Zhvillimi i individit nëpër etapa

JetMir

Antarë i Respektuar
PUNIM INDIVIDUAL NGA LثNDA E PSIKOLOGJISث

Zhvillimi i individit nëpër etapa

Psikologjia është shkencë e cila merret me studimin e jetës psikike, gjegjësisht të jetës shpirtërore të njeriut.
Emri i saj rrjedh nga fjalët greqishte: “ psyche ” qëdo tëthotë shpirt dhe fjalës tjetër “ logos “ që do të thotë shkencë.
Lënda e psikologjisë është studimi i dukurive psikike dhe zbulimi i ligjshmërive të paraqitjes dhe zhvillimit të tyre.
Jeta psikike e njeriut është mjaft e ndërlikuar dhe dinamike. Ajo përbëhet nga një numër i madh i dukurive psikike, siç janë:
- proceset psikike,
- gjendjet psikike dhe
- cilësitë psikike.
Proceset psikike dhe gjendjet e veçanta në jetën e njeriut nuk zhvillohen në mënyrë të pavarur njëri prej tjetrit, sepse janë të lidhura midis veti dhe se vetëm kështu e karakterizojnë personalitetin e tij, pra të vetë njeriut.
Personaliteti i njeriut paraqet tërësinë e funksionimit harmonik dhe integral të specifikave të tij.
Personaliteti i njeriut zhvillohet gjatë gjithë jetës së tij. I tërë ky zhvillim ndahet në 4 periudha apo etapa, të cilat janë:
- fëmijëria,
- mosha e rinisë,
- mosha e pjekurisë dhe
- mosha e pleqërisë.



