Zgjedhja e shokut të jetës

Zgjedhja e shokut të jetës 1


Natyra e marrëdhënieve bashkëshortore dhe dimensionet e tyre:
Para se të flasim mbi mënyrën e zgjedhjes së partnerit të jetës, lipset të informohemi mbi natyrën e marrëdhënieve bashkëshortore më parë. Kjo bëhet me qëllim që të prezantohemi me nevojat dhe rëndësinë e zgjedhjes:
Së pari: Marrëdhëniet bashkëshortore janë marrëdhënie shumë dimensionale, që do të thotë se janë marrëdhënie trupore, emocionale, sociale dhe shpirtërore. Që këtu, ne duhet ti kemi parasysh të gjitha këto dimensione, para se të hedhim hapin e martesës. اfarëdo lloj martese e cila lidhet në bazë të një dimensioni të vetëm, sado i rëndësishëm të jetë ai, është e mbushur me rreziqe të shumta.
Së dyti: Marrëdhëniet bashkëshortore janë marrëdhënie të përhershme, ose më mirë të themi se duhet të jenë të tilla. Ato nuk shihen të kufizuara vetëm në këtë botë, por shtrihen edhe në botën tjetër, ahiretin.
Së treti: Marrëdhëniet bashkëshortore janë shumë intime, saqë shpesh herë arrijnë në një pikë shkrirjeje.
Së katërti: Marrëdhëniet bashkëshortore janë shumë të ngushta dhe private. Mes dy bashkëshortëve ekzistojnë sekrete dhe të fshehta të cilat nuk mund dhe nuk duhet ti dijë asnjë palë e tretë.

Gabimi më i madh që ndodh gjatë zgjedhjes së partnerit, është kur njëra palë fokusohet vetëm tek njëri dimension, pra bëhet zgjedhje një dimensionale, pa u kushtuar rëndësi dimensioneve të mbetura. Martesa nuk është një lidhje vetëm mes dy personave, por është edhe lidhje mes dy familjeve dhe dy fiseve. Pra, harku i lidhjeve vjen duke u zgjeruar dhe ndikon në marrëdhëniet mes dy bashkëshortëve pozitivisht ose negativisht. Që këtu, duket qartë rëndësia e familjes së re, familjes dhe shoqërisë prej nga rrjedhin secila palë. Do të tingëllonte shumë e rëndë nëse njëra palë do të deklaronte se: ”Mua më intereson vetëm partneri me të cilin do të kaloj jetën. Sakaq, familja, farefisi dhe shoqëria ku ka lindur dhe jetuar nuk më intereson fare.” Partneri mban në gjenet e tij aspekte pozitive dhe negative të familjes dhe mjedisit ku ka jetuar. ثshtë e pamundur ta imagjinojmë një person që e ka filluar jetën e tij bashkëshortore si një tabula rasa (faqe e bardhë), i pandikuar nga e kaluara e tij. ثshtë i pakontestueshëm fakti që Ne formimin e personalitetit te tij kane ndikuar dhe influencuar rrethi i tij, njerëzit dhe ngjarjet te cilat po ashtu ndikojne edhe ne sjelljet apo veprimet e se ardhmes.
Thotë profeti Muhamed a.s:”Njerëzit u ngjajnë metaleve si ai i floririt dhe argjendit. Më të mirët prej tyre para islamit, mbeten më të mirët edhe pas islamit, nëse e kuptojnë drejt.” (Hakim)
Zgjedhja e partnerit
Disa njerëz besojnë se martesa është kësmet dhe fat, prandaj nuk ia vlen të harxhohet kohë për tu menduar gjatë, për tu interesuar dhe për të pyetur. Ajo është një çështje e caktuar që pa lindur dhe i duhet dorëzuar fatit sido që të jetë, pasi njeriu nuk ka dorë në të. Ky është një këndvështrim pasiv dhe pesimist, i cili bie ndesh me mendjen e logjikën e shëndoshë, ashtu siç bie ndesh me fenë dhe besimin. Kjo, pasi edhe pse e gjithë gjithësia i nënshtrohet vullnetit të Zotit, ne jemi të obliguar të veprojmë sipas lidhjes së shkakësisë në çdo gjë. Ajo kërkohet në radhë të parë në çështjen e zgjedhjes së bashkëshortit, bazuar në rëndësinë e kësaj lidhjeje të cilën e cekëm më lart. Në këtë rast, ajo duhet të përfshijë të gjithë stadet e mundshme, të cilat do i përmendim si më poshtë:
1 – Shikimi dhe të biseduarit. Në këtë stad, duhet të shikohet kandidati për fejesë dhe të bisedohet me të. Nga eksperienca jetësore, gjatë bisedës duhen zbuluar cilësitë, natyra dhe moralet e tij/saj. Kjo, duke analizuar mesazhet verbale dhe joverbale.
2 – Konsulenca dhe këshillimi. Duhet që të këshillohemi me njerëzit e afërt, të cilët kanë eksperiencë dhe e njohin natyrën e njeriut, ashtu siç duhet të pyesim njerëzit e afërt të palës tjetër, shoqërinë, komshinjtë dhe të njohurit. Kështu, ne sigurojmë informacionin që nuk mund ta sigurojmë gjatë takimit dhe bisedës. Kjo na mundëson të njohim historinë personale të tij/saj, të njohim natyrën e familjes ku është rritur dhe natyrën e shoqërisë ku ka jetuar. ثshtë mirë që njëra palë ose të dyja, t’i referohen ndonjë specialisti i cili përcakton të përbashkëtat mes tyre dhe pikat dhe ato që i ndajnë, bazuar në një lexim të natyrës së secilit dhe kushteve ku kanë jetuar.
3 – Namazi i istihares. Sado që të kemi parë, menduar dhe këshilluar, mbeten shumë aspekte të fshehta tek pala tjetër, të cilat nuk mund ti dijë kush tjetër përveç Zotit të lartësuar. Bazuar në këtë, ne i drejtohemi Atij që të na udhëzojë drejt vendimit të drejtë, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një nga vendimet më të rëndësishme që mund të ndërmarrim në jetën tonë, nëse nuk është më i rëndësishmi.
Namazi i istihares është një kërkesë për frymëzim dhe inspirim për të vepruar më të mirën dhe të pëlqyerën tek Zoti, pasi të jenë ndjekur të gjithë hapat njerëzor përkatës. Sakaq, ata që e përdorin namazin e istihares për të kursyer përpjekje, mendime, studim dhe lodhje, janë larg objektivit të saj dhe larg të menduarit të drejtë.
Namazi i istihares përbëhet nga dy rekate namazi, me nijetin për të kërkuar udhëzimin e Zotit në një çështje të caktuar. Lutja pas namazit është:“O Zoti im, kërkoj të më drejtosh me diturinë Tënde. Kërkoj fuqi nga fuqia Jote dhe kërkoj të më japësh nga mirësitë e Tua, pasi Ti ke mundësi, kurse unë nuk kam. Ti di çdo gjë, kurse unë nuk di dhe Ti e di çdo të fshehtë.
O Zot, nëse e di që kjo që po bëj (martesa ime me filanin/filanen) është e dobishme për fenë dhe jetën time, për të tashmen dhe të ardhmen, atë të afërmen dhe të largëtën, ma mundëso mua që të realizohet dhe me jep bekime në të.
E nëse kjo është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen dhe të ardhmen, atë të afërmen dhe të largëtën, largoje atë nga unë dhe më largo mua prej saj. Ma cakto të mirën kudo që të jetë dhe më bëj të jem i kënaqur me të.” (Imam Buhari)
Rezultati i namazit të istihares vjen në formë udhëzimi dhe orientimi drejt një zgjedhjeje të caktuar, e cila është më e duhura dhe jo siç pretendojnë disa që të shfaqet diçka e gjelbër ose e bardhë në gjumë. Namazi i istihares i jep njeriut një mbështetje të fuqishme morale, e cila e mbron nga ndjenja e pendimit dhe të bëri pishman më vonë.
Përshtatja dhe përkimi, jo ngjashmëria dhe njëjtësimi
E rëndësishme tek dy partnerët e jetës është që secili tu përgjigjet nevojave të tjetrit në mënyrë të ndërsjellë. Kjo nuk do të thotë që ata të jenë të ngjashëm dhe të njëjtë, por që të plotësojnë njëri-tjetrin, ku të realizohet teoria e kompensimit.

