Zig-zaget e kuqezinjve më 2011-ën

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
ثndërruam shumë, por në fund sërish mbetëm të parafundit. Ndeshja me Bjellorusinë për t’u mbajtur mend



Rezultatet e vitit 2011



09 Shkurt 2011 Miqësore Shqipëri – Slloveni 1 – 2

26 Mars 2011 Eliminatore Shqipëri – Bjellorusi 1 – 0

07 Korrik 2011 Eliminatore Bosnjë – Shqipëri 2 – 0

20 Korrik 2011 Miqësore Argjentinë – Shqipëri 4 – 0

10 Gusht 2011 Miqësore Shqipëri – Mali i Zi 3 – 2

02 Shtator 2011 Eliminatore Shqipëri – Francë 1 – 2

06 Shtator 2011 Eliminatore Luksemburg – Shqipëri 2 – 1

07 Tetor 2011 Eliminatore Francë – Shqipëri 3 – 0

11 Tetor 2011 Eliminatore Shqipëri – Rumani 1 – 1

11 Nëntor 2011 Miqësore Shqipëri – Azerbajxhan 0 – 1

15 Nëntor 2001 Miqësore Maqedoni-Shqipëri 0 – 0



Shqipëria ka mbyllur një edicion futbollistik, i cili na tregoi edhe një herë se kemi ngelur në vend-numëro. Këtë e tregon edhe renditja, kur ashtu siç pritej, vetëm Luksemburgu modest ishte një vend më poshtë. Trajneri Josip Kuzhe bëri një punë të mirë në fillim në drejtimin e kombëtares shqiptare. I gjithë opinioni sportiv ishte entuziast dhe, paçka se në fund fatura i drejtohet vetëm skuadrës së futbollit dhe FSHF-së, një përqindje të vogël të fajit e ka pasur edhe opinioni që dashur apo padashur, kaloi në eufori të gjithë përfaqësuesen e Shqipërisë.

ثndërruam shumë, por në fund sërish e kuptuam se ishte një “film” i vjetër, si ato që përsëriten për nostalgji në Kinema. Viti 2011 nisi me një miqësore të humbur më 9 Shkurt ndaj Sllovenisë në shifrat 2-1 në “Qemal Stafa”. Por që u pasua nga një prej ndeshjeve më të bukura të përfaqësueses kuqezi, pikërisht më 26 mars përballë Bjellorusisë. Atë natë të besuarit e Kuzhes ngjanin si Brazili, Anglia, Gjermania, Italia…ngjanin si SHQIPثRIA që të gjithë kishim ëndërruar.

Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë për vetë performancën që dhuruan kuqezinjtë në fushën e blertë. Ndërkohë që data 7 korrik në Bosnje-Hercegovinë na uli me këmbë në tokë. Një pjesë e parë e mirë e Shqipërisë. Ndërkohë që e dyta pas një gabimi fatal të trajnerit me zëvendësimin e Bogdanit (të vetëpranuar edhe nga Kuzhe në fund të ndeshjes) na ndëshkoi. Humbëm 2-0 dhe arkivuam ëndrrën e madhe për të prekur një botëror apo europian.

Për tu “fshehur pas gishtit” më 20 korrik fiksojmë një miqësore me Argjentinën, mungojnë shumë lojtarë titullar, humbasim 4-0, një rezultat logjik duke parë forcën e kundërshtarit dhe organikën e cunguar të kuqezinjve. Në “Loro Boriçi” na rikthehet buzëqeshja, por vetëm në miqësoren 10 gushtit ndaj Malit të Zi. Fitojmë 3-2 dhe lavdërohet elementi i ri. 2 shtatori na vendos përballë Francës në “Qemal Stafa”.

E nisim të përgjumur, pësojmë 2 gola në pjesën e parë. Zgjohemi në të dytën, arrijmë të shënojmë me “Bogun”, por vetëm kaq. “Gjelat” na mposhtin 2-1. Data 6 shtator historike për Luksemburgun dhe për t’u shënuar me të zezë në kalendar për Shqipërinë. Mundemi nga “kamerierët” e Luksemburgut në një sfidë ku, veç trajnerit Kuzhe, kritikohet edhe Ujkani për golin e dytë të pësuar.

Gjithsesi e mbyllëm me 9 lojtarë pas 2 kartonëve të kuq të Agollit dhe Bogdanit. Gati një muaj më vonë (7 tetor) në Francë na pret furia e të besuarve të trajnerit Lorent Blank. Pësojmë 3, humbim sfidën, por fitojmë Odise Roshin. Ndeshja e 11 tetorit ndaj Rumanisë shërben vetëm për statistikë, barazojmë 1-1 dhe e mbyllim grupin të parafundit në kuotën e 9 pikëve.

Por veç largimit të trajnerit Kuzhe, tashmë humbja më e madhe për Shqipërinë ishte ajo e kapitenit Altin Lala, fantazistit Ervin Skela dhe të tjerë. Dy miqësoret e fundit ndaj Azerbajxhanit dhe Maqedonisë treguan qartë se kemi ende probleme, të cilat duhet të fillojmë t’i riparojmë që nga sezoni i ri, duke filluar që nga zgjedhja e trajnerit, i cili ende mbetet enigmatik për kombëtaren kuqezi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top