Mosha e fëmijërisë

Periudha e parë, mosha e fëmijërisë zgjat që nga lindja gjer në pubertet (i cili është ndërmjet viteve të 12-ta dhe 14-ta).
Gjatë periudhës së fëmijësisë zhvillimi i personalitetit është mjaft dinamik. Prandaj në kuadër të kësaj periudhe dallohen disa nënperiudha të fëmijërisë siç janë: fëmijëria e parë - gjer në fund të vitit të dytë të jetës, fëmijëria e hershme - gjer në fund të vitit të gjashtë, fëmijëria e mesme - nga viti i gjashtë deri në vitin e nëntë, dhe fëmijëria e vonshme - është deri në mbarimin e vitit të dymbëdhjetë.
Në fëmijërinë e hershme rol të rëndësishëm luajnë faktorët e rrethit social. Te këta faktor më të rëndësishëm janë prindërit e fëmijës, veçanërisht nëna, pasi nga kjo fëmija mëson sjelljen dhe pastërtinë. Përveç këtyre deri në vitin e dytë tek ai zhvillohen të njohurit elementar dhe funksionet motorike: fëmija fillon të ecën, të flasë, mësohet të jetë i pastër, i zhvillon ndjenjat, fillon të formojë konceptin për veten dhe të ndërtojë qëndrimin ndaj njerëzve të tjerë. Momente të rëndësishme për personalitetin e fëmijës janë edhe ngjarjet e ndryshme nëpër etapa. Kështu për shembull pasi të shkojë në shkollë, aftësitë mendore dhe motorike zhvillohen edhe më shumë. Prandaj, fëmija bëhet më i pavarur dhe i duket si me qenë në një ambient të rij, ku e zhvillon vetëdijen dhe aktivitetin e vullnetshëm të tij. Tani më i di rragullat themelore morale të rrethit në të cilin jeton. Zhvillimi i të gjithë këtyre karakteristikave të personalitetit të tij fillon të bëhet në nënyrë të organizuar dhe nën kontrollin e shkollës, kur më ai fillon të mësojë si të shkruajë , si të lexojë, të mësojë për nocione të reja dhe të shprehet edhe të mendojë më saktësisht. Jeta kolektive në shkollë tek ai ndikon për formimin e ndjenjave sociale dhe formimit të cilësive të karakterit.
Nëse fëmija mbërin të bashkëpunojë me fëmijët e tjerë dhe nëse armiqësohet dhe nënçmohet nga shokët, kjo gjë mund të shkaktojë formimin e disa cilësive siç janë frika, turpi ose cilësitë e kundërta më to si agresiviteti dhe dëshira e tepëruar që të dallohen nga të tjerët.
Në kohën kur fëmija fillon të shkojë në shkollë, pra në moshë ende të vogël i lindin interasat për të mësuar në tërësi, por lindin edhe interesa për disa lëndë të veçanta. Për këtë të fundit nxënësi nuk është në gjendje të thotë se përse i pëlqeu një lëndë më shumë se një tjetër. Kjo është si rezultat se fëmija ka një interesim për atë lëndë. Më shpesh fëmijët tregojnë interes te ata lëndë që atyre u duket se mësuesi më mirë e spjegon, ose tregojnë interes të veçantë në ato fusha veprimtarije, për të cilat tregojnë interes dhe merren njerëzit e tyre të afërt, të familjes. Kjo e nxit fëmijën e kësaj moshe për një interesim të tillë. Mirpo, sado që interesat e fëmijëve të kësaj moshe të jenë relativisht të shumëanshme, ato janë të pa qëndrueshme dhe jo aq aktive. Për zhvillimin e interesave të sumëanshme, të qëndrueshme dhe aktive duhet të plotësohet puna edukative - mësimore mbrenda shkollës dhe punës jashta shkollore. Organizimi dhe drejtimi i leximeve jashtë shkollore, pjesmarja në praktikën revolucionare, ju jep një shtytje të fuqishme zhvillimit të interesave të fëmijëve të kësaj moshe. Mësuesi i kujdesshëm, krahas zhvillimit të interesave të shumëanëshme të fëmijëve, nxit zhvillimin edhe të interesave më të përcaktuara. Mësuesit janë ata të cilët duhet të kujdesen për fëmijët derisa ata janë në shkollë. Duhet ta shfrytëzojnë kureshtjen e tyre, pasi zakonisht janë kureshtarë, si pikënisje për të zhvilluar dhe edukuar interesat e tyre. Duke zhvilluar aftësitë në procesin e mësimit, punës dhe edukimit ushtarak, nxënësi rrit rezultatet e punës, njeh nëpërmjet këtyre rezultateve forcën e vet dhe formon tiparet e karakterit.
Kur vëmë re që një fëmijë meret më shumë me një veprimtari të caktuar, atëherë themi se ai ka prirje për këtë lloj veprimtarije. Fëmijët merren zakonisht me atë lloj veprimtarije ku gjejnë zbatim aftësitë e tyre të mëdha.
Aftësitë duke i siguruar nxënësit sukses në veprimtari e nxisin atë që të merret vazhdimisht me këtë lloj veprimtarije.
Te fëmijët disa prirje shfaqen që në moshën e vegjëlisë. Të tilla janë prirjet për punë me dorë dhe për punë mendore. Familja, kopshti i fëmijëve dhe shkollat duhet që ti çmojnë dhe ti nxisin të zhvillohen këto prirje të fëmijëve të vegjël dhe të atyre që shkojnë në shkollë, sepse prej tyre varet zhvillimi i aftësive të veçanta dhe të përgjithshme. Që fëmijët ti zhvillojnë prirjet dhe aftësitë e tyre duhet vendosur në bazë të të gjithë veprimtarisë së saj mësimore - edukative si në mësim, punë prodhuese, edukim fizik dhe ushtarak etj.
Aftësitë dhe shkalla e zhvillimit të tyre nuk përcaktohen vetëm me sasinë e produkteve dhe të veprimtarisë, por edhe me cilësinë dhe origjinalitetin e produkteve të saj.
Në qoftë se për shembull ne vëmë re se një nxënës dallohet prej një tjetri për një ritëm të shpejtë në përvetësimin e njohurive matematike, tregohet organizator në punën për prodhim dhe gjen mënyrat më të përshtatëshme për të aritur deri te rezultati i vërtetë. Atëherë për këtë nxënës themi se është i aftë për të punuar vetë dhe për të udhëhequr të tjerët. Po nëse te ky nxënës në veprimtarinë matematike dhe në punë vëmë re shenja të theksuara të një veprimtarie që siguron zgjedhjen origjinale të problemeve matematike dhe të organizimit të punës, në këtë rast ne mund të themi se me të vërtetë ky nxënës është i talentuar.
Aftësitë formohen dhe zhvillohen në veprimtari, prandaj për edukimin e fëmijëve të moshës së ulët shkollore duhet të krijojnë kushte sa më të favorshme për një veprimtari sa më të shumëllojshme.
Në disa raste nxënësit të lënë përshtypjen sikur janë të paaftë ngaqë u mungojnë njohuritë e nevojshme dhe dashuria për punë nuk është e mjaftueshme. Jeta e shkollës tregon se nxënësit e prapambetur mbeten prapa në mësime jo sepse u mungojnë aftësitë për të kuptuar dhe zotëruar njohuritë, por sepse u mungon dëshira dhe aftësia për t’u shtruar në punë.
Zhvillimi i aftësive ka lidhje të ngushta me edukimin e tipareve të karakterit, me qëndrimin e njeriut ndaj punës, ndaj njerëzve të tjerë, shoqërisë në tërësi dhe ndaj vetes. Kështu për shembull qëndrimi aktiv i nxënësit ndaj punës dhe mësimit ushtron një ndikim të thellë dhe pozitiv në zhvillimin e aftësive. Në zhvillimin e aftësive rol të rëndësishëm luajnë edhe qëndrimi kritik i nxënësit ndaj sukseseve, që arijnë në punë e në mësim si dhe maturia dhe takati i mësuesit në kërkesat ndaj çdo nxënësi të tij.
Përdorimi i metodave problemore dhe kërkimore në punën mësimore ndihmojnë mjaft për zhvillimin e aftësive dhe talentit të fëmijëve. Për zhvillimin e aftësive të nxënësve të moshës së ulët shkollore një rol shumë të madh luajnë edhe institucionet e tjera që meren me edukimin e fëmijëve.
 