Tipa personalitetesh që duhen marrë në konsideratë para martese:
اështja e këshillimit zakonisht bazohet tek amaneti, pjekuria dhe informacioni i të tjerëve, ku mundësia e marrjes së informacionit të gabuar është e madhe. Kjo, për shkak të komunikimit të ulët mes njerëzve, mos njohja e tyre mjaftueshëm edhe pse mund të jenë fqinj ballë për ballë njëri-tjetrit. Për këtë, takimi personal merr një rëndësi të madhe në vendimin për martesë, pasi është kontakt pamor dhe i vërtetë i tjetrit, pa ndërmjetës. Megjithatë, ky kontakt ndërpersonal i drejtpërdrejt ka nevojë për dije dhe aftësi, me qëllim që të depërtojmë tek personaliteti i tjetrit dhe përcaktimi i tipit të tij. Diçka e tillë është bërë e mundur falë studimeve të shumta psikologjike, sipas të cilave personalitetet ndahen në disa tipa, ku secili ka karakteristikat e veta dhe kode të cilat na mundësojnë ta lexojmë dhe njohim deri diku. Në përgjithësi, njerëzit zbukurohen dhe veshin maska, por nuk arrijnë dot që cilësitë e tyre të vërteta ti mbajnë të fshehta gjatë gjithë kohës. Atyre u shpëtojnë shumë gjëra nëpërmjet të cilave mund të lexojnë tiparet e tjera të fshehura, për tu paraqitur sa më mirë, pse jo, dhe për të mashtruar. Sidomos kur takimet para fejesës ose gjatë saj, janë më shumë se një. Kemi një sërë personalitetesh me të cilat është vështirë të jetohet. Një sërë tjetër janë personalitete me të cilat mund të jetohet, edhe pse me probleme dhe vuajtje, të cilat do ti cekim në rreshtat në vijim. Këto dhe të tjera do i sqarojmë më poshtë, me qëllim që të ndihmojmë të interesuarit që ta njohin sa më mirë njëri-tjetrin, mundësisht pa maska dhe shtirje.

Së pari: Personalitetet me të cilat është vështirë të jetohet:

1 – Personaliteti paranoid, dyshues dhe arrogant. Boshti i këtij personaliteti përbëhet nga dyshimi dhe mendimi keq për të gjithë njerëzit. Ata presin më të keqen dhe armiqësinë nga njerëzit e tjerë. Sipas tyre, të gjithë njerëzit janë të këqij dhe komplotist. Ata janë njerëz që nuk e njohin dashurinë, mëshirën dhe tolerancën, sepse në fëmijërinë e tyre të hershme nuk e kanë marrë dashurinë nga burimi themeltar, dy prindërit. Prandaj, ata nuk e njohin ligjin e dashurisë. Ata ndihen të nënvlerësuar dhe shfaqin tendenca agresiviteti, gjë e cila shfaqet në forma të ndryshme si kritikat thumbuese të vazhdueshme adresuar të tjerëve, si dhe talljet ofenduese. Sakaq, ata e kanë të vështirë të pranojnë dhe mirëkuptojnë kritikat e të tjerëve. Ata janë shumë të ndjeshëm për gjithçka që u përket.
Personi paranojak nuk ndryshon mendim me dialog dhe debat, pasi ka disa parime të qëndrueshme të cilat nuk i ndryshon. Prandaj, biseda me ta është paksa e mundimshme dhe pa dobi. Ata janë të prirur të keqinterpretojnë çdo fjalë duke i parë nga një këndvështrim tendencioz dhe negativ. Ashtu siç besojnë se të gjithë mundohen ti mashtrojnë dhe ti tradhtojnë. Ata lëshojnë akuza ndaj të tjerëve gjatë gjithë kohës dhe sido që pala tjetër të orvatet të vërtetojë sinqeritetin dhe besueshmërinë, nuk do ia arrijë dot. Madje, thjesht mund t’ia shtojë më shumë dyshimet dhe skepticizmin. Orvatjet e të tjerëve për tu afruar dhe për tu miqësuar me ta, i stresojnë dhe ua shtojnë më shumë dyshimet. Këta tipa e kanë shumë të theksuar nevojën për pushtet. Nëse arrin dhe realizon atë që synon, ai ndihet krenar, madhështor dhe i madh, duke i parë të tjerët me ironi dhe nënçmim.
Pyetje që shtrohet është: Si ta zbulojmë dhe njohim këtë personalitet gjatë periudhës së prezantimit ose fejesës?
Njerëz të tillë demonstrojnë shumë dyshime lidhur me qëllimet e të fejuarës. Ai e pyet shpesh të fejuarën ku ishte, me kë bisedoi, çfarë do të thotë me atë fjalë, duke e vendosur gjithmonë në karrigen e të akuzuarit. Ai është shumë i ndjeshëm ndaj çdo kritike, ndërkohë që ironizon dhe tallet me të tjerët në mënyrën më të pacipë. Nëse është vajzë, ajo është shumë xheloze deri në bezdi, edhe me njerëzit më të afërt. Ajo është shumë e ndjeshme ndaj çdo fjale, apo qëndrimi dhe dyshuese pa arsye. Në sytë e saj, i fejuari nuk është gjë tjetër veçse një mashtrues, gënjeshtar dhe tradhtar. Ajo kontrollon shpesh herë telefonatat e të fejuarit, e përgjon fshehtazi teksa flet në telefon, kontrollon letrat, axhendat dhe sirtarët e zyrës, për të gjetur diçka që e implikon në tradhti. Me këta persona, pala tjetër nuk gjen asnjë rast për tu ndjerë ndjerë i/e lutur, pasi e gjithë koha kalon në hetime, akuza, mbrojtja, kërkim faktesh dhe prova besnikërie.
Zakonisht, tipat paranojak i hasim tek të divorcuarit, beqarët dhe tek personat me prirje ekstremiste. Jeta bashkëshortore me këta tipa dhe këto tipare është shumë e vështirë, ndonjëherë e pamundur.

2 – Personaliteti narcizist, të cilit i pëlqen vetja deri në ekstrem. Kjo fjalë (narcizist) vjen nga greqishtja e vjetër, narcissus, me burim mitologjik, ku një djalë grek, u ul para një grope me ujë. Ngaqë i pëlqeu vetja e pasqyruar në ujë, ai vazhdoi duke u parë derisa vdiq. Personi narcizist, është shumë i lidhur me veten, e sheh veten si më të bukurin, më inteligjentin dhe më të fuqishmin. Ai beson se është gjenial në çdo gjë dhe për këtë është boshti i gjithësisë, ku të gjithë sillen rreth tij, i binden me besnikëri, e urojnë për sukseset dhe e lëvdojnë për cilësitë e tij të rralla. Tipa të tillë i dallon me ti parë, pasi i kushtojnë rëndësi të jashtëzakonshme pamjes së jashtme dhe shëndetit. Ai flet shumë për veten e tij, arritjet dhe ambiciet. Aq shumë i pëlqen vetja, saqë nuk sheh askënd të denjë për tu krahasuar me të. I përdor të tjerët në shërbim të objektivave të veta, mandej i braktis dhe i përçmon. Ai nuk ka hapësirë për tu falur të tjerëve sado pak dashuri, pasi në fakt, nuk do tjetër kënd përveç vetes. Nëse detyrohet të shtiret sikur do dikë, kjo dashuri është e thatë, aspak e ngrohtë dhe e thellë. I pëlqen të lëvdohet dhe të jetë i famshëm gjatë gjithë kohës. Gjërave sipërfaqësore u kushton interes dhe vëmendje më shumë se thelbit dhe esencës.
Jeta me të është shumë e vështirë, pasi nuk ka aspak gatishmëri për ti falur partnerit/partneres sadopak dashuri, përkundrazi, mund ta përdorë atë si një mjet për të kënaqur egon e tij dhe për të përforcuar dashurinë për vetveten

