi i bie prinderit tone ateiste nuk paskan pase ndjenja prinderore per ne,

Ajo ndjenje eshte e ngulitur thelle ne shpirtin e njeriut nga ana a Zotit.

Te jesh besimtar sdo te thote te jesh prind me i mire se dikush qe nuk beson...

Nqfs e ke fjalen per "besimtaret", me vend e ke. Nqfs flet per BESITMARET e duhur sic duhet, s'pajtohem.
 
Titulli: Zinaja – humnerë pa fund


Amoraliteti ( zinaja )​


Thotë Allahu teala në Kur’an:

”Dhe MOS iu afroni amoralitetit ( zinasë ), sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe”( el-israë 32).


Dhe thotë Allahu teala: ”Edhe ata të cilët që pos Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, dhe nuk bëjnë amoralitet ( zina ), ndërsa kush I punon këto, ai e gjen ndëshkimin. Atij I dyfishohet dënimi ditën e kiametit dhe aty mbetet I përbuzur përgjithmonë. Përveq atij që është penduar ………”( el-furkan 68-70).

Thotë Allahu teala ne Kur’an: ”(dispozitë obliguese është që ) Zinaqaren dhe zinaqarin ti rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna” deri tek fjala e Allahut teala në këtë ajet “ … Le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh “( en-nur 2).

Kanë thënë dijetarët: Ky është dënimi për zinaqaren dhe zinaqarin në dunja nëse kanë qenë beqar të pamartuar, e nese kan qenë të martuar apo kan qen të martuar qoftë edhe një herë në jetë, atëher gurzohen derisa të vdesin, sikurse ka ardhur në sunetin e Pejgamberit alejhi selam, nese nuk zbatohet dënimi për zinaqarët në dunja dhe vdesin pa u penduar atëher dënohen në zjarr me kamxhik nga zjarri, sikurse është shkruar në librin Zebur meparë: Se zinaqarët janë të lidhur për me organet e tyre në zjarr dhe rrahen me kamxhik të hekurit, e kur të kërkojnë që të ju ndërpritet rrahja, thërret rojtari I xhehenmit: Ku ka qenë ky zë, e ti duke qeshur e dëfruar dhe duke mos pasur frikë Allahun teala, ke vepruar gjunahe dhe nuk je turpëruar nga Allahu teala.

Ka thënë Pejgamberi alehi selam: ”Nuk bën zina (amoralitet ) zinaqari duke qenë besimtarë, dhe nuk pi alkool perderisa është besimtar, dhe nuk vjedh vjdhësi perderisa te jetë besimtarë “(Transmeton Buhariu dhe Muslimi )

Poashtu ka thënë Pejgamberi alejhi selam: ”Kur robi bën amoralitet (zina) largohet nga ai imani dhe qëndron përmbi kokën e tij sikur hije, e kur ai largohet nga zinaja kthehet imani tek ai” (Ebu davudi dhe Tirmidhiu ndërsa sheikh Albani ka thënë se hadithi është I vërtet)

Ndërsa në një tjetër hadith thotë Pejgamberi alejhi selam: ”Tre personave nuk iu flet Allahu teala në ditën e kiametit, dhe nuk shikon në ta, nuk I pastron ata, dhe për ta ka dënim të dhimshëm plakin zinaqarë, udhëheqsin gënjeshtarë, fukaran mendjemadh."

Ibn Mesud radiAllahu anhu ka thënë:
I thash: o I Dërguari I Allahut: cili është mëkati më I madh ? Ka thënë: ”Të adhurosh dikë tjeter përveq Allahut teala e Ai të ka krijuar,“ pastaj cili? Tha:” të mbytësh fëmiun tënd nga frika se nuk mundë ta ushqesh”, pastaj cili: Tha: ”Të bësh amoralitet me gruan e kojshis”.
Ka zbritur Allahu teala argument që e vërteton këtë ku thotë: ”Edhe ata të cilët që pos Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër, dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, dhe nuk bëjnë amoralitet…” deri tek fjala e Allahut teala “Përveq atij që është penduar…” (el-Furkan 68-70).


Shiko pra Allahu të mëshiroftë se si e ka krahasuar zinan me gruan e kojshis me shirkun dhe me mbytjen e njeriut pa të drejtë.


Në sahihun e Buhariut transmetohet hadithi i Pejgamberit alejhi selam nga Semrete bint Xhundub tregon se Pejgamberit alejhi selam i kanë ardhur në ëndërr Xhibrili dhe Mikaili alejhi selam e kanë marrë Pejgamberin alejhi selam e cili thotë: "Dhe vazhduam rrugë kur arritem tek nji vend hyrja e të cillit ishte e ngushtë kurse fundi i sajë ishte i gjëre, e në te u ndëgjonin disa rlnkume dhe zëra, kur shiquam në te kishte burra dhe gra të zhveshur, dhe hudhej mbi ta valë dhe qelbësira, e kur i binte kjo mbi ta ndienin dhimbje të madhe. I thashë, o Xhibril kush janë këta? Tha: Këta janë lavirët dhe laviret".

Këta pra janë burrat dhe gratë jo të moralshme, kurse ky do të jetë dënimi për ata deri në diten e kijametit.


Nga Mekhul el-Dimeshkij tregohet të ketë thënë se banorët e xhehennemit e ndëgjojnë një erë shum të keqe, dhe thonë nuk kemi ndëgjuar erë më të keqe se kjo, e ju thuhet atyre, kjo është era qe del nga trupat e zinaqarve.

Poashtu Ibni Zejdi ka thënë i cili është njëri prej komentatorëve të Kuranit se ka thënë: Banorët e xhehennemit janë të shqetësuar nga era e zinaqarëve, kurse në dhjetë ajete që Allahu teala ia zbriti Musait alejhi selam qëndronte: Dhe mos vjedh, e as mos bën amoralitet, keshtu që ta largoj shiqimin Tim në ty.


Kjo është këshillë për të Dërguarin e Allahut alejhi selam, e si do të jetë puna për të tjerët që nuka janë fare në graden e Pejgamberëve.


ثshtë transmetuar nga Pejgamberi alejhi selam se Iblisi i tubon ushtrin e tij në tokë dhe ju thotë: Cili prej juve do ta qon në humbje një musliman, do të ia vendosi kuroren në kokën e tij, dhe ai që bënë më shumë çrregullime, do të jetë më afër meje, i vjen më pas nji shejtan dhe i thotë: Nuk jam larguar nga filani përderisa nuk e ndava nga grueja e tij, shejtani i thotë: Nuk paske bërë asgjë, ai do të martohet me ndonjë tjetër, pastaj i vjen nji tjetër dhe i thotë: Nuk jam larguar nga filani derisa mes tij dhe vëllaut të tij futa armiqësi, i thotë shejtani: Nuk paske bërë asgjë, ai do të pajtohet me vëllaune tij, pastaj vjen një tjetër, dhe i thotë: Nuk jamë larguar nga filani derisa e qova atë në zina (amoralitet), i thotë këtij iblisi: Të lumtë ty për ate që ke vepruar, dhe i ofrohet atij dhe ai vendos kurorën në kokën e tij".

Allahu na ruajt nga kurthat e shejtanit dhe mashtrimet e tij.




Marrë nga Libri El-Kebair
Autor: Imam Dhehebiu




 
Redaktimi i fundit:
Back
Top