Redaktimi i fundit:
Mosha e rinisë

Periudha e dytë është masha e rinisë, e cila zgjat prej viteve të 12-ta ose të 14-ta deri në vitet e 18-ta ose të 20-tat. Edhe kjo periudhë karakterizohet me zhvillimin e hovshëm psikofizik të njeriut. Në këtë moshë janë më të rëndësishme dy momente: zhvillimi fiziologjik dh zhvillimi social.
Në këtë periudhë bëhet zhvillimi më i shpejtë trupor, i cili fillon që në vitin e 11-të dhe zvogëlohet me shpejtësi në vitin e 16-të. Individi i ri është gjithnjë e më tepër i pavarur në jetë dhe në punë. Periudha e moshës së rinisë ndahet në dy nënperiudha dhe atë: periudhën të pubertetit dhe të adolescencës.
Në periudhën e pubertetit, para së gjithash, bëhet zhvillimi mjaft intensiv fizik dhe pjekuria seksuale. Rëndom kjo periudhë quhet edhe “ periudha e stuhisë dhe e dridhjeve” , sepse paraqitet një zhvillim intensiv si në pikëpamje trupore ashtu edhe në atë psikike të personalitetit. Bien në sy rritja e gjatësisë të trupit dhe e peshës, pjekuria e organeve seksuale, paraqitja e disa karakteristikave seksuale sekondare, siç janë dhe në format trupore karakteristike për femra dhe meshkuj. Në këtë moshë zhvillohet dëshira e madhe që individi të jetë i pavarur, gjë të cilën është e pa mundur ta realizojë, sepse të rinjtë dhe të rejat janë ekonomikisht të varur nga prindët. Në këtë moshë lind rregullsisht edhe qëndrimi kritik ndaj prindërve
dhe autoriteteve në përgjithësi. Ndërsa në kushtet e cakuara, duket edhe paraqitja e agresivitetit, brutalitetit, vetëlavdimit dhe format e këtilla të sjelljes paraqesin edhe protestën, mirpo jo gjithmonë të vetëdijshëm, për shkak të pakënaqësisë të vetë personale.
Problemet me të cilat ndeshen të rinjtë në këtë moshë janë të ndryshme nëpër shoqëri të ndryshme. Zakonisht, si moment më i rëndësihsëm në këtë moshë dallohet pjekuria seksuale dhe kriza psikologjike në lidhje me këtë. Ndërkaq të dhënat antropologjike tregojnë se kriza dhe vështirësi të tilla nuk ka në bashkësitë shoqërore. Në disa bashkësi kalimi nga mosha e fëmijërisë në atë të pjekurisë është shkallë-shkallë, relativisht i lehtë dhe pa konflikte. Për faktin e shumë krizave dhe konflikteve, sipas mendimit të shumë psikologëve, shkaku i vetëm nuk qëndron në pjekurinë seksuale, por edhe në atë se të rinjtë në këtë moshë gjenden para shumë problemeve, që për ta janë të pa zgjidhura.
Qëndrimet e prindërve, fëmijëria e hershme, pikëpamjet dhe norma shoqërore ndikojnë shumë, se si njeriu i ri do ta kapërcejë këtë periudhë të jetës, e cila për të është e mbushur me shumë probleme.
Për shkak të ndryshymeve të mëdha trupore dhe ndikimit hormonal në këtë fazë edhe gjendja emocionale pëson ndryshime. Individët e kësaj periudhe pësojnë njëfarë disharmonie trupore, nuk kanë ndonjë shkathtësi të veçantë. Ata e ndjejnë veten të shqetësuar dhe jo aq të sigurtë, dhe kjo çon deri te paraqitja e situatave të padëshiruara emocionale si p.sh. deprimimi apo dekurajimi etj. Kjo sidomos te nxënësit shkakton në mosinteresim në ndonjë lëndë dhe humbjen e dëshirës për studjim dhe lexim.
Pavarësisht nga situata e krijuar emocionale në këtë periudhë mund të konstatojmë se jeta emocionale është mjaft e pasur, në krahasim me emocionet në periudhat e mëposhtme, të cilat ishin sipërfaqësore dhe jostabile.
Në periudhën e adolescencës bëhet pjekuria definitive dhe formimi i plotë i tipareve të personalitetit. Tani më individi i ri e gjen edhe identitetin e vet, i vlerëson mardhëniet në grupe dhe ato sociale, si dhe formon idealet e veta e njëkohësisht edhe ndjenjën për përgjithësi dhe të vetëdijësimit. Në këtë kohë nevojitet të vendosin për profesionin ose për llojin e studimeve,ndonëse nuk ekzistojnë kushtet që të miret vendimi definitiv.
 