3 – Personaliteti dramatik dhe fals.
Këtë personalitet, e hasim më së shumti mes vajzave dhe grave. Ai është një personalitet polemizues dhe përbën personalitetin tipik të femrave për të cilat janë shkruar vjersha e romane. Njerëzit që kanë të bëjnë me këtë tip femre, ndihen të hutuar dhe shpesh herë në kontradiktë. Në përgjithësi, këto gra janë tejet të bukura dhe tërheqëse, të joshin gjoja në emër të dashurisë, por nuk ta japin atë, të çojnë tek çezma por nuk të japin ujë, të premtojnë dhe nuk e mbajnë fjalën. Të mjerët ata që kanë të bëjnë me femra të tilla. Në aparencë, ato demonstrojnë nxehtësi emocionale, por nga brenda janë akull të ftohta emocionalisht. Para joshjeve të saj ****uale thyhen burrat më të fuqishëm, por në fakt, ajo vuan nga ftohtësia ****uale. Marrëdhëniet ****uale i shkaktojnë neveri dhe qëndron larg tyre. Një tip të tillë, e dallon menjëherë nga veshjet, pasi pëlqen ngjyra të ndezura të cilat bien në sy, si e kuqja, e verdhja, jeshilja e ndezur dhe qëndisjet. Kur bisedon, ajo flet në mënyrë dramatike, si të ndodhej në një skenë dhe i ekzagjeron gjërat për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesve. Lidhjet e saj duken miqësore dhe të ngushta në aparencë, pasi është e aftë të shprehë e manifestojë dashuri e miqësi, por në fakt, ajo është krejt e paaftë në këtë aspekt. Në fillimin e lidhjes, e sheh plot entuziazëm, duke e ngritur palën tjetër në qiell. Por pas pak, entuziazmi i saj humbetdhe ndjenjat momentale dhe fals i shuhen, duke e injoruar krejtësisht atë që e deshte.
Shumë njerëz jepen pas bukurisë së saj, elegancës dhe aftësive për ta bërë tjetrin për vete. Por në fakt, ajo nuk mund ti japë tjetrit dashuri të vërtetë. Ajo është e paqëndrueshme, mashtruese dhe e mashtruar në të njëjtën kohë. Prandaj, jeta bashkëshortore me këtë tip duket e vështirë.
Ajo ka personalitet të brishtë dhe të papjekur. Me tu përballur me presionin e jashtëm më të ulët, nuk e përballon dot dhe shfaq simptoma histerizmi, humbje ndjenjash, ngërç, paralizë histerike, nuk shprehet dot etj... E gjitha kjo, për të fituar vëmendjen e njerëzve që e rrethojnë. Nëse nuk e fiton këtë, ajo kërcënon me vetëvrasje dramatike. Ndoshta edhe mund ta provojë, pasi të ketë shkruar një letër romantike dhe kanosëse në të njëjtën kohë. Kjo, për të rikthyer dhe një herë interesimin dhe vëmendjen e të tjerëve.
Ajo është egoiste dhe nuk i intereson tjetër kush përveç vetes. E ka të pamundur të kujdeset për të shoqin, shtëpinë apo fëmijët. Prandaj është një bashkëshorte dhe nënë e dështuar, e cila e kalon shumicën e kohës duke blerë rroba, xhevahire dhe bizhuteri. Kohën tjetër e kalon duke bërë makijazh, duke u parë në pasqyrë dhe duke ua treguar të tjerëve bizhutë dhe veshjet.

4 – Personaliteti dredharak, hileqari, mashtruesi dhe magjistari.
Ai është dredharak në maksimum, bën hile, ta hedh aty për aty, gojë ëmbël, bën premtime të shumta, por që nuk mban asnjërin. Ai nuk i respekton ligjet,rregullat dhe traditat, pasi nuk i qëndron besnik askujt. Besnikërinë e vetme ai ia ka dedikuar kënaqësive dhe epsheve. Ai i nënshtron të gjithë për ti shfrytëzuar dhe përdorur. Ai nuk nxjerr mësime nga gabimet dhe nuk ndihet asnjëherë fajtor ndaj ndonjërit. Ai nuk e njeh dashurinë, edhe pse është mjeshtër për ti bërë viktimat për vete, të cilëve u premton gjëra joshëse, pasi ti ketë zbuluar pikat e tyre të dobëta. Në takimin e parë me të, mbetesh pa fjalë nga etika e tij dhe aftësia për ta bërë për vete personin që ka përballë. Ai demonstron elasticitet dhe burrëri gjatë prezantimit të parë me të, por kur ke të bësh me të një kohë të gjatë, ose kur pyet njerëzit e tij që e njohin dhe mbi historinë e tij, do të gjesh se jeta e tij është plot me eksperienca dështimi dhe plot vepra amorale. Ai mund të jetë përjashtuar nga shkolla, ose puna, mund të këtë bërë burg për shkak të mashtrimeve të shumta. Ai mund të jetë i varur krejtësisht edhe nga lëndët narkotike. Një personalitet të tillë, e njohin mirë njerëzit që kanë njëfarë eksperience në jetë. Ato që bien pre e tij janë femrat në moshë të njomë. Ai u ngre pusi sidomos atyre femrave që nuk janë joshëse dhe nuk kanë vlerësim për veten, duke i bindur se është i dashuruar pas tyre. Pasi ia mbush mendjen për këtë dashuri, e shfrytëzon në maksimum si materialisht ashtu dhe ****ualisht. Ai e fut ate në konflikte me prindërit dhe familjarët, me qëllim që ta pranojnë si dhëndër. Sa më shumë që familjarët e refuzojnë si dhëndër dhe e këshillojnë vajzën të largohet prej tij për shkak të kaluarës së zezë të tij dhe të familjes së tij, aq më shumë vajza insiston në dashurinë e tij të pastër. Nëse familjarët e pranojnë si dhëndër, të detyruar nga presioni i vajzës së tyre të mashtruar, shumë shpejt ai e braktis dhe e mashtron. Por edhe nëse nuk e braktis, e bën të vuajë gjithë jetën.

5 – Personaliteti i papërmbajtur, ai që është në kërkim të kënaqësisë.
Ky person, është i pajisur me një “radar” të cilin e ka instaluar vetëm për të gjurmuar vendet e argëtimit. Për çdo qëndrim, është kënaqësia ajo që e vë në lëvizje. Prandaj ai i provon të gjitha llojet e drogave dhe pijeve alkoolike, si dhe të gjithë llojet e lidhjeve emocionale dhe ****uale, për më tepër kënaqësi.
Ai thjesht kërkon ti provojë të gjithë gjërat dhe njerëzit dhe nuk e njeh besnikërinë ndaj asnjë personi. Ai nuk ndjen përgjegjësi ndaj askujt, prandaj jeta me të nuk është e gjatë. Jeta e tij është plot ndryshime dhe çrregullime. Atë e dallon fort mirë kur mban cigaren mes gishtave dhe thith tymin e saj sa më thellësisht, duke e ndjerë në maksimum. Ai është shumë i lidhur me pijet dhe ushqimet, sidomos duhanin, filxhanin e kafesë, hashashin dhe bingon. Ashtu siç përdor pa karar qetësuesit dhe lëndët dehëse. Për një person të tillë, femra nuk është më shumë se një objekt ****ual të cilin e braktis pasi të ketë realizuar kënaqësitë e tij.
Megjithatë, ai është mjeshtër për biseda të ngrohta, shumë tërheqës ****ualisht, i bind njerëzit se është i vendosur për tu shkëputur nga droga dhe se dashuria është ilaçi më i mirë për këtë. Viktima mashtrohet dhe beson se do të luajë rolin e heroit në shërimin dhe udhëzimin e këtij të riu zemërmirë, të cilit jeta dhe njerëzit i kanë bërë kaq shumë padrejtësi. Ajo insiston të fejohet dhe mandej martohet me të, me gjithë kundërshtitë e familjarëve, të cilët e njohin të kaluarën e tij. E pas kësaj, ndodh katastrofa e madhe, ku viktima e mjerë zbulon se narkomania rrjedh në enët dhe venat, jo në duart e tij.
Shenjat më kryesore të këtij personaliteti, të cilat mund të shfaqen gjatë periudhës së njohjes ose të fejesës janë: pirja e duhanit plot grykësi, përdorimi i llojeve të ndryshme të drogave – nuk është kusht të jetë narkoman i të gjithave – lidhjet e shumta emocionale dhe ****uale, si dhe problemet në punë.

