Zhytësit zbulojnë thesarin romak në anijen e mbytur 1600 vjet më parë
Dy zhytësit e dinin që do të zbulonin diçka të veçantë në ujërat e cekëta të portit të lashtë romak të Cezare, në Detin Mesdhe. Ajo që ende nuk kishin kuptuar, ishte fakti se kishin zbuluar një anije të vjetër 1600-vjeçare bashkë me ngarkesën e saj brenda.
Një studim nënujor i kryer në javët e fundit ka zbuluar rëndësinë e zbulimit të ndodhur në fund të prillit.
Zhytësit gjetën një llambë bronzi të zbukuruar me imazhin e mbretit të lashtë romak, Sol, një statujë të perëndeshës Hënë dhe shumë objekte të tjera. Një nga zbulimet më të rëndësishme ishin 2 objekte metalike me peshë rreth 20 kg secila, të përbëra nga mijëra monedha të përziera së bashku në formën e objektit në të cilin ishin mbajtur.
Monedhat mbajnë imazhin e perandorit Konstantin, i cili sundoi Perandorinë Romake në shekullin e 4, dhe të rivalit të tij, Licinius, i cili drejtoi Perandorinë Romake lindore për një farë kohe.
Mendohet se anija është mbytur në ujëra të cekëta për shkak të erërave të forta dhe shtresa e rërës e mbajti të fshehur atë për më shumë se 1000 vjet
“Statujat metalike janë zbulime të rralla arkeologjike, sepse në ndikimin e ujit ato shpërbëhen dhe riciklohen. Në këtë rast ato kanë qëndruar brenda anijes së mbytur dhe në praninë e rërës i kanë shpëtuar riciklimit”, thotë Jacob Sharvit, një nga drejtuesit e zbulimit.
g.shqip