“Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Kontributi për arsimin, argumenti më me vlerë

• Bardhyl MUSAI*

Sapo jam kthyer nga festimet e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, në atë vend ku 100 vjet më parë, gjyshi im i shkruante Gjergj Qiriazit: ".....Zotni i nderçëm Gjergj Qiriaz ndë Manastir. Të falem me gëzim edhe me dashuri për jetë të gjatë, edhe madamës së zotnisë sate i falem me gëzim. DJALIT I PUTH SYTث PثR LIRINث E GJUHثS SHQIPE: u falem të gjithëve dhe u uronj për jetë me gëzim. Sot që u dha liria këtu në vendin tonë gjuha po përparon. Sikush ka zënë të mësonjë, po jemi keq se s'kemi abetare dhe libra edhe për javë gazetat që shtypen tani.......'
Ky fragment, i nxjerrë nga letërkëmbimet, pjesë e kumtesës në konferencën shkencore organizuar me këtë rast, dëshmon se shqetësimi im për zhvillimin e arsimit nuk është i stisur, por se buron nga një traditë familjare dhe se kontributi im i pareshtur për më se 30 vjet, me produkte të shumta dhe me vlerë mbarëkombëtare, janë provat më bindëse ndaj pretendimeve të z. Agim Duka në gazetën "Panorama" datë 24 nëntor. Më duhet të pohoj se artikullshkruesi e shformon të vërtetën dhe për këtë arsye i kërkoj TVSH-së, nëse është e mundur, ta ritransmetojë atë emision dhe shikuesit të gjykojnë si qëndron e vërteta.
Artikullshkruesi është i paqartë në ato që shkruan, nuk njeh procedurat e hartimit të teksteve shkollore dhe aq më pak konceptet bazë të arsimit, prandaj edhe kërkon "të fshihet prapa gishtit".
Idenë për të kaluar në një mënyrë të re të hartimit të teksteve shkollore, nuk e kam hedhur tani, por qysh në dhjetor të vitit 2005 kur po kristalizohej kjo procedurë aktuale dhe kam paraqitur argumente si mund të bëhej, me qëllim që të shpejtojmë procesin. (Kjo është e dokumentuar). Nuk kam asnjë interes personal apo financiar për t'u përfshirë në procedurën e teksteve, kam vetëm një interes të shprehur qartë: kontributin për zhvillimin dhe përparimin e arsimit, i dëshmuar me produkte.
Artikullshkruesi ngatërron disa koncepte, ndonëse në emision e kam shprehur qartë, procedura e miratimit të teksteve, altertekst apo unitekst, nuk ka rëndësi për mua, unë jam i interesuar për përmbajtjen e teksteve shkollore, sikurse edhe me botuesit ndaj pikëpamje të kundërta, ata janë të interesuar për mekanizmat financiarë, për afatet kohore apo shpërndarjen, kurse unë jam i interesuar për përmbajtjen. Shqetësimi im është i qartë dhe do ta përsëris në mënyrë të vazhdueshme: A duam ne që fëmijët tanë të jenë qytetarë të integruar natyrshëm me vendet e përparuara, atje ku tashmë e kemi përcaktuar të ardhmen tonë? Përgjigjja ndaj kësaj pyetje, me kontribute të spikatur, me argumente, prova dhe dëshmi, jo me shpifje e opinione që mbrojnë interesa të vogla, është vija ndarëse.
Cila është arsyeja që unë propozoj të kalojmë në tekste të huaja, duke përjashtuar ato të gjuhës amtare, të letërsisë shqipe dhe të historisë e kulturës kombëtare? Shpjegimi është ky: Gjatë këtyre 17-18 viteve ne nuk qemë në gjendje të krijojmë një kurrikul (jo program mësimor) që të transformojë shkollën nga karakteri i saj INFORMUES në atë FORMUES, që t'i përgatitë nxënësit dhe studentët për t'u integruar në shoqërinë e dijes. Nuk është vendi për të shpjeguar arsyet, as edhe për të fajësuar ndonjë grupim apo institucion, është defekt kombëtar. Këtë defekt nuk e kemi vetëm ne, por të gjithë ato vende që kanë hyrë në rrugën e zhvillimit e të përparimit, është një përvojë mbarëbotërore, jo shpikje sikurse e quan artikullshkruesi.