Muhamed El-mehdij
 
Titulli: Zgjedhja e shokut të jetës 1

Zgjedhja e shokut të jetës 2


Së dyti: Personat me të cilët është e mundur jetesa, me gjithë problemet dhe vuajtjet që shkaktojnë.

1 – Personaliteti vesveseli (skeptik), hetues, inatçi dhe koprrac.
Personi skeptik, i përmbahet rreptësisht rregullit, sistemit dhe disiplinës në gjithçka. Ai u jep shumë rëndësi detajeve të vogla dhe nuk lë gjë pa hetuar dhe debatuar në mënyrë të lodhshme. Ai është inatçi, nuk bën lëshime dhe nuk toleron. Ai është shumë i disiplinuar, gjë e cila ndonjëherë e bën koprrac. ثshtë racional dhe nuk u kushton shumë vëmendje ndjenjave. Shenjat dalluese gjatë fejesës janë se pyet mbi çdo detaj, i bën llogaritë mirë e mirë dhe është dorështrënguar në çështjet e dhuratave. Ai kërkon llogari për gjithçka. Koprracia e skeptikut nuk kufizohet vetëm në çështjet monetare, pasi ai është koprrac edhe në ndjenja dhe emocione, duke mos i kushtuar vëmendje ndjenjave të tij. Duke qenë se të shoqes nuk i fal emocione, jeta me të është shumë e thatë, racionale dhe e mirë llogaritur.
Me të drejtë dikush mund të pyesë: E përse u dashka ta durojë e shoqja/i shoqi një njeri të tillë? اfarë dobie ka jeta me të?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, themi: Personaliteti skeptik, me gjithë tiparet e lartpërmendura, është njeriu i sistemuar, disiplinuar, me ndërgjegje të gjallë të cilës i kërkon llogari për gjithçka. Ai karakterizohet nga ndjenja përgjegjësie të larta, është i dhënë pas punës më shumë se kushdo tjetër dhe është i suksesshëm profesionalisht. Ai kujdeset për nevojat e familjes së tij materiale, sipas gjykimit të tij për këto nevoja, por vetëm ato themeloret. Ai është shumë i interesuar për vazhdimësinë e familjes, pasi nuk e pëlqen ndryshimin shumë dhe nuk i interesojnë marrëdhëniet emocionale jashtë kuadrit martesor. Ai është një bashkëshort i respektuar dhe i përgjegjshëm, me gjithë koprracinë dhe thatësinë e ndjenjave.

2 – Personaliteti limitues (kufizues), i paqëndrueshëm në ndjenjat, marrëdhëniet, vendimet dhe punën e tij.
Ky person, burrë qoftë apo grua, është i paqëndrueshëm në ndjenjat e tij, pasi zemërohet shpejt dhe qetësohet shpejt. Njerëzit e përshkruajnë si person që inatoset shpejt, por që edhe mund të qetësohet shpejt, pasi është zemërmirë. Por, në të vërtetë ky person i shkatërron shumë gjëra të rëndësishme në jetë, gjatë krizës nervore dhe zemërimit. Ai mund të humbasë krejt kollaj një mik për kokë, një grua besnike ose një vend pune të rëndësishëm. Kjo na bën të presim ndryshime në ekuilibrin e marrëdhënieve me të tjerët, marrëdhënie të cilat nuk zgjasin shumë. Lidhur me vendin e punës, e gjejmë duke bredhur sa nga një sektor tek tjetri, pa gjetur stabilitet. Këto informacione mund ti sigurojmë nga historia e tij personale gjatë periudhës së fejesës. Ky person, burrë qoftë apo grua, kalon periudha të gjata depresioni, gjatë të cilave i vijnë edhe ide vetëvrasëse. Disa prej tyre fillojnë përdorimin e lëndëve narkotike, si përpjekje për ta mbajtur nën zotërimi tipin e tij emocionalisht të paqëndrueshëm, problemeve të marrëdhënieve me të tjerët dhe me vendin e punës.

3 – Personaliteti pasiv, çuni ose çupa e mamasë
Ky personalitet, e ka të pamundur të marrë një vendim ose të bëjë diçka krejt i vetëm. Ai gjithmonë ka nevojë për të tjerët dhe për gjithçka. Ndonjëherë, ai nuk merret me asgjë, duke pritur nga të tjerët ta ndihmojnë dhe ta mbështesin gjatë gjithë kohës. Nëse është i ri, ai vjen tek shtëpia e të fejuarës bashkë me mamanë e tij, e cila flet gjatë gjithë kohës në vend të tij. Në vizitat pasuese, ai e ka të pamundur të marrë një vendim, pa u konsultuar më parë me mamanë, babanë ose vëllain e madh. Ai duhet të ketë një person në jetë, tek i cili të mbështetet. Nëse është vajzë, shohim që është e ëma ajo që e lëviz, e orienton dhe vendos për marrëdhëniet e saj me të fejuarin ose të shoqin, duke ndërhyrë në gjithçka.
Nëse është burrë, ai ka nevojë që e shoqja të bëjë gjithçka dhe ti përballojë të gjithë përgjegjësitë e familjes. Sakaq, ai qëndron në prapaskenë gjithmonë, duke u bërë barrë e rëndë për të shoqen. Kësaj, shtoji dhimbjen e të shoqes për pafuqinë e të shoqit dhe pasivitetin e tij. Megjithatë, shohim që ky tip bashkëshorti është shumë i kërkuar nga gratë maskiliste dhe me personalitet të fortë, pasi dëshirojnë të jenë ato superiore në marrëdhëniet bashkëshortore.

4 – Personaliteti i demoralizuar, i dëshpëruar, i pashpresë, i thyer dhe pesimist.
Ai është person i depresionuar, nuk sheh në jetë veçse dhimbje, lot, mjerim, vuajtje dhe probleme. Ai e sheh veten të keqe, jetën të keqe dhe të ardhmen të zymtë. Një person i tillë, gjithmonë flet për fatkeqësitë, problemet, vuajtjet dhe hallet. Ai është i paaftë për të marrë nisma dhe për rezistencë, madje thyhet menjëherë përballë sfidave dhe e humb shpresën shpejt. Këto ndjenja demoralizuese u ngjiten dhe atyre që kanë të bëjnë me të, të cilët fillojnë ta ndjejnë zymtësinë e jetës ku jetojnë të gjithë. Në një atmosferë të tillë, nuk mund të presim prej këtyre njerëzve rezultate të larta dhe me vlerë. Kjo, sepse personaliteti demoralizues i tyre, shpirti i thyer dhe i pashpresë, nuk ua lejon suksesin dhe rendimentin e lartë.