Mosha e pjekurisë

Periudha e tretë është mosha e pjekurisë, e cila përfshin kufirin ndërmjet viteve 20 e 30 gjer në vitet e 60-ta. Në këtë moshë njeriu është produktiv. Supozohet se njeriu në këtë kohë ka arritur pjekurinë emocionale, ekonomike dhe profesionale, ka kryer arsimimin e vet profesional, është punësuar, është martuar dhe ka krijuar familje dhe ekonomikisht është bërë i pavarur.
Qysh ndërmjet viteve 20 e 30 tek shumica e individëve bëhet zgjedhja e problemeve më të rëndësishme në jetën individuale të njeriut (zgjedhja e profesionit të përhershëm, martesa dhe krijimi i familjes ). Zgjedhja e këtyre problemeve shkakton rregullisht disa ndryshime në cilësitë e personalitetit (zhvillimi i ndjenjës përgjithësisht dhe kuptimi më serioz i jetës). Periudha e pjekurisë e cila përbën periudhën më të gjatë në jetën e individit, karakterizohet me zhvillimin fizik maksimal dhe me produktivitetin më të madh gjatë jetës.
Qëllimi i këtij procesi dinamik është synimi kah pjekuria gjithnjë e më e madhe, sepse sa më shumë që personaliteti të zhvillohet aq më shumë edhe përsoset.
Koncepti pjekuri ka kuptim të gjërë dhe paraqet përgaditjen emotive, intelektuale, dhe sociale për ti përvetësuar dhe përsosur kushtet e jetës.
Ndonëse kriteret për atë se çka paraqet personaliteti i pjekur varet nga rrethi konkret shoqëror. Psikologët pajtohen me atë se ekzistojnë disa karakteristika të tjera të personalitetit të pjekur si: vetëdija e pjekur, realiteti, parashikimi i qëllimeve të larta, mënyra kritike e të menduarit, interesimi i përhershëm, pavarësia, shoqërimi, mungesa e paragjykimeve, aftësimi i mirë për punë dhe për mardhënie seksuale, regjimi ndaj trishtimave në mënyrë reale, përdorimi i përkohshëm dhe i kufizuar i mekanizmit mbrojtës, interesimi për gjërat aktuale në shoqëri etj.
Personi i pa pjekur nuk i posedon të gjitha këto karakteristika dhe mund të bëhet problematik si për shoqërin në të cilën jeton ashtu edhe për veten e vet. Por, periudha e pjekurisë, e cila përbën pjesën më të gjatë në jetën e individit, karakterizohet me zhvillimin fizik maksimal dhe me produktivitetin më të madh të njeriut gjatë jetës. Në këtë periudhë mund të dallohen periudhat më të ngushta, të cilat ndryshojnë në mes veti. Në periudhën e parë të ngushtë fuqia fizike e mbërin shkallën më të lartë. Mirëpo, ajo që nga mosha tridhjetë vjeçare fillon të bie, nga viti i pesëdhjetë rrënia është më e shpejtë.
Në këtë kohë fillojnë të dobësohen shumë edhe aftësitë e shqisave. Shumë dobët dëgjohen tonet e larta, zhvillohet largëpamësia si dukuri e ligjshme, paraqiten pengesat në funksionimin e organeve të mbrendshme.
Edhe interesimet ndryshojnë, dobësohet interesimi për aktivitetin fizik dhe në përgjithësi për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, ndërsa ritet interesimi për një lloj të caktuar të aktivitetit dhe për shoqërinë e përhershme dhe të ngushtë.
 
