Zidane: Fundi i karrieres sime, i trishtuar

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Zidane: Fundi i karrieres sime, i trishtuar

7107.jpg


"Kam mbyllur karrieren time sportive me nje imazh shume te trishtuar. Godita me koke ndaj Materazzi-t".


Keshtu shprehet Zinedine Zidane per te perditshmen franceze "Le Parisien", duke kujtuar finalen e Boterorit Gjermani 2006, ku Italia fitoi titullin kampion.

"Eshte nje kujtim i trishtueshem dhe fundi i karrieres sime nuk ishte i bukur. Kur u ktheva ne dhomat e zhveshjes kisha nje boshllek", rrefen Zizu.

Pavaresisht se eshte ndjere i fyer, "princi i Algjerise", pranon se nuk do te kishte reaguar ne ate menyre.

"Kur u ktheva ne dhomat e zhveshjes nuk provova ndjenjen e padrejtesise. Nuk ishte zgjedhja me e mire qe duhet te beja. Dhe te mendosh se sa here jam fyer nuk kam reaguar kurre ashtu", sqaron ish-kapiteni i kombetares franceze.

Nuk kerkon te justifikohet, por kujton se ne ate kohe nena e tij ishte ne spital dhe ndoshta fyerja per te emen pikerisht ne ate moment, nuk ishte e mire.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top