5 – Personaliteti me humor të ndryshueshëm në mënyrë sezonale.
Këtë person, e shohim për ditë, javë, ndonjëherë edhe muaj, në humor të mirë, aktiv, plot gaz dhe hare, plot gjallëri etj... Mandej shohim që tek ai ka ndryshuar gjithçka, tashmë është i mërzitur, i vetëmbyllur, i pashpresë dhe i luhatur. E tillë është jeta e tij, plot ndryshime në humor, mes gazit dhe mërzisë. Një personalitet i tillë, është tipik i njerëzve kreativë dhe mendimtarë. Ai është një personalitet me një botë të pasur, magjepsës dhe me diversitet ngjyrash. Nga personi që do të kalojë jetën me të, lipset shumë mund dhe durim teksa përballet me këto ndryshime sezonale, nga ekstremi në ekstrem.

6 – Personaliteti skizotipik.
Ai dallohet kollaj nga rrobat e çuditshme që vesh, të cilat nuk përkojnë me ato të shoqërisë ku jeton. Veç kësaj, edhe fjalët dhe idetë e tij janë të çuditshme, pasi u kushton vëmendje gjërave dytësore të cilat i konsideron thelbësore, siç janë p.sh çarjet e ozonit, trekëndëshi i Bermudas, satelitët fluturues të UFO-ve, fenomenet e pazakonte e gjëra të ngjashme. Ngaqë edhe sjelljet e tij etiketohen si të “çuditshme” shumë njerëz e konsiderojnë “pervers” “që i ka ikur truri” “që ka rrëshqitur” etj... edhe pse ai nuk është i çmendur.
ثshtë e kollajtë ta dallosh këtë person gjatë fejesës, nëpërmjet mendimeve të çuditshme, të fokusuarit tek gjërat sekondare, e folura dhe mënyra si ulet. Ky person është më i prirur të preket nga skizofrenia. Atij i pëlqen vetmia, pasi jeton në një botë personale të tij, të formuar nga idetë dhe imagjinata e vet. Megjithatë, ai nuk i shkëput të gjithë kontaktet me aktualitetin, pasi kontakton me të tjerët sipas nevojave të domosdoshme të tij.

Diferenca në moshë:

Cila është diferenca moshore ideale mes bashkëshortit dhe bashkëshortes?
Kjo është një pyetje të cilën e shtrojnë shumë njerëz. Për t’iu përgjigjur, le të shohim rezultatet e disa sondazheve të zhvilluara rreth harmonisë bashkëshortore. Nga sondazhet, u zbulua se diferenca moshore më e mirë mes burrit dhe gruas duhet të jetë nga tre deri pesë vjet. Kur kjo diferencë i kalon dhjetë vitet, shfaqen shenjat e mos përkimit dhe mos përshtatjes mes tyre. Një diferencë me më shumë se dhjetë vjet, do të thotë që secili nga bashkëshortët i përket një brezi tjetër krejt të ndryshëm. Të dy bashkëshortët kanë shqetësime, preokupime dhe ide të ndryshme, saqë harmonia dhe mirëkuptimi mes tyre ndonjëherë kalon periudha krize. Një bashkëshorte e re në moshë, është më e prirur për tu dëfryer, udhëtuar dhe eksploruar. Sakaq burri i saj “plak” parapëlqen seriozitetin, qetësinë, meditimin dhe stabilitetin. Kësaj, shtoji dallimet në nevojat emocionale dhe ****uale.
Ebu Bekri r.a dhe Umeri r.a kërkuan dorën e vajzës së profetit Muhamed a.s, por ai ua ktheu:”Ajo është e vogël.” Kur Fatimen e kërkoi Aliu, Profeti a.s pranoi dhe i martoi. (Nisaij)
Me të drejtë, dikush mund të thotë: Profeti Muhamed a.s u martua me Aishen, edhe pse diferenca në moshë mes tyre ishte shumë e madhe.
Si përgjigje të kësaj pyetje themi: Rasti i të dërguarit të Zotit a.s është një rast i veçantë, i bazuar në qenien e tij i dërguar i Zotit, si dhe për disa karakteristika personale të tij. Kjo u pa mirë pas martesës së tij me Aishen, pasi ishte në gjendje t’ia plotësojë të gjithë nevojat. Kështu, ai herë bënte gara vrapi me Aishen, herë bënte shaka dhe herë të tjera e përkëdhelte. Vetë Aisheja ndihej e realizuar përkrah të dërguarit të Zotit a.s, me gjithë dallimin në moshë.
Kjo na bën të themi se rregulli i mësipërm i moshës, me gjithë rëndësinë e tij, bën përjashtime sipas rrethanave dhe kushteve, siç do e shohim dhe më poshtë.

Tipat e bashkëshorteve sipas moshës:

Ekzistojnë tre tipa bashkëshortesh, bazuar në dallimin në moshë dhe rolin që luan secili partner.
1 - Bashkëshortja nënë. Në përgjithësi, ajo është më e madhe në moshë dhe kujdeset për të shoqin duke i qëndron pranë.
2 – Bashkëshortja shoqe. Ajo është pothuaj në të njëjtën moshë me të shoqin dhe marrëdhëniet mes tyre, janë shumë të ngjashme me ato të dy miqve, ku respekti është i ndërsjellë.
3 – Bashkëshortja bijë. Ajo është shumë vite më e vogël se i shoqi, të cilën i shoqi e trajton sikur ta kishte vajzën e tij, e llaston, përkujdeset për të, mbyll sytë ndaj gabimeve të saj. Sakaq e shoqja e luan mirë rolin e të bijës dhe ndihet mirë.
Dikush mund të pyesë: Cili është tipi ideal nga këto bashkëshorte?
Përgjigja: Martesa është çështje harmonie dhe përkimi mes dy palëve. Sa më fort që secila palë përpiqet ti plotësojë nevojat e tjetrës, pritshmëria për harmoni dhe përputhje shtohen. Prandaj është e vështirë të themi cili është tipi më ideal, pasi çdo bashkëshort dhe bashkëshorte ka nevoja të ndryshme, plotësimin e të cilave e kërkon tek një tip i caktuar. Kjo, edhe pse rregulli i përgjithshëm thotë që burri është mirë të jetë më i madh se gruaja.
Këto tre tipa bashkëshortesh, i gjejmë në jetën e të dërguarit të Zotit a.s. Ai ishte i martuar me gruan nënë, zonja Hadixhe r.a, me të cilën kompensonte dhembshurinë e nënës e cila e kishte lënë jetim që të vogël. Prania e saj në jetën e Profetit a.s, ka qenë shumë e rëndësishme në atë stad moshe. Ai kishte nevojë për dikë që përkujdesej dhe e mbështeste si moralisht ashtu dhe materialisht, sidomos në vitet e para të profecisë.
Në një stad tjetër, Profeti a.s u martua me gruan shoqe dhe mike, zonjën Hafsa r.a dhe zonjën Zejnebe bintu Xhahsh.
Sakaq, martesa me gruan bijë, ishte ajo me Aishen r.a, me të cilën u martua në vitet e fundit të jetës, pasi ishte stabilizuar shteti dhe mesazhi islam. Këtu, atij i ishin krijuar hapësirat për tu përkujdesur për një bashkëshorte të re në moshë. Profeti Muhamed a.s i realizoi martesat e tij në stade të ndryshme dhe me tipa të ndryshme grash, sipas nevojave që ia diktonte misioni i tij si i dërguar i Zotit. Për përmbushjen e këtij misioni, atij i duhej të bëjë shumë krushqi, aleanca dhe miq.

