Ndodhi - Pas një grindjeje në çift, Adam Marks vendosi të largohej, siç bënte gjithnjë, por këtë herë për më gjatë. Bashkëshortja e tij e zbuloi misterin e zhdukjes, por tashmë ai ishte martuar me tjetër kënd. I gjendur përpara gjykatës, ai rrezikon disa vite burg
Karen Marks gjithnjë ka besuar se një hënë e përgjakur ishte shenjë e një ndryshimi domethënës në jetë. E tillë ishte hëna e 8 tetorit të këtij viti, kur ajo pa për herë të parë pas 9 vitesh bashkëshortin e saj.
Marks, 48 vjeçe, ka qenë në kërkim të bashkëshortit të saj që kur ai u zhduk në vitin 2005. Ai nuk la asnjë shënim, nuk dha asnjë shpjegim dhe nuk çoi fjalë për rreth një dekadë, derisa ajo e gjeti në “Facebook”.
اfarë zbuloi e shokoi atë: Jo vetëm që ai ishte gjallë dhe jetonte në Wisconsin, por ai ishte lumturisht i martuar me dikë tjetër. “Mendova me vete sesi ishte e mundur që ai të martohej sërish. Kisha vdekur? اfarë kishte bërë me identitetin tim?”
Kjo ishte një kthesë e befasishme e misterit të zhdukjes së bashkëshortit, por ishte një prej atyre ngjarjeve që Karen Marks do të dëshironte të mos i zbulonte pas një kërkimi aq të gjatë.
Njohja e parë
Ata u takuan në një panair. Ai punonte në një nga lodrat aty dhe kur ajo e pa, ndjeu tërheqje ndaj burrit simpatik me flokë të gjatë dhe me shumë sharm. Ai kishte një grua tjetër në atë kohë. Pas gjashtë javësh që kishte qenë me gruan e parë, ai u largua prej saj. Shtatë vite më vonë, ai ishte ende teknikisht i martuar, por mund ta ndryshonte këtë me shumë dëshirë për Karenin.
“Mendova se fakti që donte të divorcohej, nënkuptonte që ai vërtet donte të ishte me mua dhe fëmijët”, tha Karen, e cila shtoi se shpresonte të ishin një familje e madhe dhe e lumtur.
Adam Marks dhe gruaja e tij e parë u divorcuan në 2001-shin. Ai u martua me Karen Shepard një vit më vonë, në ditën e Shën Valentinit. Brenda një viti, Adam ishte zhdukur dhe kishte lënë një shënim për gruan e tij të atëhershme.
“Herën e parë që më la, ishte sikur dikush të më shkulte zemrën nga kraharori. Ai më tha se ishte i gjithi faji im dhe se ai nuk mund t’i përballonte fëmijët e mi.”
Ai u kthye disa muaj më vonë, për Krishtlindje. Ajo dyshoi se ai ishte kthyer vetëm për paratë, por gjithsesi e pranoi me një ultimatum. Nëse e linte përsëri, ajo nuk do ta falte më. Ata kishin nevojë për një fillim të ri, ndaj u zhvendosën në një qytet tjetër.
Në vitin e parë dukej sikur gjërat po shkonin mbarë. Karen kishte në plan të niste një biznes pastrimi dhe Adam punonte në një kompani tjetër.
Pastaj çdo gjë mori përsëri të tatëpjetën. Ai nuk vinte më në shtëpi dhe filloi të shpenzonte paratë e kredisë. Ajo u bë dyshuese se ai po e tradhtonte dhe i tha të zgjidhte: ose të ndryshonte ose të largohej.
Larg familjes së saj dhe me fqinjët që e lajmëronin shpesh për bëmat e bashkëshortit të pabindur, Karen ndihej e pafat.
Adam Marksi paketoi çantat dhe i hodhi në kamionin e tij. “Nuk doja që ai të kthehej, por me kalimin e viteve inati më ra dhe mendoja thjesht që ai ishte një person i pashtruar. Ai më la një herë dhe tani ishte e dyta herë që largohej ashtu.”
Adam e vazhdoi punën në kompaninë e të njëjtit qytet derisa u pushua dhe së shpejti mbeti pa telefon, në vitin 2005, kur ata humbën edhe kontaktet.
Karen Marks kishte mbetur me faturat e të shoqit dhe me një shëndet të dobësuar nga stresi. Nëse nuk do të ishte për djalin e saj, ajo pranon se do të kishte përfunduar një lypëse rrugësh.
Bashkëshortin e vet e takoi dhe një herë në një parkim supermarketi dhe i kërkoi divorcin. Ai i kishte thënë se do ta telefononte. Në vitin 2012 ajo u kthye në shtëpinë e prindërve për t’u kujdesur për të atin.
Karen filloi kërkimin në internet dhe gjeti në “Facebook” nënën e tij. Pasi e kontaktoi, ajo i tha se ai kishte tashmë një grua të re.
Më pas, Karen Marks kontaktoi policinë për të denoncuar martesën e dyfishtë të së shoqit. Në shtator, policia kontaktoi me Adamin, i cili u shpreh se mendonte se e shoqja ishte kujdesur për divorcin e tyre. Ai po gjykohet për bigami, mashtrim dhe deklaratë të rreme martesore.
Nëse shpallet fajtor për mashtrim, akuza më e rëndë, ai do të kryejë deri në gjashtë vite burg. Bigamia e ka dënimin maksimal tre vjet e gjysmë.
Karen Marks thotë se ka ndër mend të kërkojë divorcin dhe se nuk do të dalë me askënd derisa procedurat të kenë përfunduar.
g.shqip