Zhduket dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit

redi-

Anëtar i Respektuar
Eshtë zhdukur dokumenti origjinal i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit .Ekzistimi i tij është mohuar nga Arkivi shtetëror dhe nga kabineti i presidentit të Maqedonisë.


Arkivi Shtetëror i Maqedonisë ka njoftuar se nuk i është dorëzuar dokumenti origjinal i Marrëveshjes, që kishte qenë në gjuhën angleze. Sipas ligjeve për arkivim, Arkivi Shtetëror është kompetentë për t`u kujdesur për materiale shtetërore.

Në dokumentin original të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit ,e cila i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Maqedoni, kanë qenë të vendosura edhe nënshkrimet origjinale të ish kryetarit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, ish- liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër I mëparshëm , Lubço Georgievski, dhe të kryetarëve të atëhershëm të LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së Imer Imeri dhe PDSH-së Arbën Xhaferi. Në dokument, nënshkrime si dëshmitarë zyrtar kishin vendosur edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.
 
sipas meje zhdukja e ketij dokumenti eshte bere qellimisht
 
Te zhduket nje dokumenet kaq i rendesishem dhe askush mos te mbaj pergjegjesi, kjo vec te ne ndodh :(. Sikur te zhdukeshin kokat e politikaneve shqiptare qe nuk po bejne asgje, me mire do ishte.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top