Përputhja:
Kjo realizohet kur dy bashkëshortët janë afër njëri-tjetrit në moshë, nivelin shoqëror, kulturor dhe fetar. Një përputhje e tillë, e bën mirëkuptimin dhe harmoninë të mundur, për shkak të hapësirave të përbashkëta të cilat mundësojnë një nivel të lartë komunikimi mes dy palëve. Shpesh herë, të dashuruarit rreken të kapërcejnë mbi rregullat e përputhjes, duke besuar se dashuria e tyre është garanci për kapërcimin e kufijve moshor, sociale, kulturore dhe fetare. Por pas martese, kur niveli i dashurisë fillon e ulet, dalin në pah faktorët e mësipërm, mospërputhja e të cilëve çon në grindje dhe fërkime të shumta.
Sa më shumë faktorë përputhjeje që një martesë siguron, aq më shumë rriten mundësitë për të qenë e suksesshme. Megjithatë, ky rregull ka dhe përjashtimet e tij jo të pakta, pasi në mungesë të njërit apo më shumë faktorësh, e plotësojnë faktorë të tjerë më të rëndësishëm dhe të fuqishëm.

Mos përputhja e llogaritur:
Ndonjëherë, shohim dy bashkëshortë mes të cilëve ekzistojnë diferenca të mëdha si në moshë, ashtu dhe në nivelin shoqëror, kulturor dhe fetar. Këto dallime dhe diferenca janë sinjal i çrregullimit të lidhjeve të tyre bashkëshortore. Megjithatë, ne shohim që në realitet ata shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, ose të paktën bashkëjetojnë me gjithë dallimet mes tyre. Shkaku qëndron në atë se të dy kanë nevojë për njëri-tjetrin, me gjithë faktorët mos përkues dhe mos përputhës në aparencë. P.sh, shohim një grua të bukur dhe të re në moshë, të martohet me një burrë shumë herë më të madh se mosha e saj. Pritshmëria është që ajo do të kalojë një jetë plot vuajtje dhe pikëllim. Por ajo jo që e ka pranuar, por ndihet mirë me këtë zgjedhje, sepse pasuria për të është diçka thelbësore, pa të cilën s’mund të jetojë. Veç kësaj, kjo bashkëshorte e re dhe e bukur, kur ka qenë fëmijë i ka munguar dhembshuria e babait. Ajo ka nevojë për dikë që ia kompenson këtë nevojë të paplotësuar atëherë. Prandaj ajo i injoron djemtë e brezit të saj aventurierë dhe të papjekur. Asaj i pëlqen të martohet me një burrë të pjekur, edhe pse mund të jetë shumë vite më i madh se ajo. Një model tjetër, është ai i një gruaje me personalitet të fortë dhe maskiliste, e cila e orienton dhe e çon të shoqin nga të dojë. Në pamje të parë, duket sikur një çift i tillë nuk janë të lumtur, por realiteti thotë se jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin. Kjo, sepse i shoqi kishte nevojë per dikë e cila do e mbronte dhe do të kujdesej për të, gjë të cilën e gjeti. Edhe pse duket paradoksale, por ka vajza të cilat edhe pse kanë vuajtur nga dhuna e babait, zgjedhin për martesë një person të ashpër dhe të dhunshëm. Me këtë, ato sikur kanë krijuar vartësi ndaj dhunës dhe tani e kanë të pamundur të jetojnë pa prezencën e një burri të tillë.

Rëndësia e familjes së origjinës:
Familja e origjinës luan një rol të rëndësishëm në formimin e personalitetit të partnerit me të cilin/cilën do ndash jetën. Një person që ka jetuar në një ambient familjar të qetë dhe të ngrohtë, në prehrin e dy prindërve të dashur dhe përbri vëllezërve dhe motrave të tjerë, me të cilët ka mësuar domethënien e jetesës me të tjerët, prej tij/saj pritet sukses më i madh në jetën bashkëshortore. Kjo, sepse modeli i familjes me të gjithë konturet e saj, është programuar në mendjen dhe shpirtin e tij. Ai është më i predispozuar për të dashur dhe për tu dashur, të japë dhe të marrë, si dhe është më i aftë për të kaluar një jetë familjare të qëndrueshme me partnerin e jetës. E kundërta ndodh me një person i cili ka dëshmuar dhe përjetuar përvojën e divorcit mes prindërve dhe ndarjen e familjes. Ai është më i predispozuar për ta braktisur dhe për tu divorcuar nga partneri i jetës, sepse ai është familjarizuar me braktisjen dhe të qenit i vetëmjaftueshëm. Veç kësaj, modeli i duhur i familjes nuk është i qartë dhe i kristalizuar në mendjen e tij.
ثalter Toman, profesor i psikologjisë në një universitet gjerman, ndërmori një studim mbi natyrën e të rinjve dhe të rejave, në bazë të edukimit që kanë marrë në familjet e origjinës dhe zbuloi se:
- Vajza e cila është në kërkim të një personaliteti të fortë dhe të pasurisë, duhet ti fokusojë përpjekjet tek vëllai më i madh i familjes i cili zakonisht është më i suksesshëm, me personalitetin më të fortë, më i afti në të kuptuarit e njerëzve si dhe me personalitetin më të fortë.
- Nëse kërkon dhembshurinë, do e gjejë tek zemra e një djali që ka motra më të vogla se ai.
- Nëse kërkon një bashkëshort me personalitet të dobët, të cilin e orienton si të dojë, duhet të kërkojë djalin më të vogël në familje i cili është mësuar vetëm të marrë urdhra dhe komanda, por kurrë të japë. Një vajzë e cila kërkon një burrë të tillë, zakonisht është motra e madhe, e cila është mësuar të ketë pushtetin në dorë.
- Kurse burri më i mirë për motrën më të vogël, është vëllai më i madh i një familjeje, i cili ka luajtur rolin e sovranit, sakaq ajo është mësuar vetëm të marrë komanda.

Tipet e grave në folklorin arab:
Folklorin arab e gjejmë shumë të pasur me emërtime, numri i të cilave arrin shtatëdhjetë e një syresh, ku çdo emërtim përshkruan karakteristika fizike dhe psikologjike të caktuara. Një shumëllojshmëri e tillë, përveçse pasuron fjalorin e arabishtes, tregon sa rëndësi i kanë kushtuar arabët njohjes së tipareve të grave dhe humorit të tyre, me qëllim që të bënë zgjedhjen e duhur sipas shijes së burrit dhe nevojave të tij.