Teksti shkollor është delikat, i cili kërkon jo vetëm njohuri të lëndës, por edhe shprehi të së shkruarit për ata që do të mësojnë, autorët duhet të njohin parimet metodologjike, të psikologjisë së moshës, por edhe grafika është në harmoni me konceptet, pjesë e kulturës pamore. Fakti që autorë të teksteve janë bërë persona anonimë, pa ndonjë shkollim profesional, përgatitje të veçantë, etj., është dëshmia më e qartë se hartimi i teksteve shkollore është quajtur si diçka e lehtë, prandaj edhe u përfshinë në të njerëz që nuk kanë asnjë kontribut të spikatur për arsimin, më keq akoma ata që nuk kanë asnjë lidhje me të, pa folur për aspekte të tjera. Pikërisht, shprehi të tilla të tekstit fitohen përmes shkollimit, kurseve të trajnimit etj., në atë që quhet "shkolla e autorëve të teksteve", e cila mungon tek ne. Shprehitë për të shkruar tekste shkollorë i kanë njerëz të veçantë dhe për më tepër teksti është punë ekipore, e një ekipi profesional dhe jo e njerëzve të rastësishëm. Artikullshkruesi pohon se ka tekste të përshtatura, pra është marrë përvoja e huaj në kundërshtim me të drejtën e autorit, ka edhe tekste që janë të përkthyera, ka mjaft foto që merren nga libra por edhe nga interneti, etj. Atëherë kur e pohojmë një fakt të tillë, si ajo e hartës së vitit të kaluar në Histori që u mor nga një libër amerikan, propozimi im është i thjeshtë: të kalojmë nga një procedurë ilegale në atë legale.
Teksti shkollor është mjaft problematik, për pak arsye që përmenda por edhe të tjera, prandaj unë jam i gatshëm, nëse artikullshkruesi pranon që të marrë pjesë në një tubim me mësues, nxënës e prindër dhe t'i trajtoj ato një nga një: që nga përmbajtja me gabime kuptimore e gjuhësore e cila në disa raste përsëritet në klasa të ndryshme, rubrika që nuk përputhen me tekstin, rubrika që nuk bazohen në shprehi të së menduarit por në riprodhim, rubrika që u kërkojnë nxënësve të përmbushin detyra por që as mësuesit nuk dinë si, kërkesa të pakuptimta si "gjej në Internet" kur nuk jepet asnjë adresë, kërkesa për të shkruar ese, kur nxënësve nuk u mësohet një shprehi e tillë, grafikë të pakuptimtë, çmimin e tekstit shkollor të ballafaquar me fletoret e punës që kushtojë disa herë më shumë se teksti krahasuar me numrin e faqeve, ngjyrat, cilësinë e shtypit etj., tekstet e mësuesit që janë bërë burim konfuzioni te mësuesit e prindërit dhe probleme të tjera. Jam tërësisht i hapur dhe i gatshëm ta ndërmarr një nismë të tillë, nëse e kërkon interesi publik dhe ka vullnet institucional.
Z. Duka, kam vite që kam kontributin tim në arsim, të cilin mund ta kërkosh lehtë përmes punimeve, botimeve etj., por më lehtë e ke të kërkosh në Internet ku mund t'i gjesh jo të gjitha, por më pak nga kontributi dhe punimet e mia dhe, pasi të bësh këtë bëj edhe një kërkim për veten tënde. Më e pakta që do të ndodhë është se kur të krahasosh CV-në time me tënden, duhet të skuqesh dhe të vrasë ndërgjegjja, që po merr rolin e një zhurmuesi.
Njëqind vjet më parë gjyshi im u mësonte fëmijëve të krahinës së Bërzeshtës gjuhën shqipe, ku edhe me paratë e tij hapi dhe ndërtoi shkollën për fëmijët e tërë krahinës, ndërsa sot, unë nipi i tij, vazhdoj të jap kontributin tim për zhvillimin e arsimit. Askush nuk mund të më ndalë nga kjo rrugë, por të ftoj ty dhe gjithë të tjerëve të jeni proaktivë dhe pjesë e këtij ndryshimi të madh, pa humbur kohë të shfrytëzojmë momentin kur Qeveria e ka përcaktuar arsimin si fushë prioritare, pasi nesër nuk do të na e falin brezat dhe atëherë, nëse reflektoni, do të jetë vonë.

* Profesor në Universitetin e Tiranës
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

kjo do te thote ta perdoresh njerezimin si nje objekt..perdore sa te nevojitet dhe pastaj hidhet...jam kundra ketij veprimi..duhet te mundohemi ti shtijme programet mesimore dhe jo ti pakesojme...:lexim::lexim::lexim:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top