Zgjedhjet në Rusi, opozita protestë masive për rezultatin

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Moska po përballet me atë që opozita e ruse e ka quajtur protesta më e madhe në 20 vitet e fundit. Dhjetëra mijëra protestues janë mbledhur sot në sheshin e Kremlinit, për të protestuar kundër zgjedhjeve të fundit që i dhanë fitoren partisë së Vladimir Putin.Protesta më të vogla janë paralajmëruar edhe në qytetet e tjera të Rusisë. Mbështetësit e opozitës protestojnë për ato që i kanë quajtur mashtrime masive me votën e popullit gjatë zgjedhjeve të së dielës së kaluar.Protestat kanë nisur që pas shpalljes së rezultateve në Moskë dhe Shën Petërburg, ku qindra protestues janë arrestuar nga policia.Për protestën e sotme, e cila mban sloganin “Për zgjedhje të ndershme”, organizatorët kishin bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale, ku gjetën një mbështetje të menjëhershme.




shekulli.com.al


ps Per ke nuk e di ne nje province te Rusise kan rezultuar 140% pjesmarres ne votimeve dhe partia e Putin ka fituar rreth 60% te votave ne ate province.
 
Back
Top