Tipat e zgjedhjeve:
Më poshtë, do të rendisim tipat e zgjedhjes që ndjekin njerëzit për martesë. Nuk është e thënë që njerëzit të synojnë vetëm njërin nga këto tipa, pasi mund të kërkojë të realizohet më shumë se një syresh. Sa më të shumta të jenë mjetet dhe llojet e zgjedhjes, aq më e ekuilibruar bëhet.
1 – Tipi emocional. Në këtë rast, përzgjedhja bëhet në bazë të një ndjenje të fuqishme dashurie dhe simpatie, e cila nuk i nënshtrohet racionales dhe logjikës. Në këtë rast, mendohet se dashuria e vetme, është garanci për ti zgjidhur të gjithë problemet dhe për të ngritur një jetë bashkëshortore të lumtur. Bazuar në këtë, ai/ajo, nuk ka asnjë gatishmëri për të dëgjuar opinionet dhe këshillat e të tjerëve. Në këtë rast, vërehet një kokëfortësi në mbrojtjen e zgjedhjes që është bërë, me gjithë pengesat logjike të shumta, të cilat theksojnë mos përputhjen mes të dyve. Sa më shumë të rreken ti mbushin mendjen familjarët, burrë qoftë apo grua, aq më shumë shtohet kokëfortësia e tij\saj. Në një situatë të tillë, nuk ka zgjidhje tjetër veçse ti kërkohet që ta zgjasë sa më shumë periudhën e njohjes ose të fejesës, gjatë së cilës do të zbulojë të metat e shumta të palës tjetër, madje dhe të vuajë prej tyre. Vetëm kështu mund të kemi një kthim prapa.
2 – Tipi racional. Ky tip i analizon logjikisht karakteristikat e palës tjetër, prandaj ai është larg ndjenjave dhe emocioneve.
3 – Tipi fizik. Ai jepet shumë pas tipareve fizike të jashtme të palës tjetër, siç është bukuria e trupit apo e fytyrës.
4 – Tipi pragmatist. Këtu, martesa synon të realizojë një interes material, shoqëror ose funksionalit, duke u lidhur me palën tjetër nëpërmjet martesës. Kjo zgjedhje e humb vlerën në çastin kur i humb shpresat nga realizimi i objektivit pragmatist, ose kur e ka shfrytëzuar palën tjetër aq sa nuk ka më ç’të përfitojë prej tij.
5 – Tipi në arrati. Në këtë rast, vajza p.sh pranon këdo që troket në portën e saj, për të shpëtuar nga dhuna dhe keqtrajtimi i babait, njerkës apo vëllait të madh. Ajo nuk mendon mbi karakteristikat e personit që ka kërkuar dorën e saj, aq sa mendon si ti shpëtojë realitetit të dhimbshëm.
6 – Tipi social. Kjo zgjedhje realizohet nga vetë individët që rrethojnë dy palët, familjarë qofshin apo miq e shokë, të cilët gjykojnë që ky djalë i përshtatet asaj vajze. Kështu, ata fillojnë të vendosin ura komunikimi derisa të realizohet martesa. Ajo është një martesë që realizohet në bazë të njohjes së rrethit social, pa ndonjë rol aktiv të dy palëve, përveç pranimit apo refuzimit të sugjerimit.
7 – Tipi familjar. Ajo është një martesë që realizohet për të ruajtur lidhjet familjare dhe fisnore. Ashtu siç bëhet për të respektuar një traditë shoqërore të caktuar, siç janë martesat me kushërinjve apo brenda fisit.
8 – Tipi fetar. Në këtë rast, zgjedhja bëhet në bazë të konsideratave fetare ose ideologjike, me të cilat identifikohen palët. Këtë lloj zgjedhjeje e thekson i dërguari i Zotit a.s në një hadith ku thotë:”Nëse dorën e vajzës tuaj e kërkon një fetar dhe njeri i moralshëm, atëherë pranojeni këtë lidhje. Në të kundërt do të ndodhë fitne në tokë dhe degjenerim i madh.” (Tirmidhij)
9 – Tipi i rastit. Pasi vajzës i ka kaluar koha e martesës, pranon çdo person me qëllim që të mos mbetet beqare. Prandaj kjo zgjedhje konsiderohet e rastit.
10 – Tipi i kompletuar, shumëdimensional. Në këtë rast, personi analizon të gjithë faktorët që e bëjnë një martesë të suksesshme, duke përfshirë faktorin emocional, racional, fizik, social, fetar etj... Ky është tipi më i mirë i zgjedhjes, pasi bazohet në disa baza të fuqishme.
Sakaq, disa njerëz thonë se faktori fe, është faktori i vetëm mbi të cilin duhet të bazohet martesa, duke sjellë si argument hadithin e Profetit a.s:”Një grua merret për katër gjëra: Bukurinë e saj, pasurinë, farefisin dhe përkushtimin e saj fetar. Kërko atë të përkushtuarën fetarisht, tu mbushshin duart me dhe!”
Sipas këtij hadithi, feja dhe përkushtimi fetar gëzojnë prioritet në zgjedhjen e bashkëshortes. Lidhjet e djalit apo vajzës me fenë, janë lidhje me Zotin, prej të cilave rrjedh dhe respekti i humanizmit të njeriut dhe dinjitetit të tij, pasi njeriu shihet si krijesa më e privilegjuar. Ashtu siç shihet si formë respekti për jetën, e cila është mirësi e Zotit. Bazuar në këtë, jeta bashkëshortore ndërtohet në bazë të konceptit të shenjtërisë, konceptit të respektit, dinjitetit, dashurisë, mëshirës dhe paqes. Të gjithë këto koncepte janë faktorë suksesi të jetës bashkëshortore. Kushdo që i injoron këto faktorë në jetën bashkëshortore, jeta me të duket shumë e vështirë.
Megjithatë, nuk ka përse ti harrojmë dhe aspektet e tjera, të cilat ceken në hadithe të tjera të Profetit a.s. “Gratë më të mira janë ato të cilat kur i sheh të falin gëzim, kur i urdhëron të binden, kur ta jep besën e mban dhe kur je larg saj, të ruan nderin dhe pasurinë.” (Nisaij)
Shohim që hadithi fillon me pamjen hareshme të gruas, mandej i cek edhe cilësitë e tjera sjellore. Mugire ibnu Shube kishte kërkuar dorën e një gruaje dhe kur i tregoi Profetit a.s, i tha:”Shko dhe shihe, sepse është mënyra e duhur për një jetë bashkëshortore më të lumtur.” (Tirmidhij)
Shikimi në hadithin e mësipërm, ka të bëjë me aspektin fizik të femrës.
Kur Profeti a.s dëgjoi për martesën e Xhabir ibnu Abdilah me një vejushë, e pyeti:”Përse nuk u martove me një vajzë o Xhabir, që ta përkëdhelësh dhe të përkëdhelë?!” (Buhari dhe Muslim)
Nga të gjithë hadithet e mësipërme, kuptojmë që i dërguari i Zotit a.s e konsideronte fenë dhe moralin, si faktorët më të rëndësishëm gjatë zgjedhjes së shokut të jetës. Megjithatë, ai nuk i injoroi faktorët e tjerë mbi të cilët bazohet një martesë e suksesshme, ku hyn dhe faktori i tërheqjes fizike.
Dashuria me shikim të parë. Sekreti i tërheqjes së menjëhershme tek disa persona:
Kjo i referohet gjasave të mëposhtme, të dyjave ose njërës:
1 – Eksperiencat e hershme në jetë. Në mendjet tona, regjistrohen kujtime të bukura me persona të caktuar, të cilët janë kujdesur dhe na kanë trajtuar me respekt e dashuri. Prandaj, kur prezantohemi me një person i cili mban cilësi dhe tipare të atyre që janë përkujdesur për ne, na kanë dashur e i kemi dashur, tërhiqemi prej tyre. Në shumicën e rasteve, kjo ndjenjë është false, pasi pothuajse është e pamundur që një person të ketë të njëjtat cilësi dhe tipare të një personi të dashur. Madje, ata mund të jenë krejtësisht të kundërt, edhe pse kanë disa cilësi të përbashkëta.
2 – Pëlqimi mund të jetë shumë i shpejtë dhe i rrufeshëm, për shkak të zbulimit të një tipari të rëndësishëm tek pala tjetër. Këtë tipar të cilin e kërkon me kohë, me ta konstatuar jepet dhe tërhiqet pas tij. Personi tek i cili e konstatoi këtë tipar, mund ta ketë realisht ose jo. Prandaj është shumë i rëndësishëm takimi i parë, ku realizohet pranimi dhe qetësia shpirtërore, ose e kundërta, sipas mënyrës që jemi programuar më parë dhe imazheve mendore të regjistruara në tru.

