Zgjerohet prodhimtaria i veres ne Kosove

Lauri

Anunnak
ثshtë përuruar sot një bodrum i ri i verës në Rahovec dhe kjo falë edhe mbështetjes së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Për ta hapur edhe zyrtarisht këtë bodrum që e ka në pronë “Kosovawine”, në Rahovec ishte Ministri Memli Krasniqi dhe kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi.

Ky bodrum është mbështetur nga MBPZHR-ja me rreth 200 mijë euro përmes skemës së granteve.

Krasniqi tha se ky bodrum është një mundësi më shumë për vreshtarët e Rahovecit dhe një tregues për zhvillimin e këtij sektori në vend.

“Jam i nderuar që në një ditë të veçantë, kur fillojmë edhe sezonin e vjeljes së rrushit, patëm mundësinë që të përurojmë një investim shumë të rëndësishëm për sektorin e verëtarisë, bodrumin e ri “Kosovawine”, në pronësi të familjes Shehu, i cili ka rëndësi të shumanshme sepse krijon mundësi të reja për vreshtarët e zonës së Rahovecit por edhe më tej, për të sjellë prodhimin e tyre, rrushin e tyre në këtë bodrum por edhe shton kapacitetet e Kosovës për prodhimin e verës, e cila është një nga potencialet e mëdha që Kosova ka në sektorin e bujqësisë”, tha ministri.

“Jemi duke e rritur konkurrencën, cilësinë dhe jemi duke arritur një nga objektivat, që është ngritja e kapaciteteve të përgjithshme të prodhimit por edhe cilësisë për të konkurruar me tregjet rajonale dhe evropiane”.

Edhe kryetari i Rahovecit e vlerësoi lartë këtë investim dhe ndihmën që MBPZHR-ja ka dhënë për bujqësinë në Rahovec.

“Ishte një rast i veçantë, që me rastin e festës së vjeljes së rrushit, të bëhet edhe inaugurimi i bodrumit “Kosovawine”. Një mundësi më shumë për vreshtarët e komunës së Rahovecit edhe për konkurrencën edhe për cilësi. Besojmë që edhe në të ardhmen do të kemi ngjarje të tilla më shumë rëndësi për bujqësinë”, tha Vehapi.

Ndërkaq Selami Shehu, një nga pronarët e Kosovawine, foli për kapacitetet që ka ky bodrum i ri.

“Këto investime janë bërë nga një përkrahje nga Ministria e Bujqësisë edhe investimeve tona. Kapacitetin bodrumi e ka në rreth 1 milion e gjysmë litra”, tha Shehu.
/G-E
 
Titulli: Zgjerohet prodhimtaria i veres ne Kosove

Skam pire asnjehere vere Kosove dhe mezi po pres ta provoj se nuk e dija qe ekzistonte ;
 
Titulli: Zgjerohet prodhimtaria i veres ne Kosove

Ne kohen e Jugosllavise Kosova ka eksportuar vere ne gjithe europen. Ngadale por sigurte po e kthen serish tregun e meparshem.
 
Titulli: Zgjerohet prodhimtaria i veres ne Kosove

Zoti i ndihmoft ne prodhimin, inshallah ja kalojne shampanjes..;)
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top