Mosha e pleqërisë

Periudha e fundit është mosha e pleqërisë, e cila siç kemi thënë, që nga vitet e pesëdhjeta fillon zvogëlimi i aftësive të disa organeve vitale, zvogëlohet aftësia e kujtesës dhe zmadhohet haresa, sidoemos bëhet dobësimi i disa organeve pas vitit të gjashtëdhjetë, paraqitja e dukurisë skloretike etj.
Paraqitja dhe përhapja e dukurive sklerotike ka si rrjedhim pakësimin e elasticitetit të sistemit nervor dhe ndryshimet në më shumë funksione psikike. Siç thamë, zvogëlohet aftësia e kujtesës dhe zmadhohet haresa, vështirësisht të gjendurit në situata të reja, ndryshojnë me vështirësi shprehitë. Ndërkaq duhet theksuar se aftësitë psikike edhe pse zvogëlohen ato zvogëlohen shumë më pak dhe shumë më ngadal se ato fizike. Në këtë pikëpamje ekzistojnë ndryshime të mëdha individuale. Studimet më të reja tregojnë se shumica e shumë njerëzve më të vjetër nuk janë më pak të aftë për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme. Në të vërtetë njerëzit më të vjetër kanë më pak sukses në kryerjen e detyrave që për to janë të reja, mirpo aftësia e tyre e të kuptuarit, rezonimet dhe të çmuarit nuk bien shumë. Madje, sipas disa studimeve, duke hyrë në moshë mund të ndodh që këta aftësi në saje të përvojës më të pasur, të durimit më të madh dhe objektivitetit më të çmuar, edhe mund të rriten te disa individë.
Në këtë moshë të individit ka më pak fatëkaqësi në punë, efekti i punës është më harmonik, më pak largon nga puna. As produktiviteti i përgjithshëm nuk është më i vogël se tek të rinjtë, në qoftë se nuk është fjala për punën që kërkon reaksione më të shpejta. Të ngjajshme janë rastet edhe në lidhje me fatëkeqësitë automobilistike edhe pse të rinjtë tregojnë rezultate më të mira kur maten reaksionet e tyre motorike, megjithatë te të rinjtë përqindja e fatëkeqësive në komunikacion është më e madhe se sa te ata njerëz që janë më në moshë.
Dukuria më e rëndë që e përcjell pleqërinë është tërheqja në vetëvete, largimi prej ambientit, ndjenja se është i tepërt dhe interesimi për dukuritë në rrethin më të afërt. Mirpo, këto nuk janë cilësi që medoemos e përcjellin pleqërinë. Individët që mplaken si edhe shoqëria, mund të kontribojnë që këto vështirësi të pleqërisë të zvogëlohen. ثshtë shumë me rëndësi që të ekzistojë qëndrimi i drejtë i shoqërisë ndaj pleqërisë dhe organizimi i tillë i jetës shoqërore.
Megjithatë, një numër i madh i njerëzve të moshës së pleqërisë edhe më tej mbetet mjaft produktiv, deri në mbarimin e jetës së tyre. Përvoja e pasur nga jeta, atyre u bën të mundshme që me sukses të plotësojnë zvogëlimin e aftësive. Kështu për shembull , Dante Aligeri kryeveprën e tij “Komedia hyjnore” e ka shkruar në vitin e fundit të jetës së tij, Gëte veprën e vet “Fausti” e mbaroi vetëm kur ishte 80 vjeçar, Dostojevski romanin “Vëllezërit Karamazovë” e shkroi dy vjet para vdekjes, Verdi e komponoi operën “Otello” kur ishte vetëm 70 vjet etj.
Shpeshherë ambienti shoqëror ka qëndrim të gabueshëm ndaj njerëzve pleq, duke i konsideruar si të pa vlefshëm dhe të harxhuar, në vend që të përpiqen për ta organizuar jetën e tyre dhe të aktivizojnë të interesuarit e tyre për shumë punë, për të cilat edhe më tej janë të aftë për t’i kryer me sukses.



Burimi eshte nga:

1. Nikolla Rot “ Psikologjia e përgjithshme “ (botimi i tretë - viti 1983) Prishtinë
2. Dr. Borisllav Stefanoviq “ Psikologjia petagogjike“ (botimi i tretë - viti 1978) Prishtinë
3. Dr. Ilina Todorova “ Psikolpgjia për vitin e tretë“ (Prosvetno Dello - vit 1994) Shkup
4. Besnik Spahiu “Psikologjia” Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore, Prishtinë 1982
 
Back
Top