Dashuria dhe kokëfortësia:
Kur një person mbërthehet nga ndjenja e fuqishme e dashurisë, ai bëhet shumë kokëfortë, duke mos dëgjuar këshillat e askujt, madje as zërin e ndërgjegjes së tij. Ai dëshiron ta përjetojë të pastër atë dashuri, edhe pse mund të jetë mashtruar. ثmbëlsia dhe kënaqësia që i fal ndjenja e dashurisë, i kapërcen llogaritë logjike. Sa më shumë ti kërkohet të largohet nga i dashuri/e dashura, aq më shumë insiston dhe bëhet më kokëfortë. Prandaj, mënyra më e mirë është që të mos ushtrohet presion mbi të, me qëllim që ta eksplorojë palën tjetër gjatë fejesës p.sh. Gjatë kësaj periudhe, ai/ajo prezantohen me të metat e palës tjetër, të meta të cilat nuk i konstatonte dot gjatë asaj ndjenje dehjeje dhe kokëfortësie.
Në këtë mënyrë, ne ia delegojmë kompetencën e ndryshimit të mendjes atij/asaj. Raste të tilla i hasim kryesisht tek të rinjtë të cilët insistojmë dhe këmbëngulin për një person të caktuar. Bazuar në ndjenjat e papërballueshme të dashurisë, ata nuk konstatojnë asgjë të keqe në atë lidhje. Në raste të tillë të gjithë orvatjet për ta bindur për të kundërtën dështojnë, madje sa më shumë të orvatemi ta bindim, aq më shumë i shtohet kokëfortësia. Kështu, çështja shndërrohet në një betejë vullnetesh, pas të cilave fshihen të metat e “të dashurit/dashurës” dhe ku eklipsohet logjika.
Zgjidhja më e mirë në raste të tilla është ndërprerja e orvatjeve për ta bindur për të kundërtën, por kjo nuk do të thotë të ndërpriten dhe këshillat e sinqerta për palën e mashtruar. Vajza/djali nuk duhen lënë vetëm në këtë eksperiencë iluzionare. Që në rastin kur familja pranon ta studiojnë djalin/vajzën, pse jo dhe fejesën, pak e nga pak mes dy të rinjve fillon të shfaqet e vërteta. Sidomos gjatë fejesës, pala e mashtruar fillon të reflektojë plotësisht ose pjesërisht, e ndoshta ndryshon mendim duke e prishur fejesën. Por edhe në rast të kundërt, familja duhet ta pranojë këtë realitet të ri, pa i kursyer këshillat. Le të jetë vetë djali/vajza, ai/ajo që do e mbajë përgjegjësinë e kokëfortësisë. Padyshim që edhe në këtë rast kemi të bëjmë disavantazhe, të cilat në krahasim me situatën e ndezur dhe pa rrugëzgjidhje janë më të pakta.
Nevoja është bazë e rëndësishme në marrëdhëniet bashkëshortore:
Në këtë rast, nevoja është një term që përfshin nevojat fizike, emocionale, mendore, sociale dhe shpirtërore. Prandaj, ata që nuk kanë nevoja, nuk janë të suksesshëm në lidhjen e tyre martesore. Kështu, një egoist dështon në martesë. Po ashtu koprraci, narcizisti, pragmatisti etj... pasi ata nuk e ndjejnë nevojën e përhershme për palën tjetër, ose sepse nevojat e tyre janë sipërfaqësore, pragmatiste dhe të përkohshme.
Personat me eksperienca të kaluara:
Ekziston një besim i tillë, sipas të cilit një person me eksperiencë të kaluar në martesë, djalë apo vajzë qoftë, ka më shumë shans të ketë sukses në marrëdhëniet bashkëshortore. Kjo për shkak të përvojës që ka akumuluar, por që ky besim nuk është i vërtetë. Martesa është një lidhje dyshe dhe shumë specifike, ku rezultatet e përvojës të parë, nuk vlejnë të zbatohen me shokun/shoqen e jetës aktual. Përkundrazi, përvoja e mëparshme mund të shërbejë si pengesë në komunikimin me partnerin aktual. Kjo, sepse mund të përgjithësohen të njëjtët faktorë suksesi dhe dështimi dhe të zbatohen në martesën e re, gjë e cila është e gabuar. Personi me përvojë martesore, mund t’ia delegojë ndjenjat negative nga martesa e parë, edhe partnerit aktual dhe të pafajshëm. Kështu e kemi më të qartë këshillën e Profetit a.s ofruar Xhabirit për tu martuar me një vajzë beqare dhe jo me një grua të ve. “Përse nuk u martove me një vajzë o Xhabir, që ta përkëdhelësh dhe të përkëdhelë?!” (Buhari dhe Muslim)
Dy persona të cilët e fillojnë jetën e tyre bashkëshortore si një faqe e bardhë, janë më të predispozuar për një martesë të suksesshme, sesa kur njëri ose të dy kanë një eksperiencë të kaluar, gjë e cila mund të ndikojë në marrëdhënien e re.
Së fundmi: Këto ishin disa pishtarë për të ndriçuar rrugën drejt një martese të suksesshme, si për të rinjtë dhe për prindërit e tyre. Në fund, e lusim Zotin ti japë sukses çdo bashkëshorti dhe bashkëshorteje të cilët kanë si palë të tretë vetë Zotin. Për bashkëshortë të tillë, vlen rasti kur dikush e pyeti Hasen Basriun:”Vajzën time e kërkojnë shumë njerëz, kujt t’ia jap?” Hasen u përgjigj:”Martoje vajzën me një person që i frikësohet Zotit dhe është i devotshëm. Nëse do e dojë, do e nderojë. Në të kundërt, nuk do e persekutojë.”

Muhamed Elmehdij

Perktheu: Elmaz Fida ardhemeriaonline/com
 
Pe: Zgjedhja e shokut të jetës

Nje pyetje kam :
Diferenca në moshë:

Cila është diferenca moshore ideale mes bashkëshortit dhe bashkëshortes?
Kjo është një pyetje të cilën e shtrojnë shumë njerëz. Për t’iu përgjigjur, le të shohim rezultatet e disa sondazheve të zhvilluara rreth harmonisë bashkëshortore. Nga sondazhet, u zbulua se diferenca moshore më e mirë mes burrit dhe gruas duhet të jetë nga tre deri pesë vjet. Kur kjo diferencë i kalon dhjetë vitet, shfaqen shenjat e mos përkimit dhe mos përshtatjes mes tyre. Një diferencë me më shumë se dhjetë vjet, do të thotë që secili nga bashkëshortët i përket një brezi tjetër krejt të ndryshëm. Të dy bashkëshortët kanë shqetësime, preokupime dhe ide të ndryshme, saqë harmonia dhe mirëkuptimi mes tyre ndonjëherë kalon periudha krize. Një bashkëshorte e re në moshë, është më e prirur për tu dëfryer, udhëtuar dhe eksploruar. Sakaq burri i saj “plak” parapëlqen seriozitetin, qetësinë, meditimin dhe stabilitetin. Kësaj, shtoji dallimet në nevojat emocionale dhe ****uale.
Po per ata qe martohen ajo 17 vjec dhe ai 60 vjec?Pse lejohet?
 
Titulli: Pe: Zgjedhja e shokut të jetës

Nje pyetje kam :
Po per ata qe martohen ajo 17 vjec dhe ai 60 vjec?Pse lejohet?

Gloom je tip karakteristik !
Perderisa Zoti nuk ja ka ndaluar , dhe perderisa ata vete shprehin vullnetin per nje martes te tille , Gloom ne nuk mundemi te ja ndalojm nje te drejte qe ja ke lejuar Zoti . Eshte e drejte e tyre te vendosin per jeten e tyre . Ama shoqeria cka mundet te bej eshte keshillimi per martesen si p.sh ne kete menyre permes keshillimeve , qe te jene me te informuar me skatesishte per martesen . Pastaj edhe keto studimet e bera nuk jane 100% te saketa .
 
Titulli: Zgjedhja e shokut të jetës

Para se te zgjidhni shokun e jetes (partnerin e duhur) e rendesishme eshte te jeni ju i duhuri :fiu::fiu:
 
Titulli: Zgjedhja e shokut të jetës

Po per ata qe martohen ajo 17 vjec dhe ai 60 vjec?Pse lejohet?

Prej kushteve te marteses, nga ajo cfare kam mesuar ne Medrese, e me kujtohet, eshte edhe "Pershtatshmeria", ku cekej edhe mosha, qe preferohet cifti te mos jete shume me i moshuar se tjetri. Kjo 17 me 60, eshte tradite arabe e nderuara gloom, mos t'themi tradite e popujve semite. Problemi qendron se njerezit nuk dine t'bejne dallimin ne mes te tradites dhe asaj cfare konsiderohet obligative, si rezultat i diturise jo te mjaftueshme qe kane rreth ketyre ceshtjeve.
 
Back
Top